COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Arkitekturë dhe Dizajn (2020/2021)

Studime të integruara pesë vjeçare të ciklit të parë dhe të dytë (300 ECTS - 10 semestra)
Cikli i studimeve: Cikli i parë dhe i dytë (Studime të integruara)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: AD3+2
Viti akademik: 2021 / 2022
Titulli: Magjistër Inxhinier Arkitekt
SETK: 300 (5 vite) Akreditimi
Vendimi:

Arsyetimi për prezantimin e programit të ri studimor lind nga ndjekja e rekomandimeve të Deklaratës së Bolonjës dhe proceset e zbatimit të programeve të akredituara më parë. Duke patur nevojën për të mundësuar përzgjedhje sa më të gjerë të programeve studimore kompatibile, në të njejtën kohë justifikon konceptin e mobilitetit të drejtimeve dhe studentëve ju mundëson zgjedhjen e drejtimit sipas afiniteteve dhe aftësive të tyre.

Drejtimi "Arkitekturë dhe Dizajn" ka për qëllim t'ju përgjigjet kërkesave për përshtatshmëri më të madhe me qendrat dhe universitetet tjera europiane dhe botërore të studimit të këtij drejtim dhe në të njëjtën kohë e përshtat atë me kushtet konkurente të tregut. Në veçanti, që struktura e programit të propozuar të studimit shpien nga lëndë të përgjithshme drejt atyre të specializuara  të përqendruara në përcaktimin e drejtimit në bazë të praktikave dhe njohurive të mësuara dhe jo në bazë të zgjedhjes arbitrare. Përvetësimi gradual i materies në vazhdimësi ndan vëmendjen nga inxhinieria arkitektonike në fushën e artit figurativ-vizual dhe në atë historiko-filozofik të arsimit, si faktor i dytë opcional.

Me përfundimin e këtij programi studimor i  diplomuari ka qasje në profesionin e arkitektit, domethënë ka të drejtë të jetë bartës i projektit dhe dokumentacionit të planifikimit. 

Njohuritë dhe të kuptuarit

Ofron njohuri në kontinuitet në fushën e studimit duke filluar nga arsimi i mesëm i përgjithshëm, në drejtim të kualifimkimit për vazhdimësi në arsimin e lartë.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e nevojshëm për analizë të problemeve arkitektonike dhe urbane dhe sintezë në projektimin dhe planifikimin e zgjidhjeve për nivele të ndryshme kompleksiteti për lloje të ndryshme të objekteve dhe hapësirave.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e marrëdhënieve funksionale, psikologjike dhe ndjesore që ekzistojnë mes njerëzve dhe hapësirës, si dhe formës dhe ngjyrës së materialeve dhe teknologjive të reja ekzistuese.
Ofron njohuri dhe të kuptuarit e parimeve që lidhen me materialet, konstruksionet, sistemet e instalimit dhe ekuilibrimin e energjisë, si dhe zbatimin e duhur të tyre në projektimin dhe ndërtimin e objekteve.
Ofron njohuri dhe mirëkuptim të nevojshëm në relacion me kujdesin e duhur ndaj trashëgimisë arkitektonike, si dhe nga aspekti i mbrojtjes dhe rigjallërimit të së njejtës.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Njohuritë e marra dhe të kuptuarit e problemeve profesionale mund të zbatohen në përgatitjen e projekteve bazike ose llojeve të tjera të projekteve dhe dokumenteve të detajuara, nga të gjitha lamitë e planifikimit arkitektonik ose urban.
Aplikon njohuri dhe kuptim të bazuar në njohuri të koncepteve të ndryshme nga teoria dhe historia e arkitekturës dhe qytetit dhe teoria dhe praktika bashkohore në procesin e formësimit të objekteve, qyteteve dhe mjedisit, duke marrë parasysh kërkesat estetike, nevojat shoqërore dhe kërkesat e mjedisit jetësor.

Aftësitë për të vlerësuar

Demonstron aftësi për përvetësim, analizë, vlerësim dhe prezantim të informacioneve, ideve dhe koncepteve nga të dhëna përkatëse të plota, jo të plota ose të dhëna relevante të kufizuara, për fushat kryesore në procesin e planifikimit, projektimit dhe realizimit të objekteve dhe hapësirës.
Demonstron aftësi për zgjedhje të metodave të përshtatshme, mjeteve dhe aftësive për kushtet specifike dhe shkallë të ndryshme të kompleksitetit, në përmasa të llojit të objekteve dhe hapësirave.

Aftësitë e komunikimit

Tregon aftësi për komunikim dhe aftësi për komunikim grafik, tekstual dhe oral në shërbim të përcjelljes së ideve dhe nevojave të përdoruesit në procesin e krijimit dhe zbatimit të projekteve në lëminë e arkitekturës dhe urbanizmit, si dhe në lëminë e mbrojtjes dhe revitalizimit të trashëgimisë ndërtimore.
Tregon aftësi për të marrë pjesë në diskutime të ekspertëve, si dhe në konsultime për çështje specifike në lëmitë komplementare dhe është në gjendje të marrë përgjegjësi profesionale ekipore.

Aftësitë e të mësuarit

Tregon aftësi për të vetë-identifikuar nevojat për arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional, duke u inkuadruar në forma moderne të të mësuarit dhe të mësuarit në lidhje me risitë teknologjike, dhe vlerëson në mënyrë kritike përshtatshmërinë e metodave të mësimit dhe ndikimit të tyre në njohuri, aftësi, kompetencë dhe praktika përkatëse për zhvillim profesional.

Semestri 1

  • [C2023] [6 SETK] Bazat e projektimit
    Hyrje në konceptet themelore të formës dhe hapësirës arkitektonike, si dhe parimet e krijimit nga sistemet hapësinore elementare në ato komplekse. Studenti zhvillon aftësinë për të njohur me elementet dhe për të perceptuar ndërlidhjet e tyre, duke i bërë të mundur që ata të krijojnë një objekt arkitektonik konceptual. Duke analizuar përmbajtjen dhe kontekstin, studenti përvetëson aftësinë për të kuptuar dhe vlerësuar parimet themelore të organizimit dhe formimit të hapësirës.
  • [C2024] [3 SETK] Gjeometri deskriptive
    Si një disiplinë themelore, gjeometria deskriptive ka si qëllim themelor zhvillimin e aftësisë së studentëve për të perceptuar format hapësinore tre-dimensionale dhe ndërlidhjet e tyre, si dhe prezantimin e tyre të vizatimit dy-dimensional, në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjuhës univerzale të vizatimit teknik. Nga ana tjetër, kjo disiplinë siguron një prezantim të qartë të ideve të veta për organizimin e formave hapësinore duke krijuar vizatimin teknik, si një supozim themelor për ekzistencën e çdo disipline inxhinierike.
  • [C2025] [3 SETK] Matematikë
    - Njohja e studentëve me llogaritjet themelore. - Prezantimi i funksioneve themelore dhe metodave matematikore në zgjidhjen e ndryshme problemet matematikore. - Njohja e studentëve me matematikën trigonometrike dhe vektorët. - Inkurajimi i studentëve për të fituar njohuri në fushën e matematikës duke paraqitur aspektet teorike dhe praktike të lëndës.
  • [C2026] [3 SETK] Aplikimet kompjuterike
    Në këtë lëndë studentët do ti mësojnë konceptet themelore të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, do ta mësojnë versionin e fundit të Windows 10, si dhe të punojnë me aplikacione dhe skedarë në kompjuterët që përdorin. Gjithashtu do të mësojnë se si të përdorin redaktorin më të njohur të tekstit - Microsoft Office Word 2020. Në pjesën e fundit të lëndës, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë se si të përdorin profesionalisht shfletuesin e Internet Explorer 11 dhe aplikacionin për marrjen dhe dërgimin e postave elektronike - Microsoft Office Outlook 2020.
  • [C2022] [6 SETK] Bazat e dizajn studios
    Vendosja e bazave disiplinore për shikimin kritik dhe mendimin konceptual të fenomenologjisë së hapësirës arkitektonike, zhvillimin e aftësisë për të krijuar një ide për një hapësirë të tërë, projekt arkitektonik integral, zhvillimin e ndjenjave të qëllimit për të marrë vendime personale arkitektonike.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedoase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase-Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase - Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze - Niveli fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze - Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze-Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze-Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze- Niveli i Avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2516] Shprehje vizuale I

Semestri 2

  • [C2032] [2 SETK] Mësim praktik 1
    Qëllimi i 'mësimit praktik 1' është që studentët pas semestrit të dytë të kalojnë 20 ditë pune në një kompani të regjistruar të projektimit - byro dhe të njihen me mënyrën e funksionimit të kompanisë, dispozitat ligjore sipas të cilave kompania punon dhe të njihet me mënyrat dhe metodat e realizimit (zhvillimit) të dokumentacionit të projektit.
  • [C2031] [3 SETK] Historia e akitekturës dhe artit I
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me mjediset themelore teorike, si dhe me zhvillimin e arkitekturës, artit dhe dizajnit nga fillimet e tyre deri në shfaqjen e Rilindjes në skenën kulturore dhe artistike në Evropë. Programi paraqet të gjitha periudhat më të rëndësishme historike dhe stilistike, stilet unike si produkte të nivelit të zhvillimit të teknologjisë, shkencës dhe kulturës, veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e arkitekturës dhe artit të përgjithshëm.
  • [C2030] [3 SETK] Statika ne arkitekturë
    Njohja me konceptet themelore të statikës si një mjet për të kuptuar sistemet më elementare konstruktive. Paraqitje themelore analitike dhe praktike në parimet dhe konceptet fizike të statikës.
  • [C2028] [6 SETK] Principet e projektimit
    Qëllimi i lëndës është të njihen studentët me metodologjinë themelore të projektimit duke studiuar procesin e projektimit me ndihmën e metodave të analizës, sintezës, verifikimit dhe zbatimit, në përputhje me parimet dhe standardet e projektimit. Organizimi funksional i hapësirës gjithashtu studiohet në varësi të qëllimit dhe përmbajtjes së tij. Gjithashtu, do të studjojnë për ndikimet e faktorëve të jashtëm, me legjislacionin bazë. Komunikimet vertikale studiohen gjithashtu si një pjesë veçanërisht e rëndësishme e projektimit arkitektonik. Gjatë punës së ushtrimeve grafike, studentët do të aftësohen për të zotëruar pjesën analitike të procesit të projektimit.
  • [C2027] [6 SETK] Principet e dizajn studios
    Vendosja e bazave disiplinore për shikimin kritik dhe mendimin konceptual të fenomenologjisë së hapësirës arkitektonike, zhvillimin e aftësisë për të krijuar një ide për një hapësirë të tërë, projekt arkitektonik integral, zhvillimin e ndjenjave të qëllimit për të marrë vendime personale arkitektonike.
  • [C2029] [3 SETK] Perspektiva
    Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me parimet themelore të projeksionit qendror përmes një programi që përfshin metodat dhe procedurat për vizatimin e imazheve perspektive. Aftësi për krijim të imazheve perspektive, si dhe krijimin e perspektivës, animacionit dhe vizualizimin e elementeve të arkitekturës.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedoase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase-Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase - Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze - Niveli fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze - Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze-Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze-Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze- Niveli i Avancuar
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2617] Shprehje vizuale II

Semestri 3

  • [C2033] [6 SETK] Dizajn studio I
    Dizajn Studio I është regjistruar në vazhdimësinë e lëndëve Bazat e dizajn studios dhe Principet e dizajn studios që nga viti i parë dhe është një fazë e përgatitjes për ciklet tematike të mëvonshme të mësimit arkitektonik. Fushat e mësimit të hapësirës janë identike me ato të vitit të parë: procedura e njoftimit, të kuptuarit dhe analizës së hapësirës arkitektonike, procedura e konceptimit, njohja e elementeve përbërës dhe konteksti i projektit arkitektonik, elemente të teorisë dhe doktrinave të projektit arkitektonik, historisë dhe kulturës arkitektonike, njohuritë dhe ushtrimet e mjeteve për të përfaqësuar hapësirën arkitektonike.
  • [C2034] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banime individuale familjare
    Qëllimi i lëndës është t'u sigurojë studentëve një kuptim themelor të parimeve dhe metodologjisë së planifikimit arkitektonik, programimit dhe projektimin e objekteve për banime individuale familjare. Për të zhvilluar një pamje utilitare, estetike dhe strukturore të hapësirës. Për ti mësuar konceptet themelore të banimit me një familje dhe marrëdhëniet e tyre me kontekstin modern. Për ti kuptuar përcaktorët themelorë të procesit të projektit të arkitekturës së banimit, aspektet hapësinore, sociale, kulturore, ekonomike. Ti njohin modelet e banimit që lidhen me praktikën moderne globale.
  • [C2035] [6 SETK] Dizajn konstruktiv në arkitekturë I
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njihen me elementët e konstruksioneve, materialet nga të cilat bëhen konstrukcionet, si dhe zgjidhjen konstruktive të bazave të thjeshta arkitektоnike, prerje, pamje etj. Me avantazhet dhe disavantazhet e strukturave të betonit, lloje të ndryshme të suvanëve, strukturave prej druri mezzanine dhe shufrat.
  • [C2036] [4 SETK] Historia e akitekturës dhe artit II
    Studentët do të kenë aftësi për: - njohuri aktive, qasje analitike dhe konstruktive dhe qëndrim ndaj ndërtimeve (arkitektonike, urbane) dhe trashëgimisë artistike; - njohja graduale, përzgjedhja dhe vlerësimi i fakteve për kategoritë dhe kuptimet e përhershme dhe të ndryshueshme të koncepteve arkitektonike në drejtim sinkron dhe diakronik; - pranimi i mesazheve nga trashëgimia historike si një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e gjuhës dhe kulturës personale konstruktive.
  • [C2037] [4 SETK] Projektimi përmes kompjuterit
    Qëllimi i lëndës është ti krijojë bazat e përdorimit të kompjuterave në punën e përditshme të studentëve. Qëllimi është që studentët të fitojnë njohuri themelore për procesin e programimit në gjuhët e programimit që përdoren në përgatitjen e paketave të komunikimit me grafikë kompjuterikë. Duke studiuar dhe përdorur versionet e fundit të paketave të programit CAD (AutoCAD dhe ArchiCAD), studenti do të përgatisë një pamje të plotë dy-dimensionale të një objekti arkitektonik të caktuar.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2518] Materialet, metodat dhe produktet

Semestri 4

  • [C2038] [6 SETK] Dizajn studio II
    Qëllimi kryesor i lëndës është ti aftësojë studentët e arkitekturës që të analizojnë dhe paraqesin në mënyrë diagramike tiparet e dukshme të një vendi të veçantë - një subjekt me interes kërkimi. Ti kuptojnë, si dhe të mësojnë të aplikojn me fazat e ndryshme të procesit të mendimit krijues të një projekti arkitektonik. Ti aftësojë studentët të analizojnë një program të caktuar, nga i cili më vonë duhet të zhvillojnë një koncept të qartë arkitektonik (hipotezë). Të kuptojnë se si projektimi i formës arkitektonike dhe hapësirës lidhet drejtpërdrejt me nevojat psikologjike, fiziologjike, sociologjike dhe kulturore të njerëzve. Të mësojnë më shumë teknika të ndryshme kërkimore për strategjitë e tyre të projekteve (duke skicuar, diagrame dhe duke bërë modele analoge dhe digjitale të studios (2D dhe 3D). Të mësojnë të përgatisin forma të ndryshme të vizatimeve prezantuese dhe modeleve përmes të cilave ata do të paraqesin projektin përfundimtar.
  • [C2039] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banim shumë-familjar
    Qëllimi i lëndës është tu sigurojë studentëve njohuri të thelluara dhe zbatimin e principeve të planifikimit arkitektonik, programimin dhe projektimin në programet komplekse, hapësinore, sociale në shembullin e banimit shumë-familjar. Të zhvilloj një pamje utilitare, estetike dhe strukturore të hapësirës në objektet e banimit shumë-familjar. Ti mësoj konceptet themelore të strehimit shumë-familjar dhe marrëdhëniet e tyre me kontekstin bashkëkohor. Të kuptoj përcaktorët themelorë të procesit të projektit të arkitekturës së banimit, aspektet hapësinore, sociale, kulturore, ekonomike, që lidhen me praktikën bashkëkohore.
  • [C2040] [6 SETK] Dizajn konstruktiv në arkitekturë II
    Njohja e studentëve me principet dhe metodat për analizimin e problemeve të caktuara arkitektonike të treguara në zonat tematike të lëndës përmes detajeve të projektuara arkitektonike, me theks të veçantë në rëndësinë e tij përmes procesit të projektimit dhe zhvillimit të projekteve arkitektonike (niveli i prezantimit grafik në projektin bazë arkitektonik dhe projektin për ndërtim).
  • [C2041] [4 SETK] Historia e akitekturës dhe artit III
    Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me teorinë dhe zhvillimin e arkitekturës, artit dhe dizajnin e epokës industriale, shekullit XX dhe tendencave të reja në shekullin njëzet e një. Programi parashikon studimin e kësaj periudhe duke u njohur me punën e shkollave të mëdha, mjeshtrave dhe veprave. Punimet e arkitektëve bashkëkohorë me famë botërore, dizajner dhe artistë, që do të prezantohen individualisht gjatë gjithë programit.
  • [C2042] [4 SETK] 3D modelimi kompjuterik dhe realiteti virtual
    Qëllimi është që pasi studentët të fitojnë njohuri prej lëndës ‘Projektimi përmes kompjuterit’ dhe komunikimin tjetër kompjuterik grafik, ata do të jenë në gjendje të qasen në modelimin-vizualizim tre-dimensional me projektim. Në mënyrë që secili student të jetë në gjendje ti përdorë kompjuterët në mënyrë të pavarur dhe krijuese në hartimin e objekteve, është e nevojshme që të njihen plotësisht me mbështetjen e kompjuterit të orientuar drejt grafikut dhe shprehjes së projektit. Duke i mësuar dhe aplikuar paketat e programit CAAD (3DStudio dhe Artlantis), studenti duhet të përgatisë një vizualizim të plotë dhe paraqitje tre-dimensionale të objektit të modeluar arkitektonik dhe ti dijë metodat e ndikimit të tij në projektimin arkitektonik.
  • [C2043] [2 SETK] Mësim praktik 2
    Qëllimi i 'mësimit praktik 2' është që studentët të kalojnë 20 ditë pune në një ndërmarrje të regjistruar të ndërtimit pas përfundimit të semestrit të katërt dhe të njihen me dispozitat ligjore, sipas të cilave kompania punon, funksionimi i vendit të ndërtimit, të ketë pasqyrë në pjesë të caktuara të dokumentacionit të ndërtimit të projektit, proceset dhe procedurat për realizimin e konstruksionit dhe fazat e konstruksionit në përputhje me dispozitat e Ligjit për ndërtimin.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2519] Dizajn grafik

Semestri 5

  • [C2044] [6 SETK] Dizajn studio III
    Qëllimi i lëndës është tu mundësojë studentëve studim të thelluar dhe zbatim të principeve të planifikimit arkitektonik, programimit dhe dizajnit në situata komplekse programatike, hapësinore, sociale, duke ndjekur shembullin e objekteve të banimit kolektiv: banimin e gjeneratës së tretë, banim dhe edukimin, arkitekturën dhe mjedisin për fëmijë. Ti mësoj llojet themelore të strehimit kolektiv, kontekstet e tyre historike dhe bashkëkohore.
  • [C2048] [4 SETK] Principet themelore të dizajnit të brendshëm
    Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me organizimin e brendshëm të hapësirës dhe kërkesat hapësinore funksionale dhe vizuale-estetike, faktorin njerëzor (antropometria) dhe dinamikën e veprimtarive të tij si dimensioni i katërt i hapësirës. Programi I lëndës përfshin studimin e organizimit të hapësirave të banimit duke krijuar zgjidhje të ndryshme teknike të prezantimit.
  • [C2047] [4 SETK] Historia e akitekturës dhe artit IV
    Mundësi studentëve për: - njohuri aktive, qasje analitike dhe konstruktive dhe qëndrim ndaj trashëgimisë ndërtimore (arkitektonike, urbane) dhe artistike) - njohjen graduale, përzgjedhjen dhe vlerësimin e fakteve në lidhje me kategoritë e përhershme dhe të ndryshueshme të kuptimeve të koncepteve arkitektonike në drejtim sinkron dhe diakronik -pranimi i mesazheve nga trashëgimia historike si një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e gjuhës dhe kulturës personale të ndërtimit.
  • [C2045] [6 SETK] Projektimi i objekteve për banim kolektiv
    Qëllimi i lëndës është tu mundësojë studentëve njohuri themelore dhe zbatim të principeve të planifikimit arkitektonik, programimit dhe projektimit në situata komplekse programatike, hapësinore, sociale në shembullin e objekteve të banimit kolektiv - hotele. Ti zhvillojë principet themelore të projektimit arkitektonik të objekteve për banim kolektiv, zhvillimin e aftësive të projektimit arkitektonik të programeve komplekse dhe situatave kontekstuale, tek ndërtesat për strehim kolektiv - hotele.
  • [C2046] [6 SETK] Detaje në arkitekturë
    Qëllimi lëndës është zotërim me fazat e projektimit dhe mënyrën e ekzekutimit të të gjitha zanateve të ndërtimit që pasojnë pas përfundimit të konstrukcionit të objekteve deri në përfundimin e objektit në një tërësi të vetme funksionale estetike.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2520] Planifikim urbanistik I

Semestri 6

  • [C2049] [6 SETK] Dizajn studio IV
    Studentët do të trajnohen në zbatimin praktik të njohurive për projektimin arkitektonik të objekteve specifike në fushën e objekteve administrative (zyra) dhe objekteve arsimore.
  • [C2050] [6 SETK] Projektim i ndërtesave publike
    Studentët fitojnë njohuri të thelluara profesionale dhe akademike për ndërtesat publike, parametrat dhe metodat e reja të projektimit përmes të cilave masterizohen ose gjenerohen lloje të reja të ndërtesave publike si detyra komplekse të projektimit.
  • [C2051] [6 SETK] Kompozicioni për arkitekturë dhe dizajn
    Lënda synon të njohë studentët me natyrën e trefishtë të hapësirës arkitektonike, të dukshme, konceptuale dhe simbolike dhe principet themelore të formësimit - kompozimit të saj, të cilat rrjedhin prej saj. Zbatimi i tyre specifik si përafrime ontologjike, modele kuratoriale, përbërje si metodologji.
  • [C2052] [4 SETK] Arkitektura e brendshme
    Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me organizimin e brendshëm të mjediseve jo-rezidenciale, si sekuencë logjike në metodologjinë e dizajnit të brendshëm. Kjo lëndë përfshin studimin e principeve, standardeve dhe normave për hartimin dhe rregullimin e hapësirave të punës.
  • [C2053] [4 SETK] Menaxhimi i kostos – Arkitektët si sipërmarrës
    1. Paraqitja e studentëve në segmentin e standardeve dhe metodave për organizimin e proceseve me menaxhimin e investimit të projektit, ligjet, problemet dhe procedurat që lidhen drejtpërdrejt me financimin dhe ekonominë në ndërtim si një faktor i rëndësishëm i tregut për menaxhimin dhe zbatimin e projekteve 2. Aspektet ekonomiko-financiare dhe menaxhimi i tyre.
  • [C2054] [2 SETK] Mësim praktik 3
    Qëllimi i 'mësimit praktik 3' është që studentët të kalojnë 20 ditë pune në një ndërmarrje të regjistruar të ndërtimit pas përfundimit të semestrit të gjashtë dhe të njihen me dispozitat ligjore, sipas të cilave kompania punon, funksionimi i vendit të ndërtimit, të ketë pasqyrë në pjesë të caktuara të dokumentacionit të ndërtimit të projektit, proceset dhe procedurat për realizimin e konstruksionit dhe fazat e konstruksionit në përputhje me dispozitat e Ligjit për ndërtimin.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2521] Planifikim urbanistik II

Semestri 7

  • [C2058] [6 SETK] Dokumentim dhe hulumtim i trashëgimisë arkitektonike
    Njohja e studentëve me rëndësinë dhe rolin e arkitektit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (veçanërisht trashëgimia e ndërtimit të pasurive të patundshme). Trajnimi i studentëve për: - qëndrim aktiv ndaj trashëgimisë kulturore përmes procedurave teorike dhe praktike në procesin e mbrojtjes së tij - qasje korrekte (analitike dhe konstruktive) në projektim në një mjedis historik.
  • [C2057] [6 SETK] Arkitektura e brendshme e objekteve publike
    Njohja e studentëve në disiplinën e arkitekturës së brendshme. Zhvillimi kronologjik i koncepteve të ndryshme të formësimit të hapësirave të brendshme arkitektonike.
  • [C2056] [6 SETK] Projektim i objekteve bujqësore
    Mundësimi i studentëve të kenë njohuri në fushën e planifikimit dhe projektimit të objekteve bujqësore, tipologjinë e tyre dhe kushtet për organizimin e programit të tyre. Hyrje në tipologjitë e reja të objekteve të kujdesit për kafshët [fermat urbane]. Analizimi i koncepteve të reja hapësinore dhe funksionale [përmbajtja hibride].
  • [C2055] [6 SETK] Dizajn studio V
    Studentët aftësohen për zbatimin praktik të njohurive për projektimin arkitektonik të objekteve specifike në fushën e kulturës (objekte për arte pamore, muzikore dhe performuese, biblioteka, etj.).
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • Ndriçimi në arkitekturë
    • Ngjyra, dizajni dhe arkitektura

Semestri 8

  • [C2059] [6 SETK] Dizajn studio VI
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përballen me kompleksitetin e vërtetë të fenomenit urban, të zotërojnë metodat dhe teknikat ndërdisiplinore për regjistrimin dhe analizimin e një situate urbane dhe të përdorin metoda, teknika dhe instrumente urbanistike për të krijuar një zgjidhje urbane që do të sigurojë një hapësirë harmonike zhvillimit të pjesës së qytetit.
  • [C2060] [6 SETK] Projektim dhe formësim urban
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përballen me kompleksitetin e vërtetë të fenomenit urban, të zotërojnë metodat dhe teknikat ndërdisiplinore për regjistrimin dhe analizimin e një situate urbane dhe të përdorin metoda, teknika dhe instrumente urbanistike për të krijuar një zgjidhje urbane që do të sigurojë një hapësirë harmonike zhvillimit të pjesës së qytetit.
  • [C2061] [6 SETK] Detaje në dizajnin e brendshëm
    Njohja e studentëve me natyrën themelore të hapësirës arkitektonike të brendshme që modelin relacional merr si bazë.
  • [C2062] [6 SETK] Konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë arkitektonike
    Fitim i njohurive themelore për: - arsyet e degradimit dhe shembjes së objekteve dhe njësive - llojet e metodave për konservim dhe restaurim dhe zbatimin e tyre -qasjet teorike-praktike për konsolidimin dhe rinovimin e objekteve dhe njësive, për qëllimin e tyre të duhur modern.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • Qyteti bashkëkohor dhe planifikimi i qytetit
    • Dizajn industrial

Semestri 9

  • [C2063] [6 SETK] Dizajn studio VII
    Vendosja e metodologjisë në projektim ose ripërdorimin e objekteve dhe komplekseve industriale dhe procedurave themelore në zhvillimin e programit të projektit përmes analizës së ambienteve dhe kushteve të ndryshme të punës. Duke analizuar procesin e qarkullimit teknologjik dhe nevojat tjera funksionale nga aspekti i projektimit arkitektonik.
  • [C2064] [6 SETK] Projektimi i objekteve industriale
    Thellimi i njohurive dhe aftësive për planifikimin, programimin dhe hartimin e komplekseve dhe lehtësive industriale. Lënda e studion projektimin e objekteve industriale, të cilat përmbajnë ndërtesa industriale, ndërtesa industriale nga infrastruktura industriale. Qëllimi i lëndës është njohja dhe edukimi i studentëve me arkitekturën e trashëgimisë industriale. Njohja me principet dhe metodat për analizën, vlerësimin dhe mënyrën e projektimit në ndërhyrjet në ndërtesa ose struktura me vlerë të dëshmuar arkitektonik. Arkitektura e trashëgimisë industriale brenda lëndës studiohet në kontekstin e historisë teknike dhe arkitektonike dhe praktikës urbane arkitektonike.
  • [C2065] [6 SETK] Dizajn i mobiljeve
    Lënda synon të pregatisë studentët në procesin e projektimit të mobiljeve për hapësirat e banimit duke i njohur ato si dhe termet funksion, konstruckion, ergonomi, ekonomi, formësim.
  • [C2066] [6 SETK] Objekte efikase energjetike
    Përmirësimi i performancës së energjisë, si për objektet e reja ashtu edhe ato ekzistuese, përmes masave të vlefshme ekonomike. Kursimi i energjisë përmes zhvillimit të planifikuar të projektit, i cili në një mënyrë strukturore dhe efikase, me metoda dhe mjete të zhvilluara mirë për vlerësimin e energjisë dhe menaxhimin e projektit, do t'u ofrojë studentëve njohuri mbi principet dhe metodat për analizën e problemeve të caktuara arkitektonike, treguar në zonat tematike të lëndës, për t'i zbatuar ato me sukses në procesin e projektimit, ndërtimit dhe rindërtimit të ndërtesave. Njohja me teknologji dhe materiale të reja të përdorura për të arritur qëllimet e reja të vendosura në nivelin e BE për zvogëlimin e konsumimit të energjisë dhe emetimeve të gazrave serë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e avancuar nga Arkitektura dhe Dizajni
    • Modelet parametrike dhe informatike në arkitekturë
    • Planifikimi i trafikut te qytetit

Semestri 10

  • [C2067] [6 SETK] Objekte efikase ekologjike
    Njohja e studentëve me aspektet dhe principet themelore të disiplinave të: objekteve ekologjike, rolin e objekteve ekologjike për mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën e qëndrueshme, arkitekturën bioklimatike, arkitekturën ndërdisiplinore.
  • [C2068] [24 SETK] Punimi i magjistraturës (projekt dhe teori)
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - Punimin e Magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+