Studimet e ciklit të dytë në zbatimin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit (TIK) në procesin mësimor - 60 ECTS është një program koheziv studimi i dizajnuar për të rritur njohuritë, aftësitë dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe të të tjerëve me një qasje bashkëkohore për adoptimin e njohurive të reja. Këto studime master përqendrohen në shfrytëzimin sa më efektiv të teknologjisë në fushën e arsimit dhe mësimdhënies. Gjatë këtyre studimeve fitohen njohuri të reja rreth asaj se si të hartohet një program që bazohet në teknologjinë, përdorimin e teknologjive të informacionit për përgatitjen dhe mirëmbajtjen e orëve, si dhe përdorimin dhe zhvillimin e platformave për të mësuar. Po ashtu në këtë cikël bëhet krijimi i përmbajtjeve arsimore digjitale, e-mësim, aplikacione arsimore dhe projekte multimediale në klasë. E tërë kjo ofron zhvillimin profesional për mësuesit dhe të interesuarit të tjerë për studime në arsim. Studimet janë të bazuara në hulumtimet e fundit dhe në praktikat në e-mësim dhe përmirësimin e të mësuarit përmes TIK. Ky program zhvillon aftësitë praktike dhe të kuptuarit analitik të TIK si dhe të nxënit elektronik dhe rolit të tij në praktikën profesionale.
Studenti i cili do ta përfundoj këtë program studimor do të aftësohet për:
- zbatimin e TIK në procesin e mësimdhënies dhe vlerësimit – kontrollimit;
- dizajnimin e lëndëve moderne;
- dizajnimin e lëndëve për studentë me nevoja të veçanta;
- ndjekjen dhe të kuptuarit e trendeve zhvillimore të TIK dhe zbatimin e saj në mësimdhënien moderne.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Aftësi për zhvillimin dhe aplikimin e TI ideve origjinale dhe kreative me qëllim sigurimin e kualitetit t në mësimdhënie.
- Aftësi për aplikimin e TI shkathtësive dhe njohurive dhe demonstrimin e kompetencave speciale nga shkencat kompjuterike dhe informatika me qëllim organizimin e mësimdhënies interaktive në arsim.
- Posedimi i njohurive dhe të kuptuarit nga fusha e shkencave kompjuterike, inxhinieri (programim, ueb teknologjitë, bazat e të dhënave, hyrje në rrjeta, sistemet kompjuterike dhe të informacionitt dhe multimedia);
- Posedon njohuri nga një ose më shumë fusha që mund ta karakterizojnë studentin si ekspert në aplikimin e njohurive në fushën e dhënë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për integrim kreativ dhe sintezë e njohurive nga më shumë fusha në arsim, si dhe administrimi i procesit arsimor dhe evaluimi i nxënësve me aplikimin e mjeteve të TI të krijuara për një problematikë të caktuar. Krijimi i proceseve edukative me përdorimin e veglave dhe teknikave kompjuterike;
- Aftësi për t'u përballur me situata komplekse që lidhen me proceset specifike arsimore që rezultojnë në kohë reale në arsim;
- Aftësi për të identifikuar instancat e duhura të specializuara në arsim dhe sjelljen e vendimeve të bazuara në mungesë të informatave të kompletuara ose të dhënave të bazuara në parimet personale, sociale dhe etike dhe përgjegjësitë e lidhura me aplikimin e njohurive dhe të kuptuarit;
Aftësitë për të vlerësuar

Aftësitë e komunikimit
- Aftësi për këmbimin e përfundimeve dhe sugjerimeve me argumentim dhe mbështetje e arsyeshme e tyre, si me njerëz ekspertë ashtu edhe me joekspertë, qartë dhe pa mëdyshje;
- Marrja e përgjegjësive të konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta;
- Drejtimi dhe inicimi i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
- Aftësia për identifikimin e nevojave personale dhe të drejtimeve për kualifikim individual dhe autonom dhe performancën e saj të pavarur dhe autonome në fushat e zakonshme informatike;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për studim të vazhdueshëm individual në fushat e specializuara të biznesit dhe informatikës në kuadër të rrjetit ekonomik;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësive për zhvillimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm profesional.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Е - mësimi 2.0- teoria dhe praktika
Si pjesë e kësaj lënde, studentët:
- do të fitojnë njohuri për dizajnimin e programeve mësimore të bazuara në teknologji për mësimdhënie dhe mësimnxënie;
- do të zhvillojnë aftësi që lidhen me potencialin për dizajnim të ligjëratave përmes mjeteve specifike të bazuara në teknologji;
- do të fitojnë njohuri për mjetet moderne mësimore të bazuara në teknologji, duke përfshirë PC, teknologjitë multimediale dhe të komunikimit, si dhe si ato mund të përdoret për të ndihmuar mësimin;
- do të fitojnë njohuri se si dizajnime të ndryshëm të ligjëratave të bazuara në teknologji mund të ndihmojnë procesin e mësimit;
- do të hartojnë plan për dizajnim dhe zhvillim të një moduli për e-mësim;
- do t’i identifikojnë karakteristikat e modelit për e-mësim;
- do të bëjnë analizë leksioni;
- do të integrojnë strategji për mësimnxënie dhe mësimdhënie në planifikimin e dizajnimit dhe zhvillimit të modulit.
-
[6 SETK]
Hyrje në bazat e të dhënave
Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat):
- Prezantimi i modelit konceptual dhe modelit të bazuar në entitetet dhe lidhjet, modelimi konceptual, E – R diagrami;
- Prezantimi i modelit relacional;
- Hyrje në gjuhën SQL;
- Normalizimi i skemës së bazës së të dhënave;
- Hyrje në sistemet për menaxhim të bazave të të dhënave, veglave për përkufizimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, veglat për ndërtimin e formave dhe raporteve.
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë ofron një hyrje gjithëpërfshirëse në metodologjitë kërkimore, teoritë dhe protokollet themelore kërkimore, si dhe në shkrimin e propozimeve kërkimore. Studentët në këtë kurs do të mësojnë për natyrën ciklike të kërkimit të aplikuar dhe procesin iterativ të shkrimit kërkimor. Kursi i mëson studentët si ta identifikojnë temën e studimit, e si të formulojnë pyetje, të organizojnë grumbullim të literaturës dhe të zgjedhin projektet dhe metodologjitë e duhura kërkimore. Deri në fund të kursit, studentët do të përfundojë një propozim që përfshin një hyrje, përkufizim të problemit (kuptimin e studimit), përmbledhje të literaturës, seksion për metodologjinë, referencat dhe orarin e projektit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Sistemet kompjuterike
Pas kryerjes së lëndës, studentët duhet:
- T’i kuptojnë sistemet themelore kompjuterike dhe organizimin e tyre;
- Të dinë të interpretojnë sisteme të ndryshëm numerikë;
- Ta kuptojnë algjebrën e Bulit dhe përdorimin e saj;
- T’i kuptojnë bazat e arkitekturës së kompjuterit;
- Të bëjnë dallime mes sistemeve të ndryshëm operativë dhe përdorimit të tyre;
- T’i kuptojnë bazat e rrjetave kompjuterike;
-
Multimedia në arsim
Qëllimet e lëndës janë që studentëve mundësojë:
- fitimin e njohurive dhe aftësive themelore në fushën e multimediave;
- fitimin e njohurive teorike dhe praktike në fushën e multimedias dhe zbatimin e tyre në orët mësimore;
- zgjerimin dhe thellimin e njohurive të përgjithshme të koncepteve multimediale (tekst, fotografi, audio dhe video) dhe përdorimin e të njëjtave në dizajnimin e procesit mësimdhënës;
- atësimin për punë në projekte individuale apo në grup, që nga natyra mund të jenë – shkencore hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike.
-
Etika profesionale në teknologjitë e informacionit
Kjo lëndë paraqet njohje me vlerat etike dhe morale në përgjithësi, si dhe mënyrën e përdorimit të teknologjive të informacionit në veçanti. Gjithashtu lënda është një hyrje në hartimin dhe zbatimin e kodekseve etike e profesionale të TI në institucione publike dhe private. Analizohen dhe diskutohen dilemat etike gjatë përdorimit profesional të teknologjive të informacionit. Nëpërmjet shembujve konkretë ajo mbulon dhe zbërthen të gjitha fushat e studimit që lidhen me etikën, gjatë përdorimit të teknologjive informacionit.
-
Teknologjitë ndihmëse për nxënësit me nevoja të veçanta
Qëllimi i programit është që të ndihmoj studentët të mësojnë si të shfrytëzojnë teknologjinë për edukimin sa më të mirë dhe më të lehtë të fëmijëve me nevoja të veçanta. Lënda përfshin informatat për përdorimin e teknologjisë për një varg të metash siç janë: të shikuarit, të ndëgjuarit, fëmitë me të meta motorike, etj. Lënda përfshinë një rishikim të gjërë të përdorimit të teknologjive bashkëkohore dhe burimeve elektronike që mund të përdoren për tu ndihmuar studentëve në detyrat e tyre të përditshme të parapara në planin mësimor.
-
Softuеri i dedikuar për arsim
Qëllimi i programit të lëndës:
- Përkufizimi i softuerit arsimor, domethënia e përdorimit të softuereve të ndryshme në procesin arsimor, mënyra e përdorimit, vlerësimi i përfitimeve nga përdorimi i softuerit arsimor;
- Prezentimi i softuerëve të ndryshëm arsimorë, softuerët e lirë dhe komercialë;
- Përdorimi I softuerit arsimor për mësimin e disa lëndëve (si p.sh. lëndët nga shkencat e natyrës, gjuhës, etj.);
- Parimet e dizajnimit dhe inxhinieringu i softuerit arsimor.
-
Hyrje teknologjitë edukative
Qëllimet e programit të lëndës (kompetencat):
- Demonstrimi i njohurive, shkathtësive dhe koncepteve të lidhura me teknologjinë dhe kompjuterin;
- Shfrytëzimi i teknologjive aktuale dhe i teknologjive të reja për përmirësimin dhe integrimin e mësimdhënies, instruksioneve, ligjërimit dhe mësimit;
- Identifikon, vlerëson / shikon përshtatshmërinë e softuerit kompjuterik për përdorime në mësimdhënie si dhe përshtatshmërinë dhe adoptimin për nxënës me nevoja të veçanta;
- Identifikon dhe shfrytëzon faqe dhe burime të përshtatshme nga Interneti për të përmirësuar mësimdhënien dhe të mësuarit;
- Demonstrimi i përdorimit të kompjuterit për të krijuar materiale mësimore dhe përdorimi i softuerëve për fëmijë për përkrahje dhe përmirësim të mësimnxënies për të gjitha moshat e nxënësve;
- Sjelljen e zgjedhjeve adekuate teknologjike për mësimdhënie, mësimnxënie, vlerësim dhe evaluim;
- Zhvillojnë aktivitete nga fusha të ndryshme të cilat ngërthejnë përdorim të teknologjisë dhe përshtatja për të gjitha moshat e nxënësve.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lire 1
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe përpunimin e një punimi shkencor.
- T’u mundësojë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI, të nevojshëm për përgatitjen e punimeve shkencore.
- Zbatimin praktik të këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimeve individuale të studentit.
-
Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregojë studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimit, përpunimit, zbatimit përmes analizave dhe publikimit të të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe shkathtësi nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimin praktik të këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.