Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Mësim klasor (2026/2027)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: ELEMENTARY EDU-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Profesor i diplomuar në mësim klasor
SETK: 240 (4 vitе)
Vendimi:

Programi studimor “Mësim klasor” (cikli i parë i studimeve) ka për qëllim të ofrojë njohuri të plota teorike dhe praktike në fushën e mësimdhënies në klasat e ulëta. Ai i përgatit studentët për planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit mësimor, duke zhvilluar kompetenca për përdorimin e metodave, strategjive dhe teknikave bashkëkohore të mësimdhënies të përshtatura me karakteristikat zhvillimore të nxënësve të moshës së ulët. Programi fokusohet gjithashtu në zhvillimin e aftësive pedagogjike, psikologjike dhe didaktike, si dhe në aftësinë për të vlerësuar dhe ndjekur përparimin e nxënësve. Një rëndësi e veçantë i kushtohet krijimit të një mjedisi mësimor gjithëpërfshirës, stimulues dhe të sigurt, si dhe zhvillimit të etikës profesionale, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me prindërit, shkollën dhe komunitetin më të gjerë në procesin edukativo-arsimor.

Të diplomuarit në programin ““Mësim klasor” (cikli i parë i studimeve) mund të ndërtojnë karrierë kryesisht në fushën e arsimit fillor, duke u angazhuar si mësimdhënës në shkolla fillore dhe institucione të edukimit bazë. Ata mund të punojnë në klasat e ulëta si mësues të përgjithshëm, ku janë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e procesit mësimor, vlerësimin e nxënësve dhe krijimin e një mjedisi mësimor gjithëpërfshirës dhe stimulues. Gjithashtu, mund të angazhohen në institucione edukative joformale, qendra për zhvillim të fëmijëve dhe programe arsimore komunitare. Me përvojë dhe zhvillim profesional të mëtejshëm, ata mund të avancojnë në role si koordinatorë arsimorë, mentorë pedagogjikë ose të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë për specializim dhe karrierë akademike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Studenti posedon njohuri të specializuara në fushën e mësimdhënies në klasat e ulëta, duke përfshirë teoritë e edukimit dhe arsimit, didaktikën, kurrikulumin, psikologjinë pedagogjike, mësimdhënien sociale në klasat e ulëta, arsimin gjithëpërfshirës dhe politikat arsimore. Ai/ajo ka një kuptim të thelluar të karakteristikave zhvillimore të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, si dhe të faktorëve që ndikojnë në procesin edukativo-arsimor në kontekste të ndryshme arsimore. Përveç kësaj, studenti i diplomuar kupton qasjet metodologjike për kërkim, vlerësim dhe analizë të praktikave edukativo-arsimore. Ai/ajo posedon njohuri mbi kornizën normative-juridike të arsimit, etikën profesionale në institucionet arsimore dhe në komunitetin më të gjerë.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Studenti është i aftë të zbatojë njohuritë e fituara në planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktiviteteve edukativo-arsimore në institucione parashkollore, fillore, të mesme dhe institucione të tjera arsimore. Ai/ajo mund të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e programeve mësimore dhe edukative, projekteve dhe ndërhyrjeve të ndryshme të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit. Zbatimi i njohurive realizohet edhe përmes analizës dhe zgjidhjes së situatave konkrete, përdorimit të metodave të përshtatshme për këshillim, ndjekje dhe mbështetje të nxënësve. Studenti i diplomuar demonstron aftësi për të përshtatur qasjet e tij në kontekste të ndryshme sociokulturore, nevoja individuale dhe mjedise arsimore gjithëpërfshirëse.

Aftësitë për të vlerësuar

Studenti zhvillon aftësi për vlerësim kritik të proceseve edukativo-arsimore, rezultateve të të nxënit dhe ndërhyrjeve pedagogjike. Ai/ajo është i/e aftë të mbledhë, analizojë dhe interpretojë të dhëna relevante për ndjekjen e përparimit të nxënësve dhe për vlerësimin e programeve dhe praktikave arsimore. Përveç kësaj, studenti i diplomuar është i aftë të vlerësojë punën e tij profesionale dhe të identifikojë nevoja për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm. Ai/ajo është në gjendje të marrë vendime të informuara dhe të bazuara në etikë, duke marrë parasysh standardet arsimore, njohuritë shkencore dhe kontekstin specifik institucional.

Aftësitë e komunikimit

Studenti posedon aftësi të zhvilluara komunikimi për komunikim profesional efektiv me nxënës, prindër, mësimdhënës, shërbime profesionale dhe aktorë të tjerë relevantë në sistemin arsimor. Ai/ajo është i/e aftë të prezantojë qartë, argumentuar dhe në mënyrë profesionale qëndrimet, rekomandimet dhe rezultatet e punës edukativo-arsimore, si në formë gojore ashtu edhe me shkrim. Aftësitë komunikuese përfshijnë gjithashtu aftësinë për bashkëpunim ekipor dhe ndërdisiplinor, zhvillim të diskutimeve profesionale dhe ndërmjetësim në zgjidhjen e problemeve edukativo-arsimore. Studenti i diplomuar është i aftësuar të përdorë terminologji profesionale adekuate dhe të komunikojë në mënyrë të përshtatur për grupe të ndryshme të synuara dhe situata profesionale.

Aftësitë e të mësuarit

Studenti posedon aftësi të zhvilluara për mësim të pavarur, të drejtuar dhe gjatë gjithë jetës, gjë që i mundëson atij/asaj zhvillim të vazhdueshëm profesional. Ai/ajo është i/e aftë të ndjekë arritjet bashkëkohore shkencore dhe praktike në mësimdhënien në klasat e ulëta dhe në fushat e ngjashme, si dhe t’i integrojë ato në mënyrë kritike në praktikën e tij/saj profesionale. Përveç kësaj, studenti i diplomuar tregon aftësi për planifikimin e zhvillimit të tij profesional, përdorimin e burimeve të ndryshme të njohurive dhe pjesëmarrjen në forma formale dhe joformale të zhvillimit profesional. Këto aftësi mundësojnë fleksibilitet, përshtatshmëri dhe gatishmëri për arsimim të mëtejshëm dhe avancim në profesion.

Semestri 1

  • [C2790] [6 SETK] Psikologjia e përgjithshme
    Qëllimi i lëndës: Studentët do të familjarizohen me konceptet, qasjet dhe temat bazë në psikologjinë shkencore në përgatitje për modulet vijuese që ofrojnë njohuri të thelluara në disiplinat psikologjike teorike dhe të aplikuara.
  • [C2791] [6 SETK] Edukimi gjuhësor dhe letrar në gjuhën shqipe
    Lënda ka për qëllim zhvillimin e kompetencave gjuhësore, letrare dhe pedagogjike të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri teorike dhe praktike për përdorimin korrekt dhe funksional të gjuhës shqipe, si dhe për analizën dhe interpretimin e teksteve letrare. Programi synon të zhvillojë aftësi kritike dhe krijuese, shprehje të qartë dhe të saktë me gojë dhe me shkrim, si dhe kompetenca profesionale për aplikimin e njohurive gjuhësore dhe letrare në kontekst arsimor dhe kulturor.
  • [C2789] [6 SETK] Hyrje në mësimdhënie klasore
    Objektivat e programit të lëndës: • Të kuptuarit e bazave të mësimdhënies në shkollën fillore dhe roli i mësuesit. • Përvetësimi i aftësive pedagogjike dhe didaktike për punën me fëmijët. • Zhvillimi i aftësive për planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e mësimdhënies. Rezultatet e të nxënit: • Studenti di si të organizojë dhe drejtojë një klasë në shkollën fillore. • Mund të aplikojë metoda dhe teknika për të nxënit dhe edukimin. • Është në gjendje të vlerësojë progresin dhe të përshtatë mësimdhënien sipas nevojave të nxënësve.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 2

  • [C2796] [6 SETK] Развојна психологија
    Qëllimi i lëndës është që përmes mësimit nga ligjëratat e klasës, leximit të tekstit dhe artikujve kërkimorë të caktuar, pjesëmarrjes në diskutime ose aktivitete të klasës dhe kryerjes së detyrave, studentët të jenë në gjendje të:  Fitojnë njohuri për arritjet shkencore në fushën e psikologjisë së zhvillimit në fëmijëri dhe rini dhe të zhvillojnë aftësi për zbatimin e tyre praktik përmes programeve për stimulimin e zhvillimit.  Njohin stereotipet ndaj të rriturve.  Shpjegojnë teoritë dhe perspektivat kryesore në femiri dhe plakjen psikologjike.  Njohin dizajne të ndryshme kërkimore dhe çështje metodologjike veçanërisht të rëndësishme kur studionifemirine dhe plakjen.  Njohin ndryshimet në ndjesi/perceptim, shëndet dhe njohje me femiri dhe plakjen.  Identifikojnë se si diversiteti (p.sh., gjinia dhe përkatësia etnike) ndikon në përvojën e plakjes.  Shpjegojnë se si plakja ndikon në personalitetin, marrëdhëniet ndërpersonale dhe shëndetin mendor.  Përdorini të menduarit kritik dhe aftësitë efektive të komunikimit me shkrim.
  • [C2797] [6 SETK] Didaktika I
    Qëllimi i kësaj lënde është t’u ofrojë studentëve njohuri bazë dhe të avancuara mbi didaktikën e përgjithshme dhe parimet bashkëkohore të mësimdhënies, duke zhvilluar kompetenca për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e procesit mësimor. Pas përfundimit, studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë teoritë kryesore didaktike, të analizojnë strategji moderne të mësimdhënies, të planifikojnë mësim efektiv, të zbatojnë metoda të përshtatshme sipas nevojave të nxënësve, të vlerësojnë të nxënit dhe të reflektojnë në mënyrë kritike mbi rolin e mësimdhënësit.
  • [C2795] [6 SETK] Matematika I
    Цели на предметот: - Развивање на математичкото, логичкото, аналитичкото и критичкото размислување преку индуктивно и дедуктивно заклучување; - Оспособување на студентите за разбирање и примена на основните математички концепти (броеви, операции, множества, функции и елементарна алгебра); - Изградба на компетенции за решавање на математички проблеми и формулирање текстуални задачи во реален контекст; - Развивање на вештини за претставување и интерпретирање на математички објекти во различни форми (вербални, симболички, бројчани и графички) - Подготовка на студентите за користење на математиката како средство за моделирање на практични секојдневни ситуации; - Зголемување на теоретската математичка основа неопходна за примената на содржините по математика во основното образование. - Формулира и решава текстуални задачи преку равенки, неравенства и системи на линеарни равенки; - Врши проценка на точноста и валидноста на математичките решенија; - Примени стекнатите математички знаења во контекст на наставата по математика во основното образование.
  • [C2799] [3 SETK] Sociologjia e mësimdhënies
    Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të jenë të aftë të: 1. Shpjegojnë teoritë kryesore sociologjike mbi arsimin. 2. Analizojnë marrëdhënien midis arsimit dhe pabarazisë sociale. 3. Vlerësojnë në mënyrë kritike politikat dhe reformat arsimore. 4. Kuptojnë rolin e arsimit në ndërtimin e kombit, shtetësinë dhe formimin e identitetit. 5. Zbatojnë konceptet sociologjike në kontekste arsimore të botës reale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2
  • [6 SETK] Zgjedhore/Kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 3

  • [C2792] [6 SETK] Strategjitë të mësimdhënies në klasë
    Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë dhe të zbatojnë strategji të ndryshme mësimore dhe modele didaktike, të planifikojnë dhe realizojnë aktivitete mësimore në përputhje me nevojat e nxënësve dhe objektivat didaktike, si dhe të përdorin metoda interaktive dhe aktive për të rritur motivimin dhe përfshirjen e nxënësve në procesin e të nxënit. Gjithashtu, ata do të zhvillojnë aftësi për të vlerësuar efektivitetin e mësimdhënies dhe për të ofruar feedback konstruktiv, duke ndërtuar njëkohësisht kompetenca profesionale dhe etike për bashkëpunim të suksesshëm me nxënës dhe kolegë.
  • [C2793] [6 SETK] Letërsi për fëmijë
    Lënda synon që studentët të zhvillojnë njohuri teorike dhe praktike mbi karakteristikat, zhvillimin historik dhe rolin edukativ të letërsisë për fëmijë, të aftësohen për analizë kritike dhe interpretim të teksteve letrare për fëmijë, të fitojnë kompetenca për përzgjedhjen dhe përdorimin e veprave letrare në kontekst arsimor dhe edukativ, si dhe të zhvillojnë aftësi komunikimi, mendim kritik dhe ndjeshmëri estetike në punën me fëmijë.
  • [C2794] [6 SETK] Metodika e mësimdhënies në gjuhën shqipe
    Objektivat e lëndës: • Të zhvillojë kompetencat profesionale të studentëve për mësimdhënien e gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar. • Të aftësojë studentët për planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit mësimor sipas parimeve bashkëkohore didaktike. • Të zhvillojë aftësi për përzgjedhjen dhe përdorimin e metodave, teknikave dhe mjeteve mësimore adekuate. • Të nxisë mendimin kritik, reflektimin pedagogjik dhe vetëvlerësimin profesional. Në përfundim të lëndës, studenti do të jetë në gjendje: • të shpjegojë parimet themelore të metodikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe; • të hartojë plane mësimore dhe skenarë didaktikë për orë gjuhësore; • të zbatojë metoda dhe strategji të ndryshme mësimore në praktikë; • të analizojë dhe vlerësojë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit; • të përdorë në mënyrë efektive tekstet shkollore dhe mjetet didaktike.
  • [C2798] [6 SETK] Matematika II
    Objektivat e programit të lëndës: - Zhvillimin e të menduarit matematikor, logjik, analitik, krijues dhe kritik përmes arsyetimit induktiv dhe deduktiv; - Aftësimin e studentëve për të kuptuar dhe përdorur konceptet bazë të gjeometrisë, përfshirë figurat 2D dhe 3D, transformimet dhe koordinatat; - Ndërtimin e kompetencave për llogaritjen e perimetrit, sipërfaqes dhe vëllimit të figurave gjeometrike; - Përdorimin e matematikës si mjet për modelimin e situatave reale dhe zgjidhjen e problemeve komplekse; - Zhvillimin e aftësive për përfaqësimin dhe interpretimin e objekteve matematikore në forma të ndryshme (grafike, simbolike dhe numerike); - Aftësimin për të përdorur softuerë matematikorë aplikativë për vizualizim, analizë dhe zgjidhjen e problemeve gjeometrike dhe algebro-gjeometrike; - Përgatitjen e studentëve për përdorimin e matematikës dhe softuerëve në arsimimin fillor.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: - Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [C2803] [6 SETK] Praktika pedagogjike I
    Qëllimi i lëndës “Praktika pedagogjike I” është të mundësojë studentëve fitimin e përvojës së parë praktike në mësimdhënie, përmes zbatimit të njohurive bazë teorike dhe didaktike në një mjedis real arsimor, si dhe zhvillimin e kompetencave për vëzhgimin, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve mësimore nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve-mentorë. Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zbatojnë procesin mësimor në përputhje me konceptet teorike të pedagogjisë dhe didaktikës, të vëzhgojnë dhe analizojnë aktivitetet mësimore duke identifikuar elementet kryesore të mësimdhënies efektive, të marrin pjesë në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve mësimore nën mentorim, të përdorin instrumente bazë për vlerësimin e të nxënit dhe të japin feedback konstruktiv, si dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe etike, duke përfshirë komunikimin me nxënësit, respektimin e rregullave dhe përgjegjësinë në praktikën mësimore.
  • [C2801] [6 SETK] Komunikologji pedagogjike
    Kjo lëndë ka për qëllim të aftësojë studentët në mënyrë të detajuar për zhvillimin e një procesi efektiv dhe të ndërsjellë komunikimi, me theks të veçantë në komunikimin ndërpersonal. Ajo synon të zhvillojë aftësi për përshtatjen e stilit të komunikimit sipas moshës, nevojave dhe karakteristikave të fëmijëve me të cilët punojnë, duke përfshirë përdorimin e teknikave të dëgjimit aktiv, empatisë dhe ndërveprimit konstruktiv. Përmes kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të ndërtojnë marrëdhënie pozitive dhe profesionale, të menaxhojnë situata të ndryshme komunikimi dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi mbështetës dhe bashkëpunues.
  • [C2800] [6 SETK] Didaktika II
    Qëllimi i lëndës është zhvillimi i kompetencave të avancuara didaktike për planifikimin, zbatimin, vlerësimin dhe reflektimin e procesit mësimor, të mbështetura në modele bashkëkohore, kërkim pedagogjik dhe praktika gjithëpërfshirëse. Pas përfundimit të saj, studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë strategji moderne mësimdhënieje, të krijojnë mjedise gjithëpërfshirëse të të nxënit, të përdorin vlerësimin formativ dhe reflektiv për përmirësim të praktikës, të integrojnë barazinë dhe dimensionin gjinor në mësimdhënie, si dhe të zhvillojnë aftësi për kërkim pedagogjik, bashkëpunim me prindër dhe reflektim profesional të bazuar në teori dhe evidencë.
  • [C8002] [6 SETK] Psikologjia zhvillimore për fëmijë
    Целта на предметот е студентите да стекнат солидни и современи знаења за научните достигнувања во областа на развојната психологија во детството и младоста, како и да развијат вештини за нивна практична примена. Предметот има за цел да ги подготви студентите да ги разберат развојните процеси, да ги идентификуваат специфичните потреби на децата и младите и да дизајнираат и спроведуваат ефективни програми за поттикнување на развојот во образовни и социјални контексти.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [ESS-01] Anglishtja për shkenca shoqërore 1
    • [ESS-02] Anglishtja për shkenca shoqërore 2

Semestri 5

  • [C2804] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së shkencave natyrore
    Qëllimi i lëndës është që studenti/ja, pas përfundimit të saj, të zhvillojë njohuri dhe aftësi profesionale për mësimdhënien e shkencave natyrore në mënyrë bashkëkohore dhe efektive. Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e metodikës në procesin mësimor, të zbatojnë qasje moderne si të nxënit aktiv, hulumtues, problem-zgjidhës dhe projekt-bazuar, si dhe të planifikojnë dhe realizojnë orë mësimore të strukturuara sipas kurrikulës dhe rezultateve të pritshme. Gjithashtu, ata do të aftësohen të përdorin metoda të përshtatshme sipas moshës dhe nivelit të nxënësve, të integrojnë eksperimente, vëzhgime dhe aktivitete praktike, të shfrytëzojnë mjete didaktike dhe teknologji digjitale, si dhe të vlerësojnë të nxënit përmes formave formuese dhe përmbledhëse. Lënda synon gjithashtu zhvillimin e reflektimit profesional, vetëvlerësimit të vazhdueshëm dhe përkrahjen e një mësimi gjithëpërfshirës dhe të sigurt gjatë aktiviteteve praktike.
  • [C2805] [6 SETK] Metodologjia e mësimdhënies së shkencave shoqërore
    Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuri të qëndrueshme teorike dhe praktike mbi metodikën e mësimdhënies së shkencave shoqërore, duke zhvilluar kompetenca pedagogjike për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin efektiv të procesit mësimor. Lënda synon gjithashtu të forcojë aftësinë e studentëve për të zbatuar qasje bashkëkohore të mësimdhënies, për të përzgjedhur metoda dhe strategji të përshtatshme sipas nevojave të nxënësve, si dhe për të reflektuar në mënyrë kritike mbi praktikën e tyre profesionale në kontekstin edukativ.
  • [C2806] [6 SETK] Основи на ликовно образование
    Lënda përfaqëson bazën e shkrim-leximit vizual dhe artistik të studentëve, duke synuar zhvillimin e perceptimit vizual, vetëdijes estetike dhe mendimit krijues. Ajo fokusohet në njohjen dhe zbatimin e elementeve bazë të artit figurativ dhe parimeve të kompozimit artistik, si dhe në zhvillimin e aftësive për analizë dhe interpretim të veprave vizuale. Përmes kësaj lënde, studentët aftësohen të shprehin idetë e tyre në mënyrë vizuale dhe të kuptojnë rolin e artit në edukim dhe zhvillim personal.
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi të tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [E2843] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [E2996] Teknologjitë e reja riprodhuese dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
    • [E2997] Ekonomiksi i mendimit praktik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit

Semestri 6

  • [C2807] [6 SETK] Vlerësimi dhe notimi i arritjeve të nxënësve
    Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë konceptet dhe parimet bazë të vlerësimit dhe evaluimit arsimor, të zbatojnë metoda dhe teknika themelore për vlerësimin e njohurive dhe arritjeve të nxënësve, si dhe të hartojnë dhe përdorin instrumente të thjeshta vlerësimi si teste, rubrika dhe lista kontrolli. Gjithashtu, ata do të aftësohen të analizojnë dhe interpretojnë rezultatet e vlerësimit me qëllim përmirësimin e procesit mësimor, duke respektuar parimet etike dhe parimin e drejtësisë në vlerësim.
  • [C2808] [6 SETK] Praktika pedagogjike II
    Qëllimi i lëndës “Praktika pedagogjike II” është të aftësojë studentët për planifikimin dhe organizimin e avancuar të aktiviteteve mësimore përmes zbatimit të parimeve didaktike të avancuara, si dhe për realizimin e pavarur të procesit mësimor duke u përshtatur me situata të ndryshme arsimore dhe nevojat e nxënësve. Lënda synon gjithashtu zhvillimin e aftësive për përdorimin e teknikave efektive të vlerësimit dhe feedback-ut me qëllim përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit, analizën dhe reflektimin kritik mbi praktikën personale mësimore me identifikimin e pikave të forta dhe fushave për zhvillim, si dhe zhvillimin e sjelljes profesionale dhe etike, komunikimit efektiv dhe bashkëpunimit me nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin arsimor.
  • [C2809] [6 SETK] Bazat e arsimit muzikor
    Qëllimi i lëndës është zhvillimi i njohurive dhe aftësive themelore muzikore te studentët, përmirësimi i aftësisë për shprehje muzikore vokale dhe instrumentale, si dhe përvetësimi i qasjeve metodologjike për punën në edukimin muzikor. Lënda synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e muzikës në zhvillimin personal, emocional dhe shoqëror. Pas përfundimit të saj, studenti do të jetë në gjendje të njohë dhe përdorë terma dhe elemente bazë muzikorë, të kryejë detyra të thjeshta vokale dhe instrumentale, të zbatojë teknika themelore të mësimdhënies së muzikës dhe të analizojë format dhe zhanret muzikore, si dhe ndikimin e muzikës në mocione
  • [6 SETK] Zgjedhore nga njësi të tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [E2843] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [E2996] Teknologjitë e reja riprodhuese dhe e drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
    • [E2997] Ekonomiksi i mendimit praktik
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit

Semestri 7

  • [C2810] [6 SETK] Modele dhe strategji bashkëkohore të mësimdhënies
    Kjo lëndë synon zhvillimin e kompetencave teorike dhe praktike të studentëve në përdorimin e modeleve dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies. Pas përfundimit të saj, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zbatojnë modele moderne të mësimdhënies, të planifikojnë dhe organizojnë seanca mësimore sipas strategjive bashkëkohore, të përdorin metoda aktive dhe interaktive për rritjen e angazhimit të nxënësve, si dhe të analizojnë efektivitetin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit. Gjithashtu, ata do të zhvillojnë aftësi kritike dhe reflektuese mbi praktikën e tyre profesionale, do të përgatisin plane dhe aktivitete mësimore të bazuara në qasje moderne, do të zbatojnë teknika interaktive në klasë, do të vlerësojnë ndikimin e strategjive në rezultatet e nxënësve, do të demonstrojnë komunikim dhe bashkëpunim efektiv dhe do të propozojnë përmirësime në praktikën mësimore.
  • [C2811] [6 SETK] Inkluzioni në mësimdhënie
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe kompetenca për konceptet dhe parimet e arsimit gjithëpërfshirës, duke përfshirë aspektet e të drejtave, etikës dhe kornizës ligjore, si dhe të zhvillojnë aftësi për planifikimin dhe zbatimin e mësimdhënies që mbështet diversitetin dhe barazinë në të nxënë. Lënda synon gjithashtu t’i aftësojë studentët për të realizuar mësimdhënie gjithëpërfshirëse të përshtatur sipas nevojave të nxënësve me aftësi dhe stile të ndryshme të të nxënit, për të përdorur teknika vlerësimi dhe feedback-u që mbështesin progresin individual, si dhe për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe etike për bashkëpunim efektiv me nxënës, prindër dhe kolegë në një mjedis gjithëpërfshirës.
  • [C2812] [6 SETK] Hulumtimi i metodave në arsim
    Qëllimi i lëndës është që studentët të pajisen me njohuri themelore dhe të avancuara mbi parimet dhe metodat e kërkimit shkencor në fushën e arsimit, si dhe të zhvillojnë aftësi për zbatimin e tyre në studime empirike dhe analiza pedagogjike. Për të ndjekur dhe përfunduar me sukses këtë lëndë, studentët duhet të kenë përfunduar lëndë hyrëse në Shkencat e Edukimit ose Pedagogji, të zotërojnë aftësi bazë në shkrimin akademik dhe leximin kritik, të marrin pjesë në të paktën 70% të ligjëratave dhe seminareve, si dhe të dorëzojnë detyrat e kërkuara dhe të kalojnë me sukses vlerësimin përfundimtar (provim/projekt).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit

Semestri 8

  • [C2813] [6 SETK] Bashkëpuimi dhe këshillimi me prindërit
    Qëllimi i lëndës është që studentët të kuptojnë rëndësinë e familjes në procesin edukativ, të përvetësojnë parimet bazë të këshillimit pedagogjik dhe psikologjik, si dhe të zhvillojnë aftësi komunikimi dhe ndërpersonale. Lënda synon gjithashtu t’i aftësojë studentët për bashkëpunim profesional me prindërit dhe për punë efektive me familje të ndryshme në kontekste arsimore gjithëpërfshirëse.
  • [C2814] [6 SETK] Mësimdhënia e integruar në mësimin klasor
    Qëllimi i lëndës është të përgatisë mësues të aftë për të demonstruar kompetencë profesionale në mësimdhënien në nivelin fillor dhe për të zbatuar qasje të integruara dhe të orientuara drejt fëmijës në lëndë të ndryshme. Në përfundim të lëndës, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shpjegojnë parimet kyçe të arsimit fillor dhe zhvillimit të fëmijës, të hartojnë dhe zbatojnë plane mësimore të integruara sipas kurrikulës, të përdorin strategji të përshtatshme për nxënës të ndryshëm, të vlerësojnë të nxënit përmes metodave formuese dhe përmbledhëse, të menaxhojnë në mënyrë efektive aktivitetet në klasë dhe angazhimin e nxënësve, si dhe të demonstrojnë qëndrim profesional, aftësi komunikimi, punë në ekip dhe reflektim të vazhdueshëm për përmirësimin e praktikës mësimore.
  • [C2815] [6 SETK] Punim diplome (Praktika Pedagogjike III)
    Lënda përfaqëson fazën përfundimtare të formimit pedagogjik në programin e Mësim klasor dhe synon të integrojë njohuritë teorike të studentëve me përvojën praktike të mësimdhënies. Ai fokusohet në zhvillimin e kompetencave profesionale përmes praktikës së pavarur mësimore, menaxhimit të klasës, planifikimit të orëve mësimore dhe analizës reflektuese të aktiviteteve mësimore. Gjatë kësaj faze, studentët pritet të demonstrojnë aftësinë për të zbatuar qasje bashkëkohore pedagogjike, për të përshtatur mësimdhënien sipas nevojave të nxënësve dhe për të vlerësuar rezultatet e të nxënit përmes metodave të përshtatshme të vlerësimit. Lënda gjithashtu thekson zhvillimin e reflektimit kritik, etikës profesionale, aftësive të komunikimit dhe bashkëpunimit me mentorët dhe stafin shkollor, duke i përgatitur studentët për angazhim të plotë profesional si mësues të arsimit fillor. Si pjesë e kërkesave të lëndës, studentët gjithashtu duhet të përgatisin dhe dorëzojnë punimin e diplomës, i cili bazohet në praktikën e tyre pedagogjike dhe përfaqëson një sintezë akademike të njohurive teorike dhe përvojës praktike të mësimdhënies.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E3049] Përfshirja e inteligjencës artificiale në mësimdhënie
    • [E3050] Arsimi Inkluziv për nevoja të veçanta
    • [E3051] Inovacione në metodat mësimore
    • [E3052] Inteligjenca emocionale dhe mbështetja psikosociale
    • [E3053] Politika arsimore dhe lidershipi
    • [E3054] STEM dhe shkencat kreative në shkollë
    • [E3055] Mendimi kritik në arsim
    • [E3056] E-mësimi dhe pedagogjia online
    • [E3057] Pedagogjia parashkollore në botën bashkëkohore
    • [E3058] Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve në mediat sociale
    • [E3059] Drama dhe loja si mjet për komunikim gjuhësor
    • [E3060] Shëndeti mendor tek nxënësit
Google+