Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të sigurisë

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër në studime të sigurisë
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Programi studimor studime të sigurisë synon të ofrojë një gamë të moduleve që do ta përfshijnë bazën e të dijeve ndërkombëtare juridike për afrimin drejt  profesionet juridike dhe  profesionet që lidhen me lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe të sigurojë njohuri të fuqishme, të veçanta dhe sistematike për institucionet dhe koncepcionet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi gjendjen dhe perspektivën e tyre në rajon dhe botë.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RM. Titujt  profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore si: gjyqësia dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës). Studentët në këtë program, gjithashtu profesionalisht aftësohen edhe për të gjitha profesionet në fushën e sigurisë nacionale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë të ushtrimit të profesioneve në kuadër të organeve të sistemit të sigurisë në vend.

Njohuritë dhe të kuptuarit

•    Ka njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi sistemin e sigurisë nacionale  dhe i riprodhon njohuritë mbi qëllimet dhe standardet e sigurisë;
•    Ka njohuri dhe kuptime specifike mbi masat dhe veprimet preventive dhe represive të sigurisë në kuadër të menaxhimit me situata të krizës dhe mbi prioritetet në fushën e sigurisë;   
•    Ka njohuri të detajuara mbi kuptimin dhe pranimin e parimeve themelore të etikës profesionale në fushën e sigurisë;
•    Ka kuptim specifik mbi teknologjitë dhe metodologjitë e hulumtimit në fushën e sigurisë;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

•    I identifikon dhe i zbaton politikat, procedurat dhe rregullat në fushën e sigurisë;
•    I identifikon dhe i analizon çështjet më komplekse në fushën e sigurisë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha fazat e implementimit të politikave, të procedurave dhe të vendimeve në fushën e sigurisë dhe në krijimin e standardeve të sigurisë në organizata dhe institucione të fushës së sigurisë;
•    I interpreton dhe i diskuton çështjet bashkëkohore komplekse që ndërlidhen me rreziqet, sfidat dhe kërcënimet në fushën e sigurisë;
•    Formulon plane, raporte dhe dokumente strategjike në lëmin e menaxhimit me situata të krizës dhe të shfrytëzimit të teknikave e të mekanizmave kontrolluese të standardeve të sigurisë;
•    I zbaton njohuritë e përfituara nëpërmjet hulumtimit të procesit të zgjidhjes së çështjeve komplekse dhe praktike të sigurisë;

Aftësitë për të vlerësuar

Merr vendime për zgjidhjen e rasteve më komplekse praktike nëpërmjet hulumtimit të krijimit të politikave, procedurave dhe vendimeve nga fusha e sigurisë;
•    I vlerëson dhe i dallon standardet e sigurisë të organizatave dhe të institucioneve nga fusha e sigurisë;
•    Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.

Aftësitë e komunikimit

•    Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e sigurisë.
•    Angazhohet  aktivisht në argumentimin dhe në debatin shkencor.
•    I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.

Aftësitë e të mësuarit

•    Zhvillon rregullore të punës kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
•    Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në  shërbimet diplomatike-konsullore të shtetit.
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: • T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. • Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. • Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë . • Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. • T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [6 SETK] Kriminologjia
    Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike
  • [6 SETK] E drejta penale materiale
    Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
  • [6 SETK] Kriminaliteti transnacional dhe terrorizmi ndërkombëtar
    Lënda në veçanti i studion nocionet themelore për krimin transancional dhe terrorizmin ndërkombëtar dhe format përmes të cilave ato manifestohen, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, si dhe mënyrat që kanë të bëjnë përballimin e tyre në skenën politike ndërkombëtare, por edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare dhe vendore penale. Studentët do të përfshihen në mënyrë aktive në përcaktimin e instrumenteve të veçanta të fuqisë politike që përdoren ndërkombëtarisht për përballimin e krimit dhe të terrorizmit ndërkombëtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunim statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 2

  • [6 SETK] Kriminalistika e përgjithshme
    Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për kuadrin që do të punojë në organet e drejtësisë-gjykata, prokurori publike dhe polici gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural dhe aktet nënligjore që dalin prej tyre. Çdo figurë ligjore e veprës penale përfshin përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
  • [6 SETK] E drejta procedurale penale
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri solide teorike dhe praktike të dispozitave procedurale penale dhe institutet me të cilat është e rregulluar ligjërisht veprimtaria e autoriteteve procedurale dhe e pjesëmarrësve tjerë në procedurë penale dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tyre.
  • [6 SETK] Krimi i organizuar
    Krimi i organizuar, si një disiplinë e re shqyrton format, shkaqet dhe masat për parandalimin dhe eliminimin e krimit të të gjitha llojeve dhe sferave. Rëndësi e veçantë u jepet teorive të krimit të organizuar, organizatave kriminale dhe formave të manifestimit.
  • [6 SETK] Policia dhe të drejtat e njeriut
    Kjo lëndë trajton sistematizimin e çështjes së të drejtave të njeriut (traktatet ndërkombëtare, legjislacionin vendor); analizën e rolit të veçantë të policisë në një shoqëri demokratike në drejtim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut; sistemimin e koncepteve dhe njohurive për policinë dhe integrimin e njohurive nga shkencat e tjera që kanë të bëjnë me organizimin dhe veprimtarinë e policisë për ta lehtësuar kuptimin e avancuar të disiplinave të tjera juridike, policore, të sigurisë, ato kriminologjike dhe kriminalistike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar të aplikacioneve TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunim statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies

Semestri 3

  • [6 SETK] Viktimologjia
    Problematika e viktimës, procesi i viktimizimit, rritja e numrit të njerëzve që janë të rrezikuar nga viktimizimi, kompensimi demit dhe preventiva e viktimitetit janë temat kyçe të kësaj lënde, për shkak se viktimizimi dhe mbrojtja e viktimave paraqesin një preokupim të madh të shoqërisë moderne.
  • [6 SETK] E drejta policore
    E drejta policore studion të drejtën administrative që ka të bëjë me punët e brendshme. Ajo përkufizohet si një tërësi rregullash juridike që përcaktojnë organizimin, funksionet dhe organet e punëve të brendshme, marrëdhëniet e ndërsjella dhe marrëdhëniet me autoritetet e tjera, me organizatat, qytetarët dhe procedurat e veçanta dhe me metodat e punës në fushën e punëve të brendshme, kur kryhen punë administrative që nuk i përkasin ndonjë dege tjetër të administratës. E drejta policore studion: shtetësinë, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror, punët e sigurisë së përgjithshme për sigurinë e personave dhe të pronës, punët policore, tubimet publike, dokumentet e udhëtimit, të huajt, funksionet e policisë, parimet e kryerjes së kompetencave të policisë, organizimin dhe funksionimin e policisë në RM, organizimin dhe kompetencat MPB-së, azilin dhe mbrojtjen private. Në këtë lëndë përmes qasjes sistematike dhe interdisiplinare studiohen aspektet e avancuara teorike dhe praktike të zbatimit të së drejtës policore, taktikat dhe metodat moderne në zbatimin e kompetencave të policisë që të arrihet funksionimi efikas dhe efektiv i policisë në shoqërinë moderne dhe kontrolli i policisë.
  • [6 SETK] Teknika dhe taktika kriminalistike
    Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për kuadrin që do të punojë në organet e drejtësisë-gjykata, prokurori publike dhe në policinë gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural dhe aktet nënligjore që dalin prej tyre. Çdo figurë ligjore e veprës penale përfshin përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
  • [6 SETK] Psikologjia kriminalistike
    Kjo disiplinë ka karakter ndihmës për shkencat tjera juridike penale me qëllim të vlerësimit psikologjik të së vërtetës dhe të gënjeshtrës në procesin gjyqësor penal ndaj të pandehurve, dëshmitarëve dhe personave të tjerë në procedurën penale përmes vlerësimit psikologjik të deklaratave dhe veprimeve të tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Kriminaliteti kompjuterik
    • Etika në kriminalistikë
    • Mjekësia kriminalistike

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+