Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Diplomaci

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër i diplomacisë
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Programi studimor për diplomaci është dizajnuar për ta sqaruar   konceptin e praktikave dhe procedurave për studentët  rreth diplomacisë moderne dhe t’i ndihmojë  ata të veprojnë efektivisht në komunitetin diplomatik. Programi është i dizajnuar për diplomatët, përfaqësuesit e lartë diplomatikë, përfaqësuesit rajonalë dhe ata ndërkombëtarë, për përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe për bashkëpunëtorët ndërkombëtarë. Ky program është dizajnuar edhe për ata të cilët duan të bëjnë karrierë diplomatike në të ardhmen, të punojnë në qeveri  apo  në institucione dhe multi-korporata. Sfera e komunikimit ndërkombëtar, e drejta ndërkombëtare dhe tregu  ndërkombëtar janë shtuar në disiplina akademike të cilat studiohen. Aspektet profesionale sqarohen nga diplomatët, politikanët, si dhe zyrtarët e lartë qeveritarë që do të vijnë si ligjërues apo profesorë vizitorë. Programi përmban 120 kredi të  Sistemit evropian të transferit kreditor dhe përfshin studime të rregullta në katër semestra. Çdo semestër përfshin 30 kredi)..

Të diplomuarit mund të punojnë në ministritë e punëve të jashtme në sektorin qeveritar dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, në sektorin e biznesit, në sektorin juridik, në polici, në bankat, në gazetari, në sektorin e menaxhimit të konsultuar, në biblioteka dhe mund të jenë ligjërues.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të thella dhe kuptim përkatës për teorinë e diplomacisë.
  • Ka njohuri specifike për bisedimet, për ndërmjetësimin dhe për  mënyrat e tjera të zgjidhjes së konflikteve.
  • Ka njohuri të caktuara për rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
  • Ka njohuri të qarta  për politikën  e jashtme dhe pjesëmarrësit kryesorë të saj (shtetërorë dhe joshtetërorë), të cilët e përbëjnë rrjetin e dinamikës në ministrinë e punëve të brendshme.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Mund të angazhohen me sukses në detyra të vogla diplomatike, për të punuar në misionet diplomatike ose në departamentet e punëve të jashtme, në ministritë e ndryshme si dhe mund të jenë anëtarë të organizatave të tregtisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të tjera.
  • Mund të punojnë si anëtarë të ekipit për zhvillimin e negociatave; të angazhohen për formulimin e qëndrimeve për çështjet ligjore ndërkombëtare.
  • Mund të interpretojnë perspektiva teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në disa raste.
  • E përshkruajnë rolin e diplomacisë në politikën botërore.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
  • Vlerëson qëndrime të diplomacisë nga tema të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare.  
  • Ka aftësi  të interpretojë të  dhëna relevante për  gjykim, të cilat janë pasojë e çështjeve relevante diplomatike.
  • Mund të japë mendim kritik dhe të ketë qëndrime kritike për  punën e organizatave diplomatike, siç është puna e ministrisë së jashtme dhe misionet diplomatike
 
Aftësitë e komunikimit
  • Mund të shkruajnë letra në kuadër të komunikimit të caktuar diplomatik.
  • Mund të prezantojnë dhe të shkruajnë punime shkencore dhe të përgatitin projekte hulumtuese në lëmin e diplomacisë.
  • Mund t’i drejtohen auditorit me forma të caktuara për zgjidhjen e problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
  • Mund të zhvillojnë komunikim diplomatik dhe të shfrytëzojnë terminologji diplomatike  me përfaqësues diplomatikë me misione në Maqedoni.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Mund t’i zgjerojë  njohuritë profesionale duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
  • Është i aftë t’i identifikojë nevojat e veta për punë të mëtejme dhe të zgjerojë njohuritë e veta për ta vazhduar mësimin individual lidhur me problemet globale.
  • Mund të ndërmarrë dhe të zbatojë një mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që ta realizojë perspektivën euro-atlantike në vend.
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Metodologjia e hulumtimit është e dizajnuar për studentët që përgatiten për ta përpiluar tezën e magjistraturës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që t’u ofrojë studentëve mjete për konceptualizimin e temës së tyre në raport me përzgjedhjen e temës dhe gjetjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizave cilësore dhe sasiore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodës sasiore dhe cilësore dhe teknikave të saj, siç është metoda statistikore, tekstet e lidhura me teorinë dhe testimi i hipotezave. Gjithashtu, të rëndësishme janë edhe temat e interferencave përshkruese dhe shkakore, tekste të lidhura me teorinë dhe testime të hipotezave. Do të ofrohen informata të avancuara mbi mbledhjen e të dhënave gjatë punës me tekst. Qëllimi është analizimi cilësor i të dhënave, vënia finale e të gjitha të dhënave teorike dhe praktike në funksion të dizajnimit dhe punimit të tezës.
  • [6 SETK] Institucionet ndërkombëtare
    Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështjeve në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
  • [6 SETK] Historia e diplomacisë
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë aftësi teorike dhe metodologjike për të kuptuar diplomacinë dhe marrëdhëniet diplomatike nga perspektiva historike dhe ajo e tanishme. Studentët do të kualifikohen për një punë më të thellë dhe të pavarur hulumtuese në një kuptim më të gjerë i cili do t’u mundësojë një transmision të gjetjeve teorike, hulumtuese dhe shkencore dhe njohuri në praktikën shoqërore.
  • [6 SETK] Sistemet politike krahasuese
    Lënda sistemet politike krahasimtare ka për qëllim furnizimin e studentëve me njohuri rreth politikave më të zhvilluara në periudhën e sotme, nënkuptohet duke mos i lënë mënjanë edhe vendet të cilat e rrethojnë RM-në si dhe sistemet politike të vendeve më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Kjo lëndë është pjesë e studimeve deridiplomike dhe studimeve pasdiplomike në të shumtën e rasteve në fakultetet e administrimit publik, fakultetin juridik si dhe fakultetin e shkencave politike. Në përmbajtjen e të gjithë lëndës bëhen paralele dhe analiza krahasuese në mes funksionimit të institucioneve të sistemeve politike në vendet të cilat mësohet, si në mes vetes ashtu edhe në rastin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të gjetjes së praktikave të mira me të cilat do të avancohej ky sistem në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    Përmes lëndës studentët duhet të nxiten të mendojnë për atë se çka ndodh në botë, t’i zotërojnë teoritë dhe ngjarjet të cilat u referohen marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo lëndë i njofton studentët me komponentët teorik të marrëdhënieve ndërkombëtare, debatet kyçe dhe idetë në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos për konceptet bazike, aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare, politika ndërkombëtare, fuqia e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat do të jenë të fokusuara në politikën ndërkombëtare, ekonominë, politikën globale dhe mirëqenien, problemet aktuale dhe ato të së ardhmes, përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor.
  • [6 SETK] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    Kjo lëndë ka për qëllim që të njohë studentët me kompleksitetin dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian, dhe me këtë edhe me zhvillimin e institucioneve (politikat dhe të drejtën), natyrën e tyre dhe veçoritë, legjislacionin dhe politikat. Njëkohësisht, qëllimi kryesor është njohja e studentëve me konceptet kryesore teorike dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian, si dhe të jep pëlqim të mundësive aktuale dhe sfidave të së ardhmes, me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, para së gjithash, në raport me institucionet e tij, me politikat dhe të drejtën.
  • [6 SETK] Diplomacia dhe metodat diplomatike
    Në kuadër të kësaj lënde të avancuar trajtohen: funksionet e diplomacisë, ndërtimi dhe parandalimi i marrëdhënieve diplomatike, relacionet në mes politikave të diplomacisë ndërkombëtare, shërbimet sekrete diplomatike, spiunimi, por edhe parimet, praktikat dhe problemet e imunitetit diplomatik. Po ashtu, lënda trajton organizimin e misioneve diplomatike jashtë, rolin e ambasadorëve dhe të shërbimeve të tjera diplomatike, përfshirë edhe përgjegjësinë që kanë ndaj qeverive të tyre si dhe raporti i tyre me qeveritë e vendeve në të cilat ato janë emëruar. Bëhet analizë se sa Qeveria është e lidhur me komunikimin, konfliktin, menaxhimin, bisedimet, si dhe diskutohet diplomacia e specializuar dhe ndikimi i teknologjisë në diplomaci. Gjithashtu, lënda ofron trajnim të specializuar për strukturat dhe mekanizmat e diplomacisë me shfrytëzimin e teknikave simulative. Zhvillon, aftësitë e përcaktuara për shkrimin dhe fjalimin, etikën profesionale, teknikat e bisedimeve, si dhe mëson organizimin burokratik. Studentët aftësohen edhe për raporte analitike dhe faktike, memorandume, propozime për korrespondencë formale diplomatike dhe për aspekte të raporteve me publikun, raporte publike dhe konferenca për shtyp.
  • [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë që cilën studentët të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar si e drejta ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, ku sot edhe dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtare të shteteve, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • [6 SETK] Zgjidhja paqësore e konflikteve
    Lënda trajton procedurat gjyqësore dhe jogjyqësore për zgjidhjen e konflikteve në mes shteteve. Në të flitet edhe për rolin e bisedimeve, ndërmjetësimin, vendosjen e paqes si dhe për rolin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Kjo lëndë po ashtu trajton edhe sistemin e arbitrazhit ndërkombëtar, atë ad hok dhe atë në suazat e tribunaleve ekzistuese siç janë Irani dhe SHBA-të, Tribunali Klejms dhe ICSID. Do të mësohen edhe procedurat dhe praktikat e konflikteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të drejtën tregtare dhe të drejtën e ujërave
  • [6 SETK] Globalizimi si fenomen në shoqërinë bashkëkohore
    * Studentët do të kenë një kuptim më të thellë rreth konceptit të globalizimit si fenomen i cili bashkon botën (Fridman). * Do të kenë vizion për veten dhe shoqërinë në kushte të globalizimit. * Do të aftësohen për të debatuar në mënyrë inteligjente rreth globalizimit në dimensione të ndryshme, ekonomike, politike, kulturore, sociale dhe të mjedisit. * Do të aftësohen për të identifikuar pasojat e globalizimit dhe refleksionet problematike (për shembull, antiglobalizimi). * Do të aftësohen për të krahasuar perspektiva të ndryshme të globalizimit dhe për ndikimin e globalizimit në rrafshin nacional, rajonal dhe ndërkombëtar. * Do të kenë mundësi për të zhvilluar studim të strukturuar në "prodhim" apo (epi) fenomen të globalizimit.
  • [6 SETK] Menaxhmenti politik
    Qëllimet kryesore të lëndës janë: * Përfitimi i njohurive të termit politikë publike dhe menaxhment. * Të njihet me mjetet kryesore për aktivitetet në lidhje me dallimet e proceseve politike në krahasim me kriteret politike. * Përfitimi i njohurive adekuate për përgatitjen e anketave dhe punës në teren. * Zbatimi i njohurive të përfituara nga lëndët tjera dhe ndërtimi i një metodologjie të posaçme për punimin e eseve dhe të punimeve seminarike. * Të analizohen proceset zgjedhore dhe mënyra e manifestimit të tyre. * Të përgatiten fjalime politik dhe të simulohet dukuria e ngjarjeve politike. * Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në debate të organizuara të Bashkimeve studentore. * Aftësi për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese, si dhe prezantimin e rezultateve nga hulumtimet e realizuara. * Të determinojë metoda të ndryshme dhe të përdorë burime shkencore, të mësojë në mënyrë selektive dhe krahasimtare dhe të analizojë proceset politike.
  • [6 SETK] Analiza e politikës së jashtme
    Në këtë lëndë, përmes analizës së punimeve në lidhje me politikën e jashtme, studentët do të aftësohen se si dhe çfarë mjetesh diplomatike mund të përdoren për situata konkrete. Pritet që studentët në mënyrë kritike të mendojnë në raport me metodat politike të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare i ndërmarrin si dhe për ndërlidhjen e tyre me metodat diplomatike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Etika politike: kombëtare, ndërkombëtare dhe diplomatike
    • Analiza e politikave publike
    • Lidershipi dhe zhvillimi organziativ

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+