Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Informatika e zbatuar për kompanitë e TI-së (2013/2014)

Program studimor i integruar me praktikë
Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2023 / 2024
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Programi studimor i ciklit të parë (Bachelor of Science) nga Informatika e zbatuar për kompanitë e TI-së bën ndërlidhjen më të mirë mes informatikës dhe shkencave kompjuterike si dhe zbatimin dhe aplikimin e dijeve në kompanitë e orientuara në TI. Kombinimi i këtillë i njohurive nga TI dhe aplikimi i tyre në biznes kontribuon në ndjekjen e trendeve aktuale të industrisë së TI-së dhe njëkohësisht i avancon studentët në pozitë eksperti në biznese të ndryshme në kuadër të shtetit dhe mbarë botës. Tregu i punës në mënyrë eksplicite kërkon dhe ka nevojë për aftësi të tilla të zbatimit të njohurive në lëmin e TI-së në ekonomi dhe në biznes, me çka plotësisht kërkesat e biznesit janë marrë parasysh gjatë propozimit të këtij drejtimi për profilin e këtillë të studentëve. 

Struktura e programit trevjeçar përmban studime që për nga natyra janë më dinamike, të integruara dhe interaktive. Këto studime pritet të gjenerojnë rezultate të nivelit të lartë profesional të adaptuara për nevojat e tregut të punës, në veçanti për bizneset e orientuara në TI në Maqedoni, në regjion dhe në botë, dhe njëkohësisht të shërbejnë si bazë e shëndoshë për vazhdimin e mëtejmë të studimeve në nivel pasdiplomik. Programi, gjithashtu, përmban pjesën e integruar me praktikë, e cila mundëson që studentët të zhvillojnë aplikacione të ndryshme për kërkesat e biznesit në bashkëpunim me ndërmarrjet dhe çfarë është më me rëndësi studentët bëjnë punë praktike nga 5-6 muaj brenda çdo viti në kompani të TI-së.

Programi Informatika e aplikuar për kompanitë e TI-së do të ofrohet në gjuhën angleze, në bashkëpunim me ekspertët gjerman të studimeve të integruara, ku 50% e mësimit do të mbahen në Universitet, ndërsa 50% në kompani. Shkalla e punësimit të studentëve në këtë program studimi, zakonisht është 100%, për shkak të faktit që studentët do të nënshkruajnë një marrëveshje me kompanitë që do të mbështesin studimet e tyre dhe ndërkohë do të punësojnë ata pas përfundimit të suksesshëm të studimeve.

Zgjedhja e fushës së studimeve ndoshta është një nga zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e të rinjve. Kjo është shtylla kryesore që ndikon në ardhmërinë gjatë gjithë jetës. Prandaj, është koha për të vendosur në lidhje me profesionin që mund të ofrojë respekt, reputacion kënaqësi dhe natyrisht një ekzistencë të sigurt.

Me qëllim të krijimit të profesionistëve të nevojshme dhe për të mbajtur të njëjtit në afat kohorë më të gjatë është detyrë kryesore e çdo kompanie. Punëtori profesional është kyç për suksesin e kompanisë në treg. Prandaj, nevoja për trajnimin e të rinjve në përputhje me nevojat e kompanisë janë kërkesat e domosdoshme bashkëkohore të ekonomisë së tregut. Bota e biznesit më shumë dhe më shpesh kërkon përshtatjen dhe unifikimin e praktikave të biznesit në mënyrë që të krijojë një kulturë të vetme pune.

Në ditët e sotme, kompanitë dhe institucionet e biznesit janë të interesuara që studentët që vijnë nga Universitetet të jenë më afër tyre për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre. Bazuar në modelet gjermane të avancuara, UEJL ka përgatitur për këtë vit akademik studimet e integruara me praktikën.

Studentët do të kryejë projekte gjatë studimeve në Universitet në përputhje me kërkesat e kompanisë. Pas diplomimit studenti do të jetë i punësuar nga kompania.

Informatika e Aplikuar për kompanitë e Ti-së është një drejtim tërheqës që përpiqet të përmbush boshllëkun që kompanitë kanë me punësimin e punëtorëve të rinj. Në vend të trajnimeve shtesë për stafin e ri, komopanitë e TI-së duhet të përqendrohen në marrjen e profesionistëve të vërtetë menjëherë pasi ata të kenë diplomuar. Investimi që ata e bëjnë në fillim do të jetë një kthim i drejtpërdrejtë, menjëherë pasi studentët të punësohen  në kompaninë e TI-së. Ajo çfarë kërkojnë kompanitë është që të kenë profesionist në biznesin e tyre dhe jo vetëm një diplomë. Në ditët e sotme, Informatika e aplikuar për kompanitë e TI-së është një koncept i ri, për studentët e rinjë në Maqedoni dhe rajon.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedimi i njohurive dhe të kuptuarit nga lëmi i shkencave kompjuterike dhe informatika (programim, ueb teknologji, baza të të dhënave, rrjeta, sisteme kompjuterike dhe të informacionit).
  • Shkathtësi për zhvillim dhe aplikim të ideve origjinale nga lëmi e TI-së në kompanitë e TI-ve.
  • Shkathtësi për aplikim të njohurive ndërdisiplinare dhe demonstrim i kompetencave të specializuara nga shkencat kompjuterike dhe informatika.
  • Posedimi i njohurive nga një ose më shumë lëmenj që do ta kualifikojnë studentin si ekspert  përr aplikim të njohurive në lëmin e caktuar.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për zgjidhje të pavarura kreative dhe kritike të problemeve në rrethina të reja dhe të pa provuara më parë dhe për të cilat nuk ka pasur përvojë paraprake në industrinë e TI-së.
  • Planifikimi, udhëheqja dhe vlerësimi i hulumtimeve të pavarura në lëmin e sistemeve të informacionit si dhe programim dhe implementim të mjeteve dhe teknologjive adekuate për llogaritje.
  • Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e njohurive nga informatika në zgjidhjen e problemeve në industrinë e TI-së.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për integrim kreativ dhe sintezë të njohurive nga lëmenjtë e ndryshëm të ndërlidhur me TI dhe biznes-proceset, përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe teknikave kompjuterike.
  • Aftësi për ballafaqim me situata komplekse të ndërlidhura me procese specifike të biznesit që paraqiten në kohë reale në ndërmarrjet e TI-ve.
  • Aftësi për identifikim të instancave të specializuara në industrinë e TI-së dhe sjelljen e vlerësimit të qëndrueshëm në situata të mungesës së informacioneve ose të dhënave të plota dhe në bazë të parimeve dhe përgjegjësive vetiake, sociale dhe etike të lidhura me zbatimin dhe kuptimin e njohurive.
Aftësitë e komunikimit
  • Shkathtësi për këmbim të propozimeve dhe përfundimeve me argumentim dhe arsyetim racional të tyre, si me persona kompetentë ashtu edhe me jokompetentë, në mënyrë të qartë dhe të besueshme.
  • Marrja e përgjegjësisë për rezultatet e përbashkëta; udhëheqja dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Shkathtësi për identifikim të nevojave personale dhe drejtimeve për arsimimin individual dhe autonom dhe zbatimin e pavarur dhe autonom në lëmenjtë e zakonshëm të informatikës.
  • Shkathtësi për marrjen e përgjegjësisë për mësim të vazhdueshëm individual në pjesë të specializuara të biznesit dhe informatikës, në kuadër të ekonomisë së ndërthurur.
  • Shkathtësi në marrjen e përgjegjësisë për zhvillim dhe avancim të mëtejmë profesional.

Semestri 1

  • [6 SETK] Sistemet kompjuterike
    Pas përfundimit të ligjëratave në këtë lëndë, studentët duhet: - t’i kuptojnë bazat e sistemeve kompjuterike dhe organizimin e tyre; - të dine të interpretojnë sistemet e ndryshme numerike; - ta kuptojnë algjebrën e Bulit dhe aplikimin e saj; - t’i kuptojnë bazat e arkitekturave kompjuterike; - ta bëjnë dallimin mes sistemeve të ndryshme të shfrytëzimit dhe aplikimet e tyre; - t’i kuptojnë bazat e rrjetave kompjuterike;
  • [6 SETK] Konceptet e programimit
    Hyrje në konceptet e programimit dhe në zgjidhjen e problemeve duke shfrytëzuar algoritme dhe pseudokode. Paraqitjet e të dhënave në kompjuterë. Tipet dhe strukturat e të dhënave. Strukturat e kontrollit. Algoritmet dhe zgjidhjen e problemeve.
  • [6 SETK] Kalkulus
    Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lire 1
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë shipe / maqedone I / 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë angleze I / 2
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 2

  • [6 SETK] Programimi kompjuterik C++
    Kjo është lëndë në të cilën prezantohen konceptet elementare të programimit të cilat më pas shërbejnë si hyrje në programimin e strukturuar. Qëllimi është që studentët të mësojnë të shkruajnë programe të qarta dhe efikase në C++ duke zbatuar një spektër të gjerë të teknikave të programimit
  • [6 SETK] Algjebra lineare
    Programi i kësaj lënde është dizajnuar ashtu që t’i njoftojë studentët me konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdo kund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdo kund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetiake dhe vektorët vetiakë të matricave reale. Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllim me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
  • [6 SETK] Ueb teknologjitë dhe arkitekturat ueb
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u ofrohet njohuri praktike rreth mekanizmave themelorë të shërbimeve dhe protokolleve të rrjetit global Internet. Lënda paraqet kompozim të temave gjithëpërfshirëse nga ueb-arkitekturat deri te ueb-teknologjitë, me theks të veçantë në praktikën e kombinuar me teknologjitë më të reja te ueb-it nga ana e klientit, siç janë: XHTML, HTML5, CSS, JavaScript, JQuery, Ajax/JSON dhe Mashup-et. Studentët nga këndvështrimi praktik do të jenë në gjendje të përvetësojnë konceptet e përgjithshme të arkitekturës së një faqeje ueb efikase dhe të sigurt. Studentët gjithashtu do të pajisen edhe me njohuri të mjaftueshme rreth teknikave XHTML, HTML5, CSS, JavaScript, JQuery, Ajax/JSON, përmes studimit të sintaksës dhe semantikës së teknologjive të këtilla nga këndvështrimi praktik, që do të mundësojë përgatitjen e tyre që t’u përgjigjen kërkesave dhe sfidave të kompanive reale të TI-ve, pa ndonjë aftësim plotësues.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lire 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë shipe / maqedone II / 3
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë angleze II / 4
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 3/4

  • [6 SETK] Metodat e optimizimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’i prezantojë teknikat e modelimit dhe të optimizimit me qëlim të aftësimit të studentëve në zhvillimin e modeleve të cilat shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve reale në lëmin e shkencave kompjuterike. Në mes tjerash kjo lëndë ka për qëllim ta analizojë rëndësinë e faktorizimit matricor si një mjet shumë i rëndësishëm që ofron modalitete për optimizimin e zgjidhjes së algoritmeve të ndryshme numerike me interes bazik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga sfera e shkencave kompjuterike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi t’i mësojnë teorinë bazike të optimizimit sdhe metodat për caktimin e optimumit. Do të analizohen metodat e ndryshme të optimizimit sikurse që është simpleks metoda, problemi i dualitetit si dhe sensitiviteti i problemeve të programimit linear. Qëllimi, po ashtu, është analiza e zbatimit kompjuterik të secilit problem të analizuar duke ofruar edhe modelin përkatës për optimizim.
  • [6 SETK] Ueb teknologjitë
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u ofrohet njohuri praktike rreth mekanizmave themelorë të shërbimeve dhe protokolleve të rrjetit global Internet. Lënda paraqet kompozim të temave gjithëpërfshirëse nga ueb-arkitekturat deri te ueb-teknologjitë, me theks të veçantë në praktikën e kombinuar me teknologjitë më të reja te ueb-it nga ana e klientit, siç janë: XHTML, HTML5, CSS, JavaScript, JQuery, Ajax/JSON dhe Mashup-et. Studentët nga këndvështrimi praktik do të jenë në gjendje të përvetësojnë konceptet e përgjithshme të arkitekturës së një faqeje ueb efikase dhe të sigurt. Studentët gjithashtu do të pajisen edhe me njohuri të mjaftueshme rreth teknikave XHTML, HTML5, CSS, JavaScript, JQuery, Ajax/JSON, përmes studimit të sintaksës dhe semantikës së teknologjive të këtilla nga këndvështrimi praktik që do të mundësojë përgatitjen e tyre që t’u përgjigjen kërkesave dhe sfidave të kompanive reale të TI-ve, pa ndonjë aftësim plotësues.
  • [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Kjo lëndë u dedikohet studentëve që kanë njohuri paraprake rreth programimit strukturor dhe dëshirojnë që ato njohuri t’i zbatojnë në C++. Qëllimi i lëndës është që studentët të pajisen me njohuri dhe me kuptime nga lëmi i programimit të orientuar në objekte (tipat abstraktë të të dhënave, klasat, enkapsulimi, abstraksioni, trashëgimia, polimorfizmi, etj.), të mësohen studentët të shkruajnë programe të qarta dhe efikase në C++ duke shfrytëzuar parimet e programimit të orientuar në objekte për krijimin e aplikacioneve efikase të biznesit, të kenë aftësi të bëjnë vlerësimin e zgjidhjes së caktuar të orientuar në objekte dhe të aftësohen të zbatojnë konceptet e tipave abstraktë të të dhënave në zgjidhjen e problemeve të bazuara në parimet e programimit të orientuar në objekte të realizuara në C++.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lire 3
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë angleze për qëllime specifike I / 5
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

  • [6 SETK] Bazat e të dhënave relacionale dhe SQL
    Lënda paraqet hyrje në konceptet e bazave të të dhënave dhe në sistemet e bazave të të dhënave. Studenti që me sukses do të përfundojë këtë lëndë, do të mund t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e dizajnimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të shfrytëzojë dhe të dizajnojë baza elementare dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelet relacionale të bazave të të dhënave. Po ashtu do ta dijë shfrytëzimin e sistemit MS SQL server për menaxhim të bazave të të dhënave (DBMS), gjuhës SQL dhe realizimit të pyetësorëve (queries).
  • [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika e zbatuar
    Qëllimi i kësaj lënde është t’u mundësojë studentëve të pajisen me njohuri të nevojshme nga lënda e probabilitetit dhe statistika që ka zbatim të drejtpërdrejtë në shkencat kompjuterike dhe në veçanti për nevojat e informatikës në zbatim industrial. Qëllimi është të mësohet se si bëhet përpunimi dhe grupimi i të dhënave statistikore, rregullat përkatëse, interpretimi i tyre, rregullat e sjelljes së përfundimeve adekuate në bazë të të dhënave të përpunuara, testimi i hipotezave, etj. Gjithashtu, qëllimi është që të përvetësohen parimet themelore të probabilitetit dhe si mund të aplikohen ato parime në lëmenj të ndryshëm të jetës së përditshme dhe në veçanti në lëmin e shkencave kompjuterike për nevojat e analizës statistikore.
  • [6 SETK] Sistemet operative
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’u ofrojë studentëve perspektiva për sistemet e shfrytëzimit dhe konceptet kyçe. Kjo lëndë trajton problemet më të rëndësishme të sistemeve të shfrytëzimit. Sistemi i shfrytëzimit është ndërmjetësues mes programeve të shfrytëzuesve dhe harduerit të kompjuterit (ose pajisjet mobile) në të cilët ata punojnë. Për këtë shkak, përgjegjësia e sistemit të shfrytëzimit qëndron në menaxhimin e burimeve kompjuterike. Kjo lëndë do të fillojë me një hyrje të shkurtër në konceptet themelore të sistemeve të shfrytëzimit dhe pastaj vazhdon me vlerësimin e koncepteve dhe analizës së tyre në detaje. Analiza e hollësishme e komponentëve kryesorë të shumicës së sistemeve të shfrytëzimit do të diskutohet. Diskutimet do t’i mbulojnë proceset dhe temat, çështjet diskutabile, menaxhimin e memorieve, hyrje/daljen, sistemet e fajllave dhe, mes tjerash, edhe sigurinë. Pjesa tjetër e lëndës ka të bëjë me prezantimin e koncepteve kyçe të sistemeve të shpërndara, multimediale dhe kartelave smart të sistemeve të shfrytëzimit. Në fund do të prezantohen konceptet mobile të sistemeve të shfrytëzimit, të analizuara dhe të vlerësuara. E gjithë kjo do të jetë e shoqëruar me një analizë të rasteve të studimit për sisteme të caktuara të shfrytëzimit nga çdo kategori.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore Gjuhë angleze për qëllime specifike II / 6
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 7
    • Е - tregtia
    • Bazat e sistemeve të informacionit
    • Sistemet multimediale

Semestri 5

  • [6 SETK] Programimi ueb
    Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë studentët me problemet e zhvillimit të web-it dhe kuptimet e web-programimit të orientuar në objekte, teknikat dhe teknologjitë
  • [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Lënda është e dizajnuar të ofrojë informacione dhe njohuri për parimet e rrjetave moderne kompjuterike, dhe shkathtësi për zhvillim të aplikacioneve të rrjetave dhe programim.
  • [6 SETK] Inxhinieria sofuerike
    Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve kuptim sistematik, kritik dhe të thelluar të parimeve dhe teknikave të specifikimit softuerik, analizë dhe dizajn, programim, testimi dhe vlerësimi, mirëmbajtja dhe manipulimi me projektimin efikas të aplikacioneve softuerike. Rezultatet e lëndës janë që studentëve t’u ofrohet zotërimi i arsyeshëm i mjeteve dhe metodologjive për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar / 8
    • Data Mining
    • Programimi i njësive mobile
    • Administrimi i bazave të të dhënave
    • Mikrokontrollorët dhe sistemet e ndërthurura
    • Vizuelizimi i të dhënave
    • Programimi në Java
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar / 9
    • Data Mining
    • Programimi i njësive mobile
    • Administrimi i bazave të të dhënave
    • Mikrokontrollorët dhe sistemet e ndërthurura
    • Vizuelizimi i të dhënave
    • Programimi në Java

Semestri 6

  • [6 SETK] Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    Testimi dhe mirëmbajtja luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e softuerit kualitativ. Kësisoj ofrohet produkti i suksesshëm softuerik. Testimi paraqet teknikën më të shfrytëzuar në zbulimin e gabimeve softuerike dhe shpesh shpenzon më tepër se gjysmën e kohës së zhvillimit të një softueri. Mirëmbajtja e softuerit, nga ana tjetër, është me rëndësi në sigurimin e vazhdimësisë së shërbimit, dhe kryesisht merret me mënyrat se si të kontrollohen ndryshimet dhe si të bëhet vlerësimi i softuerit pas lëshimit në përdorim. Kjo lëndë ka për qëllim t’i mbulojë konceptet kryesore, parimet, metodat dhe teknikat për kryerjen efikase të testimit dhe mirëmbajtjes së softuerit.
  • [6 SETK] Interfejsi njeri-kompjutor
    Qëllimi i përmbajtjes së lëndës është t’u ndihmojë studentëve t’i mësojnë parimet e dizajnimit të aplikacioneve kompjuterike me shkallë të lartë të përdorimit nga ana e shfrytëzuesve. Në mënyrë specifike, studentët do të posedojnë njohuri rreth metodave të dizajnimit të përqendruar tek shfrytëzuesi që nënkupton dizajnimin e aplikacioneve sipas analizës së shfrytëzuesve dhe kushteve në të cilat do të përdoret aplikacioni. Në mënyrë shtesë do të mësohen edhe metoda të ndryshme të vlerësimit të aplikacioneve që do shfrytëzohen për t’u siguruar se aplikacionet do të jenë të përdorshme nga shfrytëzuesit.
  • [6 SETK] Zhvillimi i aplikacioneve të biznesit
    Kjo është një lëndë nga konceptet e programimit kompjuterik për studentët që kanë përvojë të konsiderueshme të programimit, të cilët mund të ndjekin këtë lëndë nëse dëshirojnë të mësojnë se si të aplikojnë përvojat e programimit në Visual Basic NET. Lënda do të sigurojë njohuri pune nga programet kompjuterike dhe aplikimin e njohurive bazike të programimit në zgjidhjen e problemeve duke përdorur teknologjitë .NET dhe Visual Basic, duke siguruar në këtë mënyrë një model organizativ të programimit. Lënda do të promovojë përdorimin e modeleve të dizajnit, metodologjitë Object-Oriented duke synuar për t'i mësuar nxënësit me praktikat më të mira në zhvillimin e aplikacioneve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore / 10
    • Zhvillimi i aplikacioneve mobile të bazuara në ueb
    • Rrjetat kompjuterike me brez të gjerë
    • Zhvillimi në ueb me përdorimin e XML
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore / 11 (Punimi i diplomës)
    • Zhvillimi i aplikacioneve mobile të bazuara në ueb
    • Rrjetat kompjuterike me brez të gjerë
    • Zhvillimi në ueb me përdorimin e XML
Google+