Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhment

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBAMAN120C
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike - Drejtimi: Menaxhment
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i të  mendmit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [MCBA1018] [6 SETK] Financat për menaxherë
    Lënda ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit me financa të subjekteve afariste. Lënda ofron një afërsi të mjaftueshme të studentit (si menaxher potencial) me informacionet financiare me qëllim që t’u mundësojë atyre analizimin dhe interpretimin e raporteve financiare si dhe marrjen vendimeve të mundshme investive dhe financiare. Gjithashtu kjo lëndë ka për qëllim edhe të zhvillojë shkathtësi të vlerësimit të subjekteve afariste, të menaxhimit me forma të ndryshme të financimit të veprimtarisë afariste si dhe parashikimin dhe vendimmarrjen investuese tani dhe në të ardhmen.
  • [MCBA1011] [6 SETK] Ekonomia e avancuar
    Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: në prodhimin bruto të vendit, në inflacion, papunësi, kursim, investime, kursin devizor e kështu me radhë. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrës e karakterit të politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
  • [MCBA1019] [6 SETK] Menaxhemnti strategjik i avancuar
    Qëllimi i lëndës në studimet postdiplomike është që studentët t’i thellojnë njohuritë e tyre në fushën e menaxhmentit strategjik, nëpërmjet analizave konkrete të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera të botës. Në këtë drejtim lënda ka për qëllim që t’i përpunojë në mënyrë më të hollësishme të gjitha temat më relevante në drejtimin e menanxhmentit strategjik si dhe ato të plotësohen edhe me shembuj praktikë nga organizata të ndryshme të biznesit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMBA01] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [CMBA1024] Menaxhimi i korporatave
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0109] Biznesi ndëkombëtar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCBA1025] [6 SETK] Menaxhmenti dhe lidershipi
    Lënda i përgatit studentët për sfidat me të cilat do të ballafaqohen gjatë punës së tyre, posaçërisht gjatë angazhimit të tyre në pozicion të menaxherit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuri të përgjithshme të menaxhimit, por edhe për rëndësinë dhe rolin e lidershipit në udhëheqjen e ndërmarrjeve bashkëkohore. Domethënë, kjo lëndë do të ndahet në dy pjesë. Në kuadër të pjesës së parë, studentët do të njihen me kornizat e përgjithshme teorike të menaxhimit, procesin e menaxhimit, përkatësisht funksionet kryesore menaxheriale, si dhe drejtimet bashkëkohore në zhvillimin e menaxhimit. Në kuadër të pjesës së dytë, studentët do të njihen me natyrën e liderit. Me këtë rast, midis tjerash do të përfshihen edhe teoritë e lidershipit, si dhe roli i liderit në udhëheqjen e gjithmbarshme të ndërmarrjes.
  • [EMBA1021] [6 SETK] Teoria e lojës
    Lënda synon ta përmirësojë aftësinë strategjike vendimmarrëse të studentëve në situata konkurruese në të cilën vlerësimi i tyre për rezultatin e një veprimi varet jo vetëm nga zgjedhjet që bëjnë ata, por edhe nga zgjedhjet e bëra nga të tjerët. Ne përqendrohemi në një metodë analitike e cila rrjedh nga teoria e lojës dhe e cila ofron një kornizë rigoroze analitike për strukturimin e situatave konkurruese, identifikimin e alternativave dhe për zgjedhjen mes tyre. Qasja themelore do të jetë thyerja e kompleksitetit në copa, përdorimi i mjeteve lojëra teorike për të analizuar pjesët dhe pastaj grumbullimi i pjesëve në një kuptim logjik koherent. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen krijues më të mirë strategjikë vendim-marrës kur të përballen me sfidat konkurruese. Objektivat tona kryesore do të jenë përdorimi i koncepteve të teorisë së lojës dhe i mjeteve për identifikimin, diagnostifikimin dhe analizimin e sfidave konkurruese me të cilat përballen firmat në industri dinamike dhe zbatojnë konceptet e teorisë së lojës dhe mjetet e zhvillimit të strategjive për përparësinë konkurruese. E gjithë kjo do të bëhet duke analizuar lojëra të ndryshme.
  • [MCMG2021] [6 SETK] Menaxhimi i burimeve njerëzore
    Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me problematikën e ndërlikuar të administrimit të burimeve njerëzore. Kjo problematikë e kuptuar si proces i realizimit të disa aktiviteteve dhe funksioneve ka peshë për njerëzit se, si burime më të rëndësishme në organizatë, ata shfrytëzohen në mënyrë më efikase dhe më efektive. Në këto suaza, vëmendje e posaçme u kushtohet aktiviteteve vijuese të menaxhimit të burimeve njerëzore: konceptet e ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore, përmbajtja, qëllimet dhe detyrat e menaxhimit të burimeve njerëzore në funksionimin e organizatës, analizës së punës, planifikimit të burimeve njerëzore, sigurimit të kandidatëve për vende të reja pune, përzgjedhjes së burimeve njerëzore, zhvillimit profesional të burimeve njerëzore, nxitjes së suksesit në punë, zbulimit të potencialit dhe aftësive të menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve të punës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMBA01] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [CMBA1024] Menaxhimi i korporatave
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0109] Biznesi ndëkombëtar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [BE0101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [MCMG3021] [6 SETK] Menaxhimi i biznesit të vogël dhe ndërmarrësia
    Duke u nisur nga fakti se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë më të prezantuara në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve, në këtë lëndë përpunohen njohuritë, thelbi, mënyra e funksionimit, format e organizimit të ndërmarrjeve të vogla në ekonomi. Në kuadër të kësaj lënde vihet në pah roli kryesor i biznesit të vogël në ekonominë e përgjithshme, dallimet kryesore midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mënyrat e përgatitjes së planeve të biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, burimet e mundshme të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, puna e tyre etike dhe përgjegjësia shoqërore, si dhe lidhshmëria e ngushtë midis sipërmarrjes dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
  • [MCMG3022] [6 SETK] Menaxhmenti operativ
    Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe të jenë në gjendje: - Të përgatisin dhe të marrin vendime për prodhimet dhe shërbimet. - Të përgatisin dhe të marrin vendime lidhur me kontrollimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. - Të gjejnë një qëndrim të përshtatshëm për zgjidhjen e çdo situate lidhur me çështjen komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve. - Të përgatisin dhe të marrin vendime në mënyrë që të krijojnë kushte për prodhim dhe për shërbime.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMBA01] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [CMBA1024] Menaxhimi i korporatave
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0109] Biznesi ndëkombëtar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EIER2030] Strategjia e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • [EMBA01] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    • [EMBA2020] Sjellja organizative
    • [ECMBA30] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë
    • [CMBA1024] Menaxhimi i korporatave
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0109] Biznesi ndëkombëtar

Semestri 4

  • [BE-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – magjistër i shkencave ekonomike / drejtimi: menaxhment.
Google+