Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve në vitin e parë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2014/2015 dhe vendimit të Këshillit të Rektorit të UEJL-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.09.2014, Komisioni qendror për regjistrimin e studentëve shpall listën preliminare të studentëve të pranuar në UEJL, në afatin e dytë të regjistrimit, sipas fakulteteve:
LISTA E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E DYTË PËR REGJISTRIM
Parashtrimi i ankesave
Kandidatët që kanë aplikuar në afatin e dytë për regjistrim në UEJL mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve nga data e shpalljes së rezultateve preliminare, deri më 17.09.2014, në orën 24.00 në e-mail adresën: admissions@seeu.edu.mk.
Komisioni Qendror për regjistrimin e studentëve ankesat eventuale do t’i shqyrtojë me datë 18.09.2014.
Shënim:
1. Kandidatët, të cilët nuk kanë aplikacion të kompletuar, mund të kompletojnë dokumentacionin gjatë afatit të tretë, nga 17shtator deri 30 shtator 2014.
2. Këshilli i Rektorit të UEJL-së vendosi që kandidatët, të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm jashtë Republikës së Maqedonisë, do të pranohen në këtë afat, me kusht që deri më datë 30 shtator 2014 të sjellin konfirmimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se RM për fillim të procedurës së nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme.
Regjistrimi i studentëve do të bëhet nga data 17.09.2014 deri më 23.09.2014
Për informata shtesë kontaktojeni Zyrën e Pranimit, ndërtesa 801.
E-mail: admissions@seeu.edu.mk
Tel.: +389 (0) 44 356 188 (Tetovë)
Tel.: +389 (0) 44 356 398 (Shkup)
Informatë për kushtet dhe mënyrën e regjistrimit
Informohen të gjithë studentët, të cilët i kanë plotësuar kushtet për pranim në ciklin e parë të studimeve në UEJL në vitin akademik 2014/2015 se regjistrimi do të bëhet nga data 17.09.2014 deri më 23.09.2014 në Tetovë.
Për regjistrim, studentët duhet të sjellin fletëpagesë për semestrin e paguar në shumë sipas Fakultetit, respektivisht programit studimorë, edhe atë:
Për studime të rregullta dhe me korrespondencë:
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë
§ Biznes dhe ekonomi (të gjitha programet) 55 300 den
§ Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti 30 750 den (pagesa për LSE, në menyrë plotësuese)
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
§ Shkencat Kompjuterike 55 300 den
§ Inxhinieria Kompjuterike 55 300 den
§ Informatika e Biznesit 61 500 den
Departamenti i Studimeve të Integruara me Praktikë
§ Menaxhimi Bashkëkohor i Ndërmarrjeve
Shënim: Në programet e studmeve të integruara me praktikë, pagesa për shkollim në shumë prej 61.500,- për semester do të mbulohet me bursë që do akordohet nga kompanitë gjegjëse. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të kryhet gjatë muajit shtator.
Fakulteti i Drejtësisë
§ Studime të Drejtësisë 40 000 den
§ Studime të Kriminalistikës dhe Sigurisë 40 000 den
Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike
§ Administrimi Publik 40 000 den
§ Shkencat Politike 40 000 den
§ Studime Evropiane 40 000 den
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
§ Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 40 000 den
§ Gjuhë dhe Letërsi Angleze 40 000 den
§ Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 40 000 den
§ Komunikimi ndërkombëtar 40 000 den
Për studime Online
§ Drejtimi i Shkencave kompjuterike 40 000 den
§ Informatika e biznesit 40 000 den
Shënim:Kandidatët që kanë fituar bursë meritore (SEEU Merit Based Scholarship) për vitin akademik 2014/15 duhet të paguajnë vetëm dallimin për pagesë të semestrit të parë, ndërsa kandidatë që kanë aplikuar për bursa në programin HESP duhet të bëjnë gjysmë e shumës së semestrit të parë.
Pagesa e semestrit:
Pagesa e shkollimit bëhet përmes xhiro-llogarisë së Universitetit të EJL-se:
Data:
17– 23 shtator 2014 Pagesa e semestrit
Pagesa në Denarë:
Pranues: Universiteti i EJL
Banka deponuese: Stopanska banka, AD Shkup
Xhirollogaria: 200-0008775390-10
Qëllimi i pagesës: për shkollim 2014/15
Pagesa nga jashtë në EURO:
Name of Institution: SEEU Tetovo
Address: Bul. Ilindenska 335, 1200 Tetovo/Macedonia
Bank Name: STOPANSKA BANKA
Acc. number (EUR): 0009009090
IBAN: MK07200000900909026
SWIFT: STOBMK2X
Shënim: Në fletëpagesë detyrimisht shënoni numrin amzë!
Informata shtesë rreth pagesës së semestrit (mundësi të pagesës së semestrit në këste ose me parapagim të vitit mund të merren në Zyrën e Bursarit, ndërtesa 802.
E-mail: bursary@seeu.edu.mk
Tel.: +389 44 356 049
Testi i caktimit të nivelit të njohjes së gjuhës angleze:
Tetovë 18 shtator 2014, e enjte nga ora 11:00 dhe 13:00
Shkup 18shtator 2014, e enjte nga ora 11:00 dhe 13:00