Programi: |
Qeverisja dhe udhëheqja në sektorin publik (2026/2027) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
| Fakulteti: | Shkencat Shoqërore Bashkëkohore |
| Kodi i programit: | GMPS60 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Magjistër i shkencave në qeverisje dhe udhëheqja në sektorin publik |
| SETK: | 60
(1 vit)
Akreditimi
|
| Vendimi: |
Vendimi për fillim me punë
|
Programi studimor „Menaxhimi dhe udhëheqja në sektorin publik“ ka për qëllim të ofrojë kualifikime të arsimit të lartë përmes një qasjeje multidisiplinare që integron administratën publike, politikat publike, menaxhimin, të drejtën dhe shkencat socio-ekonomike. Nëpërmjet një kurrikule bashkëkohore që ndërlidh njohuritë teorike me aftësitë praktike, programi përgatit kuadro të afta për t’u përballur me kompleksitetin e menaxhimit në sektorin publik, si dhe me sfidat moderne që lidhen me digjitalizimin, llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë.
Studentët aftësohen të kuptojnë dhe të analizojnë parimet kyçe të menaxhimit publik, proceset administrative, hartimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe rolin e sektorit publik në shoqërinë bashkëkohore demokratike. Programi nxit zhvillimin e kompetencave kërkimore, analitike, strategjike dhe menaxheriale përmes pjesëmarrjes aktive në studime rasti, projekte dhe hulumtime akademike.
Si program akademik i ciklit të dytë, ai paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve të sektorit publik në nivel kombëtar dhe rajonal, përmes krijimit të kuadrit profesional të përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave në kontekstin global, evropian dhe lokal. Vendosja e këtij programi është e arsyetuar dhe e domosdoshme, duke pasur parasysh rritjen e kërkesës për kuadro të kualifikuara të afta për të kontribuar në reformimin dhe modernizimin e administratës publike.
Nëpërmjet këtij programi studimor studentët përgatiten për:
- qeverisje dhe udhëheqje në sistemet organizative në sektorin publik;
- zbatimin e njohurive profesionale në menaxhimin e proceseve, burimeve njerëzore dhe buxheteve në institucionet e sektorit publik, në sektorin joqeveritar dhe në organizatat private;
- zhvillimin e mendimit kritik për modelin burokratik dhe ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e parimeve të menaxhimit të ri publik në institucionet e sektorit publik;
- zhvillimin e kompetencave për të udhëhequr ciklin e projektit, me theks të veçantë në menaxhimin e bazuar në rezultate dhe në zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë;
- analizimin në mënyrë kritike të rolit të shtetit dhe administratës publike në dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në vendet e rajonit;
- njohjen e tendencave dhe praktikave bashkëkohore në institucionet publike dhe në udhëheqjen publike në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara;
- marrjen e iniciativave për të identifikuar dhe adresuar nevojat për zhvillim institucional në administratën publike;
- zhvillimin e aftësive për planifikim strategjik, hartim të planeve të veprimit, përgatitje të aplikimeve për projekte dhe vlerësim të projekteve;
- zhvillimin e kompetencave për planifikim strategjik në sektorin publik.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Ka njohuri dhe kuptim multidisiplinar të elementeve kryesore të studimit në fushën e administratës publike dhe qeverisjes, të drejtës dhe shkencave socio-ekonomike.
Përshkruan dhe identifikon konceptet themelore, parimet, proceset administrative dhe ligjore, si dhe teoritë në administratën publike që lidhen me sjelljen njerëzore dhe institucionale, procesin e politikave publike, ekonominë e sektorit publik dhe menaxhimin e organizatave publike dhe joqeveritare.
Kupton sistemet e ndryshme të administratës publike – administratën shtetërore, menaxhimin publik dhe ndërveprimin e institucioneve dhe proceseve politike, qeverisë dhe politikave administrative.
Ka njohuri për proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe aspektet institucionale të tyre në administratën publike dhe shtetërore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Zbaton njohuri që lidhen me funksionimin kompleks të shtetit dhe administratës publike dhe aplikon rregullat dhe procedurat përkatëse.
Mund të punojë si nëpunës shtetëror ose zyrtar administrativ në punët normative dhe administrative.
Është në gjendje të udhëheqë institucione nga sektori publik dhe joqeveritar.
Demonstron aftësi për përgatitjen e dokumenteve administrative, planifikimin dhe koordinimin e punës ndërinstitucionale, si dhe për përdorimin e sistemeve të informacionit në administratë.
Zbaton menaxhimin financiar publik dhe përgatit projekte dhe vlerësime të tyre në sektorin publik dhe joqeveritar.
Zbaton njohuri profesionale në përmbushjen e detyrave në institucionet shtetërore dhe të administratës publike, në organizatat private dhe në sektorin civil.
Aftësitë për të vlerësuar
Ka aftësi të mendojë në mënyrë kritike dhe të përfshihet në mënyrë aktive në çështjet aktuale politike në nivel qendror dhe lokal.
Realizon analiza cilësore të proceseve të projekteve publike dhe vlerëson ndikimin e tyre në shoqëri.
Vlerëson projektet në sektorin joqeveritar.
Dallon dukuritë që lidhen me kulturën politike të një komuniteti të caktuar.
Krahason në mënyrë kritike tendencat politike në shoqëri dhe në vend dhe vlerëson ndikimin e tyre në proceset e integrimit evropian.
Aftësitë e komunikimit
Është në gjendje të marrë pjesë në debate, ndërmjetësim dhe negociata, duke ofruar analiza të argumentuara të ligjërimit politik.
Ka aftësi për të shkruar akte administrative, projekt-propozime, analiza dhe raporte konceptuale.
Tregon aftësi për komunikim profesional dhe bashkëpunim në ekip përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.
Aftësitë e të mësuarit
Është në gjendje të përcaktojë dhe të argumentojë rolin e politikës në një shoqëri të bazuar në dije.
Merr iniciativa për të identifikuar interesat e grupeve dhe institucioneve shtetërore brenda procesit të politikave publike.
Ka aftësi për të zhvilluar mësimin gjatë gjithë jetës dhe vetëedukimin në fushën e shkencave politike.
Është në gjendje të kontribuojë në edukimin e qytetarëve për institucionet e sektorit publik, shoqërinë demokratike dhe sektorin joqeveritar.
Semestri 1
-
[MCDP1010]
[6 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët që përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimi kryesor është t’u ofrojë studentëve mjete për konceptualizimin e tezës së tyre, me qëllim identifikimin e çështjes së hulumtimit dhe njohjen me metodat për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda fokusohet në problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, si dhe në tekstet që lidhen me teorinë dhe testimin e hipotezave. Gjithashtu, trajtohen temat që kanë të bëjnë me inferencën deskriptive dhe kauzale, studimet longitudinale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore dhe vendosja në funksion e të gjitha praktikave teorike dhe metodologjike për dizajnimin dhe shkrimin e temës së magjistraturës.
-
[CM138]
[6 SETK]
Probleme Bashkëkohore në Politikat Publike
Qëllimi i kësaj lënde është të sqarojë teoritë e menaxhimit të sektorit publik, me fokus nga teoritë klasike të burokracisë deri te teoritë bashkëkohore në kontekstin e administratës publike. Vëmendje e veçantë i kushtohet organizimit, hierarkisë, autoritetit, koordinimit, centralizimit dhe decentralizimit, delegimit dhe mbikëqyrjes. Studentët do të jenë në gjendje të njohin aspektet themelore të menaxhimit publik si fushë shkencore dhe si profesion, duke analizuar aktivitetet qeveritare nga një perspektivë ligjore, menaxheriale dhe politike.
-
[CM299]
[6 SETK]
Е-Qeverisja
Lënda ka për qëllim të zhvillojë kompetencat e studentëve për të kuptuar dhe për t’u angazhuar në mënyrë kritike me transformimin digjital të administratës publike. Ajo pajis studentët me njohuri për të analizuar modelet e qeverisjes elektronike, për të hartuar politika digjitale strategjike dhe për të vlerësuar ndikimin e teknologjive digjitale në ofrimin e shërbimeve publike, transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve. Studentët do të fitojnë njohuri ndërdisiplinore në aspektet juridike, administrative dhe teknologjike të e-qeverisjes dhe do të njihen me mjetet kryesore si shërbimet elektronike, sistemet e identitetit digjital dhe platformat e të dhënave të hapura. Në përfundim të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të vlerësojnë iniciativat kombëtare dhe ndërkombëtare të e-qeverisjes, të identifikojnë mundësi për inovacion digjital në sektorin publik dhe të përballen me sfidat që lidhen me mbrojtjen e të dhënave, etikën dhe përfshirjen. Ata do të jenë të aftë të kontribuojnë ose të udhëheqin projekte digjitale në institucionet publike, duke përdorur aftësi analitike dhe praktike për të mbështetur një qeverisje efikase, transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve.
-
[CM137]
[6 SETK]
Planifikimi strategjik i avancuar
Kjo lëndë analizon mënyrat efektive dhe modelet bashkëkohore të planifikimit në administratën publike. Fokusi i saj është në menaxhimin strategjik në sektorin publik, ku analizohen procesi i planifikimit strategjik, përcaktimi i misionit të organizatës, si dhe vlerësimi i mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës. Gjithashtu identifikohen çështjet strategjike dhe strategjitë organizative, si dhe studiohen mënyrat e zbatimit dhe vlerësimit të planeve dhe strategjive.
-
[6 SETK]
Zgjedhore e përgjithshme
- [EM483] Evaluimi i Politikave Publike: Modelet, Teoritë dhe Procedurat
- [EM484] Etika në Administratën Publike
- [EM485] Cikli i Menaxhimit të Projekteve: lëndë e avancuar
- [EM487] Teoritë dhe Praktikat e Qeverisjes Ndërkombëtare
- [MCPA2020] Menaxhmenti Financiar Publik
- [MCPA3010] Kontrolli i Administratës
Semestri 2
-
[MCPA4010]
[30 SETK]
Punimi i Magjistraturës
Qëllimet e punimit të magjistraturës janë: • Zhvillimi i aftësive kërkimore: Tregon se studenti mund të formulojë një problem kërkimor, të dizajnojë metodologji, të mbledhë dhe analizojë të dhëna, si dhe të interpretojë rezultatet. • Kontributi në dije: Duhet të ofrojë njohuri të reja, gjetje ose një kuptim më të thelluar të një teme në fushën përkatëse. • Aplikimi i njohurive teorike: Lidh teoritë dhe konceptet akademike të mësuara gjatë studimeve me probleme kërkimore reale ose teorike. • Dëshmimi i mendimit kritik: Studenti duhet të vlerësojë në mënyrë kritike literaturën, metodat dhe gjetjet, dhe jo vetëm t’i përshkruajë ato. • Përgatitja për karrierë profesionale ose akademike: Zhvillon kompetenca të nevojshme për kërkime të mëtejshme (studime PhD) ose për praktikë profesionale të avancuar. Në përmbledhje, punimi i masterit është njëkohësisht proces mësimor dhe produkt shkencor që dëshmon gatishmërinë e studentit për punë të pavarur në nivel të avancuar akademik. Për më tepër, aktiviteti synon të përmirësojë teknikat e kërkimit dhe stilin e shkrimit të punimit të masterit, duke respektuar në mënyrë strikte parimet e integritetit akademik dhe duke shmangur përdorimin e mjeteve të paautorizuara, si plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, të cilat janë të ndaluara nga Statuti i UEJL.
