Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përkrahje financiare


Apliko për Bursë

Afatet:

Afati për aplikim:
20.04.2017 deri më 31.08.2017


Rezultatet preliminare:
01.09.2017


Shpallja e rezultateve përfundimtare:
05.09.2017


Konfirmimi i bursës
(Award Letter):
06.09.2017 – 29.09.2017


 

Programi i bursave meritore të UEJL-së (MBS)

UEJL përmes programit të bursave meritore [MBS] mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2017/18 në ciklin e parë të studimeve - në studime të rregullta.

Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe shkathtësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në UEJL.


Bursat meritore (MBS) do të akordohen në bazë të suksesit të arritur gjatë shkollimit të mesëm (nota mesatare gjatë katër viteve).
Me notë mesatare 5.00 (lartësia e bursës vjetore 50%)

Me notë mesatare 4.50 – deri 4.99 (lartësia e bursës vjetore 30%)

Numri i bursave meritore

Do të akordohen të gjithë kandidatët e pranuar në UEJL, sipas konkursit për regjistrim në vitin akademik 2017/18, që i plotësojnë kriteret e akordimit të bursës meritore.

FAKULTETI

[Grupi A]

50%
E SHKOLLIMIT

[Grupi B]

30%
E SHKOLLIMIT

Biznes dhe Ekonomi (BE) (i) 900 EUR 540 EUR
Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (ShTB) (ii) 900 EUR 540 EUR
Drejtësi 650 EUR 390 EUR
Administrimi Publik dhe Shkencat Politike (APShP) 650 EUR 390 EUR
Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (GjKK) 650 EUR 390 EUR

Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar dhe që në 4 (katër) vitet e shkollimi të mesëm (viti I, II, III dhe IV) kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm me notë mesatare 4.50 deri 5.00.


Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
  1. Aplikacion të plotësuar për bursë meritore
  2. Kopje të deftesave për kryerjen e vitit të parë, dytë, tretë dhe katërt.
Formular për Aplikim

Bursat meritore janë vazhduese nga viti në vit dhe mbulojnë periudhë 3 (tre) vjeçare të studimeve deridiplomike.

Kriteret për vazhdim të bursës pas vitit të parë dhe vitit të dytë janë si në vijim:
  • 60 ECTS kredi të fituara në fund të çdo viti akademik.
  • Notë mesatare minimum 8.50 për kategorinë e bursës B dhe notë mesatare minimum 9.00 për kategorinë e bursës A

Lartësia e bursës meritore (pas vitit të parë)


Vazhdimi i bursave (përtëritja) do të bëhet pas çdo viti akademik dhe varësisht nga nota mesatare e arritur, studentit do t’i akordohet bursa e kategorisë gjegjëse.

Kategoria e bursës Grupi A Grupi B
Nota mesatare pas çdo viti 9.00 8.50
Lartësia e bursës vjetore në fakultetet BE, ShTB 900 EUR 540 EUR
Lartësia e bursës në fakultetet Drejtësi, APShP dhe GjKK 650 EUR 390 EUR
  • Në programin studimorInformation Systems and Management bursa vjetore në Grupin A është 1000 EUR, ndërsa në Grupin B është 600 EUR.
  • Në programin studimor Business Informatics bursa vjetore në Grupin A është 1000 EUR, ndërsa në Grupin B është 600 EUR.
Apliko për Punë & Studime

Afatet:

Afati aplikimit:
1.09.2017 – 15.09.2017


Intervista me kandidatët:
25.09.2017 – 04.10.2017


 

QËLLIMI I PROGRAMIT

Me programin “Punë dhe studime”, UEJL u mundëson studentëve përkrahje financiare gjatë studimeve dhe mundësi për të marrë përvojë pune. Në vitin akademik 2017/2018 nga ky program do të përfitojnë rreth 100 studentë.

KUSHTET E PËRGJITHSHME

  • Studentët mund të angazhohen deri në 15 orë pune në javë dhe studentit i lejohet që gjatë studimeve të angazhohet më së shumti deri në pagesën e shkollimit për një vit akademik.
  • Të drejtë aplikimi në programin “Work and study” kanë të gjithë studentët, por në përzgjedhjen e kandidatëve përparësi do të kenë studentët që kanë nevojë financiare dhe që do të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të dorëzojnë:

  • Aplikacion për programin "Work and study" dhe
  • Dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen sociale dhe ekonomike të studentit.

AFATI PËR APLIKIM

Nga data 1 deri 15 shtator 2017 (studentët që do të regjistrohen në vitin e parë)

Aplikacionin për programin "Punë dhe studime" mund ta shkarkoni këtu Formular për Aplikim, ose mund të merret prej te Zyra për Ndihmë Financiare (Tetovë), ndërtesa 801.

Apliko

Afatet:

Afati Aplikimit:
01.12.2017 – 28.02.2018

Lehtësimi financiar vlen vetëm për studentët të cilët nuk kanë përfitime ose bursë nga programet tjera për financim, të financuara nga UEJL ose nga institucione tjera.


 

Lehtësimi financiar
(studenti i dytë dhe i tretë prej një familje)

Zyra për ndihma financiare е UEJL-së shpall dhe administron aplikimet për lehtësimin financiar në pagesë të shkollimit për studentin e dytë dhe të tretë të një familjeje (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë - bërthamë).

Lehtësimi financiar aplikohet për studentë aktiv të regjistruar në UEJL në vitin akademik 2017-18 në ciklin e parë ose të dytë të studimeve.


QËLLIMI PROGRAMIT

Lehtësimi financiar në pagesë të shkollimit për dy apo më tepër studentë të një familje (vetëm anëtare të familjes së ngushtë vëlla apo motër) që studiojnë në UEJL do të bëhet sipas skemës në vijim:

Për vitin akademit 2017/18 rreth 25.000 Euro do të ndahen për këtë program.

Lartësia e lehtësimit financiar (zbritjes):

  • Studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit
  • Studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit (15 % zbritje)
  • Studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit (25% zbritje)

Kushtet e aplikimit të lehtësimit financiar:

  • Të drejtë aplikimi për lehtësim financiar (zbritje nga shuma vjetore e shkollimit) kanë anëtarët e një familjeje të ngushtë të regjistruar në vitin akademik 2017/18
  • Aplikuesit duhet të kenë ngarkesë financiare për vitin akademik 2017/18
  • Zbritja e shkollimit aplikohet tek studenti i dytë dhe i tretë i familjes
  • Lehtësimi financiar (zbritja) nuk mundësohet:
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - gjatë vitit akademik 2017/18 është akorduar me bursë ose ndihmë financiare nga fondet që administrohen në UEJL ose fonde tjera të jashtme
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - është i angazhuar në programin „Work-study“.
    • nëse ndonjëri nga studentët – anëtar të familjes së ngushtë - në vitin akademik 2017/18 ka ngarkesë financiare në lartësi më pak se 50 % e shumës së një semestri.

Shënim: Nëse ndonjëri nga aplikuesit nuk ka ngarkesë financiare më tepër se 50% e shumës së një semestri por më pak se shuma e plotë për një vit akademik, atëherë i mundësohet gjysma zbritjes së paraparë.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Formulari për aplikim
  • Çertifikatë të lindjes (fotokopje), vetëm për studentët që aplikojnë për zbritje financiare për herë të pare.

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në Zyrën për Ndihmë Financiare, kampusi UEJL në Tetovë, ndërtesa nr.801.

Të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë

Zyra për Ndihmë Financiare jep informacione dhe asistencë për studentët gjatë gjithë vitit akademik, edhe pse shumica e studentëve mendojnë për ndihmë financiare vetëm një herë në vit.

Për prenotim të takimeve me stafin tonë:

Hapur, ora 8:00 deri 16:00 (e Hënë deri të Premten)
financialaid@seeu.edu.mk
P: +389 (044) 356 044
Google+