Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Arkitekturë dhe Dizajn (2025/2026)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Teknike
Kodi i programit: AD-120
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjisër Inxhinier Arkitekt
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Në ciklin e dytë të studimeve në Arkitekturë dhe Dizajn, studentët fitojnë 120 SETK kredi, të cilat i shtohen 180 SETK kredi të fituara më parë (cikli i parë i studimeve të përfunduara), me të cilat studenti fiton gjithsej 300 SETK kredi. Orientimi më i madh akademik dhe teorik në ciklin e dytë të studimeve dhe kompleksiteti i shtuar i detyrave të caktuara plotësojnë arsimin e fituar më parë (gjashtë semestrat e parë në të cilët orientimi profesional mbizotëron në studime). Studenti e përfundon ciklin e dytë të studimeve duke dhënë të gjitha provimet e përcaktuara, duke përmbushur detyrimet e përcaktuara nga kurrikula e lëndës dhe duke përgatitur e mbrojtur me sukses temën e masterit. Tema e masterit në fushën e arkitekturës është projekt arkitektonik ose urbanistik dhe hulumtim teorik për një temë të caktuar, të cilin studenti e realizon nën mentorim dhe në kohëzgjatje maksimale prej një viti. Cikli i dytë i studimeve në arkitekturë përfundon me mbrojtjen publike të temës së masterit/magjistraturës. Kjo gradë çon në një profil të plotë Magjistër Inxhinier-Arkitekt dhe qasje në profesion. 
Me realizimin e objektivave të programit studimor, pritet zhvillimi i kuadrit profesional me nivel të duhur arsimor, gatishmëri profesionale dhe shkencore për t'u përballur me sfidat e hapësirës, mjedisit të ndërtuar dhe ndërtimtarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Programi studimor ka për qëllim:
- të mundësojë edukim të suksesshëm në komponentët dhe fushat e detyrueshme të edukimit të arkitektëve me një shkallë të lartë përgatitjeje shkencore dhe profesionale,
- të lejojë një nivel të përshtatshëm hapjeje për hyrjen e arkitektëve të ardhshëm në nivele të ndryshme të tregut të punës,
- të krijojë ekspertë në fushën e arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të profesionit, njohurive shkencore dhe praktike. 

Përfundimi i ciklit të dytë të studimeve në Arkitekturë dhe Dizajn rrumbullakson edukimin arkitektonik me njohuri moderne profesionale dhe shkencore të personelit dhe profesionistëve në fushën e arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit. Të diplomuarit mund të punojnë në kompani projektimi dhe ndërtimi arkitektonik, njësi të qeverisjes vendore dhe institucione të tjera shtetërore, ndërmarrje publike, si dhe arkitektë në institucione shkencore dhe universitete. Kjo mundëson qasje në profesionin e arkitekturës në nivele të ndryshme dhe në fusha të ndryshme, duke ofruar një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Njohuritë dhe të kuptuarit

Ofron njohuri në kontinuitet në fushën e studimit duke filluar nga arsimi i mesëm i përgjithshëm, në drejtim të kualifimkimit për vazhdimësi në arsimin e lartë.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e nevojshëm për analizë të problemeve arkitektonike dhe urbane dhe sintezë në projektimin dhe planifikimin e zgjidhjeve për nivele të ndryshme kompleksiteti për lloje të ndryshme të objekteve dhe hapësirave.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e marrëdhënieve funksionale, psikologjike dhe ndjesore që ekzistojnë mes njerëzve dhe hapësirës, si dhe formës dhe ngjyrës së materialeve dhe teknologjive të reja ekzistuese.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e parimeve që lidhen me materialet, konstruksionet, sistemet e instalimit dhe ekuilibrimin e energjisë, si dhe zbatimin e duhur të tyre në projektimin dhe ndërtimin e objekteve.
Ofron njohuri dhe mirëkuptim të nevojshëm në relacion me kujdesin e duhur ndaj trashëgimisë arkitektonike, si dhe nga aspekti i mbrojtjes dhe rigjallërimit të së njejtës.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Njohuritë e marra dhe të kuptuarit e problemeve profesionale mund të zbatohen në përgatitjen e projekteve bazike ose llojeve të tjera të projekteve dhe dokumenteve të detajuara, nga të gjitha lamitë e planifikimit arkitektonik ose urban.
Aplikon njohuri dhe kuptim të bazuar në njohuri të koncepteve të ndryshme nga teoria dhe historia e arkitekturës dhe qytetit dhe teoria dhe praktika bashkohore në procesin e formësimit të objekteve, qyteteve dhe mjedisit, duke marrë parasysh kërkesat estetike, nevojat shoqërore dhe kërkesat e mjedisit jetësor.

Aftësitë për të vlerësuar

Demonstron aftësi për përvetësim, analizë, vlerësim dhe prezantim të informacioneve, ideve dhe koncepteve nga të dhëna përkatëse të plota, jo të plota ose të dhëna relevante të kufizuara, për fushat kryesore në procesin e planifikimit, projektimit dhe realizimit të objekteve dhe hapësirës.
Demonstron aftësi për zgjedhje të metodave të përshtatshme, mjeteve dhe aftësive për kushtet specifike dhe shkallë të ndryshme të kompleksitetit, në përmasa të llojit të objekteve dhe hapësirave.

Aftësitë e komunikimit

Tregon aftësi për komunikim dhe aftësi për komunikim grafik, tekstual dhe oral në shërbim të përcjelljes së ideve dhe nevojave të përdoruesit në procesin e krijimit dhe zbatimit të projekteve në lëminë e arkitekturës dhe urbanizmit, si dhe në lëminë e mbrojtjes dhe revitalizimit të trashëgimisë ndërtimore.
Tregon aftësi për të marrë pjesë në diskutime të ekspertëve, si dhe në konsultime për çështje specifike në lëmitë komplementare dhe është në gjendje të marrë përgjegjësi profesionale ekipore.

Aftësitë e të mësuarit

Tregon aftësi pët t’I identifikuar nevojat për arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional, duke u inkuadruar në forma moderne të të mësuarit dhe të mësuarit në lidhje me risitë teknologjike dhe vlerëson në mënyrë kritike përshtatshmërinë e metodave të mësimit dhe ndikimit të tyre në njohuri, aftësi, kompetencë dhe praktika përkatëse për zhvillim profesional.

Semestri 1

  • [CM260] [6 SETK] Projektim i objekteve bujqësore
    Mundësimi i studentëve të kenë njohuri në fushën e planifikimit dhe projektimit të objekteve bujqësore, tipologjinë e tyre dhe kushtet për organizimin e programit të tyre. Hyrje në tipologjitë e reja të objekteve të kujdesit për kafshët [fermat urbane]. Analizimi i koncepteve të reja hapësinore dhe funksionale [përmbajtja hibride].
  • [CM261] [6 SETK] Arkitektura e Brendshme e Objekteve Publike
    Njohja e studentëve në disiplinën e arkitekturës së brendshme. Zhvillimi kronologjik i koncepteve të ndryshme të formësimit të hapësirave të brendshme arkitektonike.
  • [CM262] [6 SETK] Dokumentim dhe Hulumtim i Trashëgimisë Arkitektonike
    Njohja e studentëve me rëndësinë dhe rolin e arkitektit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (veçanërisht trashëgimia e ndërtimit të pasurive të patundshme). Trajnimi i studentëve për: - qëndrim aktiv ndaj trashëgimisë kulturore përmes procedurave teorike dhe praktike në procesin e mbrojtjes së tij - qasje korrekte (analitike dhe konstruktive) në projektim në një mjedis historik.
  • [CM259] [6 SETK] Dizajn Studio V
    Studentët aftësohen për zbatimin praktik të njohurive për projektimin arkitektonik të objekteve specifike në fushën e kulturës (objekte për arte pamore, muzikore dhe performuese, biblioteka, etj.).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • [EM675] Ndriçimi në Arkitekturë
    • [EM676] Ngjyra, Dizajni dhe Arkitektura

Semestri 2

  • [CM264] [6 SETK] Projektim dhe Formësim Urban
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përballen me kompleksitetin e vërtetë të fenomenit urban, të zotërojnë metodat dhe teknikat ndërdisiplinore për regjistrimin dhe analizimin e një situate urbane dhe të përdorin metoda, teknika dhe instrumente urbanistike për të krijuar një zgjidhje urbane që do të sigurojë një hapësirë harmonike zhvillimit të pjesës së qytetit.
  • [CM266] [6 SETK] Konservimi dhe Restaurimi i Trashëgimisë Arkitektonike
    Fitim i njohurive themelore për: - arsyet e degradimit dhe shembjes së objekteve dhe njësive - llojet e metodave për konservim dhe restaurim dhe zbatimin e tyre -qasjet teorike-praktike për konsolidimin dhe rinovimin e objekteve dhe njësive, për qëllimin e tyre të duhur modern.
  • [CM265] [6 SETK] Detaje në Dizajnin e Brendshëm
    Njohja e studentëve me natyrën themelore të hapësirës arkitektonike të brendshme, që e merr si bazë modelin relacional.
  • [CM263] [6 SETK] Dizajn Studio VI
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përballen me kompleksitetin e vërtetë të fenomenit urban, të zotërojnë metodat dhe teknikat ndërdisiplinore për regjistrimin dhe analizimin e një situate urbane dhe të përdorin metoda, teknika dhe instrumente urbanistike për të krijuar një zgjidhje urbane që do të sigurojë një hapësirë harmonike zhvillimit të pjesës së qytetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • [EM677] Qyteti Bashkëkohor dhe Planifikimi i Qytetit
    • [EM678] Dizajni Industrial

Semestri 3

  • [CM267] [6 SETK] Dizajn Studio VII
    Vendosja e metodologjisë në projektim ose ripërdorimin e objekteve dhe komplekseve industriale dhe procedurave themelore në zhvillimin e programit të projektit përmes analizës së ambienteve dhe kushteve të ndryshme të punës. Duke analizuar procesin e qarkullimit teknologjik dhe nevojat tjera funksionale nga aspekti i projektimit arkitektonik.
  • [CM268] [6 SETK] Projektimi i Objekteve Industriale
    Thellimi i njohurive dhe aftësive për planifikimin, programimin dhe hartimin e komplekseve dhe lehtësive industriale. Lënda e studion projektimin e objekteve industriale, të cilat përmbajnë ndërtesa industriale, ndërtesa industriale nga infrastruktura industriale. Qëllimi i lëndës është njohja dhe edukimi i studentëve me arkitekturën e trashëgimisë industriale. Njohja me principet dhe metodat për analizën, vlerësimin dhe mënyrën e projektimit në ndërhyrjet në ndërtesa ose struktura me vlerë të dëshmuar arkitektonik. Arkitektura e trashëgimisë industriale brenda lëndës studiohet në kontekstin e historisë teknike dhe arkitektonike dhe praktikës urbane arkitektonike.
  • [CM269] [6 SETK] Dizajn i Mobiljeve
    Lënda synon të pregatisë studentët në procesin e projektimit të mobiljeve për hapësirat e banimit duke i njohur ato si dhe termet funksion, konstruckion, ergonomi, ekonomi, formësim.
  • [CM270] [6 SETK] Objekte Efikase Energjetike
    Përmirësimi i performancës së energjisë, si për objektet e reja, ashtu edhe ato ekzistuese, përmes masave të vlefshme ekonomike. Kursimi i energjisë përmes zhvillimit të planifikuar të projektit, i cili në një mënyrë strukturore dhe efikase, me metoda dhe mjete të zhvilluara mirë për vlerësimin e energjisë dhe menaxhimin e projektit, do t'u ofrojë studentëve njohuri mbi principet dhe metodat për analizën e problemeve të caktuara arkitektonike, treguar në zonat tematike të lëndës, për t'i zbatuar ato me sukses në procesin e projektimit, ndërtimit dhe rindërtimit të ndërtesave. Njohja me teknologji dhe materiale të reja të përdorura për të arritur qëllimet e reja të vendosura në nivelin e BE për zvogëlimin e konsumimit të energjisë dhe emetimeve të gazrave serë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • [EM679] Modelet Parametrike dhe Informatike në Arkitekturë
    • [EM680] Planifikimi i Trafikut të Qytetit

Semestri 4

  • [CM271] [24 SETK] Punimi i Magjistraturës (Projekt dhe Teori)
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - Punimin e Magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
  • [CM272] [6 SETK] Objekte Efikase Ekologjike
    Njohja e studentëve me aspektet dhe principet themelore të disiplinave të: objekteve ekologjike, rolin e objekteve ekologjike për mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën e qëndrueshme, arkitekturën bioklimatike, arkitekturën ndërdisiplinore.
Google+