Programi: |
Studime gjermane (2012/2013) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i studimeve gjermane |
SETK: | 120 (2 vite) Akreditimi |
Vendimi: |
Departamenti i gjermanishtes ekziston që nga themelimi i UEJL, 2001, dhe funksionon në kuadër të Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe Komunikimit. Që nga viti akademik 2005/06, në Departamentin e gjermanishtes mbahen studimet Bachelor të cilat zgjasin 3 vite akademike dhe ligj;rohen sipas ECTS. Për studentët e ciklit të dytë mbahet programi studime gjermane (German Studies), që zgjat 2 vite akademike.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës) ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësitë e komunikimit
Aftësitë e të mësuarit
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve fillestarë u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat e mëposhtme: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[6 SETK]
Teoria e valencës
Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me strukturën e gjuhës gjermane sipas teorisë së valencës. Gjithashtu do të diskutohen edhe çështjet e saj kryesore. Në pjesën e parë të këtij kursi do të hapen diskutime mbi historinë e teorisë së valencës si dhe për propozimet, gjegjësisht mendimet rreth valencës të përshkruara nga Tesniere si dhe gjithashtu do të diskutohen të metat dhe kontradiktat e saj. Ndër të tjera, do të trajtohen dhe temat e mëposhtme: rekcioni, dependenca, valenca, subjekti – valencor dhe dependent, problemet themelore të teorisë së valencë dhe bartësit e valencës. Në pjesën e dytë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet aktanteve dhe cirkumstancave (Ergänzungen und Angaben bzw. Aktanten und Zirkumstanten). Gjatë kohë diskutimi rreth valencës trajtohej ndaras nga këto probleme, por edhe kërkesat për kriteret konkrete për përkufizimin e këtyre dy termeve gjatë së cilës ekzistonte një tendencë, që valenca të mos kuptohet si dihotomi, por si një fenomen gradual. Në këtë seminar gjithashtu do të paraqiten dhe do të diskutohen qasjet dhe proceset e ndryshme. Në pjesën e tretë të lëndës si çështje qendrore do të trajtohet edhe modeli i fjalive dhe valenca e llojeve të tjera të fjalëve (sidomos mbiemri dhe emri).
-
[6 SETK]
Linguistika aplikative
Kjo lëndë ka për qëllim të njohë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media.
-
[6 SETK]
Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanishtfolëse
Nga kjo lëndë studentëve u ofrohen njohuri të gjëra dhe të kuptuarit e terminologjisë së letërsisë gjermane nëpër shekuj, duke filluar nga periudha e shekullit XV deri më XVII. Gjithashtu pritet që studentët t’i aplikojnë njohuritë e tyre letrare dhe të kuptuarit në paraqitjet e tyre lidhur me proceset dhe veprat e periudhës nga shekulli XV e deri më XVII. Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhëna dhe informata relevante në kuadër të letërsisë gjermane të periudhës së lartpërmendur. Priten diskutime mbi letërsinë gjermane të kësaj periudhë duke punuar me shembuj specifikë nga vepra të autorëve të zgjedhur. Pritet që t’i zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat janë relevante dhe të nevojshme për të vazhduar arsimin e tyre në letërsinë gjermane të fushës së lartpërmendur. Lënda përfshin: leximin e letërsisë, analizë letrare, përgatitjen e tezave të shkruara dhe gojore të referateve dhe diskutime në lidhje me literaturën e zhvilluar shkencore të autorëve më eminentë (me vepra të zgjedhura), të letërsisë gjermanishtfolëse nga literatura duke filluar nga fundi i letërsisë gjermane i periudhës mesjetare e deri në epokën klasike të letërsisë gjermane (periudha mesjetare: Hartman von Auer, Volfram fon Eschenbach, Gottfried von Strassburg, nga periudha e Renesansës e deri në shekullin e 18: Grifius, Grimmelshausen, Viland, Goethe, Schiller, Heine, Büchner, Kleist, Novalis, Tik, Hoffman, Aeichendorf, Arnim, Brentano, Hajne, Keller, Stifter, Meier, Hebel, Hauptmann; Fontane).
- [6 SETK] Lende e lire zgjedhore 1
Semestri 2
-
[6 SETK]
Sociolinguistika
Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njoftohen me pjesën teorike dhe praktike të sociolinguistikës. Pjesa teorike mbulon konceptet themelore: marrëdhëniet e gjuhës me shoqërinë, ose mënyrën se si të përdorin gjuhën në kontekste të ndryshme shoqërore dhe cilat janë shkaqet themelore të variacioneve gjuhësore, cili është funksioni i gjuhës në shoqëri, marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës, stratifikimi horizontal dhe vertikal i gjuhës, diferencimi sociolektor, politika gjuhësore, standardizimi i gjuhës etj. Në pjesën praktike përfshihet përgatitja e portofolit personal sociolinguistik, punime seminarike të bazuara në hulumtime shkencore që do të kryhen në fushën e sociolinguistikës në zgjedhje të lirë të tyre dhe në marrëveshje me profesorin, si dhe paraqitjen e saj dhe analizime kritike dhe komente. Çështjet sociolinguistike lidhur me disiplinat e tjera, veçanërisht psikologjisë dhe pragmatikën.
-
[6 SETK]
Tendencat e zhvillimit të gjuhës së sotme gjermane
Gjuha gjermane është në zhvillim. Nëse nuk do të kishte pësuar ndryshime, do të ishte një gjuhë e vdekur. Ky kurs ka për qëllim të njohë studentët me tendencat e fundit të gjuhës gjermane, shikuar nga aspekte të ndryshme. Përveç çështjeve në fushën e ndryshimeve gjuhësore do të diskutohet edhe për çështjet dhe standardet e gjuhës. Njëkohësisht do të flitet edhe për ndryshimet më të rëndësishme në fushën e sintaksës, morfologjisë dhe fjalorit të gjermanishtes. Vëmendje do t'u kushtohet edhe disa temave të zgjedhura si p.sh. fjalët e huazuara nga gjuha angleze në përdorimin e gjuhës së sotme gjermane si dhe përdorimi aktual i gjuhës në fushat e zgjedhura të komunikimit (gjuha e reklamave, gjuha në media etj.). Hyrja teorike do të demonstrohet praktikisht dhe do të jetë i përkrahur nga referatet e studentëve.
-
[6 SETK]
Metodat e kritikës letrare dhe interpretimit
Qëllimi kryesor i kësaj lënde janë njohuritë e gjera dhe integruese, të kuptuarit dhe aplikimi i metodave të kritikës letrare, interpretimi dhe shkenca si dhe drejtimi dhe autorët e tyre. Shembujt specifikë nga historia e letërsisë gjermanishtfolëse paraqesin përmbajtjen kryesore tematike e këtij kursi. Studimi i bazave të filologjisë dhe kritikës letrare, si dhe llojet e interpretimit: stilistike, retorike dhe analizat estetike, socio-psikologjike, kulturo-historike, mentale-historike, dhe interpretimi në kontekstin e historisë së emocioneve, nacionalitetit, të ritualeve dhe proceseve civilizuese etj.
-
[6 SETK]
Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
Kjo lëndë studentëve u mundëson: • Vetpërpunimin e teorive të civilizimit si dhe kulturës. • Kuptimin e elementeve themelore të sistemeve të civilizimit, proceseve dhe zhvillimeve. • Përcaktimin e ngjarjeve të veçanta, personaliteteve dhe arritjet sipas civilizimit dhe rëndësi së kulturore. • Njohuri shkencore dhe të kuptuarit e civilizimit gjermanishtfolës/ kultura në nivel evropian dhe global. Përmbajtja e kursit: • Shqyrtimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse. • Përcaktimi i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në kuadër evropian • Roli i civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse në mbarë botën • Ndikimet e jashtme të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse • Epokat e civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse • Ngjarjet paradigmatike të civilizimit dhe kulturës gjermanishtfolëse • Personalitete shembullore dhe vepra e tyre / të arriturat • Teoritë e qytetërimit dhe kulturës dhe përvojës së aplikimit historisë gjermanishtfolëse.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
Semestri 3
-
[6 SETK]
Linguistika kontrastive
Kjo lëndë ka për qëllim të njoftojë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës kontrastive. Linguistika kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet midis gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda një gjuhe (perspektiva intralinguale, për shembull: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Parimisht mund të paraqiten çfarëdo lloj çiftesh gjuhësore dhe karakteristika nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologji, morfologji, sintaksë, pragmatikë, leksik etj.). Leksioni jep një pasqyrë të fazave të ndryshme dhe fushave kërkimore të linguistikës kontrastive dhe kjo lidhet me një reflektim kritik mbi rolin e saj në didaktikën e gjuhësore. Pastaj çiftet gjuhësore si për shembull gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht përmes shembujve do të krahasohen strukturat më të rëndësishme fonetike, morfologjike, sintaktiksore dhe pragmatike. Përveç kësaj do të diskutohet edhe për aplikimin e njohurive të fituara në çështjet e linguistikës së përgjithshme, teorisë së mësimit të gjuhës dhe të didaktikës. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Teoritë e mësimit të gjuhëve
Qëllimi i lëndës është të njoftojë studentët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspekte të ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e rëndësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me vetëdije - pa vetëdije - e përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, duke u fokusuar në format dhe qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasje sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variabla individuale si mosha apo stili kognitiv, koncepte e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Ky kurs i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
[6 SETK]
Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
Qëllimi i lëndës është t’i njohë studentët me konceptet më të rëndësishme dhe modelet e metodologjisë dhe të didaktikës së mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj në nivel universitar. Gjithashtu do të lexohen dhe do të diskutohen debatet më të rëndësishme dhe më aktuale metodologjike-didaktike. Në fund të semestrit studentët do jenë të aftë: * Të demonstrojnë një njohuri të gjerë dhe të kuptuarit e zhvillimit dhe trendeve aktuale në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj gjegjësisht lidhjen dhe integrimin e përmbajtjeve kompatibile nga lëndët mësimore: gjuhë, linguistikë, kulturologji, letërsi dhe përmbajtje tjera mësimore kompatibile më pak të rëndësishme. * Jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në veprimtarinë e tyre ose profesionin e tyre si mësues të gjuhës gjermane duke përpunuar dhe duke zhvilluar zgjidhjen e problemeve dhe argumenteve në metodologjinë e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj. * Të mbledhin, të vlerësojnë dhe të interpretojnë të dhënat relevante dhe informatat brenda kësaj fushe. * Të jenë në gjendje të diskutojnë për informacionet, problemet dhe zgjidhjet e ndryshme, veçanërisht në këtë fushë. * Të zhvillojnë aftësitë e të mësuarit të cilat u nevojiten për të vazhduar shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
-
[6 SETK]
Letërsia moderne vendeve gjermanishtfolëse
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët për: • Vetpërpunimin e aspekteve teorike themelore të interpretimit modern letrar • Përpunimin modelor të paradigmave interpretuese sipas zhanreve të ndryshme të letërsisë moderne Kërkimet paradigmatike të autorëve dhe veprave të zgjedhura të letërsisë moderne gjermanishtfolëse nën këndëvështrimin filozofik, sociologjik, psikologjik, hermeneutik dhe estetiko-poetik. Përmbajtja e lëndës: • Rishikimi i letërsisë moderne gjermanishtfolëse dhe diskutime për përzgjedhje të autorëve dhe veprave shembullore • Rishikimi i zhanreve • Shqyrtimi i bazave poetologjike apo teorive të autorëve • Hyrje në letërsinë e referencës shkencore dhe shkencës • Analiza pragmatike dhe interpretime të ndryshme letrare • Karakteristikat dhe lokacioni i letërsisë moderne gjermanishtfolëse në kornizat evropiane dhe botërore Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe recepcionet e letërsisë moderne.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Qëllimi i modulit është që t’i aftësojë studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fushën e hulumtimit, d.m.th. t’u ndihmojë atyre në përpilimin e tezës së magjistraturës. Moduli është përpiluar që të jetë sa më praktik dhe njëherësh studentëve t’u jepet mundësia të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të debatojnë lidhur me problemet që lidhen me shkrimin e hulumtimeve shkencore përkatësisht me tezën e magjistraturës. Një gjë e tillë do të kontribuojë në përmirësimin e teknikave hulumtuese dhe do të përparojë stilin e të shkruarit. Pra, studentëve u mundëson ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efikasitet maksimal. Është planifikuar që të bëjë përmirësimin e teknikave kërkimore të studentëve dhe në stilin e tyre të shkrimit.