Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lista finale e studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2011/2012 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 23.08.2011, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2011/2012 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 23.08.2011, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

Lista finale e studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e parë të regjistrimit

Parashtrimi i ankesave

Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e parë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 25.08.2011, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.

Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do t’i shqyrtojë me datë 26 gusht 2011.

Shërbimi studentor (Zyra e pranimit), do të bëjë regjistrimin e studentëve në periudhën nga 01.09.2011 deri më 12.09.20011 (detajet janë shpjeguar më poshtë).

Shënim:

1.

a. Kandidatët, të cilët nuk i kanë të kompletuara dokumentet mund ta kompletojnë dokumentacionin në afatin e dytë, nga 24 gusht deri 09 shtator 2011.

b. Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin të dytë.

c. Kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla qe nuk i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.

2. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin e dytë të regjistrimit (09 gusht 2011), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.

3. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 09 shtator 2011 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.

Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 01.09.2011 deri më 12.09.2011

Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e pranimit, ndërtesa 802.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk

Tel.: +389 44 356 091 dhe +389 356 081

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve në UEJL, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për vitin akademik 2011/2012 , se regjistrimi i tyre do të bëhet nga data 01.09.2011 deri më 12.09.2011.

Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:

Për studime të rregullta:

- Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

- drejtimi i Administrimit të Biznesit - 55300 den

- drejtimi i Ekonomiksit - 55300 den

- drejtimi i Adminsitrimit të Biznesit (Anglisht) - 61500 den

- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore

- drejtimi i Shkencave Kompjuterike - 55300 den

- drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike - 61500 den

- drejtimi Informatika e Biznesit - 61500 den

- Fakulteti të Drejtësisë

- Drejtimi i Drejtësisë - 40000 den

- Drejtimi i Kriminologjisë dhe Sigurisë - 40000 den

- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

- drejtimi Administrim Publik - 40000 den

- drejtimi Shkencat Politike - 40000 den

- drejtimi Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri - 40000 den

- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

- drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - 40000 den

- drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze - 40000 den

- drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane - 40000 den

- drejtimi Shkencat e Komunikimit - 40000 den

Për studime me korrespodencë:

- Fakulteti i Administrimit të Biznesit - 40000 den

- Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore - 40000 den

- Fakulteti të Drejtësisë - 27700 den

- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike - 27700 den

- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - 27700 den

Shënim:Lartësia e pagesës së shkollimit për studime në distancë është e njejtë për të gjitha programet studimore në kaudë të fakultetit përkatës.

Pagesa bëhet në xhirollogarinë vijuese të UEJL-së:

Pranues: UEJL

Xhirollogaria: 200-0008775390-10

Deponent: Stopanska Banka

Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e bursarit, ndërtesa 802.

E-mail: bursary@seeu.edu.mk

Tel.: +389 44 356 049

Google+