SHPALLJE PËR HULUMTIME SHKENCORE
Kemi nderin dhe kënaqësinë të shpallim Konferencën e Parë Ndërkombëtare me temë mbi Letërsinë Artistike dhe qasjet kritike ndaj letërsisë, në Universitetin e Europës Juglindore, e cila do të mbahet në 25-26 prill 2014.
Shekulli XXI ka prodhuar sfida të reja të cilat janë shprehur nga letërsia artistike-terrorizmi, kolapsi ambiental, ndërrimi i roleve të gjinive, si dhe kriza botërore ekonomike. Rrjedhimisht, ne ftojmë autorë të cilët do të dëshironin të dorëzojnë propozime për hulumtime shkencore në të cilat në mënyrë analitike të diskutohen aspektet e praktikës artistike, të menduarit artistik, si dhe qasjet në letërsi artistike, sidomos në raport me shkrimin bashkëkohor artistik.
Gjithashtu, në këtë konferencë do të trajtohet edhe një vistër i gjerë temash, të cilat do të ngërthejnë:
· Qëndrimet bashkëkohore ndaj problemeve bashkëkohore
· Koncepti i letërsisë botërore
· Estetikë
· Mjeshtëria e të shkruarit
· Promovimi i veprave letrare - Metanalizë e librave beletristikë.
Nënkuptohet se kjo konferencë mund të përfshijë edhe tema të tjera, varësisht nga cilësia dhe numri i hulumtimeve të dorëzuara.
Kjo konferencë do t`u mundësojë shkrimtarëve t’i krahasojnë interesimet dhe arritjet e tyre letrare si dhe të reflektojnë përvojat dhe qëndrimet e tyre ndaj letërsisë artistike.
Konferenca përbëhet nga sesione të ndryshme, të cilat do të përqendrohen në së paku një nga temat e lartpërmendura.