Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit - Inxhinieria kompjuterike (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në inxhinieri kompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi i inxhinierisë kompjuterike është bazuar në modelin e aprovuar të Bolonjës për organzimin e studimeve 3+2. Fushat specifike të Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, në programin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (inxhinieria kompjuterike) janë: hardueri kompjuterik dhe softueri sistematik, sistemet e ndërshtëna kompjuterike (embedded) me projektimin dhe programimin e tyre, konceptet themelore të inxhinierisë kompjuterike, bazat e elektroteknikës, sistemet e kontrollit automatik, sistemet e drejtimit në kohë reale, rrjetat kompjuterike, rrjetat kompjuterike me kabllo dhe pa kabllo, përllogaria  “Grid” dhe sistemet distributive kompjuterike, multimedia dhe sistemet multimediale, transmetimi i të dhënave dhe rrjetat e telekomunikacionit, bazat e të dhënave, sistemet e informacionit dhe projektimi i tyre, etj. Këto disiplina kanë potencial të madh për ngritjen e cilësisë së arsimit.

Riorganizimi i mësimit është projektuar ashtu që t’i plotësojë kërkesat e tregut vendor (duke i analizuar kërkesat e firmave të TI-së dhe organizatave në RM), njëkohësisht duke mundësuar perspektivë globale moderne.

Qëllimet arsimore të programit:
  • t’u mundësojë studentëve që të pajisen me shkathtësi më të gjëra komunikative, gjuhësore dhe analitike; 
  • t’u mundësojë studentëve që të pajisen me njohuri teorike dhe praktike nga fusha e teknologjive informatike-komunikative dhe ato t’i aplikojnë në jetën reale dhe praktikën profesionale;   
  • t’i aftësojë studentët që të kyçen  në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme në fushën  e teknologjive informatiko-komunikative; 
  • t’i aftësojë studentët që të punojnë në projekte individuale apo në grupe, të cilat për nga natyra mund  të jenë: shkencoro-hulumtuese, zhvillimore dhe punë praktike; 
  • t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme drejt teknologjive të reja,ndryshimeve të tregut  dhe aplikimi i tyre; 
  • të mundësojë shkathtësi për përkahje gjatë organzimit, realizimit dhe implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera. 

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësinë për t'u punësuar në fusha të ndryshme të TI, ku ata mund të përdorin në mënyrë efektive teknologjitë e ndryshme të pranishme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, sistemeve kompjuterike, rrjetave kompjuterike, sistemeve të informacionit, të kontrollit të automatizuar, sistemeve multimedia dhe të telekomunikacionit, të testojnë dhe t'i validojnë të njëjtat, të vlerësojnë platformat e ndryshme dhe zhvillimojnë zgjidhje optimale.

 
Ata do të jenë në gjendje: të projektojnë, krijojnë dhe mirëmbajnë sistemet e bazuara në kompjuter dhe rrjetat kompjuterike, si dhe të zbatojnë zgjidhje të orientuara në hardver, të mirëmbajnë softuerin e sistemeve; të mirëmbajnë sisteme të automatizuara të kontrollit; të zhvillojnë sisteme multimediale; të menaxhojnë sistemet e informacionit dhe të telekomunikacionit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Demostron njohuri dhe dijeni në fushat e shkencave kompjuterike, teknologjive të informacionit dhe bazat e elektro teknikës.
  • Demostroni njohuri dhe dijeni në fushat e teknologjive të informacionit, harduerët kompjuterikë dhe sistemet softuerike, rrjetat kompjuterike, sistemet e informacionit, sistemet e kontrollit, multimediumet dhe sistemet e telekomunikacionit.
  • Ka njohuri të avancuara të gjuhës angleze
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Projektim, krijim dhe mirëmbajtje të disa sistemeve kompjuterike, si dhe zbatim i zgjidhjeve të orientuara në harduer. 
  • Projektim, zbatim dhe servisim i rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit.
  • Implementim dhe mirëmbajtje i sistemeve të kontrollit, sistemeve të integruara, sistemeve multimediale dhe sistemeve të informacionit. 
  • Zbatim i zgjidhjeve të aplikueshme për probleme të orientuara në harduer-softuer, duke filluar me fazën e analizimit, hartimit dhe zbatimit ,e deri në fazën e performimit, testimit, analizimit të performancës dhe mirëmbajtjes. 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Vlerësim, kontekstualizim dhe marrje  vendimesh për zgjidhje të duhura softuerike dhe harduerike. 
  • Shfrytëzim i teknikave për zgjidhje të problemeve në mënyrë që të sigurohen me efikasitet zgjidhje të TIK. (ZBATIM) 
  • Vendosni për përdorimin e mjeteve adekuate (mjetet për zhvillim).
Aftësitë e komunikimit
  • Pjesëmarrje dhe organizim i punës ekipore. 
  • Prezantim, dokumentim dhe komunikim i dokumentacionit teknik. 
  • Vlerësim, argumentim dhe paraqitje e zgjidhjeve për pyetje, probleme dhe ide të ndryshme në fushëm e TIK. 
  • Gjetje, organizim dhe klasifikim i informacioneve në fushën e TIK (dokumente për harduer / softuer, manuale).
Aftësitë e të mësuarit
  • Aftësim që t’i mësoni dhe t’i përdorni komponentët e rinj harduerikë. 
  • Përvetësim dhe përdorim i sistemeve të reja dhe të azhuruara softuerike. 
  • Vlerësim, mësim dhe përdorim i mjeteve të reja për krijimin dhe/apo mirëmbajtjen e zgjidhjeve harduerike-softuerike. 
  • Demostroni shkathtësi për punë seminarike dhe laboratorike.

Semestri 1

  • [6 SETK] Matematika 1
    Qëllimi i lëndës është që studentët të mësojnë dhe të aftësohen për shfrytëzim të koncepteve vijuese: Funksioni (si pasqyrim i veçantë), metoda e krijimit të një funksioni dhe vazhdueshmëria e funksioneve themelore. Gjithashtu, të aftësohen për të gjetur vlerën kufitare (limitin) të funksionit, derivatet, integralet, zgjidhjen e problemeve të lidhura me gjetjen e maksimumit dhe minimumit të funksionit.
  • [6 SETK] Programimi struktural
    Kjo lëndë paraqet konceptet themelore të programimit të cilat më tej shërbejnë si hyrje në Programimin e Strukturuar. Qëllimi është të aftësohen studentët në shkrimin e qartë dhe efikas të C++ programeve, duke aplikuar një sërë teknikash programuese, me theks të veçantë në shembuj nga industria.
  • [6 SETK] Bazat e elektroteknikës
    Qëllimi i lëndës është njohja me termet themelore dhe dukuritë e elektrostatikës, si dhe sqarimin e tyre me ligjet themelore dhe teoremat e teorisë së qarqeve elekrike, me termat themelorë të teorisë së rrjetave elektrike përmes disa metodave të analizës së rrjetave elektrike me konstanta kohore të rrymës dhe tensionit. Studenti do të aftësohet për shfrytëzimin e rregullave themelore në elektroteknikë gjatë zgjidhjes së problemeve konkrete në inxhinieri.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë shqipe / maqedonase 1
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë angleze 1
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze

Semestri 2

  • [6 SETK] Bazat e elektronikës
    Qëllimi i lëndës është që të japë një hyrje në principet e punës së elementeve elektronike. Lënda përfshin bashkësitë e elementeve elektronike lineare dhe ato digjitale. Studentët do të jenë të aftë që të vëzhgojnë dhe zgjidhin problemet në fushën e automatikës dhe inxhinierisë kompjuterike duke përdorur qarqe elektronike reale. Orët praktike do të shfrytëzohen për t'u ofruar studentëve një qasje direkte drejt eksperimentimit me këta komponenta elektronike, veçanërisht me ato digjitale.
  • [6 SETK] Matematika 2
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri nga matematika, që kanë aplikim të drejtëpërdrejtë në fushën e inxhinjerisë kompjuterike. Ky modul do të shfrytëzohet si mjet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga kjo lëmi. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri themelore dhe te avansuara nga lëmia e algjebrës lineare. Studentët do të aftësohen: të kuptojnë dhe të zgjedhin ekuacione të ndryshme diferenciale; të kuptojnë dhe të zgjedhin probleme që përmbajnë koncepte të sekuencave; të kuptojnë dhe të zgjedhin koncepte të ndryshme në realacion me funksionet komplekse dhe përfundimisht të jenë në gjendje të shftytëzojnë transformimet e Laplasit.
  • [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është të njoftoj studentët me konceptet themelore të programimit të orientuara në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllimi shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët do të njoftohen me trashëgimin e klasave, hierarkinë dhe polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë ne gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [6 SETK] Projektimi i qarqeve logjike
    Lënda e studimit është logjika binare, nevoja dhe rëndësia e saj për implementimin e sistemeve digjitale. Mësohet hartimi i qarqeve të ndryshme logjike të kombinuara dhe sekuencionale, si dhe analiza e qarqeve logjike ekzistuese të thjeshta dhe komplekse. Funksionaliteti i qarqeve kompjuterike logjike simulohet nëpërmjet programeve të ndryshme. Pjesa e fundit e lëndës paraqet hyrje në realizimin praktik, nëpërmjet shikimit te procedurave për realizim praktik të qarqeve logjike. Lënda paraqet një lidhje ndërmjet teorisë dhe praksës që është shumë e rëndësishme për fitimin e vetëbesimit, ku studentët nga idejat për projekte në kushte laboratorike arrijnë deri te realizimi praktik të qarqeve të thjeshta logjike të kombinuara dhe sekuencionale.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë shqipe / maqedonase 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • Gjuhë shqipe për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase 1
    • Gjuhë maqedonase 2
    • Gjuhë maqedonase 3
    • Gjuhë maqedonase 4
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
    • Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
    • Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore: gjuhë angleze 2
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 3

  • [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Qëllimi i lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjetave kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjetave. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjetave si Ethernet dhe Internet. Studentët do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjetave dhe optimalizimin e performansave të tyre.
  • [6 SETK] Matematika 3
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’i pajisë studentët me njohuri matematikore, kryesisht nga lëmia e strukturave diskrete me theks te vecantë ne aplikimin e atyre njohurive në shkencat e inxhinierisë kompjuterike. Në këtë kontekst, qëllimi është të mësohen konceptet themelore nga matematika logjike dhe zbatimi i tyre në shkencat e inxhinierisë kompjuterike, koncepte nga teoria e bashkësive, konceptet nga teoria e numrave, predikatet, Algjebrën e Boole-it (Boolean) dhe si të njejtat mund të zbatohen.
  • [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve si dhe përcaktimin e performansave së tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore në gjuhë angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze

Semestri 4

  • [6 SETK] Sistemet mikroprocesorike
    Ky modul ka për qëllim t'u ofrojë studentëve të kuptuarit në thelb të arqitekturave të mikroprocesorit dhe se si mund të programohen të njëjtit. Nëpërmjet analizës së thellë të arqitekturave 8 dhe 16-bitëshe, ka për qëllim t'u mundësojë studentëve njohjen me bazat e ndërtimit të mikrprocesorëve dhe principet e evoluimit të tyre. Nëpërmjet analizës së formateve të ndryshëm të urdhrave, mënyrave të adresimit dhe modeleve të programimit, ka për qëllim t'i pajisë studentët me metodologji të programimit në asembler. Gjithashtu, do të mësohen rrethanat e ndryshme të përdorimit të mikroprocesorëve dhe komunikimi i tyre me qarqe të jashtme të integruara.
  • [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti i cili me sukses do ta përfundoj këtë modul do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe hartoj baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Të përdor MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [6 SETK] Sistemet operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 3
    Lëndë gjuhësore
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Gjuha frënge
    Aftësitë e komunikimit
    • Të folurit publik
    • Studime ndërkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    Shkathtësi në TI
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Web publikimi
    Tjera
    • Mbrojta e ambientit
    • Sportet, rekreacioni, kultura
    • Zhvillimi profesional i karrierës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore në gjuhë angleze
    • Niveli 1 i gjuhës angleze
    • Niveli 2 i gjuhës angleze
    • Niveli 3 i gjuhës angleze
    • Niveli 4 i gjuhës angleze
    • Anglishtja akademike
    • Anglishtja akademike e avancuar

Semestri 5

  • [6 SETK] Rrjetet Broadband
    Kjo lëndë i prezanton studentët me teknologjitë dhe shërbimet e rrjeteve me brez të gjërë, teknologjive të qasjes, si dhe me arkitekturën e rrjeteve. Rrjetet me brez të gjërë si ADSL, rrjete kabllore dhe optike, WiMax standarde fikse dhe mobile
  • [6 SETK] Sistemet e ngulitura kompjuterike
    Qëllimi i kësaj lënde është t'u ofrojë studentëve një hyrje të përgjithshme në sistemet e ngulitura kompjuterike (Embedded Computer Systems), shfrytëzimin dhe principet e zhvillimit të tyre. Zhvillimi i sistemeve të ngulitura kompjuterike kërkon të kuptuarit e plotë në disa nivele, duke filluar nga specifikat themelore të harduerit e deri te programimi i nivelit të lartë. Studentët do të mësojnë për arqitekturat e mikrokontrollerëve dhe programimin e tyre në asembler dhe në gjuhën C. Gjithashtu, studentët do të mësojnë për sisteme operative të ndryshme që përdoren gjatë zhvillimit të sistemeve të ngulitura si dhe konceptet e programimit të aplikacioneve mbi këto sisteme opreative.
  • [6 SETK] Sistemet e kontrollit
    Qëllimi i kësaj lënde është të njohtojë studentët me bazat e teorisë së sistemeve, modelimin dhe paraqitjen e tyre, sistemet për kontroll automatik, zinxhirët elementar, funksionet e transferit, ligjet elementare të kontrollit, analiza në sferën (domeinin) frekuencor dhe kohor, analizë të gjendjeve të punës, modele algjebrike dhe frekuncore për stabilitet, prezantimi me modele hapësinore dhe të gjendjes, gjetja e zgjidhjes për matricën e gjendjes për ekuacionin e lëvizjes nëpër kohë dhe gjendje, hyrje në bazat e karakteristikave strukturore të sistemit: kontrollimi dhe vëzhgimi. Studentët do të jenë në gjendje të: paraqesin modele të sistemeve të kontrollit automatik, përzgjedhin dhe aplikojnë sisteme kontrolli të ndryshëm, analizë dhe sintezë të sistemeve të kontrollit automatik.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5.2
    • Aplikacionet e rrjetave
    • Siguria e rrjeteve
    • Mjetet për modelim të sistemeve harduerike
    • Inteligjenca artificiale
    • Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 5.1
    • Aplikacionet e rrjetave
    • Siguria e rrjeteve
    • Mjetet për modelim të sistemeve harduerike
    • Inteligjenca artificiale
    • Algoritmet dhe strukturat e të dhënave

Semestri 6

  • [6 SETK] Rrjetet kompjuterike Wireless
    Lënda është hyrje në parimet dhe konceptet themelore të Rrjeteve Kompjuterike Wireless. I sqaron komponentët e ndryshme të rrjeteve dhe se si këto komponentë përshtatem së bashku. Lënda synon t’ju ofroj studentëve njohuri të thella për ti kuptuar teknologjitë e rrjeteve LAN (WLAN) dhe i përgatit ato për certifikatën CWNA (PW0-100). Certifikimi CWNA është certifikatë e nivelit të lartë që i përgatit studentët për implementim dhe mirëmbajtje e wireless rrjeteve të vogla, mesme dhe të mëdha.
  • [6 SETK] Sistemet në kohë reale
    Lënda është e konceptuar që të ofroj njohuri bazike nga fusha e Sistemeve të kontrollit në kohë reale dhe dizajnimin e tyre. Nëpërmjet analizave teorike dhe praktike për sisteme në kohë reale, lënda ofron shkathtësi që janë me rëndësi të veçantë për aplikimin e tyre në industri. Konceptet kryesore që përfshihen në lëndë janë sistemet konkurrente, aftësia e programeve të veprojnë ne varshmëri prej vlerave hyrëse në kohë reale. Komponentë kryesore që analizohen në këtë lëndë janë shembuj real qe janë zbatuar ne industri.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6.1
    • Inxhinieringu i softuerit
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • Procesimi High-Speed
    • Programimi i aparateve mobile
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 6.2
    • Inxhinieringu i softuerit
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Menaxhimi i rrjetave kompjuterike
    • Procesimi High-Speed
    • Programimi i aparateve mobile
  • [6 SETK] Punim i diplomës
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e inxhinerisë kompjuterike. Studentët janë të angazhuar të kompletojnë një projekt, zakonisht një ndërlidhje mes harduerit dhe softuerit, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, matje, simulim apo shfrytëzim të softuerit dhe harduerit, nëse është e aplikueshme.
Google+