Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionist; me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Kandidatët do të fitojnë këto aftësi specifike: aftësi menaxhuese konceptuale, aftësi organizative, aftësi komunikimi, aftësi teknike (aftësi në TI), aftësi udhëheqëse, të menduarit kritik, aftësi inovative, gjeturi për zgjidhje të problemit, aftësi për vendimmarrje, aftësi sipërmarrëse, shkathtësi menaxhimi të reformave/ndryshimeve, njohuri me sandardet ndërkombëtare si dhe me etikën e biznesit. Të diplomuarit do të kenë njohuri të përgjithshme për mjedisin afarist dhe do të njoftohen me teoritë moderne të biznesit dhe me menaxhmentin operativ. Kandidatët do të kenë njohuri, po ashtu, edhe nga lëmenjtë e menaxhmentit, financave, kontabilitetit dhe marketingut, ekonomisë dhe informatikës afariste. Gjithashtu, do të jenë të vetëdijshëm për mjedisin e brendshëm afarist (aksionar, furnizues, blerës, teknologji, burime njerëzore) dhe për mjedisin e jashtëm afarist (klima makroekonomike, rregullativat, qeveria, faktorët politikë, demografikë, aspektet kulturore, institucionet ndërkombëtare (FMN), Banka Botërore, UE, OTB.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- I njeh dhe i kupton aspektet teorike dhe praktike të financave, në veçanti: financat e korporatave, portfolio dhe menaxhimin e rrezikut, menaxhmentin, koston dhe kontabilitetin financiar, financat ndërkombëtare;
- I njeh dhe i kupton funksionet e institucioneve financiare, paratë dhe bankat, si dhe menaxhimin financiar;
- I njeh dhe ka aftësi për planifikim, buxhetim të kapitalit, organizim dhe investim të mjeteve financiare dhe përdorim adekuat të instrumenteve financiare në sektorin privat dhe publik.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Marrin pjesë aktive në detyra dhe aktivitete që lidhen me financimin e institucioneve të ndryshme;
- Analizojnë dhe përmbledhin informacionin e duhur financiar për qeveritë lokale dhe rajonale, për vendimmarrje;
- Aplikojnë njohuritë teorike dhe praktike dhe kanë shkathtësi për të analizuar, për të parashikuar dhe për të marrë vendime për investime kapitale, për politikën e dividentit dhe për strukturën e kapitalit, për menaxhimin e rrezikut në lidhje me financat;
Aftësitë për të vlerësuar
- Marrja e vendimit për tregjet dhe institucionet financiare dhe të biznesit, të tilla si: analiza financiare dhe planifikimi, menaxhimi i portofolios, pasqyra financiare;
- Vlerësimi i strategjive financiare, planifikimi i investimit dhe vlerësimi i rrezikut;
Aftësitë e komunikimit
- Prezantojnë tema të ndryshme financiare në sektorin privat dhe publik dhe përdorin mjete bashkëkohore për vendimmarrje;
- Shprehin dhe argumentojnë idetë dhe konkluzionet e tyre tek një audiencë e gjerë;
- Përgatisin raporte financiare për sektorin privat dhe publik;
- Udhëheqin ekipet në projekte të ndryshme në mënyrë që të zgjidhin çështje kyçe politike në lidhje me financat dhe ekonominë.
Aftësitë e të mësuarit
- Aplikojnë metodat e mësimit dhe mjetet e analizave të zhvilluara për vijimin e studimeve dhe avancojnë njohuritë e tyre;
- Identifikojnë mjete dhe shtigje më të përshtatshme të mësimit për të zhvilluar njohuritë e tyre kulturore, specifike dhe aftësitë profesionale.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Metodat sasiore dhe cilësore të studimit dhe aplikimi i tyre në studimet e ekonomisë dhe të biznesit, anketat dhe analiza e tyre, studimet e rastit, analizat regresive, shfrytëzimi i softuerit statik si SPSS dhe Mikrofiti.
-
[6 SETK]
Financat ndërkombëtare
Financat ndërkombëtare paraqesin një disiplinë shkencore, e cila është në ekspansion të vazhdueshëm. Tregjet e sotme financiare në kuptimin e vërtetë të fjalës janë globale. Asnjë student i cili e mëson ekonominë dhe financat nuk mund plotësisht t’i kuptojë lëvizjet e vërteta në ekonomitë nacionale dhe në ekonominë botërore pa njohuri përkatëse nga financat ndërkombëtare. Temat, të cilat i përpunon kjo lëndë – problematika e qarkullimit të bilancit pagesor, determinimet e kurseve devizore, faktorët të cilët qëndrojnë pas rrjedhave ndërkombëtare të kapitalit, filozofia afariste e kompanive multinacionale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare dhe kështu me radhë, - akoma nuk janë objekt interesimi vetëm të një grupi të vogël të ekonomistëve akademikë ose profesionistë të specializuar. Njohuritë e fituara nga kjo lëndë paraqesin bazë për ata studentë, të cilët presin të gjejnë vende pune të lidhura me investime ndërkombëtare, bankarin ndërkombëtare dhe aktivitetet afariste multinacionale
-
[6 SETK]
Analiza e raporteve financiare
Lënda përfshin temat në vijim: bazat e analizës financiare, llojet e analizave financiare, korniza e raporteve financiare, sistemi i raporteve financiare, raportet themelore financiare, fitimi kontabël dhe mjetet, analizat e rrjedhës së parasë, bazat e koeficientit dhe analiza financiare, analiza e mjeteve afatgjata, analiza e integruar, analiza e raporteve financiare, sintezat, analiza e strukturës së kapitalit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Financat publike
Në këtë lëndë prezantohen dhe analizohen aspektet praktike dhe teorike të financave publike dhe rëndësia e tyre në ofertën e të mirave publike, aspektet e rregullimit të sistemit efikas tatimor, roli i politikës fiskale në stabilizimin ekonomik, efektet e deficitit buxhetor e huaja publike dhe rregullimi i federalizmit fiskal. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: sektorin publik, alokimi, shpërndarja dhe burimi publik, tatimi dhe shpërndarja e të ardhurave, efektet mikroekonomike të tatimit, politika fiskale dhe stabilizimi ekonomik, deficiti buxhetor dhe huaja publike, federalizmi fiskal, sistemi fiskal dhe politika fiskale në Republikën e Maqedonisë.
-
Paraја dhe bankat
Lënda mbështetet në aplikimin e analizave standarde ekonomike. Përbëhet nga studimi i teorive, nga modelet, politikat ndërkombëtare dhe përvojat ndërkombëtare. Qëllimi është aftësimi për t’i kuptuar dhe për t’i analizuar proceset e rritjes dhe zhvillimit. Kërkesat e mëparshme janë kurset e kryera nga makroekonomia dhe mikroekonomia, matematika dhe analiza sasiore. Njohja më e thelluar e disa disiplinave dhe subdisiplinave, siç janë: ekonomia aplikative, financat ndërkombëtare, ekonomia monetare, tregtia ndërkombëtare, financat ndërkombëtare, investimet etj., janë të kompletuara dhe janë shumë të dobishme për përvetësimin e përmbajtjes së këtij kursi.
-
Tregjet dhe institucionet financiare
Studimi i kësaj lënde u mundëson studentëve t’i njohin parimet themelore të funksionimit të tregjeve financiare (tregun e parave, të kapitalit, tregjet revizore etj.) dhe institucionet financiare (bankat, kompanitë e sigurimit, fondet e pensionistëve, fondet e investimit), të cilat paraqesin një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të çdo ekonomie kombëtare, si dhe të ekonomisë botërore në tërësi. Tregjet dhe institucionet financiare jo vetëm që ndikojnë në jetën tonë të përditshme, por, gjithashtu, merren edhe me transferimin e shumave të mëdha të mjeteve, të cilat pastaj ndikojnë në profitin e firmave, në prodhimin e mallrave dhe të shërbimeve, por edhe të mirëqenies ekonomike të ekonomisë sonë dhe ekonomisë së huaj. Në dhjetëvjetëshin e fundit kanë ndodhur ndryshime fondamentale, ndryshime revolucionare të tregjeve dhe institucioneve financiare në korniza botërore. Kjo lëndë do t’i njohë studentët me drejtimet kryesore dhe me përmbajtjet e këtyre ndryshimeve. Duke pasur parasysh, atë që është e sigurt, se intensiteti i ndryshimeve nuk do të zvogëlohet në të ardhmen, kjo lëndë fokusohet në faktin që studentëve t’u sigurojë njohuri të atilla analitike, të cilat do të jenë të nevojshme t’i kuptojnë inovacionet financiare për të cilat me siguri do të kenë nevojë, kur ata profesionalisht do të merren me biznesin financiar. Përvetësimi i njohurive nga kjo lëndë paraqet bazë për përsosje të mëtejshme të studentëve, të cilët presin dhe dëshirojnë të zënë ndonjë vend pune në grupin e gjerë atraktiv të sferave siç janë: bankat, institucionet financiare në përgjithësi, financimi i korporatave, institucionet shtetërore dhe aktivitetet afariste multinacionale, Tregjet devizore dhe kreditore ndërkombëtare e kështu me radhë.
-
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Në këtë lëndë do të përfshihen temat nga fusha e marrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ndërmarrja. Do të përfshihen, po ashtu, teknologjitë informative, por vetëm në aspektin e rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të ndërmarrjes, përkatësisht, të përkrahjes së procesit të gjithmbarshëm të menaxhimit me to. Vëmendje do t’u kushtohet aspekteve të: hyrjes në menaxhimin e sistemeve të informacionit, tipave themelorë të menaxhimit të sistemeve të informacionit, teknologjisë informative dhe menaxhimit të sistemeve të informacionit, ndërtimit të menaxhimit të sistemeve të informacionit në ndërmarrje
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: financa.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Menaxhmenti i cilësisë së tërësishme
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde, do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Po ashtu do të analizohen edhe teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
Biznesi ndërkombëtar
Qëllimi i lëndës është që studentët të jetë në gjendje :
* Ta kuptojnë dallimin midis krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar;
* Të fitojnë dituri për të kryer një analizë kosto-përfitim nga një perspektivë globale.
* Të kryejnë analiza SWOT për kompanitë e ndryshme ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të mësojnë për tregjet e reja globale.
* Ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe përdorimin e komunikimit global;
* Të përcaktojnë dhe përdorin strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitojnë qasje në tregjet e reja.
* Të sjellin vendim në lidhje me zgjidhjet e segmentimit të tregut dhe mënyrat për të hyrë në to.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe dizajnin e një punimi shkencor.
• T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI, që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
• Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
• T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, zbatimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
• T’u mundësohet studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
• Të zbatojnë në praktikë objektivat në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.