Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Sfidat bashkëkohore të multikulturalizmit dhe politikat gjuhësore

“Sfidat bashkëkohore të multikulturalizmit dhe politikat gjuhësore”, ishte tema e konferencës shkencore ndërkombëtare, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të premten dhe të shtunën (16-17 maj), ku me punimet e tyre u prezantuan një numër i konsiderueshëm i studiuesve dhe hulumtuesve nga Maqedonia dhe vendet e rajonit. Konferenca u organizua nga Instituti Shkencor "Max van der Shtul".

“Universiteti ynë është shembull i mirë i këtij i përdorimit fleksibil të gjuhëve dhe konceptit të bashkëjetesës së kulturave të ndryshme. Edhe pse kemi eksperiencë, përsëri kemi sfida, posaçërisht në aspektin e cilësisë së mësimdhënies. Shpresojmë se këto sfida do të marrin përgjigje në këtë konferencë”, tha në fjalën e tij përshëndetëse rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

“Jemi të nderuar për praninë tuaj në këtë universitet. Tema është e rëndësishme jo vetëm për ne, por kz koncept ka qenë i rëndësishëm edhe për vetë Maks van der Shtul-in, i cili ka vepruar në këtë drejtim. Përdorimi i tre gjuhëve në mënyrë të barabartë i bënë ato të jenë zyrtare në Universitetin tonë”, tha prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid.

“Koncepti i multikulturalizmit sot, kryesisht, tregon të bashkëjetuarit njëkohësisht të më shumë kulturave në një hapësirë të caktuar. Megjithatë, multikulturalizmi në kuptimin më të gjerë nënkupton bashkëjetesën paqësore të komuniteteve të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare në të njëjtin vend / në të njëjtën hapësirë​​.”, tha Demush Bajrami, komunikolog.

“Hulumtimi dhe diskutimi në nivel shkencor i temave të kësaj konference përputhet me interesimin në rritje të hulumtimit shkencor në përgjithësi. Përputhet poashtu edhe me një nga qëllimet kryesore të Institutit tonë shkencor, që të tejkalohen kufinjtë e asaj që ishte angazhuar komisari i OSBE-së Shtul, duke u angazhuar jo vetëm për përdorimin e gjuhëve, por edhe për koncepte si globalizëm dhe multikulturalizëm”, theksoi drejtori i Institutit shkencor të UEJL-së, “Maks van der Shtul”, Prof. Dr. Veton Latifi.

Të gjitha përmbledhjet e konferencës janë botuar në një përmbledhje, e cila pritet të shërbej si doracak për hulumtuesit e kësaj tematike.

Google+