-
Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari i përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
* T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
* T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
* Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
- T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
- T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
- Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera..
-
Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t`u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës "Tregu i punës" është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Tregu i punës" ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.