Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lista finale e studentëve të pranuar në afatin e parë për regjistrim në studime deridiplomike për vitin akademik 2015/2016

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2015/2016 dhe vendimit të Senatit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 31.08.2015, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën finale të studentëve të pranuar në studime deridiplomike, në afatin e parë të regjistrimit, sipas fakulteteve:

LISTA FINALE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË PËR REGJISTRIM NË STUDIME DERIDIPLOMIKE PËR VITIN AKADEMIK 2015/2016

Parashtrimi i ankesave

Shënim:

    • Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund ta kompletojnë dokumentacionin në afatin e dytë, nga 1 shtator deri 12 shtator 2015.
    • Kandidatët, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore, por që e kanë kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar, do të konsiderohen për pranim në afatin të dytë.
    • Kandidatët të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm në shkolla që nuk i nënshtohen provimit të maturës shtetërore do të konsiderohen për pranim në afatin e dytë.
  1. Nëse në grupe studimore, përfundimisht me afatin e dytë të regjistrimit (12 shtator 2015), numri i kandidatëve do të jetë i pamjaftueshëm për formim të grupit në programin gjegjës të shpallur në konkursit, atëherë atyre kandidatëve do t’u ofrohet mundësia për regjistrim në programe studimore të ngjashme në Universitet.
  2. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2015 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme. Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 01.09.2015 deri më 12.09.2015

Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.

E-mail: admissions@seeu.edu.mk

Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)

Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit

Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për pranim në ciklin e parë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2015/2016 se regjistrimi do të bëhet nga data 01.09.2015 deri më 12.09.2015, edhe atë:

Në Tetovë, në datat 4,9,10,11 dhe 12 shtator 2015 nga ora 9:00 deri 16:00
Në Shkup, në datat 9 dhe 10 shtator 2015, nga ora 10:00 deri 16:00

Për regjistrim studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:

Për studime të rregullta dhe me korrespondencë:
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
  • Biznes dhe ekonomi (të gjitha programet) 55 300 den
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti 61.500 den
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
  • Shkencat Kompjuterike 55 300 den
  • Inxhinieria Kompjuterike 55 300 den
  • Informatika e Biznesit 61 500 den
Studime të integruara me praktikë
  • Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve
  • Menaxhimi bashkëkohor bankar
  • Informatika e Aplikuar për Kompanitë e TI

Shënim: Në programet e studimeve të integruara me praktikë, pagesa për shkollim në shumë prej 61.500,- për semester do të mbulohet me bursë që do akordohet nga kompanitë gjegjëse. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të kryhet gjatë muajit shtator.

Fakulteti i Drejtësisë
  • Studime të Drejtësisë 40 000 den
  • Studime të Kriminalistikës dhe Sigurisë 40 000 den
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
  • Administrimi Publik 40 000 den
  • Shkencat Politike 40 000 den
  • Studime Evropiane 40 000 den
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den
  • Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den
  • Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den

Shënim:

Pagesa e semestrit:

Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.

Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:
  • Kandidatët që kanë fituar bursë meritore (SEEU Merit Based Scholarship) për vitin akademik 2015/16 duhet paraprakisht të firmosin letrën e akordimit të bursës në Zyrën për Ndihmë Financiare ku do të kenë evidencë për lartësinë e bursës dhe shumën që duhet të paguajnë për semestrin e parë.
  • Kandidatët që kanë aplikuar për bursë në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë, ndërsa për rezultatet do të njoftohen në mënyrë plotësuese me E-mail deri në fund të shtatorit. bursary@seeu.edu.mk
      Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:

      Data:
      1 – 12 shtator 2015 Pagesa e semestrit

      Pagesa në Denarë:
      Pranues: Universiteti i EJL
      Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
      Xhirollogaria: 200-0008775390-10
      Qëllimi i pagesës: për shkollim 2015/16

      Pagesa nga jashtë në EURO:
      Name of Institution: SEEU Tetovo
      Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
      Bank Name: STOPANSKA BANKA
      Acc. number (EUR): 0009009090
      IBAN: MK07200000900909026
      SWIFT: STOBMK2X

      Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!

      E-mail:
      Tel.: +389 44 356 049
      Tetovë 9 shtator 2015, e mërkurë nga ora 11:00 dhe 13:00
      Shkup 4 shtator 2015, e premte nga ora 11:00 dhe 13:00
Google+