Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi

Drejtimi: Ndërmarrësia
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: EP-180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në biznes dhe ekonomi / Drejtimi: Ndërmarrësia
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Programi studimor Biznes dhe Ekonomi, Drejtimi: Ndërmarrësia paraqet kombinim të baraspeshuar të njohurive bazë teorike dhe të shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmi i ndërmarrësisë, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva, të cilat bazohen mbi teorinë, e cila është e ndërlidhur ngushtë me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë e ndërmarrësisë, përdorimin e  menaxhmentit ndërmarrës, financat, ndërmarrësinë korporative, inovacionet, kreativitetin etj.

Programi i studimor ka për qëllim t’i përgatisë studentët për themelimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve të tyre, inicimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative dhe marrjen e pozitave drejtuese në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe në botë.Po ashtu, ka qëllim:
- Të aplikojë parimet e ndërmarrësisë në situata të ndryshme në botën reale;
- Të demonstrojë njohuri të hollësishme dhe të aplikueshme në lidhje me konceptet dhe mjetet ndërmarrëse;
- Të përdorin mjetet e  përshtatshme për të zgjidhur problemet komplekse autentike të biznesit në ndërmarrje;
- Të kryejnë hulumtime të orientuara në treg  dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike të dhënat dhe formojnë argumente në situata ndërmarrëse;
- Të demonstrojnë vetë-zhvillim dhe aftësi për të punuar mirë në ekipe;
- T’i sfidoj profesionalisht punimet dhe të dhënat e studentëve të tjerë me informata konkrete faktike;
- Të komunikojë në mënyrë efektive në gjuhën angleze me gojë dhe me shkrim në kontekste të orientuara drejt biznesit.

Gjatë kohës së studimeve, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi.

Programi studimor Biznes dhe Ekonomi, Drejtimi: Ndërmarrësia është përgatitur mbi bazë të hulumtimeve të mëparshme nga një ekip profesionistë i programeve më të mira për ndërmarrësi nga mbarë bota dhe përmes  vizitave dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Qendrën Wolf për Ndërmarrësi, në Universitetin e Hjustonit, Teksas, SHBA dhe Akademinë e Biznesit në Aarhus, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Aarhus, Danimarkë. Programet e lëndëve janë në përputhje me programet mësimore të institucioneve më të mira arsimore në botë që ofrojnë kurrikula ndërmarrëse. Këto institucione janë gjithashtu të gatshme të ofrojnë mbështetje për realizimin e programit përmes trajnimit të stafit, literaturës, programeve lëndore, kurrikulave, provimeve dhe shembujve të video ligjërimeve
 

Programi studimor do t’u mundësojë studentëve:
- Të fitojnë arsimim të përshtatshëm në disiplina që theksojnë teorinë dhe praktikën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.
- Studim gjithëpërfshirës të mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm, i cili u mundëson atyre të kenë një pikëpamje kritike mbi çështjet që lidhen me ndërmarrjet sipërmarrëse.
- Ta kuptojnë sipërmarrjen si një koncept me një bazë të gjerë shoqërore dhe si një fushë multidisiplinare.
- Të njihen me mjetet e duhura për zgjidhjen e problemeve të bizneseve ndërmarrëse.
- Të kenë një mjedis, ku mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre ndërpersonale dhe komunikuese.
- Të kenë bazë solide për studime të mëtejshme, vetëpunësim dhe punësim si ndërmarrës korporativ.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore, si në vijim: ekonomi, menaxhment, financa,
biznes dhe menaxhment në kontekstin global, parimet e kontabilitetit, financat e  korporatave, menaxhmentin strategjik, menaxhmentin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit, hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme, si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e situatës kombëtare, rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Fiton një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe është i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin, ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment, si dhe implementimine tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të menaxhmentit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe përvojën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Të tregojnë se e kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyçe negociuese;
Të interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe t’i dektektojnë burimet e të mesuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe të bëjnë analiza të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [EP-102] [6 SETK] Kreativiteti dhe Inovacioni
    Qëllimi i programit të lëndës: • Zbatimi praktik i koncepteve të ndërmarrësisë; • Kuptimi i mentalitetit ndërmarrës bashkëkohor që kërkon përfshirjen e kreativitetit dhe inovacionit; • Puna në ekipe që studentët të jenë në gjendje të zbatojnë të nxënit përmes 3 projekteve të “Të menduarit e dizajnuar”; • Krijimi i një modeli të biznesit virtual; • Aplikimi i njohurive në klasë përmes kapitalit fillestar për të shitur një produkt/shërbim të veçantë; • Prezantim efektiv të një ideje biznesi para investitorëve.
  • [EP-103] [0 SETK] Kampi i trajnimit (Boot Camp)
    Kampi i trajnimit (Boot Camp) jashtë kampusit u jep studentëve mundësinë për t'u bashkuar me studentët e tjerë të programit për të zgjidhur problemet reale të biznesit. Kampi i trajnimit është lëndë e detyrueshme ku nuk fitohen kredi SETK dhe organizohet gjatë 2-3 ditëve gjatë javës së orientimit.
  • [EP-101] [6 SETK] Ekonomia për Ndërmarrës
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptimi i koncepteve bazë të mikroekonomisë dhe makroekonomisë; • Identifikimi i rolit të ndërmarrësit si faktor i prodhimit në ekonominë e tregut; • Njohuri më të thella për rolin e ndërmarrësit në gjenerimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe maksimizimin e profitit; • Matja e pasurisë ekonomike (BPV, papunësia); • Kuptimi i rolit të qeverisë (politikës fiskale) dhe rolit të Bankës Qendrore (politika monetare) në krijimin e potencialit nacional për rritje ekonomike; • Aftësi për të aplikuar njohuritë në studimet e rasteve reale.
  • [PM-201] [6 SETK] Menaxhmenti dhe Lidershipi
    Qëllimi i programit të lëndës: • Fitimi i njohurive për bazat e menaxhimit dhe udhëheqjes (lidershipit); • Shqyrtimi i mënyrave dhe sjelljeve të menaxherëve dhe udhëheqësve efektivë; • Kuptimi i ngjashmërive dhe dallimeve midis menaxhimit dhe udhëheqjes; • Dallimet ndërmjet stileve të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes; • Teknikat e mësimit për të trajtuar presionet me të cilat ballafaqohen menaxherët dhe udhëheqësit, si menaxhimi i kohës dhe zgjidhja e problemeve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-01] E Drejta Biznesore dhe e Drejta e Pronës Intelektuale
    • [EEP-02] Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për Ndërmarrës
    • [EBA034] Zhvillimi Ekonomik Lokal
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-01] E Drejta Biznesore dhe e Drejta e Pronës Intelektuale
    • [EEP-02] Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për Ndërmarrës
    • [EBA034] Zhvillimi Ekonomik Lokal

Semestri 2

  • [EP-202] [6 SETK] Ndërmarrësia dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptimi i koncepteve kryesore rreth ndërmarrësive dhe NVM-ve; • Ndërtimi i një mentaliteti të fokusuar në zhvillimin e qasjeve të reja dhe unike për mundësitë e tregut; • Kuptimi i komponentëve të menaxhimit ndërmarrës dhe atributet dhe sjelljet që mbështesin menaxhimin efektiv; • Kuptimi i procesit të ndërtimit të një biznesi të ri dhe shmangies së kurtheve të tij; • Krahasimi i llojeve të ndryshme të pronësisë së biznesit dhe përcaktimi i llojit adekuat për biznesin e ri; • Parashikimi i kufizimeve të mëdha të burimeve kur hapen biznese të reja; • Të shkruarit të një biznes plani dhe prezantimi i ideve në mënyrë efektive para të tjerëve.
  • [EP-203] [6 SETK] Marketingu Ndërmarrës
    Qëllimi i programit të lëndës: • Identifikimi i lidhjeve midis koncepteve të marketingut dhe ndërmarrësisë dhe zbatimit praktik të tyre; • Identifikimi i mundësive ndërmarrëse në tendencat e reja që shfaqen në praktikën e marketingut; • Të mësuarit e elementeve të marketing - miksit në kushte ndërmarrëse; • Zhvillimi i planit të marketingut për një ide të veçantë ndërmarrëse; • Projektimi i taktikave të marketingut bazuar në burimet e kufizuara të ndërmarrjes së re.
  • [EP-204] [6 SETK] Matematika dhe Statistika Biznesore Aplikative
    Qëllimi i programit të lëndës: • Bërja e adaptimeve të përqindjeve për situatat e përgjithshme tregtare standarde, duke përfshirë llogaritjet e amortizimit dhe ato për të cilat kërkohet manipulimi algjebrik me formula; • Analizimi dhe interpretimi i mënyrës së saktë të grafikëve të ndryshëm dhe aplikimi i tyre në vendimmarrjen e biznesit dhe diskutimi i karakteristikave të rëndësishme të grafikëve jolinear; • Identifikimi i rolit të statistikave në biznes dhe mjeteve analitike të disponueshme për marrjen e vendimeve biznesore; • Demonstrimi i përdorimit të duhur i tendencës qendrore dhe masave të shpërndarjes për të përshkruar të dhënat dhe analizuar të dhënat bazuar në rezultatet e këtyre masave; • Përdorimi i masave të asocimit për të vlerësuar marrëdhëniet statistikore ndërmjet faktorëve të ndryshëm dhe për të përcaktuar vlefshmërinë e këtyre rezultateve; • Zbatimi i llogaritjes së probabilitetit dhe teknikat e shpërndarjes normale për të llogaritur probabilitetetin për skenarët e biznesit.
  • [EP-205] [0 SETK] Praktikumi
    Praktikumi është komponent thelbësor i përvojës së të nxënit të studentëve. Praktikumi është aktivitet 4-javor i mësimit jashtë aktivitetit të kampusit me qëllim që t'u ofrojë studentëve mundësinë për t'u njohur me një mjedis pune të vërtetë për të ardhmen dhe për të lidhur teorinë me praktikën. Në këtë kontekst, Praktikumi kërkon të transferojë njohuritë për studentët përmes përvojës që ata fitojnë dhe njerëzve që takojnë gjatë punës praktike dhe për të aplikuar shkathtësitë e fituara në klasë në një mjedis praktik. Së fundmi, Praktikumi synon t'u ofrojë studentëve mundësitë e rrjetëzimit dhe orientimin për vendimet e ardhshme në karrierë dhe vendosjen.
  • [6 SETK] Изборен предмет
    • [EEP-03] Komunikimi Efektiv Afarist
    • [EEP-04] Aplikacionet Mobile dhe Zhvillimi i Uebfaqeve
    • [EBEF-704] Tregu i Punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-03] Komunikimi Efektiv Afarist
    • [EEP-04] Aplikacionet Mobile dhe Zhvillimi i Uebfaqeve
    • [EBEF-704] Tregu i Punës

Semestri 3

  • [EP-301] [6 SETK] Analiza e Tregut dhe Sjellja e Konsumatorëve
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptimi i metodologjisë dhe procesit të hulumtimit të tregut; • Konceptimi i teorive mbi mënyrën se si konsumatorët marrin vendime, përpunojnë informacionin, zhvillojnë parametrat dhe bëjnë zgjedhje; • Aplikimi i mjeteve themelore statistikore për të kuptuar sjelljen e konsumatorit në një kontekst lokal; • Rritja e njohurive të konsumatorëve përmes kryerjes së hulumtimeve të tregut në vend; • Të menduarit për sjelljen e vetë studentit si konsumator dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e studentëve ndaj ndikimeve të marketingut në sjelljet e konsumatorëve; • Punë efektive në ekipe, ku rasti do të kishte të bëjë me ndonjë situatë reale; • Të kuptuarit e çështjeve etike që lindin si rezultat i përdorimit të opinionit të konsumatorit kur marrin vendime ndërmarrëse.
  • [EP-302] [6 SETK] Etika e Biznesit dhe Përgjegjësia Shoqërore Korporative
    Qëllimi i programit të lëndës: • Të njihen me parimet e etikës dhe të përgjegjësisë sociale korporative dhe të jenë në gjendje t'i zbatojnë ato në botën reale; • Të njihen me kompleksitetin, përfitimet dhe sfidat e përfshirjes së përgjegjësisë sociale në strategjinë korporative; • Të kuptojnë marrëdhëniet midis parimeve etike dhe vendimeve të individëve në menaxhim; • Të vlerësojnë se si merren vendime në etikën e biznesit; • Të kuptojnë të drejtat dhe detyrimet e punonjësve në organizatë dhe çështjet e palëve të interesuara; • Të diskutojnë dhe vlerësojnë çështjet që dalin nga marrëdhënia ndërmjet organizatave të biznesit dhe konsumatorëve; • Identifikimi i elementeve kryesorë etikë në lidhje me furnizuesit dhe konkurrentët; • Vlerësimi kritik i koncepteve të etikës së biznesit; • Të aplikojnë etikën në zgjidhjen e problemeve përmes rasteve të studimit.
  • [CBEM-502] [6 SETK] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore
    Qëllimi i programit të lëndës: • Të kenë kuptimin e asaj se çfarë paraqet menaxhimi i burimeve njerëzore (MBNJ) dhe si lidhet në organizata efektive dhe të suksesshme, veçanërisht në kontekstin e bizneseve të reja dhe NVM-ve; • Kuptimi i rolit dhe rëndësisë së funksioneve dhe domaineve kryesore të MBNJ në vendin bashkëkohor të punës; • Dallimi ndërmjet llojeve të ndryshme të strategjive, modeleve, mjeteve, teorive dhe qasjeve për burimet njerëzore dhe njohuritë aplikative për adresimin dhe menaxhimin efektiv të aktiviteteve të MBNJ; • Artikulimin e çështjeve dhe sfidave kritike të përfshira në menaxhimin modern të burimeve njerëzore dhe njohuritë e aplikimit, të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë fushë; • Artikulimi i rëndësisë së shëndetit dhe sigurisë në punë dhe etikës për menaxhimin efektiv të njerëzve dhe duke i përshkruar ato se si ato zbatohen në praktikë; • Demonstrimi i kuptueshmërisë së ligjeve relevante vendore dhe standardeve ndërkombëtare që ndikojnë në funksionin e MBNj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-05] Ndërmarrësia Sociale
    • [EEP-06] E - Biznesi
    • [EEP-11] Politika Industriale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-05] Ndërmarrësia Sociale
    • [EEP-06] E - Biznesi
    • [EEP-11] Politika Industriale

Semestri 4

  • [EN-402] [6 SETK] Sjellja Korporative dhe Psikologjia
    Qëllimi i programit të lëndës: • Të kuptojnë bazat e sjelljes korporative; • Të identifikojnë aspektet kryesore të sjelljes korporative dhe aplikimin e tyre në situata specifike bazuar në rezultatet në terren; • Të aftësohen për të aplikuar njohuri për sjelljen korporative në mënyrë që të analizojnë proceset dhe situatat në praktikat reale të biznesit; • Të fitojnë njohuri mbi thelbin, fushëveprimin dhe kompleksitetin e psikologjisë ndërmarrëse • Kuptim të karakteristikave specifike të personalitetit të ndërmarrësit; • Kuptim të funksionimit të trurit dhe ndikimi i tij në sjelljen e ndërmarrësit; • Identifikim i faktorëve që ndikojnë në vendimmarrjen efektive/joefektive ndërmarrëse; • Kuptim i fenomenit të stresit në punë, efektet e tij dhe menaxhimi i tij nga ndërmarrësit.
  • [EP-403] [6 SETK] Operacionet dhe Menaxhimi me Zinxhirin e Furnizimit
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptimi i aspekteve kryesore të menaxhimit të operacioneve; • Analizimi i teknikave kryesore të punës (parashikimi, inventari, produktiviteti, kapaciteti dhe vendimet për lokacionin); • Kuptimi i rëndësisë së një strategjie efektive për prodhimin dhe funksionimin e një organizate; • Konceptimi i dizajnit të zinxhirit të furnizimit, i cili është në përputhje me modelet e biznesit për kompanitë prodhuese dhe shërbyese; • Konfigurimi i rrjeteve logjistike dhe vlerësimi i impaktit të tyre për efikasitetin dhe nivelet e shërbimit; • Menaxhimi efektiv i inventarit dhe konsiderimi i inventarit me kalimin e kohës, produkteve, kanaleve dhe gjeografisë; • Hartimi i strategjive të prokurimit elektronik për portofolin e prokurimit të produkteve dhe shërbimeve të firmës.
  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e Kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptimi dhe analiza e e bilancit të gjendjes, bilancit të suksesit, pasqyrës së rrjedhës së parasë dhe kapitalit, duke përdorur teknikat e analizës financiare; • Të mësuarit se si të përdoren treguesit financiarë për të vlerësuar gjendjen financiare të firmës; • Kuptimi i secilës pjesë të ciklit të kontabilitetit financiar; • Diskutim për ndikimin e sistemeve dhe metodave të inventarizimit në pasqyrat financiare; • Zbatimi i metodave të amortizimit; • Demonstrim të shkathtësive për të punuar me sukses në ekipe; • Komunikimi efektiv në gjuhën angleze me gojë dhe me shkrim mbi temat e lidhura me kontabilitetin.
  • [EP-401] [6 SETK] Ndërmarrësia Korporative
    Qëllimi i programit të lëndës: • Zhvillimi i njohurive themelore të ndërmarrësisë korporative dhe si ato janë të ngjashme, ose të ndryshme nga stratup ndërmarrësia; • Zhvillimi i shkathtësive për futjen, analizimin dhe menaxhimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative brenda kompanive ekzistuese; • Aplikimi i procesit ndërmarrës në punën e departamentit ose funksionit përkatës brenda kompanive ekzistuese; • Tejkalimi i pengesave për ndërmarrësinë dhe formulimin e qëllimeve dhe strategjive të korporatës që mbështesin sjelljen e ndërmarrësisë në kompanitë ekzistuese; • Kuptimi i mënyrave për financimin e inovacionit në kompanitë ekzistuese.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-07] Biznesi Familjar Ndërmarrës
    • [EBA087] Menaxhimi i Sigurimeve
    • [EBEM-602] Teoria e Lojës

Semestri 5

  • [EP-502] [6 SETK] Eksperienca Ndërmarrëse I
    Qëllimi i programit të lëndës: • Aftësi për të sintetizuar të mësuarit nga semestrat 1-4 për të ndërtuar një plan biznesi të qëndrueshëm; • Përdorimi i marrëdhënieve me mentorin të ndërtuara nga të mësuarit e mëparshëm për të shqyrtuar problemet e biznesit dhe për të krijuar një zgjidhje reale të biznesit; • Të fituarit e besimit të jashtëzakonshëm në prezantim dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut me fokus në plotësimin e idesë së biznesit me një lehtësi dhe aftësi të përshtatshme; • Punë me mentorin dhe respektim të afateve për përgatitjen e pjesëve dhe planit të përgjithshëm të biznesit; • Shkathtësi të shkëlqyeshme për komunikim profesional me ekipin dhe me mentorin për të krijuar një biznes plan të realizueshëm.
  • [EP-503] [6 SETK] Dilemat Strategjike dhe Ndërmarrësia
    Qëllimi i programit të lëndës: • Demonstrim i thellimit të konsiderueshëm në hulumtimet e vazhdueshme në ndërmarrësinë strategjike; • Kuptim të formulimit dhe zbatimit të strategjive të reja të biznesit për startup ndërmarrjet e pavarura dhe investime të reja brenda kompanive ekzistuese; • Demonstrim të aftësive dhe shkathtësive për integrimin e njohurive dhe analizimin, vlerësimin dhe trajtimin e fenomeneve komplekse, çështjeve dhe situatave që lidhen me ndërmarrësinë strategjike, madje edhe me informacione të kufizuara; • Zgjidhja e problemeve strategjike dhe zbatimi i aftësive analitike për ndërmarrësi në mjedise të ndryshme.
  • [EP-501] [6 SETK] Financimi Ndërmarrës dhe Financat
    Qëllimi i programit të lëndës: • Aplikimi i mjeteve dhe teknikave të menaxhimit financiar që janë në dispozicion të ndërmarrësve në faza të ndryshme të ciklit jetësor të biznesit; • Shpjegimi i asaj se si menaxhohen dhe monitorohen burimet e ndryshme financiare të një ndërmarrjeje; • Përshkrimi i modeleve të investimeve në aspektin e fazës, madhësisë, industrisë, tregjeve, etj. nga burime të ndryshme financimi; • Sintetizimi i rreziqeve që lidhen me kërkimin dhe vlerësimin e kapitalit; • Të mësuarit e procesit të negociatave me burime të ndryshme të financimit; • Demonstrimi i kuptimit dhe posedimit të shkathtësive për çështje që lidhen me shitjen e një firme ndërmarrëse.
  • [EBEM-506] [6 SETK] Menaxhimi i Rrezikut
    Qëllimi i programit të lëndës: • Kuptim të kushteve dhe standardeve të menaxhimit të rrezikut; • Përdorimi i derivativëve financiarë për mbulimin e rreziqeve të portofolit/rrezikut korporativ; • Aplikimi i analizave të menaxhimit të rrezikut në biznese të ndryshme industriale; • Identifikimi dhe vlerësimi i portofoleve të investimeve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-08] Shitjet dhe Negociatat Biznesore
    • [EEP-10] Menaxhimi i Investimeve

Semestri 6

  • [EP-601] [9 SETK] Projekti i Diplomës
    Qëllimi i programit të lëndës: • Lidhja e rezultateve nga të mësuarit paraprak me të nxënit e aplikuar në programin e ndërmarrësisë; • Aftësia për të sintetizuar informacionin në një raport të veçantë akademik; • Aplikimi i njohurive teorike që mësohen rreth praktikave të aplikuara të biznesit; • Bashkëpunim i ngushtë me mentorin gjatë kornizës kohore të lëndës për përgatitjen dhe dorëzimin e projektit të diplomës; • Prezantim i denjë i projektit të diplomës dhe gatishmëria për t'iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me projektin e diplomës.
  • [EP-602] [9 SETK] Menaxhimi Agjil i Projekteve
    Qëllimi i programit të lëndës: • Demonstrim të kuptimit të thelluar të parimeve, koncepteve dhe proceseve të nevojshme për zbatimin e suksesshëm të projekteve agjile dhe mënyrën e zbatimit të tyre në industri të ndryshme; • Të njihen me mekanizmat Scrum dhe mënyrën e përkthimit të kornizave të tjera agjile si SAFe, Disciplined dhe LeSS; • Të krahasojnë Scrum menaxhimin e agjil të projekteve me menaxhimin tradicional të projekteve; • T’i aplikojnë parimet dhe teknikat e Scrum për projektet e zhvillimit të softuerit; • Të planifikojnë projektin Scrum duke vlerësuar historitë e klientëve, duke hartuar diferencat nga ngecja e projekteve dhe duke matur progresin; • T’i rrisin shkathtësitë e komunikimit me palët e interesit; • Përmirësim të përfitimeve të projektit me risitë dhe qasjet që zhbllokojnë potencialin e ekipit; • Të bëheni praktikues agjil dhe mund të ndani praktikat dhe mjetet që lidhen me menaxhimin agjil të projektit.
  • [EP-603] [6 SETK] Eksperienca Ndërmarrëse II
    Qëllimi i programit të lëndës: • Aplikim të njohurive nga semestrat e mëparshëm si në startup-et e studentit, ose në një kompani ekzistuese; • Krijimi i mundësive për rrjetëzim dhe punësim në një kompani ekzistuese, ose për të përdorur hapësirat e inkubatorit universitar për të zhvilluar startup; • Punë në mënyrë efektive në ekipe në mënyrë që të krijojë efikasitet në ekzekutimin e biznesit; • Krijimi i besueshmërisë dhe bindjes gjatë prezantimit para studentëve gjatë provimit me gojë rreth të mësuarit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EEP-09] Ndërmarrësia Ndërkombëtare
    • [EBE-402] Menaxhimi i Portfolios
Google+