COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Thirrje për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e SEEUTechPark i cili do t'ju ndihmojë në të gjitha fazat e fillimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj.

Mbështetni idenë tuaj përmes SEEUTechPark Thirrje për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e SEEUTechPark i cili do t'ju ndihmojë në të gjitha fazat e fillimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj.

Nëse ju jeni një student, një sipërmarrës i ri ose pjesë e një ekipi që ka një ide unike, inovative dhe të realizueshme në industrinë e TIK (Teknologjia Informative dhe Komunikuese), ju jeni ata që tani kanë mundësi, që me ndihmën e Inkubatorit të mund ta transformoni idenë tuaj në një biznes të vërtetë fitimprurës.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë online (http://techpark.seeu.edu.mk/en/incubator/apply) që të garojnë për të fituar mbështetje për biznesin e tyre nga inkubatori i SEEUTechPark. Inkubatori i mbështet ndërmarrësit duke u ofruar zyra moderne dhe të pajisura për punë, qasje tek investitorët engjuj, ndihmë në planifikimin e biznesit, marketing dhe promovim, konsulencë dhe trajnime, lidhje me partnerë të huaj, dhe shumë shërbime të tjera të dizajnuara në mënyrë specifike për llojin tuaj të biznesit.

Ideja juaj meriton këtë shans – na lejoni që bashkërisht ta realizojmë.

Ju mirëpresim!

Google+