-
[EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
Qëllimi i lëndës:
Të pajisë studentët me njohuri relevante mbi të drejtën e punës dhe sigurimit social si degë pozitive e së drejtës dhe si shkencë;
Të pajisë studentët me njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së të drejtës së punës dhe sigurimit social;
Të njihen me korpusin e çështjeve dhe problemeve që studion dhe rregullon e drejta e punës dhe sigurimit social, me rrugën e zhvillimit historik të institucioneve të së drejtës së punës dhe sigurimit social;
Të nxisë mendimin analitik dhe kritik te studentët lidhur me problemet me të cilët ballafaqohet sot e drejta e punës dhe sigurimit social në RМV dhe më gjerë.
-
[EM518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
Qëllimi i kësaj lënde është t’iu ofrojë studentëve njohuri të avancuara mbi ndikimin e përparimeve në gjenetikë dhe teknologjitë e reprodukimit artificial në të drejtën familjare dhe të drejtën prindërore, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve, përfshirë efektet e dokumenteve ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar. Studentët, gjithashtu, do të fitojnë njohuri për diskutimet teorike, etike dhe ligjore mbi çështjet e bioteknologjisë, biomedicinës dhe ndikimin e tyre në krijimin e raporteve prindërore, si dhe balancën midis respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore si dhe nevojës për të siguruar lirinë e kërkimit siç është p.sh E drejta e fëmijët për të njohur prejardhjen gjenetike. Me studimin e kësaj lëndë, studentët, do të fitojnë njohuri edhe rreth të gjitha metodave të tekonogjive të reja për reprodukimin artificial, të cilët janë pjesë e politikës bashkëkohore të natalitetit, duke përfshirë: insiminimin artificial; in vitro fertilizimi; amësia surrogate; lindja e fëmijës nga një grua me material gjenetik të donuar; reprodukimi post human; ko-prindëria (bashkëprindëria); ngjizja e fëmijës nga tre persona; krioprezervimi i gameteve ose embrioneve.
-
[EM519] E drejta prindërore e krahasuar
Në këtë lëndë, studentët, do të fitojnë njohuri për institutin më të rëndësishëm të të drejtës familjare- të drejtën prindërore në të drejtën familjare të RMV-së dhe të drejtën komparative. Studentët, në këtë lëndë, përveç të drejtës prindërore tradicionale do të fokusohen edhe nç institutet më të reja nga e drejta prindërore, edhe atë: përgjegjësia e përbashkët prindërore pas shkurorëzimit të martesës; e drejta e fëmijës që të shpreh mendimin e tij në çështjet prindërore; respektimi i interesit më të lartë të fëmijës në të drejtën prindërore; e drejta e fëmijës për njohjen e prejardhjes së tij gjenetike; nevojat për ndryshimin e termit “e drejtë prindërore” në “përgjegjësi prindërore”. Studentët, gjithashtu, do të mësojnë për mënyrat bashkëkohore të themelimit të prindërisë përmes teknologjive të reja të reprodukimit artificial (Inseminimi artificial, in vitro fekondimi, amësia surrogate, “Three-parent baby” technique, ko-prindëria, lindja e fëmijës nga një grua me material gjenetik të donuar, reprodukimi post-human). Studentët, në këtë lëndë, gjithashtu, do të mësojnë edhe për reformat në legjislacionin familjarë të RMV-së në pjesën e të drejtës prindërore.
-
[EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
Me studimin e lëndës Marrëdhëniet Juridike-Pronësore Bashkëkohore të Bashkëshortëve, nga studentët pritet që të fitojnë njohuri për rregullimin ligjor të marrëdhënieve pronësore të bashkëshortëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në të drejtën komparative. Studentët, do të fitojnë njohuri për regjimin e pronësisë së përbashkët, karakteristike për vendet e ish-Jugosllavisë; do të njihen me regjimin e pronës së përbashkët në vendet skandinave dhe në Gjermani, si dhe me regjimin e pronës së veçantë që është karakteristikë e Britanisë së Madhe. Gjithashtu, vëmendje do t'i kushtohet zhvillimit historik të pronës dhe marrëdhënieve juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në legjislacionin bashkëkohor, kontrata martesore (paramartesore), gjithashtu ka fituar shumë rëndësi, me anë të cilës vetë bashkëshortët rregullojnë marrëdhëniet e ndërsjella të pronësisë. Studentët, do të fitojnë njohuri më të thella për kontratën martesore dhe paramartesore.
-
[EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
Lënda ka për qëllim:
- T’i njohë studentët me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta me të drejtat e autorit, natyrën juridike dhe kohëzgjatjen e tyre.
- T’i pajisë studentët me njohuri nga e drejta e pronësisë industriale si bazë për mësimin e rregullave juridike për mbrojtjen juridike të shpikjeve, markave tregtare, dizajnit industrial, shenjave gjeografike dhe formave të tjera të pronësisë industriale.
- T’i pajisë studentët me njohuritë e përgjithshme për mënyrën e regjistrimit të të drejtave të pronësisë industriale, përfshirë këtu edhe plotësimin e kushteve të përgjithshme për mbrojtjen dhe regjistrimin e tyre.
- T’i informojë studentët në mënyrë profesionale për mënyrën e themelimit të licencës, kushtet e qarkullimit të këtyre të drejtave, efektet, pasojat, e kështu me radhë.
- T’i aftësojë studentët për punë në lidhje me qarkullimin e të drejtave të pronësisë industriale.
- T’i njohë studentët me legjislacionin që mbron të drejtat e pronësisë intelektuale si në aspektin nacional, ashtu dhe në atë ndërkombëtar.
- T’i njohë studentët me mënyrat e mbrojtjes juridike të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe më konkretisht me mbrojtjen juridiko-penale, juridiko-civile dhe juridiko-administrative.
-
[EMCL1010] E drejta e sigurimit
Studentët, do të fitojnë njohuri të avancuara mbi të drejtën e sigurimit dhe legjislacionin pozitiv që lidhet me këtë sferë. Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve të analizojnë sigurimet sipas të drejtës pozitive të RMV-së dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Duke e analizuar legjislacionin e sigurimeve (Ligji për marrëdhëniet detyrimore) dhe lex specialis, ligjet në lidhje me këtë sferë, studentët do të jenë në gjendje të përcaktojnë rëndësinë dhe objektin e rregullimit të së drejtës së sigurimit. Qëllimi tjetër i lëndës është që studentët të pajisen me njohuri të nevojshme për sigurimin, i cili sot konsiderohet si parakusht themelor për sigurinë ekonomike dhe sociale, si për personat juridikë, ashtu edhe për personat fizikë, për zhvillimin e veprimtarisë së investimeve. Njohuritë e tyre do të ju shërbejnë për të punuar në mënyrë kompetente në sferën e sigurimeve.
-
[EM522] E drejta e falimentimit
Kjo lëndë synon t’i pajisë studentët në mënyrë të pavarur t’i identifikojnë dhe analizojnë në mënyrë kritike institucionet themelore të falimentimit dhe procedurës së falimentimit, të zhvillojnë aftësitë për të aplikuar njohuritë e fituara në praktikë në lidhje me falimentimin dhe procedurën e falimentimit;
-
[EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
Qëllimi i lëndës:
-T’i nxisë studentët që në mënyrë kritike ta analizojnë aplikimin e rregullave për kompensimin e dëmit;
-Të zhvillojë tek studentët qasje praktike në gjetjen e zgjidhjeve për rregullimin e rasteve praktike nga marrëdhëniet detyrimore që krijohen me shkaktimin e dëmit;
-Të kontribojë që studentët ta kuptojnë ndikimin e zhvillimit të ekonomisë në zhvillimin e të drejtës për kompensimin e dëmit;
-Të demonstrojnë shkathtësi për zgjidhjen e rasteve konkrete të shkaktimit të dëmit dhe kompenzimit të tij.
-
[EM521] E drejta kontraktore
Qëllimi i lëndës:
T’u sigurojë studentëve njohuritë bazë të drejtes se kontratave, të nevojshme për lidhjen e një marrëdhënie juridike të detyrimit; t'u ofrojë studentëve njohuri themelore se si të lidhin kontrata dhe të zbatojnë institutet juridike. Duke mësuar këtë lëndë, studentëve u mundësohet të jenë në gjendje të lidhin marrëveshje të caktuara si burime në ligjin e detyrimeve, janë në gjendje të dallojnë se çfarë lloj përgjegjësie është, kush duhet të jetë përgjegjës dhe në çfarë kushtesh.
-
[EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
Lënda u mundëson studentëve të njihen me aspektet pozitive të mënyrave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve (ndërmjetësimin, pajtimin, arbitrazhin, arbitrazh-ndërmjetësimin, mini-gjykimin, vlerësimin neutral te hershëm), përparësitë ndaj procedurave gjyqësore, efektet e tyre, dilemat etike në ndërmjetësim, etj.
-
[MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
Qëllimi i lëndës:
•T’i pajisë studentët me njohuri themelore nga aspektet më të rëndësishme të së drejtës së krahasuar;
•T’u paraqesë studentëve metodologjinë krahasuese në studimin e së drejtës civile;
•T’ju ofrojë studentëve njohje më të mirë të së drejtës nacionale përmes studimit të të drejtave të huaja;
•Të zhvillojë shkathtësi kritike të analizimit dhe interpretimit të normave të ndryshme të të drejtës civile nga sistemet me të rënëdishme juridke nëpërmjet metodologjisë krahsuese.
-
[EM526] E drejta e tokës
E drejta e tokës është e drejta që ka të bëjë me të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e tjera sendore mbi tokën ose mbi pasuritë e paluajtshme në përgjithësi, si dhe me regjimin ligjor të llojeve të ndryshme të tokave. Në kuptimin më të gjerë të fjalës, në bazë të parimit superficies solo cedit, fjala ‘tokë’ nuk i referohet vetëm tokave, por dhe ndërtesave dhe të mbjellave në atë tokë.
- Lënda ka për qëllim t’u sigurojë studentëve njohuri relevante mbi të drejtën e tokës dhe rregullimin e kësaj sfere.
- Studentët, do të njihen me klasifikimet e ndryshme të tokave, siç janë toka ndërtimore, toka bujqësore, pyjet, kullotat, varreza, si dhe rregullimin e tyre ligjor.
- Studentët, do të njihen me rregullimin ligjor të llojeve të tjera të pasurive të paluajtshme, siç janë ndërtesat dhe do të fitojnë njohuri për llojet e ndryshme të ndërtesave: objektet për banim apo ndërtesat banesore, objektet për qëllime komerciale apo ndërtesat tregtare etj.
- Studentët, do të njihen me procesin e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, procesin e regjistrimit të të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme, procesin e nacionalizimit dhe denacionalizimit të pronës dhe procesin e legalizimit.
- Studentët, do të aftësohen t’i dallojnë llojet e ndryshme të pasurive të paluajtshme dhe regjimin ligjor që zbatohet për secilin lloj dhe do të njihen me procedurat administrative që lidhen me administrimin e tyre.
-
[EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
Kjo lëndë është një segment i të drejtës sendore, përmes së cilës studentët do të njihen me sistemin e regjistrimit të të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme në RMV, me parimet themelore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe me mënyrën e regjistrimit të të drejtave.
- Studentët, do të njihen me Sistemin Informativ Kadastral Gjeodezik (SIKGJ), i cili mundëson grumbullimin, përpunimin, mirëmbajtjen, menaxhimin, shfrytëzimin, shpërndarjen, lëshimin dhe qasjen unike në të dhënat e kadastrës së pasurive të paluajtshme, si dhe me llojet e të dhënave që përmban SIKGJ.
- Studentët, do të njihen me punën e Agjencisë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme, me statusin dhe kompetencat e Agjencisë, me organet e Agjencisë për Kadastër dhe me strukturën e organeve të shërbimit profesional në Agjenci.
- Studentët, do të fitojnë njohuri mbi mënyrat e mënyrat e krijimit të kadastrës së pasurive të paluajtshme, d.m.th. ata do të njihen me: regjistrimin sistematik të të drejtave të pasurive të paluajtshme, regjistrimin individual të të drejtave të pasurive të paluajtshme, regjistrimin e të drejtave të paregjistruara mbi pasuritë e paluajtshme pas krijimit të kadastrës së pasurive të paluajtshme, si dhe shndërrimin e të dhënave nga kadastra e tokës në kadastër të pasurive të paluajtshme.
- Studentët, do të njihen me të drejtat, mënyrat e regjistrimit të të drejtave, llojet e regjistrimit, bazat për regjistrimin e të drejtave të pasurive të paluajtshme në kadastrën e pasurive të paluajtshme, të dhënat që lëshon kadastra, si dhe me mënyrën e mirëmbajtjes së kadastrës së pasurive të paluajtshme.
- Përmes kësaj lënde studentët do të zotërojnë teknikën e zbatimit të duhur të rregullave ligjore në fushën e regjistrimit të të drejtave të pasurive të paluajtshme.
- Studentët, do të fitojnë njohuri multidisiplinare, jo vetëm në fushën e së drejtës, por edhe në fushën e punëve gjeodezike, të cilat do t'u mundësojnë atyre të zgjidhin në mënyrë rrënjësore çështjet nga fusha e regjistrimit të të drejtave të pasurive të paluajtshme.
- Do të inkurajohet mendimi analitik dhe kritik i studentëve në lidhje me problemet dhe sfidat me të cilat përballet sot sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme në RMV.
-
[EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
Lënda Barazia Gjinore dhe Mosdiskriminimi ka për qëllim që tek juristët e ardhshëm të paraqes një pamje sa më afër të vërtetës së barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit, në mënyrë që ata të formojnë një kuptim të drejtë lidhur me këto çështje, të çrrënjosin paragjykimet dhe stereotipat, gjë që do të ndikojë më tej për të përmirësuar punën e tyre, qoftë përmes hartimit të ligjeve dhe ngritjes së institucioneve dhe sistemeve më të drejta, ashtu dhe në zbatimin e drejtë e të paanshëm të ligjit.
- Në radhë të parë, lënda ka për qëllim të shpjegojë konceptin e diskriminimit gjinor, stereotipave dhe paragjykimeve gjinore, të barazisë, integrimit dhe drejtësisë gjinore.
- Një tjetër qëllim është ndërgjegjësimi i studentëve për rëndësinë e barazisë gjinore, si respektimi i të drejtave njerëzore të grave dhe burrave dhe pasojat e mungesës së barazisë gjinore.
- Lënda synon, gjithashtu, të analizojë lidhjet e problemit të barazisë gjinore me fushën juridike, të ofrojë modele legjislative të përparuara në fushën e barazisë gjinore dhe të ndihmojnë studentët të kuptojnë dhe analizojnë legjislacionin ekzistues të barazisë gjinore, dhunës në familje dhe mosdiskriminimit në RMV.
- Studentët, do të njihen dhe me normat e të drejtës ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore dhe mënyrat e mbrojtjes ligjore nga diskriminimi.
-
[EMCL-07] E drejta noteriale
Me anë studimit të kësaj lënde pritet që studentët të fitojnë njohuri më të thella për këtë pjesë të së drejtës, si dhe të fitojnë aftësi specifike për zbatimin e saj në praktikë. Detyrat e veçanta nga kjo lëndë janë: t'u mundësojë studentëve t’i identifikojnë në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë kritike nocionet themelore dhe institutet e së drejtës noteriale, të zhvillojë aftësi për aplikimin e njohurive të fituara në praktikë në lidhje me kryerjen e punëve të caktuara noteriale.
-
[EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile
Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje:
- Të zbatojnë në mënyrë aktive parimet teorike juridike në probleme konkrete dhe të përditshme juridike;
- Të demonstrojnë aftësi praktike juridike në trajtimin e klientëve në praktikën juridike,
- Të përgatisin akt juridik të strukturuar ose analizë juridike për nevojat e klientëve;
- Të punojnë në mënyrë efektive në një mjedis profesional, në mënyrë individuale dhe kolektive.
-
[MCL-0301] Kolizioni i ligjeve
Në këtë lëndë do të mësohen institutet e përgjithshme, nocioni dhe marrëdhëniet në fushën e konfliktit të ligjeve.