Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Kriminalistikë dhe Siguri (2026/2027)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-CS-120
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i shkencave të Kriminalistikës dhe Sigurisë
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Qëllimi i programit studimor të ciklit të dytë në Kriminalistikë dhe Siguri është përgatitja e studentëve për një karrierë të suksesshme në polici, institucionet e drejtësisë, organet e administratës shtetërore, si dhe për punë akademike dhe kërkimore në fushën e kriminalistikës dhe shkencave të sigurisë.

Përmes lëndëve të dizajnuara me kujdes, studentët do të fitojnë njohuri të thelluara teorike dhe aftësi profesionale për përballimin e sfidave komplekse të sigurisë. Ata do të zhvillojnë një kuptim të plotë të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe të agjencive të zbatimit të ligjit, si dhe ekspertizë në fushën e shkencës forenzike.

Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e programit është trajnimi praktik, i cili realizohet në Laboratorin Forenzik të pajisur bashkëkohësisht pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore. Aty studentët marrin pjesë aktive në aktivitete praktike si ekzaminimi i gjurmëve biologjike, testimi i shpejtë i drogës, simulimi i hetimit në vendin e ngjarjes, daktiloskopia dhe aplikimi i teknikave të ndryshme forenzike.

Këto aktivitete u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara në analizën forenzike dhe në proceset hetimore, duke i përgatitur për rolin e tyre të ardhshëm profesional në luftën kundër krimit dhe në avancimin e sigurisë dhe drejtësisë në shoqëri.

Diploma e Fakultetit Juridik njihet nga Oda e Avokatëve dhe Oda e Noterëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ushtrimi i profesioneve të avokatit dhe të noterit kërkon regjistrim formal në këto oda profesionale.Diploma e Fakultetit Juridik u mundëson studentëve qasje në organet shtetërore, veçanërisht në organet e drejtësisë, siç janë gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Studentëve që kanë ambicie të merren me kërkim shkencor, Fakulteti Juridik i UEJL-së u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës).Studentët e këtij programi gjithashtu aftësohen profesionalisht për profesione të ndryshme në fushën e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë në ushtrimin e profesioneve në kuadër të organeve të sistemit të sigurisë në vend.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi sistemin e sigurisë nacionale dhe kupton qëllimet dhe standardet e sigurisë;
  • Ka njohuri dhe kuptim të veçantë për masat dhe veprimet preventive dhe represive të sigurisë në kuadër të menaxhimit të situatave të krizës dhe për prioritetet në fushën e sigurisë;
  • Ka njohuri të detajuara për parimet themelore të etikës profesionale në fushën e sigurisë;
  • Ka kuptim të avancuar për teknologjitë dhe metodologjitë e hulumtimit në fushën e sigurisë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Identifikon dhe zbaton politika, procedura dhe rregulla në fushën e sigurisë;
  • Identifikon dhe analizon çështje komplekse në fushën e sigurisë, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e zbatimit të politikave, procedurave dhe vendimeve në këtë fushë, si dhe në krijimin e standardeve të sigurisë në organizata dhe institucione të sigurisë;
  • Interpreton dhe diskuton çështje bashkëkohore që lidhen me rreziqet, sfidat dhe kërcënimet në fushën e sigurisë;
  • Formulon plane, raporte dhe dokumente strategjike në fushën e menaxhimit të situatave të krizës dhe të përdorimit të teknikave dhe mekanizmave të kontrollit të standardeve të sigurisë;
  • Zbaton njohuritë e fituara përmes hulumtimit në procesin e zgjidhjes së çështjeve komplekse dhe praktike të sigurisë.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Merr vendime për zgjidhjen e rasteve më komplekse praktike nëpërmjet hulumtimit të krijimit të
  • Merr vendime për zgjidhjen e rasteve komplekse praktike përmes analizës dhe hulumtimit në fushën e politikave dhe procedurave të sigurisë;
  • Vlerëson dhe dallon standardet e sigurisë të organizatave dhe institucioneve në fushën e sigurisë;
  • Demonstron mendim kritik të zhvilluar përmes metodave të analizës dhe krahasimit.
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji të përshtatshme për çështje komplekse dhe specifike në fushën e sigurisë;
  • Angazhohet aktivisht në argumentim dhe në debat shkencor;
  • Përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe zotëron shkathtësi të avancuara në përdorimin e teknologjive të informacionit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm, duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.

Semestri 1

  • [MCSS1011] [6 SETK] Kriminalistika
    Qëllimi i lëndës është që studentët: • Të fitojnë njohuri të avancuara mbi konceptet, metodat dhe teknikat kriminalistike të përdorura në hetimet penale. • Të zhvillojnë aftësi praktike dhe analitike për mbledhjen, ruajtjen, analizën dhe interpretimin e provave materiale. • Të aftësohen në zbatimin e metodave shkencore për dokumentimin dhe rindërtimin e vendit të ngjarjes. • Të përvetësojnë etikën profesionale dhe normat ligjore në punën kriminalistike. • Të jenë të përgatitur për punë individuale dhe në grup, duke aplikuar mendim kritik dhe qasje ndërdisiplinare në zgjidhjen e rasteve forenzike.
  • [MCSS2030] [6 SETK] E Drejta Policore
    Objektivat e lëndës janë përgatitja dhe aftësimi i studentëve, si nëpunës të ardhshëm policorë, për të pasur njohuri themelore mbi çështjet që lidhen me Policinë në përgjithësi dhe, në veçanti, mbi autorizimet dhe kufizimet që ata kanë gjatë ushtrimit të kompetencave në fushëveprimin konkret. Kësaj do t’i kushtohet rëndësi e veçantë, pasi praktika ka treguar se, jo rrallëherë, pikërisht si pasojë e mungesës së njohurive të duhura në këtë fushë, nëpunësit policorë janë paragjykuar dhe gjykuar, duke pësuar edhe pasoja të natyrës disiplinore apo penale.
  • [CM157] [6 SETK] E Drejta Penale e Aplikuar
    E drejta penale si e drejtë pozitive është sistem normash me anë të së cilave sjellje të caktuara të njerëzve parashihen si vepra penale për të cila vepra janë të parapara dënime dhe sanksione të tjera shtrënguese nga ana e shtetit dhe janë përcaktuar kushtet dhe mënyrat e zbatimit të tyre. Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njihen me institutet dhe normat penale si dhe me parimet mbi të cilat është ndërtuar e drejta penale.
  • [MCCR3020] [6 SETK] Krimi i Organizuar
    Qëllimi i lëndës “Krimi i organizuar” është që studentët të fitojnë njohuri të avancuara dhe aftësi analitike për të kuptuar dhe trajtuar në mënyrë profesionale fenomenin e krimit të organizuar, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Lënda synon të zhvillojë kompetenca për analizën strukturore të grupeve kriminale, njohjen e fushave të aktivitetit të tyre, si dhe vlerësimin e mekanizmave institucionalë dhe ligjorë për parandalim dhe ndëshkim
  • [6 SETK] Lëndë Zgjedhore
    • [CM159] Delikuenca e të Miturve
    • [MCCR3050] Mjekësia Ligjore
    • [EMSS3030] Kriminaliteti Kompjuterik
    • [EMCL1011] Dhuna në Familje
    • [EM515] Kriminaliteti Ekologjik
    • [EM156] Kriminalistika e Komunikacionit
    • [MCCR3040] E Drejta Penale e Krahasuar
    • [MCCR2030] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [MCSS3040] Etika në Kriminalistikë
    • [MCCR2010] Penologjia

Semestri 2

  • [CM158] [6 SETK] E Drejta Procedurale Penale (Program i Zbatuar)
    E drejta e procedurës penale është disiplinë shkencore që studion normat juridike që rregullojnë pozitën e palëve si dhe kompetencat e palëve dhe subjekteve tjera pjesmarës në procesin penal, llojin, formën dhe kushtet për ndërrmarjen e veprimeve procedurale. Lëndë studimi është sistemi i mjeteve juridike - të rregullta dhe të jashtëzakonshme si dhe procedurat e veçanta. Studentët do të jenë në gjendje që të zotërojnë kuptimin e thellë të parimeve të procedurës penale, do të zgjidhin shembuj të shumtë, detyra, ushtrime, do të përgatisin akte konktrete, raste të simuluara etj.
  • [MCSS2031] [6 SETK] Teknikat dhe Taktikat Kriminalistike
    Lënda synon që studentët: • Të kuptojnë dhe analizojnë në mënyrë kritike teknikat dhe taktikat kriminalistike të zbatueshme në hetimet penale; • Të përvetësojnë aftësi për mbledhjen, sigurimin dhe dokumentimin e provave në mënyrë të strukturuar dhe të standardizuar; • Të mësojnë të zbatojnë masa operative dhe veprime taktike për zbardhjen e veprave penale; • Të demonstrojnë sjellje profesionale dhe etikë në ndërveprimin me palët gjatë veprimeve hetimore; • Të aftësohen për punë individuale dhe në grup në situata të simuluara apo reale kriminalistike.
  • [CM298] [6 SETK] Metodika Kriminalistike
    Qëllimi i kësaj lënde është të njohë studentët me veprimet kriminalistike që ndërmerren në funksion të zbulimit, zbardhjes dhe provimit të veprave penale me karakter të ndryshëm. Çdo vepër penale karakterizohet nga veçori të veçanta, ndaj metodika kriminalistike ofron qasje të specializuara që mundësojnë trajtimin efikas të tyre në mënyrë të diferencuar.
  • [EM511] [6 SETK] Politika Kriminale
    Qëllimi i përgjithshëm i lëndës “Politika kriminale” është të pajisë studentët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi konceptet, strategjitë dhe mekanizmat e politikave kriminale në një shoqëri demokratike. Lënda synon të zhvillojë kompetencat për analizimin kritik të masave penale, alternativave ndaj dënimit, efektivitetit të ndëshkimit dhe politikave parandaluese. Studentët do të jenë në gjendje të vlerësojnë qasjet legjislative dhe institucionale ndaj kriminalitetit, duke i lidhur ato me kontekstin socio-juridik.
  • [6 SETK] Lëndë Zgjedhore
    • [CM159] Delikuenca e të Miturve
    • [MCCR3050] Mjekësia Ligjore
    • [EMSS3030] Kriminaliteti Kompjuterik
    • [EMCL1011] Dhuna në Familje
    • [EM515] Kriminaliteti Ekologjik
    • [EM156] Kriminalistika e Komunikacionit
    • [MCCR3040] E Drejta Penale e Krahasuar
    • [MCCR2030] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [MCSS3040] Etika në Kriminalistikë
    • [MCCR2010] Penologjia

Semestri 3

  • [EM513] [6 SETK] Kriminaliteti Ekonomik
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me dukurin e kriminalitetit ekonomik në këndvështrimin kriminologjik dhe kriminalistik. Njohurit e tilla do ju shërbejnë studentëve për të pasur një pasqyrë solide mbi këtë lloj kriminaliteti, ndikimi i tij në stabilitetin ekonomiko – politik , mirëqenien e shoqërisë, faktorët që ndikojnë mbi këtë lloi krimi, format e shfaqjes, mënyra e të kryerit, karakteristikat e kryerësve, metodika për parandalimin dhe luftimin e këtij lloj krimi etj.
  • [MCCR3010] [6 SETK] Viktimologjia
    Pas përfundimit me sukses të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të: 1. Demonstrojnë një kuptim të avancuar të zhvillimit historik, koncepteve themelore dhe fushës shkencore të viktimologjisë si një disiplinë e veçantë brenda shkencave penale. 2. Analizojnë pozicionin juridik dhe social të viktimave të veprave penale, përfshirë nevojat, të drejtat dhe qasjen ndaj kompensimit, si dhe rolin e tyre në procedurat penale. 3. Angazhohen në mënyrë kritike me çështjet dhe debatet bashkëkohore viktimologjike, duke identifikuar sfidat kryesore me të cilat përballen viktimat në sistemet moderne të drejtësisë. 4. Aplikojnë teoritë dhe konceptet viktimologjike në analizën dhe zgjidhjen e rasteve hipotetike dhe reale që përfshijnë viktimat e krimit. 5. Përdorin me efikasitet terminologjinë e specializuar viktimologjike në diskutime akademike, analiza të shkruara dhe dialog profesional. 6. Zhvillojnë aftësi të avancuara kërkimore nëpërmjet identifikimit, vlerësimit dhe aplikimit të burimeve primare dhe literaturës shkencore në fushën e viktimologjisë.
  • [MCCR1040] [6 SETK] Kriminologjia
    Lënda ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri të thelluara mbi natyrën, shkaqet dhe format e kriminalitetit nga këndvështrimi teorik, empirik dhe ndërdisiplinar. Studentët do të aftësohen të analizojnë faktorët socio-psikologjikë dhe strukturorë që ndikojnë në sjelljen kriminale, si dhe të vlerësojnë politikat penale dhe qasjet e sistemit të drejtësisë ndaj krimit.
  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e Hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: Të aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat e tjera të kërkimit. Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese materiale kërkimore që janë relevante dhe të cituara nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. Të kuptojnë fushëveprimin e procesit të kërkimit dhe qasjen e metodave të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t'i kritikojnë ato. Të studiojnë përmes një qasjeje të avancuar marrëdhënien midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. Të aplikojnë aftësitë dhe njohuritë që kanë fituar përmes tezave të tyre. Si të shmangin plagjiaturën. Të kenë njohuri të avancuara të metodave të kërkimit në shkencat ligjore, si dhe standardeve të citimit.
  • [6 SETK] Lëndë Zgjedhore
    • [CM159] Delikuenca e të Miturve
    • [MCCR3050] Mjekësia Ligjore
    • [EMSS3030] Kriminaliteti Kompjuterik
    • [EMCL1011] Dhuna në Familje
    • [EM515] Kriminaliteti Ekologjik
    • [EM156] Kriminalistika e Komunikacionit
    • [MCCR3040] E Drejta Penale e Krahasuar
    • [MCCR2030] E Drejta Penale Ndërkombëtare
    • [MCSS3040] Etika në Kriminalistikë
    • [MCCR2010] Penologjia

Semestri 4

  • [MCCR4010] [30 SETK] Punimi i Magjistraturës
    Qëllimet e punimit të magjistraturës janë: • Zhvillimi i aftësive kërkimore: Tregon se studenti mund të formulojë një problem kërkimor, të dizajnojë metodologji, të mbledhë dhe analizojë të dhëna, si dhe të interpretojë rezultatet. • Kontributi në dije: Duhet të ofrojë njohuri të reja, gjetje ose një kuptim më të thelluar të një teme në fushën përkatëse. • Aplikimi i njohurive teorike: Lidh teoritë dhe konceptet akademike të mësuara gjatë studimeve me probleme kërkimore reale ose teorike. • Dëshmimi i mendimit kritik: Studenti duhet të vlerësojë në mënyrë kritike literaturën, metodat dhe gjetjet, dhe jo vetëm t’i përshkruajë ato. • Përgatitja për karrierë profesionale ose akademike: Zhvillon kompetenca të nevojshme për kërkime të mëtejshme (studime PhD) ose për praktikë profesionale të avancuar. Në përmbledhje, punimi i masterit është njëkohësisht proces mësimor dhe produkt shkencor që dëshmon gatishmërinë e studentit për punë të pavarur në nivel të avancuar akademik. Për më tepër, aktiviteti synon të përmirësojë teknikat e kërkimit dhe stilin e shkrimit të punimit të masterit, duke respektuar në mënyrë strikte parimet e integritetit akademik dhe duke shmangur përdorimin e mjeteve të paautorizuara, si plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, të cilat janë të ndaluara nga Statuti i UEJL.
Google+