MBA programi i UEJL -së është parashikuar si një program elitar MBA që e drejtojnë njerëzit me përvojë pune në rajon që kërkojnë një kualifikim më të mirë dhe një karrierë më të mirë. Një student tipik i programit MBA ka përvojë të mjaftueshme pune dhe një kualifikim solid universitar. Ky program kryesisht u drejtohet studentëve vendas dhe atyre nga jashtë. Program do të ligjërohet në gjuhën angleze. Komponentët kryesorë të programit MBA do të jenë:
- Kompetencat themelore: studentët do të fitojnë njohuri të cilat do t'i bëjnë ata kompetent në punët e tyre (analiza kuantitative, modelimi spreadsheet, menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, menaxhimi i projekteve, menaxhimi i operacioneve, menaxhimi i sistemeve të informacionit, etj);
- Mësimi nga përvoja: Projekt-Capston ose tezë të disertacionit, hulumtime, punë në kompani, etj);
Studentët që do ta përfundojnë programin MBA, kanë qëllim të bëhen menaxherë ose konsulentë nëpër kompani.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë kuptim të thellë të strukturave të brendshme dhe të operacioneve të biznesit, prej bizneseve të vogla e deri tek bizneset multinacionale. Ata do të jenë në gjendje t’i kuptojnë marrëdhëniet midis organizatës dhe tregjeve të jashtme dhe të rrethit ekonomik. Gjithashtu, studentët do të kuptojnë se si ndikojnë vendimet e menaxherëve në stejkhollderët brenda dhe jashtë kompanisë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të jenë në gjendje t’i integrojnë mjetet dhe teknikat e biznesit, të cilat burojnë nga njohuritë e gjera të funksioneve kryesore (kontabilitet, ekonomi, financa, sisteme të informacionit, marketing, menaxhim të operacioneve, dhe strategji), të zgjidhin probleme komplekse të biznesit dhe të sjellin vendime të mira në biznes.
Aftësitë për të vlerësuar
Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të jenë në gjendje të gjykojnë duke u bazuar në njohuritë e tyre të thella rreth mjeteve analitike të përdorura në bizneset moderne dhe në mendimin kritik duke i shikuar problemet nga perspektiva të ndryshme.
Aftësitë e komunikimit
Studentët që diplomojnë në programin MBA do të demonstrojnë aftësi mikro - shoqërore dhe të udhëheqjes, që janë vendimtare për sukses afatgjatë në karrierë. Këto aftësi reflektojnë vetëvlerësim, komunikim, dhe bashkëpunim efektiv përbrenda organizatës.
Aftësitë e të mësuarit
Studentët që do të diplomojnë në programin MBA do të jenë në gjendje të mendojnë dhe artikulojnë në mënyrë kritike lidhur me refleksionet etike dhe juridike të rëndësishme për artin e menaxhimit dhe të ekzekutimit të një korporate.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Analitika e biznesit
Termi biznes analitikë përdoret për përshkrimin e grupeve të metodave analitike dhe kuantitative për studim metodologjik të të dhënave të organizatës dhe për përdorimin e konkluzioneve për përkrahje në marrjen e vendimeve. Kjo lëndë ofron hyrje në veglat bazike që përdoren në analitikën e biznesit. Gjithashtu, në këtë lëndë mësohen edhe teknikat për optimizim, të cilat mundësojnë gjetjen e zgjidhjeve optimale për probleme komplekse biznesore. Qasja ndaj kësaj lënde është në përgjithësi praktike dhe eI bazuar në shembuj konkret. Objektivi I kësaj lënde është t’u japë studentëve njohuri solide mbi veglat për analitikë kuantitative të biznesit dhe për mënyrën se si përdoren këto vegla në softuer tabelar.
-
[6 SETK]
Strategjitë e marketingut
Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me strategjitë të cilat përdoren nga kompanitë për të përfituar konkurrencë strategjike. Brenda kësaj lënde studentët gjithashtu do të përfitojnë përvojë lidhur me strategjitë e zhvillimit të produktit, të komunikimit efektiv, duke përdorur inovacionet dhe orientimin ndaj tregut. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do ta kuptojnë më mirë se si përdoren teknikat e marketingut për të arritur qëllimet strategjike.
-
[6 SETK]
Kontabilitet
Qëllimi i lëndës është t’u ndihmojë studentëve t’i kuptojnë themelet e kontabilitetit dhe të krijojnë kuptim të thellë për përgatitjen dhe analizën e pasqyrave financiare. Gjithashtu ta kuptojnë kontekstin ekonomik në të cilin përdoren këto pasqyra. Lënda i njofton studentët me fushat siç janë: hyrje në kontabilitet, llogarimbajtje, pasqyrat financiare, kalkulimi i kostove dhe i të hyrave të produkteve dhe shërbimeve, analiza e kostove, kostot direkte dhe indirekte, analizën e profitit nga aspekti i volumit dhe kostove, buxhetimin, kontrollin e kostove, evaluimin e biznes informatave në bazë të informatave në dispozicion (kostot dhe të ardhurat relevante).
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Etika dhe të menduarit kritik
Kjo lëndë fokusohet në mënyrën se si menaxherët mund të zbatojnë strategji efektive që lidhen me qëndrueshmërinë e korporatave dhe me përgjegjësinë shoqërore të korporatave. Me vëmendje të veçantë do të trajtohen këto tema: teoritë e përgjegjësisë shoqërore korporative, të cilat janë të lidhura me kontabilitetin, menaxhimin e mjedisit, menaxhimin e përgjithshëm dhe shkencat e tjera sociale; zhvillimi i përgjegjësisë shoqërore i korporatave nëpër kohë; metodat për analizën e bazave konceptuale të përgjegjësisë shoqërore të korporatave në bizneset dhe organizatat moderne.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
Semestri 2
-
[6 SETK]
Financat
Kjo lëndë synon t’i përgatisë studentët me shkathtësitë dhe njohuritë themelore në fushën e financave. Kjo lëndë, gjithashtu, mbulon shkathtësitë kryesore që përdoren në organizatat moderne, si vlera kohore e parasë, vlerësimi i investimeve, vlerësimi i letrave me vlerë dhe planifikimi financiar. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësime të mundësive të reja për investime. Vlerësimi është shkathtësi e detyrueshme për çdo menaxher në çdo disiplinë. Çdo menaxher duhet t’i kuptojë implikimet në vlerë të vendimeve të tij dhe të propozimeve të tij. Prandaj, çdo student do të inkurajohet jo vetëm të marrë vendime që do të krijojnë vlera (që është synimi i këtij programi), por edhe të përcaktojë se sa vlerë krijojnë vendimet e tij (qëllim specifik i financave të korporatës).
-
[6 SETK]
Ekonomia
Qëllimi i lëndës është t’i ndihmojë studentët të krijojnë kuptim themelor të koncepteve dhe teorive kryesore të cilat përdoren në analizën e çështjeve ekonomike. Kjo lëndë synon që në njëfarë mënyre t’u mundësojë studentëve të bëjnë analiza ekonomike duke përdorur parimet, konceptet dhe teknikat kryesore. Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje të “mendojnë si ekonomistë”. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me parimet e mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në vendimet menaxheriale në një ambient global. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë aktive të marrin pjesë në debate që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti operativ
Qëllimi i lëndës është që t’i sigurojë konceptet analitike/mjetet për menaxhimin e operacioneve dhe procesin e vendimmarrjes në kuadër të zinxhirit të furnizimit. Avantazhi konkurrues i nxitur nga strategjia e zinxhirit të furnizimit ka qenë një praktikë e zakonshme në mjedisin e biznesit në viteve të fundit. Shumica e strategjive përfshijnë përmirësimin e efikasitetit operacional, qoftë përmes reduktimit të kostove të kapitalit, qoftë përmes rritjes së efikasitetit. Vendimmarrja për çështjet operative është një nga detyrat më të rëndomta në kuadër të organizatave. Kjo lëndë do ta përmirësojë aftësinë e studentëve për të kryer analiza të nevojshme kuantitative dhe për të kuptuar çështjet e menaxhimit, në mënyrë që të marrin vendime të mira operacionale brenda zinxhirit të furnizimit. Ajo që përfshihet në këtë lëndë është aktuale dhe mbulon çështje të zinxhirit të furnizimit dhe të strategjisë, korniza të menaxhimit të operacioneve, qasjen Six Sigma, menaxhimin e cilësisë, planifikimin e kërkesës dhe ofertës, vendosjen dhe kontrollin e inventarit, dhe optimizimin e rrjeteve të transportit. Tema të tjera do të shtohen me zhvillimin e lëndës. Paraqitja e koncepteve nëpërmjet rasteve studimore preferohet aty ku mendohet të jetë e përshtatshme.
-
[6 SETK]
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Kjo lëndë ofron një hyrje në menaxhimin е sistemeve të informacionit dhe shqyrton rolin e sistemeve të informacionit duke mbështetur një gamë të gjerë të funksioneve organizative. Do të shqyrtohet përdorimi i sistemeve të informacionit në mbështetjen e operacioneve administrative, të vendimmarrjes, dhe iniciativat e përgjithshme strategjike, por edhe filozofinë e organizatave. Lënda është e orientuar për studentët e MBA - së në përgjithësi – jo për specialistët teknikë. Kjo do të sigurojë një perspektivë menaxheriale në përdorimin, dizajnin dhe vlerësimin e sistemeve të informacionit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 2
-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
Semestri 3
-
[7 SETK]
Lëndë zgjedhore 3/1
-
Teknologjitë e informacionit
Studimi i menaxhimit të sistemeve të informacionit, duke përfshirë këtu aplikacionet për mbështetjen e organizatave (ERP), praktikat e blerjes dhe ndërtimit të sistemeve, lehtësimin e mbështetjes së përdoruesve të fundit dhe e-biznes mundësitë. Në këtë lëndë parashihen lexime dhe analiza të rasteve studimore si dhe një projekt grupor.
-
Arkitektura e korporatave
Lënda ofron njohuri dhe perspektiva themelore që vlejnë për të gjitha organizatat, pavarësisht prej kornizave të veçanta të arkitekturave organizative, ose metodave të ndjekura brenda organizatës. Në pjesën e parë studiohet historia e zhvillimit të arkitekturave organizative dhe përfshin blloqet ndërtuese të IT strategjisë, planifikimin, modelimin e informacioneve dhe qeverisjen. Gjithashtu do të trajtohen drejtimet e ardhshme në arkitekturat organizative . Në pjesën e dytë studiohen kornizat dhe metodat më të mëdha të arkitekturave organizative, me një fokus në krijimin e artefakteve për aktorët kryesorë, duke përfshirë këtu menaxherët e biznesit, menaxherët e teknologjisë dhe zbatuesit e teknologjisë. Në pjesën e tretë studiohet zbatimi i arkitekturës organizative, me theks të veçantë në standardet, qeverisjen, menaxhimin e ndryshimit, dhe ripërdorimin e artefakteve. Ky seksion gjithashtu mbulon integrimin e arkitekturës organizative përmes riinxhinierimit të biznes proceseve (BPR), planifikimit të tranzicionit, menaxhimit të kërkesave, integrimit të sistemeve dhe metodologjive SDLC. Lënda do të përfshijë një projekt për të krijuar një arkitekturë organizative për një fushë të përcaktuar të biznesit.
-
Analiza strategjike konkurruese
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me një ekspozim më të thellë në teorinë e analizës strukturore të industrisë dhe të fillojë me fitimin e praktikës në zbatimin e tij. Studentët do të mësojnë se si të përdorin modelin e forcave konkurruese për të interpretuar implikimet strategjike në ndryshimet evolutive dhe revolucionare në strukturat industrisë.
-
Menaxhimi i pronës intelektuale në mjedisin global
Kur bizneset në mënyrë të papërgjegjshme e shpërndajnë teknologjinë e tyre bazë, ato rrezikojnë ta humbasin atë. Pavarësisht këtij fakti, aktualisht nuk ka skemë të posaçme rregullative që ofron mbrojtje ndërkombëtare për pronën intelektuale. Më tej, ndërkohë që shumica e vendeve ofrojnë një shkallë të mbrojtjes ligjore për produktet kreative, proceset dhe shërbimet, ashpërsia e kësaj mbrojtjeje ndryshon në të gjithë botën. Kjo lëndë është e dizajnuar për të njohur menaxherët globalë të biznesit me çështjet dhe praktikat ligjore të përfshira në mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Këtu studentët prezantohen me llojet themelore të pronës intelektuale (patentat, të drejtat e autorit, markat tregtare dhe sekretet tregtare) dhe me dallimet kryesore në mënyrën e mbrojtjes së tyre në mbarë botën. Në fund të fundit, pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do ta kuptojnë më mirë si mbrohet prona intelektuale e kompanisë së tyre kur bëjnë biznes në mjedisin global.
-
Menaxhimi i riskut në kompanitë e mëdha
Qëllimi i kësaj lënde është t’i përgatisë studentët ta kuptojnë menaxhimin e rrezikut të ndërmarrjes në një botë të globalizuar. Nga perspektiva e një ndërmarrjeje shumëkombëshe fokusohet në rrezikun e investimeve të huaja, në rrezikun e shtetit, në rrezikun e kursit të këmbimit valutor dhe në rrezikun global që nuk ka të bëjë me tregun. Do të studiohen rregullime të ndryshme monetare në të kaluarën dhe në të tashmen, do të analizohet natyra e tregut të këmbimit valutor për të kuptuar shkaqet dhe pasojat e krizave të valutave ndërkombëtare. Do të analizohen dhe do të maten format e ndryshme të rrezikut të kurseve valutore dhe do të studiohen strategjitë dhe instrumentet për t’i menaxhuar këto rreziqe. Gjithashtu do të përfshihet edhe fusha në zhvillim për menaxhimin e rrezikut që nuk lidhet me tregun. Ashtu siç rriten shqetësimet sociale dhe mjedisore ashtu tkurren edhe shpenzimet globale të komunikimit. Bizneset gjithnjë e më shumë do t’i hasin operacionet e tyre nën hetim, duke rritur rrezikun rregullator dhe social. Do të shqyrtohet mjedisi që nuk ka të bëjë me tregun e biznesit, duke përcaktuar lojtarët më të mëdhenj dhe institucionet sociale dhe ekonomike në të cilat operojnë. Më pas do të shqyrtohet zhvillimi i suksesshëm i strategjive për zvogëlimin e rrezikut që nuk është i lidhur me tregun.
-
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit
Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit është një grup i metodave që përdoren për t’i integruar në mënyrë efikase furnizuesit, prodhuesit, magazinat dhe dyqanet në mënyrë që malli të prodhohet dhe shpërndahet në sasi të duhura, në vende të duhura, dhe në kohën e duhur për të minimizuar kostot në nivel të sistemit duke plotësuar nevojat. Kjo lëndë do të fokusohet në dy fusha kryesore që lidhen me menaxhimin e zinxhirit të furnizimit: (1) dizajnimi i sistemit të shpërndarjes dhe (2) sistemi i planifikimit dhe kontrollit që përdoret për të menaxhuar rrjedhën e materialeve nëpër zinxhirin e furnizimit.
-
[7 SETK]
Lëndë zgjedhore 3/2

Lëndë zgjedhore 3/3

Lëndë zgjedhore 3/4

Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe të mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor - shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh i cili përgatit raport me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i administrimit të biznesit (MBA).