Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Administrata publike krahasimtare e Bashkimit Evropian

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Magjistër i administratës publike / Drejtimi: AP krahasimtare BE-së
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Përmes programit administrata publike krahasimtare e BE-së në UEJL, studentët do të përfitojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për kontribut konstruktiv në shoqëri përmes karrierës së tyre si menaxherë të ardhshëm, këshilltarë,  analistë politik; në organizata qeveritare dhe jofitimprurëse.

Programi njëvjeçar administrata publike krahasimtare e BE-së është projektuar për të përgatitur studentët në fusha të tilla si, menaxhment, konsalting, analizat e politikave, e drejta. Ky program u  mundëson aftësi dhe shkathtësi që të  jenë në gjendje të punësohen në nivele të larta  në sektorin publik dhe atë joqeveritar.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të përparuara për teoritë në administratën publike, hulumtimin dhe praktikën.
  • Ka njohuri dhe kuptim për administrimin publik krahasimtar për vendet e perëndimit.
  • Ka njohuri të thella për organizimin dhe funksionimin e administrimit publik në vendet anëtare të UE.
 
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Vlerëson dhe jep mendim kritik në procedurën administrative.
  • Planifikon dhe vepron efektivisht në administrimin dhe organizimin e shërbimeve publike.
  • Tregon aftësi për vlerësim në fushën e administrimit publik krahasimtar, duke i pasur parasysh aspektet relevante, shkencore, sociale, etike, si dhe demonstron vetëdije për etikën e aspekteve të punës.
  • Njeh ndërlidhjen në mes proceseve administrative dhe veprimtarisë analitike për nevojat e krijimit të politikave.
 
Aftësitë për të vlerësuar
  • Vlerëson dhe gjykon për praktikat e ndryshme në organizatat qeveritare.
  • Gjykon për problemet që ekzistojnë në administratën shtetërore, siç janë korrupsioni, nepotizmi dhe ndikimet politike.
  • Mund të shfrytëzojë argumente të arsyeshme për vlerësimin e fakteve bazuar në studimet krahasimtare në politikën publike dhe menaxhimin publik.
  • Mund të zhvillojë mendim kritik për aspekt krahasimtare të administrimit publik dhe i vlerëson përparësitë dhe mangësitë e sisteme administrative në mënyrë të veçantë.
 
Aftësitë e komunikimit
 
  • Merr pjesë në debate publike dhe media, duke shfrytëzuar fjalor të nivelit profesional.
  • Shkruan, propozon dhe udhëheq projekte hulumtuese në lëmin e administrimit publik.
  • I shfrytëzon mjetet moderne për komunikim dhe teknologjitë e reja kur bëhet fjalë për institucione të ndryshme.
 
Aftësitë e të mësuarit
  • Është i aftë që t’i identifikojë nevojat individuale për studim autonom dhe  ta realizojë këtë në një formë shumë autonome në lëmin e administrimit publik krahasimtar.
  • Të ndihmojë ne trajnimin dhe zhvillimin e njësiteve për pozicione të politikave dhe administrimit në sektorin publik.
  • Tregon aftësi që të rishikojë modelet e klasifikimit të informatave, koncepteve dhe teorive të politikës publike dhe administrimit.
  • Mund të dizajnojë një mënyrë tjetër të re për punë në administrimin publik në Maqedoni duke i shfrytëzuar edhe përparësitë e studimeve krahasimtare.
  • Ka aftësi për planifikimin, organizimin dhe funksionimin e administrimit publik dhe institucionet në përputhje me sistemet bashkëkohore demokratike.    
 

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës cilësore dhe sasiore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave cilësore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studime krahasimtare dhe studime të rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [6 SETK] Aspekte krahasimtare të administratës publike në vendet e UE
    Përmes kësaj lënde, studentët do të pajisen me njohuri për karakteristikat themelore të administratës publike në vendet e BE-së. Qëllimi kryesor është të hulumtohen llojet, si forma të veprimit në institucionet e administratës publike në shoqëri të ndryshme, me qëllim që studentët të fitojnë njohuri dhe koncepte të reja për administratën publike. Përmes kësaj lënde, studentët do të njihen me rëndësinë e administratës publike në shtete të ndryshme, do të njihen edhe me sisteme të ndryshme organizative dhe administrative të shteteve. Gjithashtu, studentëve do t’u mundësohet ta kuptojnë strukturën organizative dhe funksionimin e institucioneve ekzekutive-administrative, por edhe format tjera si dhe institucionet e administratës publike. Këto njohuri për studentët janë të rëndësishme posaçërisht lidhur me globalizimin dhe rëndësinë e integrimit. Objekti i studimit përbëhet nga: nocionet dhe njohuritë themelore për parimet dhe institucionet e administratës publike, strukturat dhe funksionimi i administratës publike në shtete të ndryshme, menaxhimi i ri publik, globalizimi si dhe hapat që Republika e Maqedonisë i ndërmerr për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
  • [6 SETK] Ekonomia aplikative në sektorin publik
    Ekonomia në përgjithësi ndikon në atë se sa ne në mënyrë efikase kujdesemi për planetin tonë për të ardhmen e së cilës dëshirojmë të jemi pjesë ne, rreth burimeve të cilat i disponojmë, rreth asaj se deri në cilin nivel ne kujdesemi për të varfrit dhe të pasurit. Por duhet, në mënyrë të veçantë të potencohet se parimet ekonomike dhe konceptet pa dallim të nivelit të zhvillimit ekonomik nuk ndryshojnë. Kjo lëndë në sektorin publik ka për qëllim ta përkufizojë ekonominë dhe rolin e shtetit në ekonomi, rolin e institucioneve publike në ekonomi. Po ashtu ka për qëllim të përkufizojë ofertën dhe kërkesën agregate, ndikimin e politikës fiskale dhe monetare ndaj tregjeve.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • E drejta administrative
    • Analiza e politikave publike
    • Menaxhmenti strategjik
    • Sistemet politike krahasimtare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • E drejta administrative
    • Analiza e politikave publike
    • Menaxhmenti strategjik
    • Sistemet politike krahasimtare

Semestri 2

  • [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Menaxhimi i sistemeve informative
    • Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave.
Google+