Programi studimor menaxhimi dhe udhëheqja në arsim synon të ofrojë një gamë të moduleve që përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi rritjen e nivelit akademik të procesit të transformimit të arsimimit në mjedis, por edhe më gjerë në rajon.
Kuadër me njohuri të reja në arsim.
Aftësi që të bëjë hulumtime në sferën e arsimit.
Të bëjë krijimin e politikave të arsimit dhe të shkollimit.
Aftësi për menaxhimin rezultativ me institucionet arsimore.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Të kuptuarit e ndryshimeve vendore, rajonale dhe globale në arsim.
- Studentët do të jenë liderë në inovacionet arsimore.
- Studentët do të jenë të udhëzuar drejt për reformat në procesin arsimor të Maqedonisë dhe të rajonit, kështu ata do të posedojnë shkathtësi për implementimin e planeve aksionare dhe për programet për reformë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Studentët do të jenë në gjendje t’i këshillojnë politikanët qeveritarë dhe joqeveritarë për arsimin. Përveç kësaj do t’i planifikojnë nevojat vendore dhe rajonale të kuadrit duke i përshtatur ato me ofertat e burimeve ekonomike të vendit, por, gjithashtu edhe duke i theksuar shkathtësitë e udhëheqjes strategjike.
- Studentët do të mund t’i marrin rolet udhëheqëse në institucionet arsimorë në Maqedoni e më gjerë.
Aftësitë për të vlerësuar
- Studentët do të ballafaqohen me riskun dhe me sfidat e ndryshimeve prej sistemit tradicional në atë modern të arsimit.
- Do të jenë gjendje ta bëjnë vlerësimin e programeve, planeve mësimore, të kuadrit dhe të politikave arsimore.
Aftësitë e komunikimit
- Do të fitojnë shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit
- Do të fitojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë në klasë dhe në administratë, me qëllim të funksionimit të suksesshëm në shoqëri dhe në institucionet e diturisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Do të fitojnë shkathtësi për t’i udhëhequr shkollat në Maqedoni dhe për implementim të hulumtimeve në institucionet arsimore;
- Do të fitojnë shkathtësi për menaxhim me resurset njerëzore, ekonomike dhe teknologjike;
- Do të ushtrohen dhe do të bëhen kompetentë për marrjen e përgjegjësive lidhur me avancimin e arsimit. Përmes trajnimit në mënyre efikase do të mund të ndikojnë në mjedise multikulturore dhe multigjuhësore.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Objektivat kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrojë instrumente që kanë të bëjnë me përcaktimin e problemit studimor dhe me krijimin e metodave kërkimore të mbledhjes së të dhënave me studim dhe hulumtim në shkencat shoqërore. Seleksionimi i materialeve të mbledhura, analiza dhe interpretimi shkencor i tyre janë një komponent i rëndësishëm i shqyrtimit të relacioneve kauzale. Lënda është fokusuar në problemet e metodave dhe teknikave sasiore dhe cilësore të hulumtimit.
-
[6 SETK]
Hyrje në udhëheqjen e arsimit
Lënda ka përmbajtje të pasur stilesh, cilësish dhe mundësish për menaxhimin e shkollës. Temat kryesore janë:
- Stilet e të mësuarit;
- Cilësia në shkolla;
- Ekipet dhe puna ekipore;
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë;
- Teoria e organizatës;
- Klima dhe kultura;
- Udhëheqja;
- Përcaktimi i takimeve shkollore;
-
[6 SETK]
Psikologjia e arsimit
Karakteristikat, lënda dhe detyrat e psikologjisë pedagogjike:
- zhvillimi historik dhe disiplina;
- lënda e disiplinës;
- karakteristikat dhe detyrat e disiplinës;
- metodat e psikologjisë pedagogjike;
- llojet dhe teoritë e të mësuarit;
- të mësuarit dhe transferi i të mësuarit;
- motivimi dhe vlerësimi i të mësuarit;
- aspektet psikike-pedagogjike të të menduarit;
- aspektet psikologjike të mësimdhënies;
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në arsim (ТIКA)
Qëllimi i lëndës është:
- T’i paraqesë konceptet dhe teknologjitë më të avancuara në fushën e TIK.
- Të tregohet aplikimi i tyre në procesin e mësimdhënies.
- T’u mundësohet studentëve që të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të avancuara në kapitujt e IT aplikacioneve.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në procesin mësimor në kuadër të përpilimit të projektit individual nga ana e studentit
-
Mësimi dhe njohja në arsim
Në këtë lëndë përpunohen disa koncepte kyçe të përfshira në marrjen e vendimeve në lidhje me formën e kurrikulit, të teorive të kurrikulit dhe aspektet praktike të planifikimit, zbatimit, vlerësimit dhe hulumtimit. Përveç kësaj, shqyrtohen stilet e të mësuarit dhe inteligjencat e shumëfishta, gjithashtu do të mendohet për mënyrën si këto ide mund të ndikojnë në qasjen e mësimit të shkencës në arsim.
-
Planifikimi strategjik
Kjo lëndë përfshinë temat në vijim:
- Planifikimi strategjik për zhvillimin e shkollës;
- Misioni i shkollës;
- Vizioni i shkollës;
- Fushat e ndryshimit dhe të prioriteteve;
- Qëllimet e shkollës;
- Detyrat dhe aktivitetet;
- Plani i evaluimit;
-
Evaluimi i institucioneve arsimore
Në këtë lëndë studentët do të njihen me teoritë dhe vlerësimet praktike të organizatave përmes një procesi vlerësues të raporteve të ekspertëve mbi institucionet. Do të trajtohen të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të vlerësimit arsimor, rezultatet e vlerësimit, instrumentet dhe qasjet.
-
Sociologjia e arsimit
Lënda synon kërkimin dhe përpunimin e kushteve sociale në institucionet arsimore të cilat edukojnë gjenerata të reja. Temat që do të diskutohen janë: literatura shkencore dhe arsimi, shoqëria dhe arsimi, arsimi dhe tejkalimi i barrierave tradicionale, arsimi në shoqëritë digjitale, puna në të ardhmen, profesionet e reja dhe shkollat, përvoja dhe roli i shkollave si institucione shoqërore, probabiliteti i suksesit të gjeneratave të reja, roli ideologjik i edukimit, shkollat e tanishme dhe roli shoqëror i tyre në BE dhe SHBA.
-
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Lënda paraqet një hyrje në elaborimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përfshin disa aspekte: rëndësinë dhe përmbajtjen e burimeve njerëzore; nocionin dhe konceptin e BNJ-së, planifikimin e fuqisë punëtore; rekrutimin, supozimet themelore të seleksionimit cilësor dhe profesional, trajnimin si proces; monitorimin e performancës në punë; motivimin për punë, edukimin dhe zhvillimin në ndërmarrjet bashkëkohore, zhvillimin dhe menaxhimin e karrierës - me theks të veçantë për tema të menaxhimit të burimeve njerëzore, stresin dhe menaxhimin e stresit, Mobbing-un, luhatjen dhe mungesën nga puna.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër nga menaxhimi dhe udhëheqja në arsim.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Arsimi multikulturor
Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri sistematike në fushën e arsimit multikulturor, të disiplinës që merret me studimin e sjelljes së individëve në vendin e punës: organizimin në nivel individual, nivel grupor dhe në nivel të organizatës si një tërësi, në aspektin e arsimit multikulturor.
-
Çështjet juridike në arsim
Qëllimi i lëndës është aplikimi i metodave themelore hulumtuese, qasja kritike dhe krijuese në mbledhjen e materialeve kërkimore nga e drejta - në fushën e arsimit; të kuptohet qëllimi i procesit të hulumtimit dhe qasja në metodat e ndryshme të hulumtimit; të qenit të përgatitur për të dhënë vështrim kritik; organizimi i debateve shkencore në temën e përkatëse, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e koncepteve kryesore, të koncepteve epistemologjike dhe të kërkimeve shoqërore nga e drejta në fushën e arsimit.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe dizajnin e një punimi shkencor.
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.