Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajmërim për testimin nga Gjuha Angleze

Ju njoftojmë se testi për caktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe maqedonase, do të mbahet me datë 14 shtator, (e mërkurë), me fillim në:
· Termi i parë në orën 10:00
· Termi i dytë në orën 12:00


Me vete duhet të keni:
· Konfirmimin e aplikimit të pranuar gjatë dorëzimit të dokumentacionit,. Nëse nuk e posedoni mund ta merni tek Objekti 802 - sporteli 6.
· Studentët të cilët e kanë regjistruar vitin e parë, ID kartelën
· Kimik me ngjyrë të kaltërt.
Testimi do të mbahet në Qendrën e Gjuhëve, ndërtesa 1001, Kampusi Universitar Tetovë, pa marë parasysh lokacionin e studimve.
Testimit duhet t’i nënshtrohen:
· Kandidatët të cilët kanë aplikuar (pranuar) në afatin e parë dhe nuk i janë nështruar testimit.
· Kandidatët e cilët kanë aplikuar (pranuar) në afatin e dytë.


Shënim:
Studentët, të cilët e kanë regjistruar, ose kanë aplikuar në programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Angleze, testimin do ta kenë me datë 14.09.2011, (dita e mërkurë), në ora 14:00. Në testim duhet të jenë të gjithë aplikantët pa marë parasysh se i janë nënshtruar testimit herën e parë.

Google+