Programi: |
Shkenca Politike (2016/2017) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Shkencat Shoqërore Bashkëkohore |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i Shkencave Politike |
SETK: | 60 (1 vit) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
Programi i ciklit të dytë shkenca politike është dizajnuar në atë mënyrë që studentët të fitojnë njohuri menaxhuese, këshilluese, politike, analitike, njohuri juridike, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat do të gjejnë zbatim në organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
- Në fushën e shkencave politike, në politikën publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, në ekonomi dhe institucione publike etj.
- Trajnim dhe kompetencë menaxhimi dhe shfrytëzim maksimal i burimeve për marrjen e njohurive të reja.
- Planifikimi i politikave të reja nga fusha të ndryshme që janë të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.
- Përgatitje për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse hulumtuese.
- Me njohuritë e fituara shkencore ata janë të gatshëm për t'u punësuar në institucione të specializuara nga fusha të ndryshme sektorin publik dhe qeveritarë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Ka njohuri të avancuara për çështje teorike të cilat i referohen jetës politike.
- Ka edhe koncepte të thella për parimet më të rëndësishme ndaj proceseve politike.
- Njeh shumë mirë shkencat politike, përmes zhvillimit dhe zbatimit të ideve origjinale nga konteksti hulumtues.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Mund të asistojë në zgjidhjen e problemeve nga natyra politike përmes planit institucional.
- Është në gjendje ta analizojë, të vlerësojë dhe të gjykojë sistemin ekzistues në Maqedoni dhe të gjejë zgjidhje të problemeve të cilat u referohen marrëdhënieve ndërkombëtare.
- Mund të marrë pjesë aktive në argumentimin e gjërave kryesore me kontekst politik dhe të aplikojë praktikat shkencore politike në situata të reja.
- Mund të përdorë të dhëna të caktuara dhe në njëherësh të diskutojë për rëndësinë e tyre në jetën politike.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi të japë mendim kritik për çështjet aktuale politike dhe të propozojë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve.
- Aftësi për të zgjedhur temë dhe ta zhvillojë atë për qëllime të caktuara dhe për një auditor të caktuar me qëllim të respektimit të perspektivave të sistemeve të reja politike.
- T’i vlerësojë përparësitë dhe mangësitë e proceseve politike në Maqedoni.
- T’i argumentojë dhe t’i mbrojë dukuritë politike dhe të jetë i aftë që ato t’i mbrojë me metoda empirike dhe teorike.
- Ta vlerësojë dukurinë e institucioneve politike, punën e tyre, si komunikojnë ato me mjedisin e tyre të jashtëm, si ndikojnë në komunikimin e mjedisit të tyre të brendshëm dhe të jashtëm dhe çfarë është ndikimi i kësaj sjelljeje në mjediset kolektive dhe ato individuale.
- Të bëjë vlerësim në mes analizës dhe mendimit dhe të gjykojë për fenomenet politike.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të përgatisë fjalime politike si dhe të përdorin terminologji politike.
- Mund të japë përfundime për hulumtimet shkencore dhe t’i prezantojë njohuritë e tij para një auditori më të gjerë, jashtë skenës tradicionale akademike.
- Mund të artikulojë informata dhe ide të partive politike dhe të qytetarëve.
Aftësitë e të mësuarit
- Mund ta vazhdojë mësimin individualisht, të vetarsimohet dhe të zhvillohet gjatë gjithë jetës, duke u kujdesur edhe për qasjen e resurseve në kuadër të kornizave të sistemit politik.
- Mund të ndërmarrë iniciativa për identifikimin e nevojave për mësim të grupeve, institucioneve dhe të çështjeve komplekse politike.
- Është në gjendje t’i trajnojë qytetarët për të drejtat politike në përputhje me rendin juridik në Maqedoni.
- Demonstron njohuri të avancuara për mënyrat e të mësuarit të sistemeve politike, qasje normative kundrejt asaj teorike dhe empirike, strategji cilësore kundrejt atyre sasioreve për hulumtim të teorive bashkëkohore dhe klasike të sistemeve politike.
Semestri 1
-
[MCPA1010]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimi
Metodologjia e hulumtimit është e dizajnuar për studentët që përgatiten për ta përpiluar tezën e magjistraturës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që t’u ofrojë studentëve mjete për konceptualizimin e temës së tyre në raport me përzgjedhjen e temës dhe gjetjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizave cilësore dhe sasiore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodës sasiore dhe cilësore dhe teknikave të saj, siç është metoda statistikore, tekstet e lidhura me teorinë dhe testimi i hipotezave. Gjithashtu, të rëndësishme janë edhe temat e interferencave përshkruese dhe shkakore, tekste të lidhura me teorinë dhe testime të hipotezave. Do të ofrohen informata të avancuara mbi mbledhjen e të dhënave gjatë punës me tekst. Qëllimi është analizimi cilësor i të dhënave, vënia finale e të gjitha të dhënave teorike dhe praktike në funksion të dizajnimit dhe punimit të tezës.
-
[MCDP1020]
[6 SETK]
Institucionet ndërkombëtare
Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështje në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
-
[MCPS1015]
[6 SETK]
Politikat krahasimtare
Lënda politikat krahasimtare, ka për qëllim furnizimin e studentëve me njohuri rreth politikave më të zhvilluara në periudhën e sotme, nënkuptohet duke mos i lënë mënjanë edhe vendet të cilat e rrethojnë RM-në si dhe sistemet politike të vendeve më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Kjo lëndë është pjesë e studimeve deridiplomike dhe studimeve pasdiplomike në të shumtën e rasteve në fakultetet e administrimit publik, fakultetin juridik si dhe fakultetin e shkencave politike. Në përmbajtjen e të gjithë lëndës bëhen paralele dhe analiza krahasuese në mes funksionimit të institucioneve të sistemeve politike në vendet të cilat mësohet, si në mes vetes ashtu edhe në rastin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të gjetjes së praktikave të mira me të cilat do të avancohej ky sistem në Republikën e Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMPS1030] Analiza e politikave publike
- [MCDP2030] Diplomacia dhe metodat diplomatike
- [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
- [EMPS1031] Politikat botërore
- [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
- [EMPS1032] Etika në politikë
- [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
- [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
- [MCPS1014] Zgjidhja e konflikteve
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
- [MFE01] Retorika
- [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
- [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
- [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
- [MFE05] Komunikimi profesional
- [MFE09] Tregu i punës
- [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
- [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
- [MFE11] Menaxhimi i projekteve
- [MFE12] Metodat e optimizimit
- [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
- [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Semestri 2
-
[MCPS2010]
[24 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [EMPS1030] Analiza e politikave publike
- [MCPS3310] Diplomacia dhe metodat diplomatike
- [MCDP2030] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
- [EMPS1031] Politikat botërore
- [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
- [EMPS1032] Etika në politikë
- [EMPS1033] Terrorizmi ndërkombëtar
- [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
- [MCPS1014] Zgjidhja e konflikteve