Programi studimor studime evropiane nga cikli i parë dhe cikli i dytë i studimeve do t’i kualifikojë studentët për punë të pavarur dhe analitike profesionale në fushën e çështjeve evropiane në nivel kombëtar dhe në nivel të BE-se. Programi, në të dy ciklet, integron disa disiplina të studimeve evropiane: shkenca politike (në veçanti marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat krahasimtare), ekonomi, drejtësi, shkenca shoqërore (me theks të veçantë në aftësitë metodologjike) dhe komunikim (duke theksuar rëndësinë e dy gjuhëve të huaja) me zbatimin e tyre në çështjet qendrore të integrimit evropian (BE) dhe të ndërtimit më të gjerë të Evropës. Të dy programet janë të ndërlidhura, por ato mund të studiohen edhe si të pavarur, sepse janë konceptuar si tërësi si të mëvetësishme.
Studimet deridiplomike i përgatisin studentët për studimet e magjistraturës në studime evropiane. Gjithashtu i përgatisin ata për punësim në institucionet e BE-së dhe në organizatat tjera ndërkombëtare (evropiane), në nivel kombëtar, në veçanti në ministritë e punëve të jashtme, në ministritë për çështjet evropiane, ministrinë për zhvillim ekonomik dhe social; mundësi të punësimit janë gjithashtu edhe institucionet në nivel rajonal (nga komunat dhe qytetet), OJQ-të, mediat dhe partitë politike, ekspertiza në fushën e proceseve të BE-së dhe politikat. Gjithashtu, tregu i brendshëm i punës bën të diplomuarit adekuat për sektorin e biznesit brenda dhe jashtë BE-së
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon njohuri themelore dhe të kuptuarit për fushën shkencore të hulumtimit (ose studimit), duke identifikuar metodologji përkatëse për zgjidhjen e problemeve, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në mënyrë kreative, gjë që ofron një bazë ose një mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ ose aplikimin e ideve autonome ne kontekst të kërkimit;
- Aftësi për identifikimin e njohurive të zgjeruara dhe të thelluara;
- Tregon nivel njohurish dhe kompetencë në një apo më shumë fusha të veçanta shkencore;
- Ka njohuri të një apo të më shumë lëmenj, të cilat, në fushat e caktuara shkencore, bazohen në hulumtimet me më renome të hulumtimeve ndërkombëtare shkencore në këtë fushë shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose dhe në kontekst multidisiplinar lidhur me fushën e studimit.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi sintetizimin dhe integrimin e njohurisë;
- Aftësi për t'u përballur me çështjet, sistematikisht dhe në mënyrë krijuese, për një vlerësim solid, madje edhe kur informacionet janë jo të plota ose të kufizuara, por të cilat i përfshijnë përgjegjësitë personale, sociale dhe etike në zbatimin e njohurive të fituara dhe të vlerësimit;
- Aftësi për identifikimin dhe përzgjedhjen e teorive shkencore, të metodologjive, mjeteve dhe shkathtësitë të përgjithshme nga fushëveprimi i lëndëve dhe inicimi i analizave dhe zgjidhjeve të reja në baza shkencore.
Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e konkluzioneve dhe propozimeve me argumentim dhe me mbështetje racionale të tyre, si me persona profesionistë ashtu edhe me joprofesionistë, qartazi dhe paluhatshëm;
- Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; drejtimin dhe inicimin e aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësi për njohjen e nevojave personale për dituri te mëtejshme edhe aftësi për veprim të pavarur dhe të mëvetësishëm gjate fitimit te diturive dhe aftësive dhe shkathtësive të reja në korniza shoqërore;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësisë për zhvillim dhe përkryerje profesionale te mëtejshme
Semestri 1
-
[6 SETK]
Hyrje në shkencat politike
Ky kurs i njofton studentët me konceptet qendrore dhe me idetë e metodat teorike të shkencës bashkëkohore politike dhe pastaj i zbaton në modelet e sjelljes politike, në institucionet politike, si dhe në politikat publike. Kursi studion konceptin e politikës, pushtetit, qeverisë,, sistemeve dhe regjimeve, shtetit dhe demokracisë, ideologjisë politike, kulturës politike, identitetit dhe identifikimit, partive dhe partive e sistemeve, masmediave dhe komunikimit politik, institucioneve politike dhe politikave publike. Në fund të lëndës studentët duhet ta kuptojnë konceptin e politikës dhe të politikave,,t’i shpjegojnë modelet e dizajnit institucional të shtetit, qeverisë dhe demokracisë, në mënyrë kritike ta vlerësojnë vendosjen dhe lëshimin rrënjë në kulturë dhe në raportet me mediat, t’i kuptojnë proceset dhe dizajnin politik të sjelljes së vendimeve.
-
[6 SETK]
Hyrje në sistemet politike
Hyrje në sistemin politik, rëndësia dhe klasifikimi i sistemeve politike, roli, vendi dhe funksionimi i sistemit politik të Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të RSFJ-së, kriza politike e RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë, si një shtet i pavarur, funksionimi,, formimi i sistemit politik të Republikës së Maqedonia në vlerat e pluralizmit politik dhe të demokracisë liberale, tiparet themelore të rregullimit parlamentar në Republikën e Maqedonisë, vendi dhe roli i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në sistemin politik të Republikës, roli i qeverisë në sistemin politik të Republikës, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, pushteti gjyqësor në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë, pushteti lokal në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë, partitë dhe sistemi partiak, zgjedhjet dhe sistemi elektoral në Republikën e Maqedonisë, roli dhe vendi i grupeve të interesit në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë, marrëdhëniet ndëretnike, konflikti i armatosur dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, funksionimi i sistemit politik të Republikës së Maqedonisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, perspektiva, evroatlantike e Republikës së Maqedonisë, sistemi politik i Republikës së Maqedonisë dhe globalizimi.
-
[9 SETK]
Hyrje në BE
BE-ja si një organizatë rajonale ndërkombëtare joqeveritare dhe / ose një sistem politik, me çka një entitet sui generis ; por edhe roli i integrimit ndërqeveritar. Pasqyrë e eksperimenteve dhe ideve të bashkëpunimit dhe integrimit evropian (Perëndimor) pas Luftës së Dytë botërore dhe vendosja e BE-së në këto procese. Perspektiva historike: Shfaqja dhe zhvillimi i komuniteteve evropiane dhe i BE-së. Nga ideja fillestare për thellim (sektoriale) dhe për zgjerim (territoriale). Platforma e integrimit ekonomik (fazat e integrimit ekonomik). Marrëveshja kornizë: marrëveshjet themelore të komuniteteve evropiane dhe të BE-së, marrëdhëniet ndërmjet tyre, rolet, struktura, organizimi dhe puna. Roli dhe rëndësia e subjekteve të tjera relevante në BE. Procesi politik: vendosja e agjendës dhe formulimi, sjellja e vendimeve dhe zbatimi ligjit në BE. Ligji BE: diversiteti i BE-së i akteve ligjore të saj, natyra e tyre, kontrolli i zbatimit, Gjykata e drejtësisë se BE-së. Politikat e BE: politikat interne (rregullatore / redistributive), veprimi i jashtëm i BE-së (BE për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 1
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1 është e caktuar për studentë të cilët kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze. Lënda ka për qëllim t’i avancojë edhe më tej katër shkathtësitë gjuhësore si: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me terminologjinë specifike të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tij.
-
Gjuhë gjermane 1
Lënda i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata të realizojnë biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç asaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
Semestri 2
-
[9 SETK]
Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare
Përkufizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, si një fenomen, karakteristikat e bashkësisë ndërkombëtare (IC), evoluimi bashkëkohor (Westphalian) i IC, sistemit të baraspeshës së forcës me kalimin e kohës, Lidhja e Kombeve, mjetet për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, Kombet e Bashkuara (parimet, objektivat, dhe organet dhe siguria kolektive), në fund të Luftës së ftohtë bipolarism (KSBE, OSBE), Struktura e IC - tri qasjet e mirëkuptimit të IC, faktorët dhe subjektet e marrëdhënieve ndërkombëtare; politika e jashtme e shteteve; organizatat ndërkombëtare dhe subjektet tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare, proceset dhe marrëdhëniet në IC, rëndësia e normave ndërkombëtare dhe evoluimi i së drejtës ndërkombëtare në dritën e luftës kundër terrorizmit dhe sigurisë njerëzore, roli dhe rëndësia e bërjes së kuptimit të teorisë në marrëdhënie ndërkombëtare, si shkencë dhe evolucioni i këtyre të fundit.
-
[6 SETK]
Ekonomia e integrimit evropian
Lënda siguron një pasqyrë të teorive, institucioneve, politikave,dhe anlizave empirike të cilat janë të nevojshme për të kuptuar parimet ekonomike të integrimit evropian. Ekonomia evropiane përfshin dy aspekte mikroekonomike dhe makroekonomike të integrimit ekonomik (liberalizimi preferencial, madhësia e tregut dhe efektet,e vëllimit, efektet e rritjes dhe faktorët e integrimit të tregut ), si dhe zgjedhja e politikave kyçe të BE.
-
[6 SETK]
Statistikë
Qëllimi i këtij kursi është që t’i njoftojë studentët me elementet e statistikave përshkruese të cilat janë drejtuar kah grumbullimi, përpunimi dhe shfaqja e të dhënave, interpretimi i tyre cilësor, sjellja e konkluzioneve dhe formimi i ligjshmërive për sjelljen e dukurive të vëzhguara. Në mënyrë plotësuese do të mund ta shfrytëzojnë statistikën si një bazë për sjelljen e vendimeve dhe si udhërrëfyes për zbulimin e lidhjeve midis të dhënave .
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 2
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1 është e caktuar për studentë të cilët kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze. Lënda ka për qëllim t’i avancojë edhe më tej katër shkathtësitë gjuhësore si: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me terminologjinë specifike të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tij.
-
Gjuhë gjermane 1
Lënda i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata të realizojnë biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç asaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
Semestri 3
-
[9 SETK]
Hyrje në të drejtën e BE
Pjesa e parë e kësaj lënde merret me forma të bazuara në jurisprudencë ku studentët do të njoftohen me konceptin e ligjit dhe të shtetit, me, konceptet themelore juridike, me karakteristikat e ligjit moderne dhe me marrëdhëniet në mes të drejtës dhe politikës. Pjesa e dytë paraqet një disiplinë të veçantë ligjore, me një fjalë,me disiplinën kushtetuese, me ato penale, realisht ka të bëjë me marrëdhëniet detyruese, me ato komerciale, me laboratorin, familjen dhe të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e BE-së e të administratës publike. Qëllimi i pjesës së tretë të lëndës është të prezantojë fushat themelore ligjore që i përfshin e drejta e BE-së, instrumentet kryesore ligjore të BE-së dhe institucionet ligjore për të siguruar zbatimin e acquis-it në shtetet anëtare. Përveç kësaj, qëllimi është që të nxjerrë në pah procedurat për miratimin e drejtësisë evropiane, dhe analiza aktuale , rëndësia dhe procedura e miratimit të së drejtës së të drejtës evropiane në proceset e integrimit evropian.
-
[6 SETK]
Ekonomia politike në BE
Kursi merret me strukturën e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare politike dhe ekonomike me vëmendje të veçantë ndaj atyre që janë relevante për procesin e integrimit evropian. Qëllimi është të prezantohen dhe të analizohen marrëdhëniet interaktive midis politikës dhe ekonomisë në bashkësinë bashkëkohore ndërkombëtare, veçmas rëndësia e faktorëve ekonomikë dhe roli i subjekteve individuale në marrëdhëniet ndërkombëtare (jo vetëm vendet, por gjithnjë e më shumë kompani shumëkombëshe, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Institucionet evropiane
Objektivi kryesor i kësaj lënde është që studentët të zhvillojnë aftësitë për analizë, për të kuptuar dhe për të vlerësuar objektivisht përzierjen komplekse te fenomeneve që përbëjnë integrimin dhe politikën evropiane. Qëllimi i këtij kursi është që t'u mundësojë studentëve t’i analizojnë politikat e Bashkimit Evropian, t’i përshkruajnë karakteristikat e tyre kryesore. Kursi shqyrton zhvillimin e institucioneve të BE-së, vendimmarrjen dhe rolin e aktorëve kryesorë. Përshkruan dhe shpjegon të gjitha fazat e zhvillimit të institucioneve të BE-së, shpjegon funksionimin e këtyre institucioneve, analizon kontributin e tyre në politikën evropiane përmes vendimmarrjes.
-
Politika sociale evropiane
Qëllimi i kësaj lënde është që studentëve në studimet evropiane t’u ofrojë një shans ta mësojnë bazën teorike të ngjarjeve dhe të debateve aktuale rreth politikës sociale evropiane. Kursi fokusohet dhe problematizon politikën sociale evropiane, rregullimin e institucioneve me akte, debatet rreth çështjeve sociale etj.
-
Hyrje në të drejtën ndërkombëtare
Studentët mësojnë për marrëdhëniet në bashkësinë ndërkombëtare të rregulluara me norma. Kështu, ata studiojnë faktin se si këto marrëdhënie duhet të jenë. Ata mësojnë për me burimet e së drejtës ndërkombëtare, për subjektet e së drejtës ndërkombëtare nga ana e shtetit drejt individit, të autoriteteve përgjegjëse për veprim në komunitetin ndërkombëtar, elementet themelore të shtetësisë, të drejtat dhe detyrimet e shteteve, si dhe të individëve, për sistemin e sigurisë kolektive dhe mjetet e zgjidhjes paqësore të kontesteve. Kursi fokusohet në studimin e rasteve të veçanta ligjore. Tema do të trajtohet përmes qasjes së shkencave sociologjike dhe politike, analizave të trendeve dhe të rregullave të rendit të ndërkombëtar.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 3
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2 është e përgatitur për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1. Është përpiluar për t’i avancuar dhe më tej njohuritë e gjuhës angleze. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me agjencitë dhe trupat tjerë të Bashkimit Evropian.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3 është e dizajnuar për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2. Duke marrë parasysh se ky është niveli më i avancuar i gjuhës angleze, studentët do të bëjnë kërkime dhe do t’i diskutojnë temat dhe materialet e marra nga Biblioteka qendrore e Bashkimit Evropian të cilat mund të gjenden në mënyrë elektronike dhe janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me evro-integrimet.
-
Gjuhë gjermane 2
Lënda është e koncipuar për studentët me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do ta mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin si dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë gjermane 3
Në këtë lëndë do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikuese në gjuhën gjermane. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) studentët do të filtrojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
-
[3 SETK]
Gjuhë e huaj profesionale 1
-
Gjuhë gjermane 1
Kjo lëndë i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata për të realizuar biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe do të mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç kësaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
-
Gjuhë gjermane 2
Kjo lëndë është e koncipuar për studentë me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do të mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë shqipe
Përmes kësaj lënde do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikative në gjuhën shqipe. Studentët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) Studentët do të marrin informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
Semestri 4
-
[9 SETK]
Hartimi i politikave në BE
Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve ta përkufizojnë dhe ta ilustrojnë analizën politikave dhe rolin e tyre në politikëbërjen e BE-së. Nuk ka ndonjë pajtim për mënyrën se si pikërisht të përkufizohet politika publike. Studentët do të kenë mundësi të njoftohen , me këtë fushë dhe ta analizojnë në mënyrë kritike zhvillimin, por dhe dukuritë në fushën e politikave publike. Krijimi dhe analiza e politikave publike është një disiplinë për zgjidhjen e problemeve që tërheq njohuri nga metodologjitë dhe teoritë themelore të shkencave shoqërore dhe të filozofisë së politikave.
-
[6 SETK]
Metodat sasiore në shkencat shoqërore
Kursi i përpunon perspektivat dhe metodologjitë e ndryshme epistemologjike lidhur me qasjet e ndryshme. Lënda, gjithashtu përfshin punën me teknikat e shkrimit akademik dhe mënyrën se si të hartohet dhe si të shkruhet një punim akademik. Në këtë lëndë Lënda përfshihet një pasqyrë e metodave themelore në shkencat shoqërore (metodat statistikore, teknikat e intervistimit, analiza e përmbajtjes dhe vëzhgimi).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 3
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Gjuhë e huaj profesionale 2
-
Gjuhë gjermane 1
Kjo lëndë i njofton studentët me strukturat themelore të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit do t`i zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në lexim, në dëgjim, në të folur dhe në të shkruar. Kursi do t’i aftësojë ata për të realizuar biseda të thjeshta nga jeta e përditshme gjatë shitblerjes ose në restorant dhe të flasin drejtpërdrejt për të kaluarën. Ata do të njoftohen me strategjitë për dëgjim me të kuptuar dhe do të mund të përfitojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit nga leximi i teksteve të thjeshta. Përveç kësaj do të ushtrohen edhe veçoritë fonetike në kontekste komunikuese.
-
Gjuhë gjermane 2
Kjo lëndë është e koncipuar për studentë me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do të mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë shqipe
Përmes kësaj lënde do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikative në gjuhën shqipe. Studentët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) Studentët do të marrin informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 4
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2 është e përgatitur për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1. Është përpiluar për t’i avancuar dhe më tej njohuritë e gjuhës angleze. Temat dhe terminologjia që do të përpunohen në këtë lëndë janë të lidhura me agjencitë dhe trupat tjerë të Bashkimit Evropian.
-
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3 është e dizajnuar për studentët të cilët e kanë kryer me sukses lëndën gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2. Duke marrë parasysh se ky është niveli më i avancuar i gjuhës angleze, studentët do të bëjnë kërkime dhe do t’i diskutojnë temat dhe materialet e marra nga Biblioteka qendrore e Bashkimit Evropian të cilat mund të gjenden në mënyrë elektronike dhe janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me evro-integrimet.
-
Gjuhë gjermane 2
Lënda është e koncipuar për studentët me paranjohuri të gjuhës gjermane. Në këtë kurs do të kapërcehet komunikimi i thjeshtë, kështu që pjesëmarrësit, përmes strukturave komplekse të fjalisë, do të mund të raportojnë për familjen dhe miqtë e tyre, për planet e të ardhmes dhe për të kaluarën. Ata do ta mësojnë lakimin e mbiemrave; do t`i ushtrojnë teknikat e të lexuarit dhe të dëgjuarit dhe përmes ushtrimeve të veçanta fonetike do ta përmirësojnë shqiptimin si dhe do t’i shkruajnë tekstet e para koherente.
-
Gjuhë gjermane 3
Në këtë lëndë do të sqarohen strukturat komplekse dhe kompetencat komunikuese në gjuhën gjermane. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shprehin dëshirat dhe qëllimet e tyre dhe të pasqyrojnë sekuencat kohore. Ata do të mund të komunikojnë në situata të përditshme (si kërkimi i banesës, udhëtimi, orientimi, marrëdhëniet etj.). Objekt mësimi, gjithashtu, do të jenë edhe tekstet më të vështira për dëgjim dhe lexim. Nga tekstet autentike (artikuj gazetash, tekste të shkurtra letrare etj.) studentët do të filtrojnë informacione nga fusha e kulturës dhe civilizimit. Gjithashtu në fushën e të shkruarit do të ushtrohet edhe përpilimi i thjeshtë i llojeve të ndryshme të teksteve.
Semestri 5
-
[9 SETK]
Mbrojtja evropiane e të drejtave të njeriut
Kursi trajton çështjet e mbrojtjes evropiane të të drejtave të njeriut në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. Në kuptimin e ngushtë, kujdes i veçantë u kushtohet institucioneve ndërkombëtare siç është Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në një kuptim më të gjerë, do të analizojë mbrojtjen evropiane të të drejtave të njeriut qëka të bëjë me një proces të gjatë një decenie të demokratizimit në Evropë. Korniza e përgjithshme e lëndës plotësohet me studimet e rasteve dhe me çështje të hapura.
-
[9 SETK]
Shkrimi i seminarit
Qëllimi i lëndës është që studentët t’i përgatisë të shkruajnë analiza shkencore e profesionale sidomos ese dhe punime seminarike, studentët t’i zhvillojnë shkathtësitë për kërkimin dhe identifikimin e burimeve të ndryshme të hulumtimeve shkencore, të shkruajnë dhe të prezantojnë dokumente shkencore dhe të krijojnë tekste shkencore duke i shfrytëzuar metodat themelore të hulumtimeve shkencore shoqërore. Qëllimi i dytë është që të zhvillojë aftësitë kërkimore dhe aftësinë analitike për të sintetizuar gjetjet shkencore. Qëllimi i tretë është aftësimi i tyre të interpretojnë dhe të shfrytëzojnë burime primare dhe sekondare, sidomos për studime evropiane si një fushë shkencore. Një pjesë më e vogël e lëndës i kushtohet shkathtësisë së komunikimit gojor.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2
-
Hyrje në administrimin publik
Administrimi publik përfaqëson një fushë me interes të veçantë për shkencën. Me lëndën hyrje në administrimin publik studentët marrin njohuri mbi konceptet themelore të administrimit publik. Theks i veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të administrimit publik dhe reformave në këtë fushë në vendin tonë. Studentët do të kenë mundësi të njihen me këtë fushë dhe në mënyrë kritike të analizojnë zhvillimin dhe dukuritë në administrimin publik. Meqë kjo fushë është objekt i ndryshimeve konstante, kujdes i veçantë do t’u kushtohet teorive të reja si dhe teorive klasike të administrimit publik. Objekti i hulumtimit përbëhet nga: termet dhe njohuritë themelore lidhur me parimet dhe institucionet e administrimit publik; roli dhe rëndësia e administrimit publik në shoqërinë e organizuar; gjeneza dhe zhvillimi historik i administrimit publik; struktura organizative e administrimit publik; funksionimi i institucioneve të administratës publike; nëpunësit civilë; kontrolli dhe përgjegjësia e administrimit publik; komunikimi në administrimin publik; administrimi publik si shërbim për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut, etj.
-
Historia e vlerave evropiane
Qëllimi i lëndës është të analizojë gjenezën dhe zhvillimin e idesë së Evropës si një ndërtim shoqëror nga kohët e hershme e deri sot. Kursi është i dizajnuar për t’u mundësuar studentëve t’i kuptojnë idetë kryesore evropiane dhe ndikimin e tyre në shoqërinë e sotme globale, me theks të veçantë në Ballkan, për t'i aftësuar ata të mendojnë, të flasin dhe të shkruajnë për trendet bashkëkohore evropiane krahasuar me ato të kaluarat nga një perspektivë historike.
-
Sistemet politike krahasuese evropiane
Lënda para së gjithash synon t’i njoftojë studentët me elementet kryesore të metodës krahasimtare si mënyrë për analizën e sistemeve politike. Në këtë drejtim do të bëhen krahasime të politikës dhe qeverive në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane, me fokus të veçantë mbi kulturën politike, socializimin politik dhe zhvillimin politik. Gjithashtu do të shqyrtohen edhe sistemet politike, elektorale dhe partiake dhe çështjet kryesore ekonomike, sociale e marrëdhëniet e jashtme. Vëmendje e veçantë do t'i jepet analizimit të rëndësisë gjithnjë e më të madhe të Bashkimit Evropian mbi politikën e brendshme dhe mbi interesat kombëtare të shteteve të caktuara anëtare të BE-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 3

Semestri 6
-
[6 SETK]
Veprimi i jashtëm i BE-së
Lënda i njofton studentët me aspektet teorike të të kuptuarit të marrëdhënieve të jashtme të BE si një lëmi e veçantë e agjencisë së BE-së me elementet e Politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët ("politika e lartë ') dhe ish komisioner përmarrëdhënie të jashtme dhe marrësh[nie të jashtme ekonomike dhe zhvillon një politikën dhe dimensionet e policisë së brendshme ('politika ulët'). Të dy fenomenet janë shpjeguar nga analizat procedurale (politikë-vendime) dhe analiza qenësoremateriale (arena vertikale dhe horizontale të veprimit të jashtëm). Baza teorike e kursit është të kuptuarit social konstruktivist të BE-së si një aktor global përmes koncepteve dhe aftësive, mundësive dhe pranisë. Shfrytëzimi i studimeve në thellësi të rastit të kursit siguron njohuri se si dhe në çfarë kushtesh dhe në cilën BE politikë, BE-ja mund të kryejë në mënyrë aktive qëllimet e veta politike apo fitime nga prania në bashkësinë ndërkombëtare. Areans vertikale e veprimit të jashtëm të BE-së janë: tregtia e jashtme, zhvillimi, mjedisi, energjia, bujqësia, drejtësia, punët në shtëpi, politika e zgjerimit të BE-së, politikat e BE dhe interregjionalizmi. Arenat vertikaleu kushtojnë vëmendje të veçantë marrëdhënieve me BE: Ballkani Perëndimor, rajoni i Mesdheut dhe Lindje- vendet evropiane, Deti e Zi dhe SHBA.
-
[6 SETK]
Shkrimi i seminarit – i avancuar
Qëllimi i lëndës është që studentët të përgatiten për të shkruar analizë shkencore e profesionale e sidomos ese dhe punime seminarike, të zhvillojnë aftësitë për kërkimin dhe identifikimin e burimeve të ndryshme të kërkimit shkencor, shkrim dhe prezantim të dokumenteve shkencore dhe formim të teksteve shkencore duke përdorur metodat themelore të hulumtimeve shkencore shoqërore. Qëllimi i dytë është që të zhvillohen aftësitë kërkimore dhe aftësitë analitike për të sintetizuar gjetjet shkencore. Qëllimi i tretë është aftësimi i tyre që të interpretojnë dhe të shfrytëzojnë burime primare dhe sekondare, sidomos për studimet evropiane si një fushë shkencore. Një pjesë e vogël e lëndës është e përkushtuar në shkathtësitë e komunikimit gojor.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4
-
Biznesi evropian
Kjo lëndë ka qasje interdisiplinare dhe synon t’i shqyrtojë dhe t’i pasurojë njohuritë në lidhje me marrëdhëniet midis: (i) ndërmarrjeve në BE (ii) mjedisin e brendshëm institucional të BE-së, dhe (iii) ekonominë botërore. Kjo lëndë ka për qëllim t’i pasurojë njohuritë dhe të kuptuarit e faktit se si integrimi evropian dhe politikat dhe institucionet e BE-së kanë ndikuar në biznesin evropian
-
Administrata publike е BE
Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për tiparet themelore të administratës publike në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Qëllimi kryesor është hulumtimi i llojeve dhe formave të veprimtarisë së institucioneve të administratës publike në shoqëritë e ndryshme, në mënyrë që studentët të fitojnë njohuri të reja. Në këtë lëndë studentët do të njihen me rëndësinë e administratës publike në shtete të ndryshme përmes njoftimit të sistemeve të ndryshme organizative të administratës së shteteve.
-
Kultura dhe identiteti evropian
Çdo shoqëri ka nevojë për "tjetrin" që ta ngrejë veten: Islam, shikuar historikisht,i ka luajtur një rol të rëndësishëm të "tjetrit" për Evropën. Nga beteja e Puatjesë në shekullin e 8, kur trupat frënge e penguan ushtrinë islame që të depërtojë në viset perëndimore të Pirinejeve dhe nga apeli i Papa Urbanit II në shekullin e 11-të që u bëri identiteteve të ndryshme feudale dhe rajonale ta identifikojnë veten me atë që quhej "krishterim" që për Evropën mesjetare kishte domethënien e një komuniteti të zgjeruar, konfrontimi i traditës së krishterë dhe asaj islame e forcoi procesin e formimit të identitetit evropian. Në fakt, roli i "tjetrit", në periudha të ndryshme historike u atribuohej çifutëve, grave, heretikëve, disidentëve, dhe në fazën moderne, pas Renesansës, Ballkani, Evropa Lindore dhe regjimet komuniste morën këtë rol.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 5

Lëndë zgjedhore 6