Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Thirrje për punime shkencore

Autonomia e Nxënies në Arsimin e Lartë Konferencë ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, R. e Maqedonisë 29-30 Nëntor, 2013

Në emër të Komsionit Organizativ, kemi nderin të ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë "Autonomia e Nxënies në Arsimin e Lartë". Konferenca do të mbahet më 29-30, nëntor 2013, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Republika e Maqedonisë.

Konferenca do të fokusohet në një koncept të përzgjedhur të nxënies: Autonominë e Nxënësin në Studimet e Gjuhës. Ne ftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe studentët e diplomuar të subjekteve të gjuhës në Arsimin e Lartë për të diskutuar sfidat e përgjithshme dhe gjithashtu ndërkulturore dhe zhvillimet që lidhen me Autonominë e nxënësies.

Termi 'Autonomia e nxënies' nënkupton përfitimin e vlerave të konsiderueshme në mësimin e gjuhës bashkëkohore. Thekson diversitetin dhe individualitetin e të mësuarit praktikat si brenda dhe jashte klases dhe, perfundimisht, autonomia e nxënies është përcaktuar si "Aftësia për të marrë përgjegjësinë e të mësuarit vetë" (Holec, 1981). Duke u mundësuar studentëve që të zgjedhin mënyrat dhe metodat studimore të cilat ju përshtaten atyre, mësimdhënësit shpresojnë për të nxitur një energji motivuese e cili vjen me një shkallë të lirisë në kuadër të procesit të të mësuarit. Autonomia e nxënies është e lidhur ngushtë me konceptet e tjera në edukimin gjuhësor të tilla si: psikologjia arsimore, stilet e të mësuarit, njohja, motivimi. Është e ndërthurur me mësimin e tanishëm dhe metodologjitë e mësimit të cilat theksojnë të mësuarit aktiv të bazuar në detyra të cilat e lejojnë vetëiniciativën e studentëve dhe përzgjedhjen e tyre në vend të një lënde e cila bazohet vetëm me dirigjim të mësimdhënësit. Ajo ndikon mbi metodat e vlerësimit, reagimit dhe korrigjimin e gabimeve. Ajo është e lidhur edhe me teknologjitë e reja të të mësuarit: AKGJ (Asistimi i kompjuterit në mësimin e gjuhës), sistemet e menaxhimit të të mësuarit, blogjet dhe interneti. Me theks të procesit të post-Bolonjës për të nxënien gjatë gjithë jetës, gjithnjë e më shumë, nxënësit e moshave të ndryshme mund të zgjedhin mënyrën e tyre të studimit: studime të rregulltaose të çrregullta, studimet onlajn ose grada të ndryshme të të mësuarit në më shumë sfera dhe kanë mundësi të marrin pjesë në programet e mobilitetit. Brenda këtyre kornizave arsimore, autonomia e nxënies gjithnjë e më shumë shihet si një çelës suksesi për të mësuar gjuhët.

Ftojmë të gjithë juve me punime shkencore që reflektojnë në teorinë dhe praktikën e Autonomisë së nxënies së gjuhës, dhe të cilat vlerësojnë rëndësinë e këtij koncepti për arsimim gjuhësor bashkëkohor në nivel të Universitetit. Posaçërisht punimet shkencore të cilat përfshijnë një perspektivë krahasuese ndërkombëtare janë të mirëpritura. Programi i konferencës do të përfshijë prezantim punimesh, seanca plenare dhe mundësi të shumta për diskutim profesional dhe social në një kontekst ndërkombëtar. Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Maqedoni, në bashkëpunim me Universitetin e Edukimit të mësimdhënësve në Zug, Zvicër.

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 20 Shtator 2013 deri te: m.waldisphuhl@seeu.edu.mkdhe g.xhaferi@seeu.edu.mk.

Abstraktet duhet të jetë 150-200 fjalë në gjatësi dhe duhet të përfshijnë 5 fjalë kyçe dhe një deklaratë të shkurtër biografike. Prezantimet e punimeve do të jenë në një gjatësi rreth 20 minutëshe me kohëzgjatje 5-10 minuta për diskutime.

Konferenca do të jetë në gjermanisht dhe anglisht.

Tarifa e pjesëmarrjes në konferencë është një shumë prej € 40 që duhet të paguhet me mbërritjen në vendin ku organizohet konferenca. Kjo shumë përfshin kafe dhe një drekë. Për stafin e UEJL-së tarifa është në një shumë prej € 25 ose më saktë 1.500 MKD.

Regjistrimi pa abstrakt mund të organizohet deri më 15 nëntor 2013 duke dërguar një email deri te organizatorët përgjegjës: m.waldisphuhl@seeu.edu.mkose g.xhaferi@seeu.edu.mk.

Google+