Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionit me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Kandidatët do të fitojnë këto aftësi specifike: aftësi menaxhuese konceptuale, aftësi organizative, aftësi komunikimi, aftësi teknike (aftësi në TI), aftësi udhëheqëse, të menduarit kritik, aftësi inovative, zgjidhje problemi, aftësi për vendimmarrje, aftësi sipërmarrëse, aftësi për menaxhimin e reformave/ndryshimeve, për standardet ndërkombëtare si dhe etikën e biznesit. Të diplomuarit do të kenë njohuri të përgjithshme për mjedisin afarist, do të njoftohen me teoritë moderne të biznesit dhe menaxhmentin operativ. Kandidatët do të kenë njohuri nga lëmijtë e menaxhmentit, financave, kontabilitetit dhe marketingut, ekonomisë dhe informatikës afariste. Gjithashtu, do të jenë të vetëdijshëm për mjedisin e brendshëm afarist (aksionar, furnizues, blerës, teknologji, burime njerëzore) dhe për mjedisin e jashtëm afarist (klima makroekonomike, rregullativat, qeveria, faktorët politikë, demografikë, aspektet kulturore, institucionet ndërkombëtare (FMN), Banka Botërore, BE, OTB.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Njeh dhe kupton konceptet e menaxhimit, çështjet në sektorin privat dhe publik, bizneset dhe institucionet;
- Njeh fushën e menaxhimit të përgjithshëm (menaxhimin strategjik, menaxhimin e projekteve, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e cilësisë së tërësishme, menaxhimin e operacioneve, procesin e vendimmarrjes, sjelljen organizative, menaxhimin e korporatave, menaxhimin e biznesit të vogël, planifikimin e biznesit, komunikimin profesional, menaxhimin e sistemeve të informacionit), çështjet të menaxhmentit finaciar, çështjet të menaxhimit të marketingut;
- Kupton çështjet e etikës së biznesit dhe të përgjegjësisë shoqërore, të drejtën afariste, efektin e makro dhe mikro fenomeneve ekonomike në menaxhimin e vendimmarrjes, çështjet ndërkombëtare të biznesit dhe të zhvillimit ekonomik vendor dhe rajonal.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Është në gjendje të shkruajë një plan të suksesshëm të bëznesit, të marketingut dhe një plan financiar, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
- Është në gjendje të shkruajë ese në fushën e menaxhimit.
- Është në gjendje të menaxhojë firmat private, institucionet publike, sektorë të ndryshëm si marketingun, kërkimet dhe zhvillimin, burimet njerëzore, planifikimin dhe kontrollin.
- Është në gjendje të menaxhojë lloje të ndryshme të projekteve.
- Është në gjendje të aplikojë të dhënat statistikore në menaxhimin e vendimmarrjes.
Aftësitë për të vlerësuar
- Vlerëson problemet konkrete në menaxhim.
- Vlerëson procesin e menaxhimit.
- Sjell vendime për biznes.
- Shkruan dhe aplikon strategji dhe taktika të biznesit.
Aftësitë e komunikimit
- Prezanton ide të reja, produkte dhe shërbime.
- Interpreton të dhënat e biznesit, treguesit ekonomikë.
- Interpreton prospekte, raporte ekzekutive, rezyme, studime fizibiliteti.
- Përdor strategji adekuate negociuese.
- Prezanton rezultate nga studime të ndryshme; komunikon biznes planet para grupeve punuese dhe palëve të interesuara.
- Merr pjesë në konferenca shkencore dhe profesionale, seminare dhe punëtori.
Aftësitë e të mësuarit
- Kërkon dhe zbulon burimeve dhe mjete të të mësuarit.
- Mëson në mënyrë individuale dhe në grup.
- Posedon shkathtësitë e të mësuarit të koncepteve të avancuara dhe gjetjeve empirike në fushën e menaxhimit dhe fusha etj..
- Ka aftësi për të bërë studim dhe vlerësim analitik, aftësi për zgjidhjen e problemeve, vendimmarrje, analizë sasiore, duke përfshirë të mësuarit e vetmenaxhuar dhe bashkëpunues.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Metodat sasiore dhe cilësore të studimit dhe aplikimi i tyre në studimet e ekonomisë dhe të biznesit, anketat dhe analiza e tyre, studimet e rastit, analizat regresive, shfrytëzimi i softuerit statik si SPSS dhe Mikrofiti.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti strategjik
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, të sjellin vendime të duhura afariste në mënyrë efektive. Kjo materie mësimore mundëson që studentët të afrohen me qasjen themelore sistematike, analizën sistematike, teorinë e informacionit dhe teorinë e sistemit të informacionit, të cilat gjerësisht studiohen në vitet e ardhshme studimore. Sjellja e vendimeve është pjesë qenësore e profesionit të menaxherit. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit të zgjidhjes së drejtë të problemeve afariste.
-
[6 SETK]
Menaxhimi i cilësisë totale
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët që ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së tërësishme, duke filluar nga autorët klasikë, perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë edhe elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Do të analizohen, gjithashtu, edhe teknikat më të rëndësishme të lidhura me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me problematikën e ndërlikuar të administrimit me burimet njerëzore, i kuptuar si proces i realizimit të disa aktiviteteve dhe funksioneve me qëllim që njerëzit si burimet më të rëndësishme në organizatë, të shfrytëzohen në mënyrë më efikase dhe më efektive. Në këto suaza, vëmendje e posaçme u kushtohet aktiviteteve vijuese të menaxhimit të burimeve njerëzore: koncepteve të ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore, përmbajtjes, qëllimeve dhe detyrave të menaxhimit të burimeve njerëzore në funksionimin e organizatës, analizës së punës, planifikimit të burimeve njerëzore, sigurimit të kandidatëve për vende të reja pune, përzgjedhjes së burimeve njerëzore, zhvillimit profesional të burimeve njerëzore, nxitjes së suksesit në punë, zbulimit të potencialit dhe aftësive të menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve të punës.
-
Menaxhimi i biznesit të vogël
Objektivat e lëndës (kompetencat) janë:
T’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e funksionimit dhe të organizimit të ndërmarrjeve të vogla në ekonomi.
-
Menaxhmenti operativ
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe të jenë në gjendje të:
* Përgatisin dhe të marrin vendime për prodhimet dhe shërbimet.
* Përgatisin dhe të marrin vendime lidhur me kontrollimin e prodhimeve dhe të shërbimeve.
* Gjejnë një qëndrim të përshtatshëm për zgjidhjen e çdo situate lidhur me çështjen komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve.
* Përgatisin dhe të marrin vendime në mënyrë që të krijojnë kushte për prodhim dhe për shërbime.
-
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Në kuadër të kësaj lënde do të jenë të përfshira tema nga fusha e profitit, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ana e organizatave. Qëllimi do te jetë i vendosur në vetë rëndësinë e informacionit për menaxhim në organizatat bashkëkohore. Teknologjitë e informacionit do të jenë të përfshira, por megjithatë vetëm nga aspekti i rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të organizatës, respektivisht mbështetjen e procesit gjithëpërfshirës në udhëheqjen e informacionit. Në këtë kuadër, do t’u kushtohet kujdes aspekteve vijuese: hyrjes në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, tipave bazike në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, teknologjisë së informacioneve, sistemit të informacioneve të menaxhmentit dhe ndërtimit të sistemit të informacioneve në organizata.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 2
-
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i Fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Menaxhment.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lire 1
-
Biznesi ndëkombëtar
Qëllimi i lëndës është që studentët të jetë në gjendje :
- Ta kuptojnë dallimin midis krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar;
- Të fitojnë dituri për të kryer një analizë kosto-përfitim nga një perspektivë globale.
- Të kryejnë analiza SWOT për kompanitë e ndryshme ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të mësojnë për tregjet e reja globale.
- Ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe përdorimin e komunikimit global;
- Të përcaktojnë dhe përdorin strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitojnë qasje në tregjet e reja.
- Të sjellin vendim në lidhje me zgjidhjet e segmentimit të tregut dhe mënyrat për të hyrë në to.
-
Menaxhimi i marketingut
Qëllimi i lëndës është që studentëve t’u japë dijе në lidhje me udhëheqjen e aktiviteteve të marketingut, rrethin e marketingut dhe rëndësisë që ka në procesin e punës organizata, elaborimin e politikës së produktit, të çmimeve, distribuimin, promovimin, si dhe vendimmarrjen, të cilën e bëjnë menaxherët në lidhje me këto politika. Gjithashtu, elaborohen edhe strategjitë, të cilat i shfrytëzojnë menaxherët, por edhe pasojat nga ato strategji, planifikim – marketingu, marketing – taktikat dhe marketing – kontrollet.
-
Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregojë studentëve elementet teknike, strukturën e tekstit dhe dizajnin e një punimi shkencor.
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI, që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimit, përpunimit, zbatimit përmes analizave dhe publikimit të të dhënave.
- T’u mundësohet studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Të zbatojnë në praktikë objektivat në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, raportet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.