Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

SEEU Review Vëllimi 9 Numër 1

SEEU Review Vëllimi 9 Numër 1

SEEU Reviewështë revistë shkencore ndërkombëtare elektronike, e recensuar, me qasje të hapur, e cila botohet nga Universiteti i Evropës Juglindore në platformën akademike botuese ndërkombëtare VERSITA http://www.degruyter.com/view/j/seeur

Revista jonë ka për qëllim të sigurojë një forum aktiv ndërkombëtar për analiza, hulumtime, debate dhe sugjerime efektive në një spektër të gjerë fushash: drejtësi, ekonomi, administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, gjuhë, komunikim, shkencat e teknologjisë, mjedisi jetësor etj.

SEEU Reviewsynon të nxisë kërkimin shkencor përmes botimit të punës origjinale që demonstron aktualitet dhe rëndësi për fushën e studimit. Punimet e dorëzuara do të recensohen nga dy recensentë të anonimë nga fushat specifike të përfshira në revistë.

Autorët, punimet e të cilëve do të pranohen për botim do të obligohen të paguajnë 100 €.

SEEU Review botohet dy herë në vit.

Rregullat për dorëzim të punimeve

Dorëshkrimi i dorëzuar në redaksinë tonë nuk duhet të dorëzohet për publikim diku tjetër. Autorët duhet t’ia kalojnë të drejtën e autorësisë Universitetit të Evropës Juglindore, në qoftë se dorëshkrimi zgjidhet për publikim.

Dorëshkrimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze tek redaktori në këtë adresë elektronike: review@seeu.edu.mk

Autorët duhet të dorëzojnë artikujt e tyre, në formë elektronike në formatin Microsoft Word. Para se të dorëzohen punimet duhet të jenë të lekturuara nga lektorë që gjuhën angleze e kanë gjuhë amtare. Të gjitha dorëshkrimet duhet t’i përmbahen stilit për format dhe referenca - APA (American Psychological Association). Fusnotat dhe shënimet përfundimtare nuk lejohen. Dorëshkrimi nuk duhet të kalojë kufirin e 8.000 fjalëve, duke përfshirë edhe abstraktin (i cili duhet të jetë nga 200 deri 300 fjalë), referencat dhe elementet tjera.

I gjithë dorëshkrimi, duke përfshirë abstraktin, listën e referencave dhe çdo lloj tabele, duhet të jetë në madhësi A4 me një hapësirë në mes (1.0), me font 12 Times New Roman. Punimi duhet të fillojë me faqen hyrëse, që përfshin titullin e punimit, emrin (emrat) e autorit (autorëve), lidhjen me institucionet dhe adresat e korrespondencës, e-mail adresën, titulli i shkurtër i sugjeruar dhe tri deri pesë fjalë kryesore. Në faqen tjetër, duhet vendosur titulli i artikullit dhe abstrakti, pastaj duhet vazhduar me përmbajtjen e artikullit. Të gjitha faqet duhet të kenë numra.

Autorët luten të mos përdorin figura. Në qoftë se ka ndonjë arsye të fortë për të pasur figura, autorët doemos duhet ta dorëzojnë një kopje elektronike origjinale në EPS, TIF, ose format JPG me rezolucion të lartë. Në qoftë se ka tabela, ato duhet të jenë të krijuara në Word dhe jo në Excel.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 31 maj 2013!

Google+