Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi shqipe (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i shkencave filologjike - Drejtimi: Gjuhësi / Letërsi
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi:

Programi pasdiplomik për Gjuhë dhe letërsi shqipe, është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program, të fitojnë njohuri që i ofrojnë kah profesionet që janë të lidhura ngushtë me sferën e gjuhës, kulturës, letërsisë dhe arsimit, si dhe shkathtësitë e kompetencat në këtë fushë të dijes, pastaj për punësimin e të diplomuarve tanë në nivele më të larta të sektorit publik dhe privat.

Studentët e diplomuar do të mund të punësohen në fusha të shumta të jetës shoqërore dhe profesionale:                                                                                                                                                             - Mësimdhënie: në shkolla të gjuhës, në gjimnaze, në shkolla fillore dhe të mesme, profesorë universitarë.                            - Punësim: gjuhëtarë, gazetarë, në ndërmarrje të ndryshme si lektorë, përkthyes dhe interpretues të gjuhës shqipe në ministri dhe institucione të tjera qeveritare, përkthyes/interpretues në gjyqe dhe institucione të tjera të ngjashme: përkthyes/interpretues në organizatat profesionale,  përkthyes/interpretues në sektorin shoqëror dhe atë privat , përkthyes/interpretues në organizata ndërkombëtare 

Njohuritë dhe të kuptuarit

Me këtë program, kandidati fiton njohuri të përgjithshme për shumë fusha gjuhësore dhe letrare, si ato disiplinare ashtu edhe në ato interdisiplinare. Me këto ai fiton njohuri më të reja dhe të rëndësishme bashkëkohore, që do t’i mundësojë të jetë më kreativ dhe më profesional në zgjidhjen e problemeve gjuhësore dhe letrare.  

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Korpusi i njohurive i mundëson punësime të ndryshme që përfshin sektorë të shumtë dhe të llojllojshëm të jetës shoqërore dhe profesionale. Njohuritë mund të zbatohen në mësimdhënie, duke punuar si profesorë në shkollat e mesme dhe si asistentë në fakultetet dhe institutet përkatëse; mund të punojnë si studiues dhe hulumtues në fushat e gjuhësisë dhe të folklorit,  në institutet e ndryshme që merren me çështje të gjuhësisë dhe të letërsisë; mund të punojnë si gazetarë, redaktorë dhe lektorë, por edhe  si kritikë gjuhësor në mediume të ndryshme elektronike dhe të shkruara, ku mund të jep kontribut për çështjen e zbatimit të normës letrare; Mund të punojnë si përkthyes dhe interpretues të gjuhës shqipe në komunat dygjuhësore, ministritë dhe institucionet e tjera qeveritare, në gjyqet dhe institucionet e tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin shoqëror dhe atë privat, në organizata ndërkombëtare etj.

Aftësitë për të vlerësuar

Është i  aftë të hartojë dhe vlerësojë planprograme mësimore nga fusha e gjuhësisë për shkollat fillore, të mesme dhe universitare; mund të vlerësojë mbajtjen e orëve mësimore nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë; ka aftësi të vlerësojë dhe krahasojë përkthimet nga një gjuhë në gjuhë tjetër; mund të vlerësoj redaktimin dhe lektorimin e teksteve të ndryshme gjuhësore, letrare dhe publicistike, duke vlerësuar shkallën e lartë të lektorimit dhe duke i gjetur gabimet eventuale gjuhësore; mund të vlerësojë një vepër edhe nga aspekti kompozicional dhe përmbajtjesor, si dhe duke veçuar vlerat gjuhësore dhe letrare;   ka aftësi të jetë i zgjidhur në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhës dhe letërsisë për të vlerësuar, studimet gjuhësore dhe letrare më të mira; ka aftësi të kyçet në ekipe hulumtuese, të hartojë tekste letrare, publicistike fjalorë leksikorë dhe fjalorë të tjerë.

Aftësitë e komunikimit

Ka shkathtësi  profesionale për të mbajtur orë mësimore nga letërsia dhe gramatika e gjuhës amtare, në përputhshmëri me planprogramet për shkollat fillore, të mesme dhe universitare; mund të mbajë kurse për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për të huajt. Mund të përkthejë vepra shkencore letrare dhe gjuhësore nga gjuhët në kontakt me gjuhën amtare dhe anasjelltas; mund të marrë pjesë në simpoziume dhe seminare vendore dhe ndërkombëtare dhe me anë të kumtesave mund  të paraqesë rezultate origjinale nga hulumtimet që ka bërë për disiplina të ndryshme letrare dhe  gjuhësore; mund të shkruajë recensione për vepra të botuara nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë, recensione për botimin e studimeve letrare dhe gramatikave si tekste mësimore mund të bëjë hulumtime të pavarura dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e kumtuara; mund të botojë artikuj shkencorë dhe vepra nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë.  

Aftësitë e të mësuarit

Ka aftësi të zgjidhet si asistent në institucionet albanologjike dhe të ndihmojë në ekspeditat shkencore; mund të paraqitet si lider në projekte të caktuara nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë dhe të iniciojë ndryshime në institucione të ndryshme. Për të arritur rezultate më të mira, mund  të prezantojë njohuri të reja, mund t’i trajnojë të tjerët, duke mbajtur kurse në lëmi të caktuara, si në: drejtshkrim, lektorim të tekstit letrar, përdorimin e metodave dhe teknologjive të reja për mësimdhënie etj.; mund të mbajë trajnime  si përgatitet një projekt, si shkruhet një punim shkencor etj.;  mund të propozojë risi, që mungojnë në atë institucion, si: hapja e seksioneve të ndryshme nga letërsia dhe gjuha, hapja e bibliotekës, promovimi i ndonjë vepre letrare dhe gjuhësore etj.; mund të propozojë metoda të reja për mësimin e shqipes sipas niveleve për të huajt. Gjithsesi, duhet të vazhdojë arsimimin e mëtejshëm dhe njohuritë e reja përsëri t’i prezantojë në institucionin ku punon, por edhe jashtë tij. 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Materiali i këtij programi ka të bëjë me format dhe metodat më të reja të metodologjisë bashkëkohore për studimin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në fakt këtu përfshihen metodat, format, teknikat, organizimi i punës individuale hulumtuese shkencore me karakteristikat specifike të saj.
  • [6 SETK] Civilizimi shqiptar
    Zbulohen aspektet më relevante të kulturës, civilizimit kombëtar dhe shoqërisë bashkëkohore shqiptare. Lënda ofron dije themelore përmes disa sferave kyçe, duke e analizuar në mënyrë të gjithanshme letërsinë dhe kulturën në një perspektivë evropiane.
  • [6 SETK] Dimensioni ballkanik i folklorit shqiptar
    Është një materie mjaft e pasur dhe e koncentruar nga folklori shqiptar dhe ai ballkanik, përmes e cila i spikat vlerat të mëdha të kulturës shpirtërore, të trashëguara nga gjeniu popullor, vlera këto që dëshmojnë për bukurinë përkitazi me dellin poetik të krijuesve anonimë, për aftësitë krijuese të tyre në sferat e artit, i cili pasqyroi qart e bukur të kaluarën historike të popullit shqiptar dhe popujve të Ballkanit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Etnolinguistika
    • Letërsia moderne shqipe
    • Analiza e tekstit letrar
    • Sociolinguistika shqipe
    • Stilistika dhe pragmatika
    • Fonetika eksperimentale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Etnolinguistika
    • Letërsia moderne shqipe
    • Analiza e tekstit letrar
    • Sociolinguistika shqipe
    • Stilistika dhe pragmatika
    • Fonetika eksperimentale

Semestri 2

  • [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Studentët futen në lëndën e studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues për tezën. Mbledhin materialin për tezën, bëjnë përzgjedhjen, interpretimin e materialeve teorike dhe empirike nëpërmjet metodave të avancuara cilësore dhe sasiore.
  • [6 SETK] Lëndë e lirë zgjedhore 1
    • Letërsia bashkëkohore shqipe
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme
Google+