Kushtet e përgjithshme të programit
Në vijim janë të shënuara disa nga kushtet e programit, ndërsa në detaje i gjeni në uebfaqen e universitetit Kushtet e programit
- Angazhimi maksimal është deri në 15 orë punë në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve
- Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt në studime derdiplomike dhe master
- Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin vijues akademik nuk u mundësohet të angazhohen në këtë program
Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë të potencuara më poshtë:
- Bibliotekë (Tetovë/Shkup)
- Qendra e Karrierës
- Shërbimi Studentor (Tetovë/Shkup)
- Qendra e gjuhëve
- Departamenti IT-së (IT - Support, CST Laboratories)
- Mirëmbajtje - Gjelbërim
Kriteret bazë për përzgjedhje së kandidatëve
- Nevoja për ndihmë financiare [duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të prezantuar së bashku me aplikacionin]
- Aftësitë për vendin e punës [do të verifikohet në intervistat që në veçanti do të mbahen me aplikuesit në bazë të kriterit të parë]
Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu Sharko Formularin ose ta merrni në Shërbimet Studentore, ndërsa dokumetacioni i kompletuar duhet të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar në Zyrën për Ndihma Financiare (802.10).
Intervista me kandidatët
Orari i mbajtjes së intervistave për çdo vend pune do të shpallet pas datës 15 shtator 2016 ndërsa njoftimi do të bëhet përmes e-mailit (në email zyrtar të universitetit).
*Për studentët e rinj (brucoshët) afati i aplikimit është prej 01.09.2016 deri me 16.09.2016
Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet më së voni deri me 10.10.2016