Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administratë Publike (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër i administratës publike
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi studimor administratë publike është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program, të fitojnë njohuri menaxhimi, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca për punësimin e tyre në nivele më të larta të sektorit publik dhe joqeveritar.

Studimet e administrimit publik mundësojnë  plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në  fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë  qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komuna, institucione publike, administratën e shkollave, organizata jofitimprurëse, universitete dhe ndërmarrje.

Njohuritë dhe të kuptuarit

•    Ka njohuri të avancuara për teoritë e administrimit publik, hulumtimet dhe praktikat.
•    Ka njohuri të dalluara për administrimin publik krahasimtar.
•    Ka njohuri të thella për organizimin, funksionimin e administrimit publik të vendeve anëtare të BE.
 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

•    Gjykon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
•    Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
•    Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
•    E njeh ndërlidhjen në mes proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave.

Aftësitë për të vlerësuar

•    Gjykon dhe jep mendim kritik për procedurat administrative.
•    Planifikon dhe vepron efektivisht për administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
•    Tregon aftësi për vlerësim në lëmin e administrimit publik krahasimtar, duke i marrë parasysh aspektet relevante shkencore, etike dhe sociale dhe demonstron vetëdijësim për aspektet etike në punë.
•    E njeh ndërlidhjen në mes proceseve administrative dhe veprimtarinë analitike të për nevojat e krijimit të politikave.

Aftësitë e komunikimit

•    Merr pjesë në debate publike dhe media, duke shfrytëzuar fjalor përkatës në nivel profesional
•    Shkruan, propozon dhe udhëheq projekte hulumtuese në lëmin e administrimit publik
•    Shfrytëzon mjetet bashkëkohore për komunikim me teknologjinë bashkëkohore kur flitet për institucione të ndryshme.

Aftësitë e të mësuarit

•    Është i aftë t’i identifikojë nevojat personale për studim autonom dhe këtë ta realizojë në mënyrë autonome në lëmin e administrimit publik krahasimtar.
•    Mund t’i ndihmojë në trajnimin dhe zhvillimin e rasteve të veçanta në pozicionet administrative dhe ato të sektorit publik.
•    Mund të tregojë aftësi për të dalluar modulet e klasifikimit të informatave, koncepteve dhe teorive të administrimit publik në politikën publike dhe administrimin publik.
•    Mund të dizajnojë një mënyrë të re të punës në administratën publike në Maqedoni duke shfrytëzuar përparësitë krahasimtare.
•    Ka aftësi për planifikim dhe organizim të funksionimit të administratës publike dhe institucioneve në përputhje me sistemet demokratike bashkëkohore.

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, dhe te tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studime krahasimtare dhe studime të rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [6 SETK] Sistemet politike krahasimtare
    Lënda sistemet politike krahasimtare ka për qëllim të furnizimit të studentëve me njohuri rreth politikave më të zhvilluara në periudhën e sotme, nënkuptohet duke mos i lënë mënjanë edhe vendet të cilat e rrethojnë RM-në si dhe sistemet politike të vendeve më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Kjo lëndë është pjesë e studimeve deridiplomike dhe studimeve pasdiplomike në të shumtën e rasteve në fakultetet e administrimit publik, fakultetin juridik dhe në fakultetin e shkencave politike. Në përmbajtjen e të gjithë lëndës bëhen paralele dhe analiza krahasimtare në mes funksionimit të institucioneve të sistemeve politike në vendet të cilat mësohen, si në mes vetes ashtu edhe në rastin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të gjetjes së praktikave të mira me të cilat do të avancohej sistemi politik në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Ekonomia aplikative në sektorin publik
    Ekonomia në përgjithësi ndikon në atë se sa ne në mënyrë efikase kujdesemi për planetin tonë, për të ardhmen, pjesë e së cilës dëshirojmë të jemi, sa kujdesemi rreth burimeve të cilat i kemi, deri në cilin nivel kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por duhet në mënyrë të veçantë të potencohet se parimet ekonomike dhe konceptet pa dallim të nivelit të zhvillimit ekonomik nuk ndryshojnë. Ekonomia në sektorin publik ka për qëllim të definojë ekonominë dhe rolin e shtetit në ekonomi, rolin e institucioneve publike në ekonomi. Kjo ekonomi, po ashtu, ka për qëllim të definojë ofertën dhe kërkesën agregate, ndikimin e politikës fiskale dhe monetare ndaj tregjeve.
  • [6 SETK] Aspekte krahasimtare të administratës publike në vendet e BE
    Lënda është e strukturuar në atë mënyrë që përfaqëson hyrje në administratën publike krahasimtare. Ajo ka për qëllim që studenti të orientohet në strukturën, sjelljen dhe proceset e administrimit publik në perspektivën krahasimtare. Theks të veçantë do t’i vihet hulumtimit të rolit të sistemeve administrative në kuadër të kornizave më të gjera politike dhe demokratike në të cilat janë të vëna dhe funksionojnë. Vëmendja do të jetë e përkushtuar tek hulumtimi i sistemeve të veçanta administrative, me fokus në sistemet me demokraci liberale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] Analiza cilësore dhe sasiore
    Qëllimi i lëndës është fokusimi në dy qasje të përgjithshme të analizës së të dhënave, në atë sasiore dhe cilësore. Në aspekt të analizës sasiore fokusohet në përdorimin e analizës statistikore përderisa në aspekt të analizës cilësore definohen çështje që nuk janë të përfshira në analizën sasiore - ose qasje të cilat nuk përdorin manipulime numerike. Po ashtu kjo lëndë do të analizojë dhe, nëpërmjet studimeve të rastit, do të prezantojë metodat e hulumtimit, pjesë nga hulumtimet shoqërore-shkencore, rezultatet e hulumtimit të dizajnit, të aplikimit dizajnit empirik si dhe të analizës multivariable.
  • [6 SETK] Menaxhmenti financiar publik
    Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u prezantojë standardet dhe praktikat në punën financiare të grupeve organizative, metodat dhe shfrytëzimin e fondeve dhe teknikat tjera për administrimin dhe përgjegjësinë me punën financiare të OG-ve. Do të përfshihet këtu edhe vështrimi i analizave dhe aspekteve teknike në kontabilitet dhe interpretimi i raporteve financiare. Koncepti i shfrytëzimit efikas të burimeve paraqet bazën e parimeve dhe procedurave si dhe mundëson vendosje të kornizës racionale për alokim të burimeve. Lënda mundëson balancim përkatës në mes teorisë dhe praktikës, vështrim të të gjitha praktikave nga studime të ndryshme dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që të zgjojë interesin e studentëve.
  • [6 SETK] E drejta administrative
    Qëllimi i kryesor i lëndës është zotërimi i materies me qëllim që më lehtë dhe më mirë të kuptohet funksionimi dhe organizimi i administratës në aspektin nacional dhe ndërkombëtar. Përmes kësaj lënde ofrohet njohja më e mirë e akteve juridike, llojet e akteve dhe metodologjinë e krijimit të mjeteve dhe instrumenteve për kontrollin e administratës.
  • [6 SETK] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    Qëllimi i lëndës është që studentët të përfitojnë njohuri mbi kompleksitetin dhe zhvillimin e integrimit evropian dhe kësisoj edhe mbi zhvillimin e institucioneve (politike dhe juridike), natyrën dhe veçoritë, legjislacionin dhe politikat. Njëkohësisht, qëllimi kryesor është njohja e studentëve me interpretimet kryesore teorike të zhvillimit të Bashkimit Evropian dhe të japë vështrim të mundësive aktuale dhe të sfidave të ardhshme, me të cilat ballafaqohet BE, para së gjithash, në raport me institucionet e saj, politikat dhe të drejtën.
  • [6 SETK] Lëndë e lirë zgjedhore 2
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • [6 SETK] Kontrolli i administratës
    Qëllimi kryesor i lëndës është që studentët të përfitojnë njohuri dhe informata për kontrollin dhe mbikëqyrjen, subjektet e kontrollit, llojet e kontrollit, procedurat për kryerjen e kontrollit, kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm ndaj organeve të administratës shtetërore, kontrollin politik me të gjitha instrumentet juridike për realizimin e tij siç janë: pyetjet e deputetëve, interpelanca, votëbesimi i qeverisë, komisionet anketuese, realizimi i buxhetit si instrument i rëndësishëm politik për kontrollin juridik, kontrolli nga ana e prokurorit publik, avokati i popullit, kontrolli shoqëror, kontrolli gjyqësor, kontrolli gjyqësor përmes procedurave administrative gjyqësore. Të gjitha këto institucione do të mësohen në aspektin krahasimtar.
  • [6 SETK] Menaxhmenti strategjik
    Ky modul është i dizajnuar që të aftësojë studentët të përdorin mjete brenda kornizave të krahasimit të strategjive efektive në organizatat qytetare. Temat e ndryshme përfshijnë korniza konceptuale për kuptimin e rolit të lidershipit strategjik, aftësitë analitike e zhvillimore dhe vlerësimin e strategjive dhe qasjen ndaj punës me grupe të ndryshme të interesit, me qëllim të mobilizimit të përkushtimit dhe metoda të udhëheqjes kah arritja e ndryshimeve. Gjithashtu, ky është një modul multidisiplinar i cili hulumton rrethanat historike, politike, juridike, etike dhe sociale në të cilat funksionojnë organizatat qytetare.
  • [6 SETK] Analiza e politikave publike
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve që ta definojnë dhe ta ilustrojnë analizën e politikave dhe rolin e tyre në krijimin dhe transformimin e informatave relevante për politikat. Nuk ekziston pajtueshmëri me atë se si konkretisht dhe në mënyrë shumë precize të definohet politika publike. Studentët do të kenë mundësi që të njihen me këtë fushë dhe në mënyrë kritike ta analizojnë zhvillimin dhe dukuritë në lëmin e politikave publike. Analiza e politikave publike është disiplinë për zgjidhjen e problemeve të cilat kërkojnë njohuri nga metodologjia dhe teoritë bazike të shkencave shoqërore, të profesioneve shoqërore dhe të filozofisë së politika
  • [6 SETK] Evaluimi i programeve në sektorin publik
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njihen me teknikat për analizë të efektivitetit të organizatave në sektorin publik. Studentët do të përfitojnë shkathtësi për formulimin e pyetjeve për vlerësim, për seleksionimin e shembujve, planifikimin dhe mbledhjen e të dhënave, analizën e rezultateve të vlerësimit, dizajnimin e buxhetit për vlerësim, raportimin dhe komunikimin e rezultateve të vlerësimit tek palët e involvuara, zhvillimin e kompetencave për çështjet etike dhe politike të lidhura me vlerësimin.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Menaxhmenti politik
    • Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • Etika politike: kombëtare, ndërkombëtare dhe diplomatike
    • Globalizimi si fenomen në shoqërinë bashkëkohore

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe të bëjnë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, si: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+