Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të Drejtësisë

Drejtimi: Informatikë Juridike
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: LI-240
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në drejtësi - Drejtimi: informatikë Juridike
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Informatika juridike synon:
- Të realizojë nevojat e gjithë atyre që mendojnë për më tej karrierën e tyre në fushën e shkencave juridike përmes aplikimit të teknologjive të informacionit.
- Të ofrojë një numër të programeve të lëndëve, që përfshijnë njohuri themelore juridike për profesionet që kanë të bëjnë me sferën e së drejtës në fushën e teknologjive të informacionit.
- Të sigurojë njohuri solide dhe sistematike mbi shërbimet elektronike dhe digjitalizimin në fushat e të drejtës bankare, të drejtën kontraktuese, të drejtën e sigurimeve, të drejtën kadastrale dhe të drejtën administrative.
- Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve themelore të së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mënyrën e funksionimit të saj në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar.
- Të ofrojë mundësi për ligjërata nga stafi akademik ndërkombëtar vizitues.
- Të zhvillojnë vetëdijen kritike të së drejtës në kontekstin krahasues, historik, socio-ekonomik dhe politik dhe të ofrojë studentëve konceptet e ndryshme teorike dhe praktike që ndërlidhen me studimet juridike në fushën e teknologjive të informacionit.
- T'u mundësojë studentëve të qëndrojnë dhe të studiojnë jashtë vendit, si pjesë e programeve të shkëmbimit të studentëve.
- Të ofrojë një sërë mundësish që do t'u ndihmojnë studentëve të studiojnë fusha specifike të së drejtës së TI-së.
- T'u mundësojë studentëve, që të jenë pjesë e një aktiviteti kërkimor brenda studimeve të tyre.
- Të ofrojë një mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme e të nevojshme për punësimin e të diplomuarve në institucionet që tashmë kanë vendosur kontakte nëpërmjet Qendrës së Karrierës të UEJL-së.
- Të theksohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.
- Konform njohurive dhe shkathtësive të fituara nga ky program studimor deridiplomik i Fakultetit Juridik, studentët e diplomuar do të jenë në gjendje për t’i identifikuar çështjet juridike dhe proceset në fushën e teknologjive të informacionit, që duhet të hulumtohen, si dhe të përdorin burimeve parësore dhe dytësore në mënyrë efektive, të hulumtojnë shkencën juridike dhe praktikën në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e brendshëm dhe evropian, të vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet juridike dhe proceset si në aspektin e doktrinës ashtu edhe në aspektin socio-ekonomik.

Studentët që diplomohen në këtë program studimor pritet të kenë një mundësi relativisht të shpejtë pune jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel evropian dhe ndërkombëtar, për shkak të kompetencave që ata do ti fitojnë përmes këtij programi studimor. Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë të trajnuar për punësim në institucione dhe organizata për kryerjen e punëve të specializuara në profesionin juridik në sektorin privat dhe publik, si:
- Organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe evropiane
- Gjykata
- Prokurori publike
- Noteri
- Përmbarues
- Zyrat e avokatëve
- Banka
- Kompani të sigurimeve
- Shoqëri tregtare
- Kadastër
- Administratë shtetërore dhe publike
- Ministri, drejtori, institute dhe agjenci
- Media
- OJQ
- Institucione të kërkimeve shkencore, arsimore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Studentët, do të thellojnë njohuritë në fushën e teknologjive të informacionit dhe zbatimin e tyre në drejtësi, duke përmirësuar njohuritë rreth koncepteve të avancuara në fushën e informatikës juridike.
Studentët, do të jenë në gjendje të fitojnë njohuri të krahasueshme të teknologjive informative të vendeve të rajonit, si dhe në Bashkimin Evropian dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në fushën e Internetit.
Studentët, do të jenë në gjendje të lidhin, transferojnë dhe zhvillojnë njohuri në fushën e teknologjisë informative, administratës, drejtësisë dhe informatikës.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë sisteme informatike dhe softuere në fushën e së drejtës, si dhe t’i aplikojnë njohuritë e fituara në kuadër të analizave të ndryshme juridike të teknologjive të informacionit, si dhe një bazë solide për krahasimin e rregullativës ligjore nga e drejta vendore, evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e teknologjive të informacionit në drejtim të përmirësimit dhe përafrimit të legjislacionit të brendshëm me legjislacionin evropian.

Aftësitë për të vlerësuar

Studentët do të identifikojnë, interpretojnë, analizojnë dhe zgjidhin problemet juridike në fushën e teknologjive të informacionit;
Studentët do të interpretojnë dhe sintetizojnë rëndësinë e normave juridike si pjesë e sistemit juridik dhe do ta zbatojnë atë në situata të shumta që mund të lindin në teknologjitë e informacionit;
Studentët, do të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe do të interpretojnë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në fushën e teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Studentët, do të analizojnë, planifikojnë, zhvillojnë dhe përditësojnë sistemet e informacionit, si dhe kompjuterizimin e proceseve të ndryshme juridike, tregtare, bankare dhe të biznesit.

Aftësitë e komunikimit

Studentët, do të komunikojnë në mënyrë efektive, me gojë dhe me shkrim me subjektet publike dhe private;
Studentët, do të shkruajnë dhe editojnë dokumentet bazë me karakter juridik dhe elektronik;
Studentët, do të njohin terminologjinë specifike juridike për këtë fushë lëndore për të përshkruar dhe shpjeguar nocionet dhe institutet e këtij programi studimor;
Studentët, do të marrin iniciativën dhe përgjegjësinë për aktivitetet individuale dhe grupore përmes të cilave realizohet pjesëmarrja efektive në profesionin juridik.

Aftësitë e të mësuarit

Studentët, do të marrin iniciativën dhe përgjegjësinë për të identifikuar dhe zbatuar nevojat e mësimnxënies në degët më të rëndësishme të së drejtës lidhur me teknologjinë e informacionit;
Sudentët, do të zhvillojnë një sistem mësimi që përfshin identifikimin, klasifikimin, sintetizimin dhe përdorimin e burimeve të ndryshme profesionale;
Studentët, do të fitojnë aftësitë për të përdorur bibliotekën për të thelluar njohuritë juridike;
Studentët, gjithashtu, do të përdorin shkathtësi të avancuara kompjuterike për të fituar njohuri juridike;

Semestri 1

  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së Drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët, duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio - juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët, të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët, duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së Drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës, si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CLE-203] [6 SETK] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    Qëllimi i lëndës: Qëllimi i lëndës është që të ofrojë njohuritë themelore të shkrimit dhe arsyetimit juridik studentëve të Informatikës Juridike. Në këtë lëndë, do të përfitohen njohuritë e shkrimit dhe arsyetimit juridik, parimet dhe udhëzimet themelore për të, duke zbatuar metodat e ndryshme të shkrimit juridik të akteve juridike normative (rregulloret, ligjet, vendimet, aktgjykimet, kontratat, testamentet, etj) dhe të akteve juridike jonormative (CV, kërkesa, konkursi, aplikimi, njoftimi, padia, etj). Për studentët e drejtësisë kjo lëndë është më se e nevojshme që të përfitojnë shkathtësitë e shkrimit të duhur juridik si dhe të arsyetimit të duhur të asaj që e shkruajnë juridikisht, sepse mjeshtria e të shkruarit juridik është thelbore për ç’do jurist në punën e tij të ardhshme profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedinase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Nniveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E Drejta Kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e të drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në RMV, duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese, si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët, do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RMV, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RMV dhe në kuadër të BE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian, i cili në të ardhmen, si profesionist, do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami, do ta trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami, gjithashtu, do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RMV-së që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RMV, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami, do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore e pushtetit shtetëror në RMV, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu, do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë ndikim të madh për demokracinë e RMV-së, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RMV-së, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005, në lidhje me reformat e gjyqësore në RMV; - Në fund të lëndës, studentët, do të jenë në gjendje t’i bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RMV-së në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE-204] [6 SETK] E Drejta Civile - Pjesa e Përgjithshme
    Qëllimi i programit studimor E Drejta Civile – Pjesa e Përgjithshme, është t’i pajisë studentët me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës civile si: parimet e të drejtës civile, burimet e të drejtës civile, subjektet dhe zotësinë e tyre juridike, të veprimit dhe deliktore, marrëdhënien juridiko-civile, punët juridike, etj. Studentët, do të aftësohen të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive me karakter juridiko-civil në sistemin juridik të RMV-së, të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si dhe të vërejnë rëndësinë dhe funskionimin e tyre në praktikë.
  • [CLE1020] [6 SETK] E Drejta Romake
    Qëllimet e lëndës: - T’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - T’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake, si forcë unifikuese në traditën juridike europiane; - T’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - Të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - Të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën Kontinentale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Nniveli i Avancuar
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedinase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E Drejta Administrative
    Në kuadër të lëndës studiohen e drejta administrative materiale dhe procedurale. Si objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore, që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Të identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RMV-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E Drejta Sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E Drejta Sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-403] [6 SETK] E Drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të Drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave të akteve të UE që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE-së.
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike 1
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 4

  • [CLE-405] [6 SETK] E Drejta Penale - Pjesa e Përgjithshme
    Lënda E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), është obligative.Në këtë lëndë, studentët do të fitojnë njohuri themelore për sistemin e së drejtës penale në RMV. Rëndësi të veçantë, do t’i kushtohet studimit të parimieve të së drejtës penale, burimeve, veprës penale dhe elementeve të saj, bashkimit të veprave penale, pjesëmarrjen e më shume personave në kryerjen e veprës penale, sistemit të sanksioneve penale, etj.
  • [CLE-404] [6 SETK] E Drejta Ndërkombëtare Publike
    Qëllimi i këtij programi të lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj discipline shkencore, zhvillimin e saj si dhe aspektet kryesore.
  • [CLE-402] [6 SETK] E Drejta e Detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: me studimin e kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike – detyrimore. Studentët, nëpërmjet edukimit, do të duhet të fitojnë njohuri, që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
  • [6 SETK] Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LE-01] Anglishtja për Drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për Drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLI-501] [6 SETK] Informatika
    Njohuri solide mbi Bazat e Teknologjive të Informacionit-Komunikimit, krijimi i tyre, gjendja aktuale dhe e ardhmja; mënyra e punës së kompjuterëve, bazat e internetit, përpunimi i imazhit, video dhe animacionet; Fushat kryesore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe ndikimin e tyre: aftësia për të manipuluar tekstin, tabelat, grafikën, imazhet, audio dhe video.
  • [EITL-02] [6 SETK] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    Qëllimi kryesor është që studentët të njihen me mundësitë e aplikimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në profesionin juridik. Studentët, do të njihen me bazat e përgjithshme konceptuale të informatikës juridike. Theks i veçantë është në marrjen e aftësive, domethënë, njohurive praktike në gjetjen dhe përdorimin e informacionit juridik me ndihmën e teknologjive të reja, bazave të të dhënave dhe mjeteve të kërkimit. Studentët gjithashtu do të njihen me çështjet themelore të E-Qeverisjes, E-Tregtisë, E-Prokurimit, E-Drejtësisë dhe E-Demokracisë.
  • [CLI-502] [6 SETK] E Drejta Familjare dhe Biomedicina Elektronike
    Qëllimi i këtij programi është t’iu ofrojë studentëve njohuri të avancuara mbi ndikimin e përparimeve në gjenetikë dhe teknologjitë riprodhuese ndihmëse për të drejtën familjare, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve, përfshirë efektet e traktateve ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar. Studentët gjithashtu do të fitojnë njohuri për diskutimet teorike, etike dhe ligjore mbi çështjet e bioteknologjisë, biomedicinës dhe të së drejtës familjare, si dhe balancën midis respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe nevojës për të siguruar lirinë e hulumtimit. Sidoqoftë, bioteknologjia nuk prek vetëm individët e izoluar dhe të drejtat e tyre, por edhe fëmijët e palindur, familja si rrjeti i marrëdhënieve të jetës dhe struktura themelore e çdo shoqërie, si dhe baza e prindësisë dhe përkatësisë familjare, shoqërinë dhe në fund edhe njerëzimin. Theks i veçantë, do të vendoset në mënyrat për të siguruar një ekuilibër midis të drejtave dhe lirive të të lindurit, por edhe lindjen e qenieve njerëzore dhe kërkimin e teknologjive të reja.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet Juridike Bashkëkohore në Botë
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [ELE-610] E Drejta e Librave të Tokës
    • [ELE088] E Drejta e Konsumatorit
    • [ELE011] E Drejta Bankare
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i Mbrojtjes Sociale të Fëmijëve të Mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia Juridike-Civile për Dëmin e Shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së Drejtës
    • [ELE-613] E Drejta Turistike
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsulare
    • [CCR-603] Delikuenca e të Miturve
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i Organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi Vendor
    • [ELE-705] E Drejta e Shoqërive Tregëtare
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE-701] E Drejta Familjare Evropiane
    • [ELE-702] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe e Drejta Prindërore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [ELE043] Hyrje në të Drejtën Amerikane
    • [ELE-706] Historia Nacionale e së Drejtës
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale

Semestri 6

  • [CLI-601] [6 SETK] Sistemet e Informacionit, Rrjetet dhe Siguria
    Hyrje në konceptet themelore të rrjeteve kompjuterike. Studenti, do të marrë njohuri në lidhje me arkitekturën e rrjetit, protokolet e rrjetit dhe dizajnin e rrjetit. Studenti, do të njoftohet me komponentët kryesorë dhe aplikacionet e suportit TCP/IP. Studimi i koncepteve lidhur me sigurinë e informacionit; procedurat dhe mekanizmat për mbrojtjen e sistemeve kompjuterike nga aspekti i sigurisë; metodat e përdorura për ngritjen e nivelit të sigurisë kundër qasjes së paautorizuar.
  • [CLI-602] [6 SETK] Përpunimi i të Dhënave
    Njohja e studentëve me bazat e shkencës së bazuar në të dhëna. Mësimi i termave që lidhen me informacionin dhe të dhënat; Kuptimi i koncepteve bazë dhe teknikave për analizimin dhe përpunimin e të dhënave, si dhe mënyrat e vizualizimit dhe interpretimit të rezultateve të fituara. Të kuptojnë se si këto teknologji prekin shoqërinë dhe anasjelltas. Hyrje në ofrimin e shërbimeve nga institucionet qeveritare. Të dhënat e hapura dhe aplikimi i teknologjive të informacionit në përpunimin e këtyre të dhënave përmes analizës së rasteve, studimeve të rasteve dhe praktikave më të mira evropiane, puna ekipore në përgatitjen e detyrave të projektit dhe prezantimin e tyre.
  • [CLI-603] [6 SETK] E Drejta Elektronike Kadastrale
    Qëllimi i kësaj lënde është të pajisë studentët me njohuri të avancuara të së drejtës elektronike kadastrale. Përmes këtij kursi, studentët, do të njihen me efektin themelor të regjistrimit të të drejtave të pasurive të paluajtshme, me një fokus të veçantë në: -Të drejtën e pronësisë së pasurisë së paluajtshme si e drejtë themelore e së drejtës kushtetuese ekonomike e qytetarëve, të drejtat reale lidhur me pasurinë e patundshme si të drejtat me rëndësi të shkallës së parë, si për mbajtësin e këtyre të drejtave dhe për komunitetin më të gjerë shoqëror. -Regjistrimin në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave të pasurive të patundshme -Kadastrën e pasurive të paluajtshme, e cila është një libër publik në të cilin regjistrimi i të drejtës së pronësisë dhe të drejtave të tjera të patundshmërive, të dhënat e pasurive të paluajtshme, si dhe të drejta dhe fakte të tjera, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me ligj -Listën e pronës si një dokument publik që vërteton të drejtën e regjistruar të pronësisë dhe të drejtat e tjera të pronës së paluajtshme në përputhje me ligjin -Njohuri shumë-disiplinore (punë gjeodezike, shërbime elektronike) që do t'u mundësojë atyre që në thelb të zgjidhin çështjet nga kjo fushë e regjistrimit të të drejtave të pasurive të paluajtshme -Përgatitjen e një profili domeni (modeli), për regjistrin e pasurive të paluajtshme, që do të sigurojë funksionimin e sistemit. -Njohjen e të drejtës krahasuese në këtë fushë të shteteve fqinje, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të drejtës anglo-saksone.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet Juridike Bashkëkohore në Botë
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [ELE-610] E Drejta e Librave të Tokës
    • [ELE088] E Drejta e Konsumatorit
    • [ELE011] E Drejta Bankare
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i Mbrojtjes Sociale të Fëmijëve të Mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia Juridike-Civile për Dëmin e Shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së Drejtës
    • [ELE-613] E Drejta Turistike
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsulare
    • [CCR-603] Delikuenca e të Miturve
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i Organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi Vendor
    • [ELE-705] E Drejta e Shoqërive Tregëtare
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE-701] E Drejta Familjare Evropiane
    • [ELE-702] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe e Drejta Prindërore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [ELE043] Hyrje në të Drejtën Amerikane
    • [ELE-706] Historia Nacionale e së Drejtës
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet Juridike Bashkëkohore në Botë
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [ELE-610] E Drejta e Librave të Tokës
    • [ELE088] E Drejta e Konsumatorit
    • [ELE011] E Drejta Bankare
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i Mbrojtjes Sociale të Fëmijëve të Mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia Juridike-Civile për Dëmin e Shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së Drejtës
    • [ELE-613] E Drejta Turistike
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsulare
    • [CCR-603] Delikuenca e të Miturve
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i Organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi Vendor
    • [ELE-705] E Drejta e Shoqërive Tregëtare
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE-701] E Drejta Familjare Evropiane
    • [ELE-702] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe e Drejta Prindërore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [ELE043] Hyrje në të Drejtën Amerikane
    • [ELE-706] Historia Nacionale e së Drejtës
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale

Semestri 7

  • [CLI-701] [6 SETK] Sisteme të Bazuara në Inteligjencën Artificial
    Studenti, do të fitojë njohuri të thelluara në fushat themelore të inteligjencës artificiale, si kërkimi, zgjidhja e problemeve, paraqitja e njohurive, gjykimi, marrja e vendimeve, planifikimi, mësimi dhe aplikimi i tyre. Gjithashtu, do të jetë në gjendje të hartojë dhe të realizojë problemet kyçe të sistemeve inteligjente me kompleksitet të mesëm dhe të vlerësojë sjelljen e tyre.
  • [CLI-702] [6 SETK] E Drejta Elektronike Tregtare dhe Bankare
    Studentët, do të fitojnë njohuri të thelluara të së drejtës elektronike tregtare dhe bankare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BE dhe në nivel global. Sidomos për tregtinë elektronike dhe karakteristikat e tij dhe sigurinë, si dhe pagesat elektronike dhe mbrojtjen e domain-it, duke iu referuar veçanërisht kontratave të internetit dhe mënyrës së lidhjes së tyre. Theks i veçantë do t'i kushtohet mbrojtjes ligjore të konsumatorëve në fushën e tregtisë elektronike dhe punëve elektronike bankare, me theks të veçantë në praktikën juridike në BE, në botë, si dhe në të drejtën e vendit.
  • [CLI-703] [6 SETK] E Drejta Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave
    Studentët, do të fitojnë njohuri të thelluara të standardeve të mbrojtjes së të dhënave të BE-së të bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës 108, instrumentet e BE-së, duke e përfshirë legjislacionin e përgjithshëm për mbrojtjen e të dhënave dhe Direktivën e Mbrojtjes së të Dhënave për policinë dhe organet e drejtësisë penale, si dhe jurisprudenca relevante e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit ka përkeqësuar nevojën për mbrojtje të qëndrueshme të të dhënave personale, të drejtën për të mbrojtur instrumentet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KE-së). Ruajtja e kësaj të drejte të rëndësishme po shkakton sfida të reja dhe të rëndësishme, meqë avancimet teknologjike shtrijnë kufijtë e fushave, siç janë mbikëqyrja, monitorimi i komunikimeve dhe ruajtja e të dhënave. Programi i lëndës është i rëndësishëm për studentët sepse shoqëritë tona po bëhen gjithnjë e më shumë të digjitalizuara. Ritmi i zhvillimit teknologjik dhe mënyra se si përpunohen të dhënat personale prek çdo njërin prej nesh çdo ditë dhe në të gjitha mënyrat në dritën e këtyre ndryshimeve. Kohët e fundit janë shqyrtuar kornizat ligjore të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës që mbrojnë ruajtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale. Evropa është në ballë të mbrojtjes së të dhënave në mbarë botën.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet Juridike Bashkëkohore në Botë
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [ELE-610] E Drejta e Librave të Tokës
    • [ELE088] E Drejta e Konsumatorit
    • [ELE011] E Drejta Bankare
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i Mbrojtjes Sociale të Fëmijëve të Mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia Juridike-Civile për Dëmin e Shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së Drejtës
    • [ELE-613] E Drejta Turistike
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsulare
    • [CCR-603] Delikuenca e të Miturve
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i Organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi Vendor
    • [ELE-705] E Drejta e Shoqërive Tregëtare
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE-701] E Drejta Familjare Evropiane
    • [ELE-702] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe e Drejta Prindërore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [ELE043] Hyrje në të Drejtën Amerikane
    • [ELE-706] Historia Nacionale e së Drejtës
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ELE-606] Sistemet Juridike Bashkëkohore në Botë
    • [ELE-607] E Drejta e Pronësisë Intelektuale
    • [ELE-608] E Drejta Noteriale
    • [ELE-609] Zgjidhja Alternative e Konflikteve
    • [ELE-610] E Drejta e Librave të Tokës
    • [ELE088] E Drejta e Konsumatorit
    • [ELE011] E Drejta Bankare
    • [ELE087] E Drejta e Sigurimit
    • [ELE-611] Sistemi i Mbrojtjes Sociale të Fëmijëve të Mitur
    • [ELE-612] Përgjegjësia Juridike-Civile për Dëmin e Shkaktuar
    • [CLE-103] Sociologjia e së Drejtës
    • [ELE-613] E Drejta Turistike
    • [ELE-614] Lufta Kundër Korrupcionit
    • [ELE089] E Drejta Penale Mjekësore
    • [ELE-602] Partitë Politike dhe Sistemet Zgjedhore
    • [ELE-503] E Drejta Diplomatike dhe Konsulare
    • [CCR-603] Delikuenca e të Miturve
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ELE-604] Kriminaliteti i Organizuar
    • [ELE-605] Vetadministrimi Vendor
    • [ELE-705] E Drejta e Shoqërive Tregëtare
    • [ELE111] E Drejta e Falimentimit
    • [ELE-701] E Drejta Familjare Evropiane
    • [ELE-702] Teknologjitë e Reja Reproduktive dhe e Drejta Prindërore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të Drejtat e Njeriut
    • [ELE043] Hyrje në të Drejtën Amerikane
    • [ELE-706] Historia Nacionale e së Drejtës
    • [ELE006] E Drejta Ndërkombëtare Humanitare
    • [ELE-707] E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor
    • [ELE-708] Hyrje në Kriminalistikë
    • [ELE-709] E Drejta e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale

Semestri 8

  • [CLI-801] [6 SETK] Procedura Administrative për Regjistrimin e Domeneve të Internetit dhe Mbrojtja Juridike
    Përmes kësaj lënde studentët e programit, do të fitojë një njohuri të plotë të së drejtës dhe praktikës në lidhje me emrat e domainit në internet në nivel ndërkombëtar, evropian dhe të brendshëm, e kombinuar me hulumtimin e gjerë krahasuese në juridiksionet më të rëndësishme për emrat e domainit. Kursi përfshin zhvillimin e të drejtës gjyqësore në këtë fushë, procedurat administrative për të regjistruar një emër domaini në internet dhe procedurat për zgjidhjen alternative të kontesteve, në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, analiza e proceseve për të zgjidhur mosmarrëveshjet në secilin nga këto nivele dhe udhëzimet strategjike në menaxhimin e emrave të domainit, si pjesë e një strategjie të përgjithshme për brendin.
  • [CLI-802] [6 SETK] Kontratat Elektronike, Sigurimi Elektronik dhe Nënshkrimi Elektronik
    Studentët, do të fitojnë njohuri të thelluara për statusin juridik të kontraktimit elektronik dhe nënshkrimit elektronik, si dhe zhvillimin e trajtimit dhe pranimit të kontratave elektronike përmes ndryshimeve në legjislacion dhe jurisprudencë, veçanërisht në kuadrin e legjislacionit supranacional të BE-së, si një kompromis midis zgjidhjeve ekzistuese në shtetet anëtare, me bashkimin progresiv të rregullave ligjore në një model të ri të përbashkët juridik të kornizës së kontraktimeve elektronike dhe nënshkrimit elektronik.
  • [CLI-803] [6 SETK] E Drejta Penale Kompjuterike
    Nëpërmjet këtij programi, studentët, do t’i thellojnë njohuritë e tyre mbi të drejtën penale kompjuterike. Revolucioni i informacionit dhe komunikimit në botën e rrjetit kompjuterik global-Interneti ka sjellë me vete forma të reja të sjelljes shoqërore të papranueshme, që duhet të kriminalizohen, ashtu siç duhet. Rrjetet kompjuterike globale kanë krijuar mundësi për forma të reja të krimit të kryera përmes kompjuterave. Në veçanti, studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me kompjuterët dhe rrjetet si dhe mënyrën e punës së tyre, konceptet themelore të internetit, rolin e ofruesve të shërbimit të internetit dhe mënyrën në të cilën përdoren teknologjitë e informacionit dhe komunikimit për kryerjen e krimeve si standarde ndërkombëtare dhe e drejta e brendshme; si dhe praktika gjyqësore në fushën e të drejtës penale kompjuterike.
  • [CLI-804] [6 SETK] Forenzika Digjitale
    Pas përfundimit të lëndës studentët do të fitojnë njohuri për parimet dhe teknikat e nevojshme për një hetim digjital të mjekësisë ligjore. Studentët, gjithashtu, do të fitojnë përvojë praktike për të punuar me mjete të ndryshme mjeko-ligjore për sisteme operative të ndryshme. Qëllimi i këtij programi është që studentët të fitojnë njohuri të thella të mjekësisë ligjore digjitale si një shkencë multidisiplinare e cila kombinon një sërë disiplinash shkencore (shkenca kompjuterike, e drejta, kriminalistika) me një numër sfidash në drejtim të gjenerimit masiv të të dhënave digjitale, virtualizimi, klienti dhe serveri, mosrespektimi i organeve të standardeve dhe mungesa e përgjithshme e shumë standardeve dhe ekspertëve në të gjitha disiplinat. Programi përfshin një numër aplikimesh të mjekësisë ligjore digjitale, të tilla si forenzika kompjuterike, pajisjet mobile, sistemet mjeko-ligjore të mjeteve moderne, rrjetet e sensorëve etj. Theksi i veçantë do të vendoset në forenzikën digjitale të sistemeve kompjuterike të bazuara në platformat Windows dhe Linux, duke u fokusuar në fusha specifike në sistemin e zbatuar proaktiv të forenzikës digjitale, të cilat mund të tregojnë ngjarjet relevante forenzike kritike për sigurinë e sistemit.

Google+