Programi studimor e drejta penale synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike penale me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëm duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës penale në R. e Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.
Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe noterëve në RM. Titujt profesionalë të avokatëve dhe të noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje në organet shtetërore, sidomos në oganet gjyqësore, si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UJEL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoraturës).
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe krahasimtare për shkencat penale juridike si dhe njohuri te avancuara për legjidhënien dhe praktikën gjyqësore në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
- Ka kuptim të jashtëzakonshëm për problemet që lidhen me krimin dhe sanksionet penale, veçanërisht në fushat e të drejtës krahasimtare penale dhe të së drejtës procedurale penale, kriminologjisë dhe penologjisë teorike dhe zbatimore, krimit të organizuar dhe shkencave forenzike (mjekësia, psikiatria dhe psikologjia gjyqësore).
- Ka njohuri specifike për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në sferën e të drejtës penale dhe të procedurës penale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Identifikov dhe analizon problemet komplekse në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, kështu që mund të marrë pjesë aktive në të gjitha shkallët e procedurës penale si dhe interpreton çështje të avancuara të ligjdhënies penale (duke përfshirë këtu edhe punën si gjyqtar, prokuror ose avokat, pas fitimit të kualifikimeve të nevojshme sipas ligjdhënies së RM-së).
- Përdor njohuritë e fituara përmes punës kërkimore në procesin e zgjidhjes së problemeve me anë të krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
Aftësitë për të vlerësuar
- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Aftësitë e komunikimit
- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-penale.
- Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe efektivisht si në fazën parapenale dhe në procedurën gjyqësore.
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit si dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese.
• Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selective në përgjigjet e tyre.
• Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë .
• Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore.
• T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
-
[6 SETK]
E drejta penale materiale
Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
-
[6 SETK]
Kriminologjia dhe Penologjia
Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore si dhe të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale si dhe identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike.
-
[6 SETK]
Lëndë zjedhore 1
-
E drejta penale ndërkombëtare
Pas përfundimit me sukses të kursit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri solide mbi nocionet dhe lëndën e kësaj disipline, normat në DPN, mbi pushtetin represiv dhe juridiksionin e shteteve, mbi ekstradimin, azilin, transferimin e procedurës penale, bashkëpunimin dhe ndihmën penale juridike, korpusin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe juridiksionin e instancave ndërkombëtare penale..
-
E drejta procedurale penale
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri solide teorike dhe praktike për dispozitat procedurale penale dhe për institutet me të cilat është e rregulluar ligjërisht veprimtaria e autoriteteve procedurale dhe e pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale, si dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tyre.
-
Delikuenca e të miturve
Delikuentët e mitur janë në lidhje të ngushtë edhe me fenomenet e tjera socio-patologjike, siç janë: narkomania, alkoolizmi dhe prostitucioni, dukuri që sot përhapen pothuajse në çdo vend në botë, dhe, për fat të keq, ato janë të pranishme edhe në vendin tonë. Prandaj, qëllimi themelor i kësaj disipline është të zbulohen dhe të evidentohen format e reja të kësaj dukurie kriminale dhe të shpjegohen shkaqet për praninë e tyre në mënyrë që të propozohen masat e duhura për parandalim dhe represion.
-
Kriminalistika
Specializimi në këtë fushë është i nevojshëm sidomos për ato kuadro që do të punojnë në organet e drejtësisë – në gjykata, prokurori publike dhe në policinë gjyqësore. Kriminalistika në thelbin e saj e ka legjislacionin penal material dhe procedural, si dhe aktet nënligjore që burojnë prej zbatimit të tyre. Çdo qenie ligjore e veprës penale përmban në vete përcaktimin e tërësisë së fakteve dhe të rrethanave që janë relevante për zgjidhjen e gjithanshme dhe të drejtë të rastit penal.
-
Psikologjia gjyqësore
Kjo disiplinë ka karakter ndihmës për shkencat e tjera juridike penale me qëllim të vlerësimit psikologjik të së vërtetës dhe të gënjeshtrës në procesin gjyqësor penal ndaj të pandehurve, dëshmitarëve dhe personave të tjerë në procedurën penale gjyqësore përmes vlerësimit psikologjik të deklaratave dhe veprimeve të tyre.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathtësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e detyrës më të komplikuar – shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktik dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Trafikimi me njerëz
Trafikimi me njerëz është një formë e veçantë e krimit të organizuar dhe karakterizohet si skllavëri e ditëve të sotme. Ky tip serioz i krimit paraqet një shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive më thelbësore të njeriut, prandaj është i ndaluar dhe ndiqet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, me ligjet kombëtare dhe me mekanizmat e represionit. Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me aspektet teorike e praktike të avancuara të këtij fenomeni, duke analizuar konventat më të rëndësishme ndërkombëtare, ligjet dhe mekanizmat vendore në këtë fushë, si dhe me të kuptuarit e praktikës vendore gjyqësore që kanë të bëjnë me rastet e trafikimit me njerëz.
-
Kapituj të zgjedhur të aplikacioneve të IT për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’u tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunim statistikor të të dhënave
* T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
* T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.