Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Politeknikë (2023/2024)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: I Diplomuar në Politeknikë
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive bashkëkohore në SEEU - Tetovë është institucion i arsimit të lartë, detyra kryesore e të cilit është kryerja e arsimit të lartë, aktiviteteve kërkimore në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë kompjuterike, informatikës së biznesit, shkencave të të dhënave, inxhinierisë softuerike, shkencave arkitektonike dhe shkencat politeknike. Arsyetimi për prezantimin e programit të ri studimor lind nga ndjekja e rekomandimeve të Deklaratës së Bolonjës dhe proceset e zbatimit të programeve të akredituara më parë. Duke patur nevojën për të mundësuar përzgjedhje sa më të gjerë të programeve studimore kompatibile, në të njejtën kohë justifikon konceptin e mobilitetit të drejtimeve dhe studentëve ju mundëson zgjedhjen e drejtimit sipas afiniteteve dhe aftësive të tyre.

Drejtimi ka për qëllim t'ju përgjigjet kërkesave për përshtatshmëri më të madhe me qendrat dhe universitetet tjera europiane dhe botërore të studimit të këtij drejtim dhe në të njëjtën kohë e përshtat atë me kushtet konkurente të tregut. Në veçanti, që struktura e programit të propozuar të studimit shpien nga lëndë të përgjithshme drejt atyre të specializuara të përqendruara në përcaktimin e drejtimit në bazë të praktikave dhe njohurive të mësuara dhe jo në bazë të zgjedhjes arbitrare. Përvetësimi gradual i materies në vazhdimësi ndan vëmendjen nga inxhinieria arkitektonike në fushën e artit figurativ-vizual dhe në atë historiko-filozofik të arsimit, si faktor i dytë opcional.

Studentët që përfundojnë me sukses programin do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime me përvojë për trajnimin e teknikëve, profesionistëve dhe studiuesve përmes programeve përkatëse në fusha të ndryshme të dijes, mundet të kryejnë kërkime shkencore dhe teknologjike, promovime të inovacioneve dhe nxitjen e lidhjeve dhe kontaktet me sektorët prodhues dhe social për të kontribuar në zhvillimin e vendit, zhvillimin teknologjik, ekonomik, politik, social dhe kulturor.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Përvetësimi i njohurive dhe të kuptuarit në aspektin teorik dhe praktik në fushën e shkencave politeknike.
  • Njohuritë përfshijnë fusha kryesore si matematika inxhinierike, statika, forca e materialeve, inxhinieria elektrike.
  • Njohuri dhe të kuptuarit e metodologjive të ndryshme të programimit në skenarët praktik të zgjidhjes së problemeve (dizajn, perspektivë, etj.)
  • Njohuri dhe të kuptuarit në kryerjen e hulumtimeve në shkallë të vogël dhe aplikimin e projekteve të projektimit me ndihmën e kompjuterit.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të aplikuar/përdorur sisteme kompjuterike dhe sisteme të informacionit në detyrat e zakonshme të punës gjatë projektimit të zgjidhjeve arkitekturore.
  • Aftësi për të menaxhuar dhe mirëmbajtur projekte, duke përdorur metodologji, mjedise dhe praktika të ndryshme të zhvilluara.
  •  Aftësia për të hartuar dhe zbatuar projekte arkitekturore duke filluar nga përmasat e vogla dhe të mesme.
  • Aftësi për t'u organizuar në një mënyrë për të zgjidhur detyra të ndryshme sociale, ekonomike, inxhinierike dhe/ose teknologjike.
  • Të propozojë zgjidhje për sistemet inxhinierike në nivel fillestar dhe të mesëm, duke përfshirë analizën, zhvillimin e projektimit dhe raportimin.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për të mbledhur dhe analizuar materiale për të propozuar zgjidhje.
  • Aftësi për të vlerësuar dizajne të ndryshme dhe mjedise të zhvilluara.
  • Aftësi për të vlerësuar zgjidhje të ndryshme arkitekturore.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të ndjekur përparimet në fushën e inxhinierisë politeknike, aftësi për të mësuar shpejt teknologjitë, mjetet dhe kornizat e reja.
  • Aftësia për të aplikuar shkathtësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnim në sistemet politeknike në shkolla ose organizata.
  • Aftësia për të aplikuar shkathtësitë e të mësuarit në krijimin dhe menaxhimin e projekteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësi për të ndjekur zhvillimet në fushën e inxhinierisë politeknike, aftësi për të mësuar shpejt teknologjitë, mjetet dhe kornizat e reja.
  • Aftësia për të aplikuar shkathtësitë e të mësuarit në mësimdhënien dhe trajnimin e sistemeve të informacionit në shkolla ose organizata.
  • Aftësia për të aplikuar shkathtësitë e të mësuarit në krijimin dhe menaxhimin e projekteve.

Semestri 1

  • [C2023] [6 SETK] Bazat e projektimit
    Qëllimi i lëndës është që t’i njoftojë studentët me procesin e projektimit dhe analizës arkitekturore. Studenti të njoftohet me konceptet themelore të formës dhe hapësirës arkitekturore, mënyrën e paraqitjes grafike dhe normativat e dimensionimit të elementeve bazike të projektimit.
  • [C2024] [6 SETK] Gjeometri Deskriptive
    Qëllimi i lëndës: Përdorimi i metodave moderne grafike, të cilat përdoren në zgjidhjen e problemeve inxhinierike, teknike dhe të projektimit. Zhvillimi i perceptimit hapësinor të formave tredimensionale të objekteve dhe aftësia për të treguar marrëdhënie të ndryshme të ndërsjella të karakteristikave të tyre gjeometrike në një plan dydimensional.
  • [C2361] [6 SETK] Matematika për Inxhinierë 1
    Qëllimi i lëndës: Тë përvetësohen kuptimet themelore nga vargjet dhe limiti i vargut real, funksionet me nje ndryshore reale, limiti i funksionit, si dhe njehsimi diferencial i funksioneve me ndryshore reale, të cilat janë të nevojshme për studimin e shkencave teknike.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Албански јазик за почетници 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [????-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [???PP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 2

  • [C2028] [6 SETK] Principet e projektimit
    Qëllimi i lëndës është që studenti të njoftohet me metodologjinë bazike të projektimit dhe analizës arkitekturore përmes studimit të sistemeve të objektit/ hapësirës arkitekturore: sistemi hapësinor-funksional, konstruktiv, i qarkullimit dhe i mbështjelljes. Studenti, do të njoftohet me principet elementare të kompozicionit të hapësirës arkitekturore si: aksi, simetria, hierarkia, datum, ritmi, transformimi.
  • [C2029] [6 SETK] Perspektiva
    Qëllimi i kësaj lënde është që studenti të aftësohet për paraqitjen e përjetimit estetik vizual në vizatim teknik hapësinor. Parimet e perspektivës dhe paraqitjes tredimensionale, do të studiohen me qëllim që studenti të aftësohet që projektet grafike arkitekturore t’i paraqesë në mënyrë tredimensionale, të qartë dhe të lexueshme për publikun e thjeshtë joarkitekturor.
  • [C2368] [6 SETK] Matematika për inxhinierë 2
    Qëllimi i lëndës: Të njihen dhe të aftësohen studentët me njehsimin integral dhe zbatimin, ekuacionet diferenciale të zakonshme, zgjidhjen dhe aplikimin e tyre, funksionet me shume ndryshore, si dhe me njehsimin e integraleve te dyfishta dhe trefishta dhe zbatimin e tyre ne zgjidhjen e problemeve nga fusha e shkencave teknike.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Албански јазик за почетници 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Англиски јазик
    • [E2532] Gjuhë Angleze 1
    • [E2533] Gjuhë Angleze 2
    • [E2534] Gjuhë Angleze 3
    • [E2535] Gjuhë Angleze 4
    • [E2536] Gjuhë Angleze 5
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 3

  • [C2362] [6 SETK] Hyrje në statikë
    Qëllimi i lëndës: Njohja me konceptet themelore të statikës si një mjet për të kuptuar sistemet më elementare konstruktive. Paraqitje themelore analitike dhe praktike në parimet dhe konceptet fizike të statikës.
  • [C2037] [6 SETK] Projektimi përmes kompjuterit
    Objektivi kryesor i kësaj lënde është që t'i njoftojë studentët me bazat e dizajnit me ndihmën e kompjuterit (CAD). Duke përdorur paketat programuese CAD, studenti do të përgatitë arkitekturë të plotë tredimensionale. Sistemet e dizajnit me ndihmën e kompjuterit (CAD) mundësojnë zgjidhje të shumta, duke i vlerësuar ato dhe nëse është e nevojshme bën korrigjim e dizajnit. Elemente të grafikës 2D dhe 3D, elemente tredimensionale të shtresave të imazheve kompjuterike, projeksionet e elementeve bazë grafike, pamjet, seksionet, transformimet, rrotullime dhe perspektiva do të jenë pjesë e kësaj lënde si dhe përdorimi i mjeteve të vizatimit të elementeve strukturorë.
  • [EBE-408] [6 SETK] Menaxhimi i Projekteve
    Qëllimi i lëndës është që të inkuadrohen studentët në botën e projekteve moderne dhe t’i ballafaqojë ata me mundësitë dhe me sfidat e jetës reale ekonomike në krijimin e projekteve të përshtatshme për nevojat reale. Qëllimet specifike të lëndës janë: si të përcaktohet një projekt i caktuar (duke përdorur disa faza) dhe të theksohet roli i rëndësishëm i menaxherit të projektit (të kuptohen nevoja, fusha e veprimit, aktivitetet për implementim, kompleksiteti i dizajnit modern, etj.). Studentët duhet të trajnohen se si të aplikojnë mjete dhe teknika moderne të menaxhmentit modern të projektimit me rastin e transformimit të nevojës, ose të idesë krijuese në një projekt real e të dokumentuar, i cili do të bëjë të jenë më inventivë për vete dhe më kompetitivë në tregun më konkurrues të punës.
  • [C2363] [6 SETK] Fizika 1
    Qëllimi i lëndës: Njohja e studentëve të drejtimit Politeknikë me konceptet bazë të fizikës që do tu ndihmonte në zhvillimin profesional në pajtim me kompetencat e programit studimor të politeknikës.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 4

  • [CCE-101] [6 SETK] Bazat e elektroteknikës
    Lënda paraqet hyrje në konceptet bazë të elektroteknikës. Studentëve iu mundëson të kuptuarit e ligjeve, parimeve dhe dukurive themelore në laminë e elektroteknikës. Përmes qasjes teorike dhe praktike iu mundëson aplikimin e njohurive dhe shkathtësive të fituara në lëndët vijuese profesionale dhe të specializuara në kuadër të programit studimor. Paraleisht trajtohen bazat e elektricitetit dhe magnetizimit dhe në këtë kontekst edhe rryma elektrike, qarqet elektrike të rrymës njëkahore, rryma sinusoidale, qarqet RLC, qarqet elektrike bazike dhe komplekse, si dhe metodat për zgjidhjen e rrjeteve elektrike dhe instalimeve elektrike.
  • [C2364] [6 SETK] Menaxhimi Strategjik
    Lënda e Menaxhimit Strategjik është hartuar në mënyrë të tillë që t'u mundësojë studentëve të vlerësojnë dhe zbatojnë elementët kryesorë të analizës strategjike, të zgjedhin strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, si dhe të inkurajojë reflektimin mbi problemet që lidhen me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i mësimit të lëndës është që nxënësit të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike për çështjet dhe problemet që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në një mjedis të turbullt dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka asnjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar një strategji. Pas përfundimit të ligjëratave, studentët duhet të jenë në gjendje: - të kuptojë teoritë dhe konceptet e menaxhimit strategjik; - të zotërojë fjalorin lidhur me menaxhimin strategjik; - të integrojë njohuritë e marra nga menaxhimet e veçanta funksionale; - të zhvillojë aftësi analitike dhe komunikuese, si dhe aftësi të punës në grup.
  • [C2042] [6 SETK] 3D modelimi kompjuterik dhe realiteti virtual
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me një bazë të plotë aplikative në praktikën e modelimit 3D, dhe përdorimin e tij në realitetin virtual. Studentët, do të mësojnë se si të dizajnojnë dhe gjenerojnë përmbajtje 3D për VR, duke përdorur mjete dhe teknika më të fundit. Studentët, do të mësojnë të zbatojnë proceset e punës në modelimin 3D dhe të menaxhojnë procesin e renderimit. Teknika të ndryshme modelimi do të studiohen nga renderimi manual, skulpturimi 3D deri tek interpretimi automatik i objekteve në shkallë të vogël dhe të madh. Studentët, do të mësojnë se si të zhvillohen për mjediset VR, të gjenerojnë skena të avancuara dhe të vendosin këto mjedise VR.
  • [C2365] [6 SETK] Fizika 2
    Qëllimi i lëndës: Njohja e studentëve të drejtimit politeknikë me konceptet bazë të fizikës që do tu ndihmojë në zhvillimin profesional në pajtim me kompetencat e programit studimor të politeknikës, në vazhdim të njohurive të fituara në Fizika 1.
  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 5

  • [C2366] [6 SETK] Rezistenca e materialeve
    Qëllimi i lëndës: Përvetësimi i aftësive për të analizuar gjendjen e sforcimeve dhe deformimeve të elementeve vijore me prerje tërthore elementare të ekspozuara ndaj llojeve të ndryshme të ngarkesave. Dimensionimi i prerjeve tërthore homogjene sipas teorisë së sforcimeve të lejuara.
  • [C2033] [6 SETK] Dizajn studio I
    Qëllimi i lëndës: Mësimi i hapësirës nëpërmjet: procesit të perceptimit, të kuptuarit dhe analizës së hapësirës arkitektonike, procesit të imagjinimit, njohjes së elementeve përbërëse dhe kontekstit të projektit arkitektonik, elementeve të teorisë së arkitekturës, historisë dhe kulturës arkitektonike, njohurive dhe praktikës për paraqitjen e hapësirës arkitektonike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Principles of Management
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [C2031] Historia e akitekturës dhe artit
    • [C2224] Shprehje vizuale
    • [E2592] Marketingu Dixhital
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2518] Materialet, metodat dhe produktet
    • [EFB-03] Financat personale
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [C2031] Historia e akitekturës dhe artit
    • [C2224] Shprehje vizuale
    • [E2592] Marketingu Dixhital
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2518] Materialet, metodat dhe produktet
    • [EFB-03] Financat personale

Semestri 6

  • [C2367] [6 SETK] Punim diplome
    Punimi i diplomës paraqet sublimim të diturive të nxëna gjatë studimeve. Bëhet fjalë për program konkret projektues në kontekst konkret fizik. Zgjidhja e propozuar e problemit real projektues duhet të jetë inovative dhe të përbëhet nga tërësi harmonike, teorike dhe praktike. Ky punim ka për qëllim t’a nxisë hulumtimin dhe gjetjen e shprehjes personale projektuese, si dhe mënyrën e komunikimit dhe prezantimin e projektit konkret si tërësi.
  • [C2038] [6 SETK] Dizajn studio II
    Qëllimi kryesor i lëndës është t'u mundësojë studentëve të analizojnë dhe paraqesin në mënyrë diagramike karakteristikat e një vendi të caktuar - subjekt i interesit kërkimor. T'i kuptojnë, si dhe të mësojnë t’i zbatojnë ato në fazat e ndryshme të procesit krijues, të menduarit për një projekt arkitektonik. T'u mundësojë studentëve të analizojnë një program të caktuar, nga i cili më vonë duhet të zhvillojnë një koncept të qartë arkitektonik. Të krijojnë kuptim se si dizajni i formës dhe hapësirës arkitektonike lidhet drejtpërdrejtë me nevojat psikologjike, fiziologjike, sociologjike dhe kulturore të njerëzve. Të mësojnë më shumë teknika të ndryshme të kërkimit të strategjive të tyre të projektit (përmes skicimit, diagramit dhe krijimit të modeleve studimore analoge dhe digjitale). Të mësojnë të përgatisin forma të ndryshme të vizatimeve dhe modeleve të prezantimit përmes të cilave do të prezantojnë projektin përfundimtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101 ] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [C2298] E drejta e punës
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ecs-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [cbe-103] Principles of Management
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [C2031] Historia e akitekturës dhe artit
    • [C2224] Shprehje vizuale
    • [E2592] Marketingu Dixhital
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2518] Materialet, metodat dhe produktet
    • [EFB-03] Financat personale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [C2031] Historia e akitekturës dhe artit
    • [C2224] Shprehje vizuale
    • [E2592] Marketingu Dixhital
    • [E2519] Dizajn grafik
    • [E2518] Materialet, metodat dhe produktet
    • [EFB-03] Financat personale
Google+