
Programi: |
E drejta ndërkombëtare (2019/2020) |
Cikli i studimeve: | Cikli i tretë (doktoratë) |
Fakulteti: | Drejtësia |
Kodi i programit: | N-PhDLAWIL180C |
Viti akademik: | 2022 / 2023 |
Titulli: | Doktor i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta ndërkombëtare |
SETK: | 180
(3 vite)
![]() |
Vendimi: |
![]() |
Programi studimor e drejta ndërkombëtare synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt profesionet juridike dhe profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës që të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike ndërkombëtare dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të burimeve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri solide nga disiplinat që e sajojnë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë të drejtën e organizatave ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private, të drejtën ndërkombëtare penale, të drejtën ndërkombëtare ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
- Ka njohuri të thelluara për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në lëmin e së drejtës ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Interpreton në frymë kritike teoritë e së drejtës ndërkombëtare si dhe rastet më të rëndësishme nga praktika;
- Zbaton njohuritë teorike në situata të ndryshme praktike që paraqiten në lëminë e së drejtës ndërkombëtare si mbrojtjen e të drejtave të njeriut, diplomacinë, zgjidhjen e kontesteve dhe kolizionin e ligjeve përfshirë negociatat dhe mediacionin;
- Sintetizon njohuritë e fituara dhe i zbaton ato në rrethana konkrete;
Aftësitë për të vlerësuar
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-ndërkombëtare.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
Semestri 1
-
[DLAW0101]
[10 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Kjo lëndë është dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e projekt tezës së doktoratës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen vegla për konceptualizimin e tezës së tyre në raport me gjetjen e pyetjes hulumtuese dhe krijimin e metodave për mbledhjen e të dhënave për analizë cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave sasiore dhe të teknikave, siç është analiza statistikore, tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Me rëndësi janë edhe temat për inferencë deskriptive dhe kauzale, hulumtime longitudinale krahasuese dhe studime të rastit. Informacione të avancuara do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave duke punuar në tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave sasiore, vendosja finale e të gjitha veprimeve teorike dhe praktike në dizajnimin dhe shkrimin e tezës.
-
[DIL0102]
[10 SETK]
E drejta Ndërkombëtare Publike - Programi i Thelluar
Lënda përbëhet në punën e rasteve nga lëmi i të drejtës ndërkombëtare, kurse pjesërisht përfshin edhe punën praktike (intership) në institucionet relevante, gjë që mund të përfshijë edhe punën shkencore-kërkimore të studentëve në grupe.
-
[DIL0103]
[10 SETK]
E drejta Ndërkombëtare Private - Programi i Thelluar
Nëpërmjet këtij moduli, studentët do të fitojnë njohuri të avancuara për burimet e së drejtës që do të duhet të zbatohen për rregullimin e marrëdhënieve juridike civile - me element të huaj (nacional dhe ndërkombëtar) dhe për mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve civile-juridike me element të huaj (mënyra e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, kolizionale, që është karakteristike vetëm për këtë modul), por edhe për elementet e përgjithshme dhe të përbashkëta të formimit dhe të zbatimit të DNP. Njëherësh do të njoftohen edhe për faktet e paraqitjes së elementit të huaj (fakte të identifikimit), pikat e lidhjes dhe institutet përmes të cilave shmanget aplikimi i të drejtës meritore në DNP.
Semestri 2
-
[DIL0104]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe Miratimi i Planit të Disertacionit të Doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual si dhe prezantimin e parë publik.
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
- [10 SETK] Lëndë zgjedhore
Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-01]
[40 SETK]
Punë Kërkimore-Shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[PHD-S3-S4-03]
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 5
-
[DIL0105]
[20 SETK]
Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[IL-PhD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i Doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.