Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Seminari i përbashkët për strategjinë e BNJ për hulumtues për grupin e tretë financuar nga Komisioni Evropian

Në Fondacionin për Hulumtime dhe Teknologji-Heraklion, Kretë nga 27-28 marsi u mbajt seminari i përbashkët i fundit për grupin e tretë për strategjinë e burimeve njerëzore për hulumtues i financuar të Komisioni Evropian.

Diturije Ismaili – Përgjegjësja e Zyrës për hulumtim është personi për kontakt për strategjinë e burimeve njerëzore për hulumtues (HRS4R), e cila morri pjesë në seminar si përfaqësuese e Universitetit të Evropës Juglindore.

Qëllimi i këtij seminari ishte të përgatit hapin e pestë të HRS4R- vlerësimi i jashtëm dhe të zvogëlojë dallim në mes niveleve të pjesëmarrësve. Përveç qëllimit kryesor ky Seminar i përbashkët ishte një mundësi për të përforcuar dy objektivat tjera :

- Frymën ekipore në mes të anëtarëve të grupi me qëllim për të lehtësuar bashkëpunimin dhe rezultatet pozitive të aktiviteteve të grup

- Efektin e rrjetëzimit i cili lehtëson marrëdhëniet në mes të anëtarëve të grupeve të ndryshme.

Universiteti i Evropës Juglindore në kuadër të grupit të tretë ka përgatitur gap analizën e cila është dërgua në Komisionin Evropian për vlerësim. Nëse gap analiza dhe plani i veprimit do të vlerësohen pozitivisht dhe do të pranohen, UEJL do të njihet me logon e “HRExcellence in Research” të Komisionit Evropjan.

Google+