Programi: |
Informatika e biznesit (2012/2013) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i shkencave kompjuterike / Drejtimi: Informatika e biznesit |
SETK: | 120 (2 vite) Akreditimi |
Vendimi: |
Informatika e biznesit është një disiplinë e njohur gjerësisht në Evropën kontinentale. Edhe pse është e ngjashme me sistemet e informacionit, ajo më shumë fokusohet në çështjet teknike, duke përfshirë këtu sistemet informatike dhe qasjet strukturore për modelimin dhe analizimin e proceseve të biznesit dhe problemet lidhur me to.
Informatika e biznesit është veçanërisht e rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe mjedisit ndërmarrës. Ajo karakterizohet me bashkimet strategjike, outsourcing, mjedise operative të shpërndara fizikisht dhe partneritete globale të biznesit. Objektivi kryesor i këtij programi do të jenë strategjitë e reja, teknikat, mjetet dhe teknologjitë për zhvillimin e një fushe të përshtatshme si informatika e biznesit.
Kuptimi i biznesit dhe informatikës është e një rëndësie të madhe për punën e të gjithë profesionistëve të biznesit, duke përfshirë këtu edhe menaxherët ekzekutivë të cilët e përcaktojnë drejtimin strategjik të organizatës, profesionistët e informacionit që hartojnë dhe ofrojnë shërbime të reja të informacionit; kontabiliteti dhe menaxherët financiarë të cilët përdorin sistemet e informacionit për menaxhimin e financave dhe krijimin e raporteve të biznesit dhe menaxherët e marketingut e të shitjes të cilët përdorin sistemet e informacionit për të ndjekur blerjen e konsumatorit dhe për të promovuar produkte të reja.
Informatika e biznesit është studim i teknologjisë së informacionit në kontekstin e biznesit. Informacioni është bërë burim kyç i biznesit që çon në krijimin e karrierave të reja për individët të cilët e kuptojnë se si të veprojnë me informacionin. Këta "punëtorë të ditur" - njerëz të cilët e kuptojnë si ta ruajnë, ta rimarrin, ta analizojë dhe ta shpërndajnë informacionin - aktualisht kanë një karrierë premtuese dhe produktive e cila është e cila i pret ata.
Kjo baraspeshë, gjithashtu, pasqyron lidhjen ndërmjet përmbajtjes teorike dhe praktike të lëndëve të fituara përmes ligjëratave, udhëzimeve, seminareve, sesioneve në laboratorë kompjuterikë dhe vetëstudim. Njohuritë nga lëndët fitohen përmes metodave të ndryshme të përafrimit duke përfshirë sesionet e provimit, testet në klasë, ato tutoriale, detyrat individuale, punën në grup dhe prezantimet. Studentët pritet të demonstrojnë aspekte të origjinalitetit dhe të shpikjes.
Objektivi i programit është që t’i pajisë studentët me përvoja cilësore të studimit të cilat do t’u ofrojnë atyre mundësitë më të mira për të kuptuar fushat e mbuluara dhe ta kuptojnë potencialin e tyre maksimal.
Të gjithë mësimdhënësit në fakultetin tonë janë profesionistë shumë të respektuar të cilët mbeten aktivë në fushat e tyre dhe mbajnë kontakte personale në rajon dhe rrethinë. Një program i projektuar për cilësi gjithashtu është mbajtur dhe në të mësimi përfshin përvojat reale botërore, punën praktike dhe bashkëpunimin me kompanitë e suksesshme në fushën e biznesit gjë që mund të çojë në punësim të shpejtë.
Me mbarimin e programit, të diplomuarit mund të gjejnë punë në fushat e zhvillimit të sistemeve, menaxhimit të projekteve softuerike, mund t’u bëhen mbështetje përdoruesve përfundimtarë të IT, të punojnë në programim dhe të jenë si analistë të sistemeve të biznesit. Për këtë arsye, personat që kanë jo vetëm aftësinë për të hartuar zgjidhje teknike të bazuara në kompjuter, por gjithashtu kanë mundësinë të njihen me mundësitë e TI nga një perspektivë e biznesit, do të kërkohen për punësim nga çdo organizatë. Studentët do të pajisen me aftësitë e mëposhtme:
- Të menaxhojnë informacionin në organizata të mesme dhe të mëdha;
- Të analizojnë, të planifikojnë dhe të zhvillojnë zgjidhje nga TI që mbështesin nevojat e tregut;
- T’i planifikojnë analizat nevojshme të biznesit dhe vlerësimet e rrezikut të biznesit;
- T’i zhvillojnë aftësitë, të kontribuojnë në marrjen e vendimeve, hartimin dhe zbatimin e ndryshimeve në procesin e biznesit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- themelore përmes njohurive elementare të orientuara në hulumtime dhe aftësi për të demonstruar ekspertizë në trajtimin e problemeve të botës reale në këtë fushë;
- aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe kreative në një mjedis që kërkon njohuri ndërdisiplinore, fusha të ndërlidhura të biznesit dhe informatikës dhe të tregojë kompetenca specialiste në të njëjtën mënyrë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Në mënyrë origjinale, kritike, të pavarur dhe krijuese mund të zbatojë, të përdorë, të zhvillojë dhe të zgjidhë probleme në mjedise të reja dhe të panjohura në një kontekst shumëdisiplinor të një biznesi të vërtetë dhe në mjediset organizative;
- Mund të planifikojë, të zbatojë dhe t’i vlerësojë çështjet e pavarura kërkimore në fushën e biznesit duke zbatuar metoda dhe metodologji të ndryshme të zhvillimit të softuerit në bizneset komerciale;
- Mund të përdorë një shumëllojshmëri të mjeteve të zhvillimit të softuerit dhe t’i programojë ato duke përdorur skripte shell dhe programe të hartuara për mjedise ueb ose programe të pavarura;
- Në mënyrë origjinale, kritike dhe krijuese mund të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes së problemeve në mjedise të reja, të papara ose të panjohura për zhvillimin e softuerit;
- Është në gjendje t’i organizojë sistemet softuerike në mënyrë që të zgjidhë çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe/ose teknologjike;
- Është në gjendje të marrë pjesë në projekte kërkimore si një bazë për zhvillimin e mëtejshëm akademik;
- Demonstron ekspertizë në trajtimin e problemeve reale në fushën e zhvillimit të softuerit dhe të menaxhimit të projekteve;
- Mund të zhvillojë dhe të aplikojë ide origjinale dhe krijuese.
Aftësitë për të vlerësuar
- Në mënyrë adekuate mund të mbledhë, të analizojë dhe të vlerësojë të dhënat duke përdorur mjete dhe sisteme moderne për çështje të caktuara ekonomike dhe/ose informative dhe organizative, zakonisht nga perspektiva e menaxhimit dhe marketingut;
- Mund të argumentojë ide dhe koncepte cilësore dhe sasiore me karakter biznesi dhe organizativ duke përdorur dhe duke zbatuar njohuritë e sistemeve të informacionit, bazave të të dhënave të korporatave dhe mjete të tjera softuerike;
- Ka aftësi që në mënyrë adekuate të vlerësojë afatet e kërkuara, burimet dhe rreziqet në planifikimin, zhvillimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e softuerit, duke përdorur mjetet e duhura;
- Mund të testojë, të vlerësojë dhe të vendosë mbi përshtatshmërinë e IT zgjidhjeve të mundshme në perspektivë komerciale.
Aftësitë e komunikimit
- Ka aftësi që në mënyrë të qartë dhe pa ambiguitet t’u komunikojë rezultatet dhe njohuritë e studimit audiencave të specializuara nga fushat e biznesit dhe informatikës me shkathtësinë për ta përshtatur stilin dhe formën e të shprehurit për audiencë jo-specialiste;
- Ka kompetenca për të kryer hulumtime në mënyrë kritike, krijuese, të pavarur dhe të argumentuar dhe për të vlerësuar metodologjitë dhe për të zhvilluar kritikat kur duhet të propozojë dhe të mbrojë hipoteza të reja;
- Mund të demonstrojë aftësi për inicim, duke udhëhequr dhe duke marrë përgjegjësinë për një punë individuale dhe grupore, ku kompetencat e biznesit dhe informatikës janë vendimtare për llojin e pozitës.
Aftësitë e të mësuarit
- Është në gjendje t’i identifikojë nevojat personale dhe drejtimet për studimin individual dhe autonom siç mund ta kryejë atë në mënyrë të vetë-drejtuar dhe autonome në fushat e biznesit dhe informatikës;
- Është në gjendje të marrë përgjegjësi për të mësuarit e vazhdueshëm individual dhe atë në grup, në fusha të specializuara të biznesit dhe të informatikës brenda ekonomisë në rrjet, duke përfshirë këtu edhe përcaktimin e objektivave të të nxënit afatmesëm dhe afatgjatë.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Sistemet e informacionit në organizata
Hyrje në konceptet dhe parimet themelore të sistemeve të informacionit në kontekstin e vendimmarrjes në biznes. Kjo lëndë përfshin hulumtime në fushën e sistemeve të informacionit dhe shpjegimin e rëndësisë së tyre në kuadër të organizatave bashkëkohore. Objektivi kryesor i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri mbi atë se si menaxherët mund të zhvillojnë dhe t’i drejtojnë potencialet e teknologjisë së informacionit në profesionet e tyre personale dhe për përfitime strategjike në kompanitë e tyre.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
Drejtimi: | Students with previous education in Computer Science |
-
[6 SETK]
Bazat e sistemeve ekonomike
Kjo lëndë e avancuar fokusohet në aplikimin e modeleve të ndryshme ekonomike, për analiza të çështjeve dhe debateve lidhur me politikën dhe strategjinë mikro/makro-ekonomike. Në këtë kontekst analizohen modele të ndryshme mikroekonomike si modelet e furnizimit dhe kërkesës, modelet për të minimizuar koston, të formularëve për maksimizim të fitimit në kushtet e konkurrencës së përsosur dhe të papërsosur, shpërndarjen optimale të burimeve dhe më shumë. Për më tepër, kjo lëndë trajton biznesin ndërkombëtar të përqendruar në periudhën e globalizimit, diferencat shtetërore në politikën ekonomike, investimet e huaja të drejtpërdrejta, integrimin ekonomik rajonal dhe kështu me radhë.
-
[6 SETK]
E-kontabilitet
Lënda synon të analizojë prizmin e kontabilitetit në sistemet e informacionit. Lënda gjithashtu analizon kontabilitetin nga perspektiva e biznesit dhe nga perspektiva e sistemit. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë proceset e brendshme në kontabilitet, si këto procese janë të lidhura, çfarë efekti ka çdo proces në procese të tjera, llogaritë dhe raportet vjetore. Këto njohuri studentët do të mund t’i përdorin në karrierën e tyre si analistë të biznesit.
Drejtimi: | Students with previous education in Economics |
-
[6 SETK]
Konceptet e programimit
Sistemet e programimit bazuar në ngjarje (event-driven programming) dhe programim vizual. Teknika të avancuara të programimit për organizimin dhe trajtimin e të dhënave. Aplikacione: mjete për punë me gjuhë programuese të orientuara në objekte.
-
[6 SETK]
Sistemet kompjuterike
Bazat e të dhënave në internet, telekonferencë, të mësuarit duke përdorur internetin, biznes dhe tregti elektronike, teleporti, robotët. Gjuha e programimit Java, Java Server Pages, ofruesit e përmbajtjes, zhvillimi dhe komunikimet e ardhshme me internet, teknologjitë e reja.
Semestri 2
-
[6 SETK]
E-tregtia
Transaksionet tregtare në një epokë elektronike, të kuptuarit e teknologjisë, të transaksioneve, të marketingut dhe tregtisë, biznesit, menaxhimit dhe teknikave të implementimit të e-tregtisë. Studentët do të fitojnë aftësitë e udhëheqjes, të planifikimit dhe menaxhimit me ekipe të përfshira në inicimin dhe zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë.
-
[6 SETK]
Sistemet për menaxhimin e bazave të të dhënave
Hulumtim të plotë të sistemeve inteligjente për menaxhimin e bazave të të dhënave në mbështetje të vendimeve të biznesit. Hulumtim mbi të gjitha aspektet e modelimit të të dhënave, projektimin dhe zbatimin e bazave të të dhënave relacionale, të orientuara në objekte dhe semantikë. Sistemet e bazave të të dhënave relacionale: arkitektura, teoria dhe aplikimet. Strukturat relacionale të të dhënave, rregullat e integruara, përshkrimi matematikor dhe manipulimi me të dhënat.
-
[6 SETK]
Menaxhimi strategjik i teknologjive të informimit
Lënda i përshkruan konceptet e përgjithshme të menaxhimit të informimit dhe mbështet zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për menaxherët e informacionit. Konceptet më të rëndësishme të menaxhimit janë të integruara. Probleme të tilla si funksionimi dhe konceptet e menaxhimit, strategjia, organizimi dhe planifikimi dhe shqyrtimi i mënyrës së përdorimit të sistemeve të informacionit si një mjet strategjik gjithashtu janë të mbuluara. Qëllimet e lëndës janë kryesisht të përbëjnë hyrjen në elementet kyçe të menaxhimit strategjik, planifikimit dhe organizimit në mënyrë që të zhvillohet edhe më tej të kuptuarit e koncepteve themelore dhe kornizave të menaxhimit strategjik nëpërmjet të cilëve mund të identifikohen dhe të vlerësohen potencialet e sistemeve strategjike të informimit.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
Semestri 3
-
[6 SETK]
Analiza e biznis-proceseve për planifikim të burimeve sipërmarrëse
Lënda u ofron studentëve hyrje në bazat e sistemeve sipërmarrëse të planifikimit të burimeve (Entrepreneurial Resource Planning - ERP), me një theks të veçantë mbi sistemet e integruara të informacionit me të cilat përmirësohen operacionet e biznesit. Lënda përbën një përshkrim të hollësishëm të shqyrtimit të parimeve të nevojshme për ta kuptuar integrimin e të dhënave nëpër departamente të ndryshme në çdo organizatë.
-
[6 SETK]
Arkitekturat e orientuara në shërbime
Paraqitja e dokumenteve XML. Përshkrimi i informacionit në XML. Ndërtimi i blloqeve të ueb shërbimeve. Arkitektura e ueb shërbimeve. Modeli klient-server. Hostingu i ueb shërbimeve. Përdorimi i shërbimeve ueb. Mesazhet SOAP. Gabimet SOAP. Modelet për mesazhe SOAP. Tipat e të dhënave. Transporti i mesazheve me SOAP. Përcaktimi i llojeve dhe strukturave të të dhënave me anë të XML skemave. Përshkrimi i interfejsit të ueb shërbimeve. Mostrat e komunikimit. Regjistrat UDDI. Interfejsi UDDI. Përdorimi i UDDI për të publikuar ueb shërbimet. Përdorimi i UDDI për të gjetur ueb shërbimet. Gjenerimi i WSDL UDDI. Nënshkrimet digjitale XML dhe enkriptimi. SOAP përditësimet e sigurisë. Siguria. NET Web Services 2.0. Rishikimi i klasave .NET. për punë me ueb shërbimet.
-
[6 SETK]
Analiza dhe projektimi i sistemeve
Qëllimi i kësaj lënde është t’u mundësojë studentëve t’i kuptojnë dhe t’i përdorin metodologjitë, teknikat, mjetet dhe perspektivat thelbësore për analizat e sistemeve që të hetohen dhe të zhvillohen me sukses aplikacionet e sistemeve të informacionit duke përdorur teknika e standarde të modelimit, siç janë: struktura, teknikat e modelimit, dhe teknikat për modelim të objekteve. Studentët duhet t’i kuptojnë dhe të jenë në gjendje t’i përdorin teknologjitë e ndryshme dhe mjetet për hartimin e programeve. Gjithashtu, studentët duhet t’i kuptojnë metodat dhe kufizimet e tyre në krijimin e një dizajni pune me ndihmën e rezultateve të arritura nga analiza sistematike.
Drejtimi: | Students with previous education in Computer Science |
Drejtimi: | Students with previous education in Economics |
Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.