Programi pasdiplomik për studime albanologjike është dizajnuar me qëllim që studentët të cilët do të përfshihen në këtë program të fitojnë njohuri që i afrojnë kah profesionet të cilat janë të lidhura ngushtë me sferën e gjuhës, kulturës, letërsisë dhe arsimit. Njëherësh studentët fitojnë shkathtësi dhe kompetenca për punësim në nivele më të larta të sektorit publik dhe privat.
Studentët e diplomuar do të mund të punësohen në fusha të shumta të jetës shoqërore dhe profesionale:
Mësimdhënie: në shkolla të gjuhës, në gjimnaze, në shkolla fillore dhe të mesme, profesorë universitarë.
Punësim: gjuhëtarë, gazetarë, në ndërmarrje të ndryshme si lektorë, përkthyes dhe interpretues të gjuhës shqipe në ministri dhe institucione të tjera qeveritare, përkthyes/interpretues në gjyqe dhe institucione të tjera të ngjashme, përkthyes/interpretues në organizatat profesionale, përkthyes/interpretues në sektorin shoqëror dhe atë privat, përkthyes/interpretues në organizata ndërkombëtare
Njohuritë dhe të kuptuarit
Me këtë program kandidati fiton njohuri të përgjithshme për shumë fusha gjuhësore dhe letrare, si ato njëdisiplinare ashtu edhe në ato interdisiplinare. Me këto ai fiton njohuri më të reja dhe të rëndësishme bashkëkohore, që do t’i mundësojë të jetë më kreativ dhe më profesional në zgjidhjen e problemeve gjuhësore dhe letrare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Korpusi i njohurive i mundëson studentit punësime të ndryshme që përfshijnë sektorë të shumtë dhe të llojllojshëm të jetës shoqërore dhe profesionale. Njohuritë mund të zbatohen në mësimdhënie duke punuar si profesor në shkollat e mesme dhe si asistent në fakultetet dhe institutet përkatëse; studenti mund të punojë si studiues dhe hulumtues nga fusha e gjuhësisë dhe e folklorit në institutet e ndryshme albanologjike; mund të punojë si gazetar, redaktor dhe lektor, por edhe si kritik gjuhësor në media të ndryshme elektronike dhe të shkruara, ku mund të japë kontribut për çështjen e zbatimit të normës letrare; mund të punojë si përkthyes dhe interpretues i gjuhës shqipe në komunat dygjuhësore, nëpër ministri dhe në institucionet tjera qeveritare, në gjyqe dhe institucione tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin shoqëror dhe atë privat, në organizata ndërkombëtare etj.
Aftësitë për të vlerësuar
Është i aftë të hartojë dhe të vlerësojë plan-programe mësimore nga fusha e gjuhësisë për shkollat fillore, të mesme dhe universitare; mund të vlerësojë mbajtjen e orëve mësimore nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë. Ka aftësi të vlerësojë dhe krahasojë përkthimet nga një gjuhë në gjuhë tjetër; mund ta vlerësojë redaktimin dhe lektorimin e teksteve të ndryshme gjuhësore, letrare dhe publicistike, duke vlerësuar shkallën e lartë të lektorimit dhe duke i gjetur gabimet eventuale gjuhësore; mund ta vlerësojë një vepër edhe nga aspekti kompozicional dhe përmbajtjesor, duke veçuar vlerat gjuhësore dhe letrare. Mund të bëhet anëtar në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhës dhe letërsisë për të vlerësuar studimet më të mira gjuhësore dhe letrare. Ka aftësi të kyçet në ekipe hulumtuese, të hartojë tekste letrare, publicistike fjalorë leksikorë dhe fjalorë tjerë të ndryshëm.
Aftësitë e komunikimit
Ka shkathtësi profesionale për të mbajtur orë mësimore nga letërsia dhe gramatika e gjuhës amtare në përputhshmëri me plan-programet për shkollat fillore, të mesme dhe universitare. Mund të mbajë kurse për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për të huajt. Mund të përkthejë vepra shkencore, letrare dhe gjuhësore nga gjuhët në kontakt në gjuhën amtare dhe anasjelltas. Mund të marrë pjesë në simpoziume dhe seminare vendore dhe ndërkombëtare dhe me anë të kumtesave mund të paraqesë rezultate origjinale nga hulumtimet që ka bërë për disiplina të ndryshme letrare dhe gjuhësore. Mund të shkruajë recensione për vepra të botuara nga fusha e letërsisë dhe e gjuhësisë, pastaj edhe recensione për botimin e studimeve letrare dhe gramatikave siç janë tekstet mësimore. Mund të bëjë hulumtime të pavarura dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e kumtuara. Mund të botojë artikuj shkencorë dhe vepra nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë.
Aftësitë e të mësuarit
Ka aftësi të zgjidhet asistent në institutet albanologjike dhe të ndihmojë në ekspeditat shkencore; mund të paraqitet si udhëheqës në projekte të caktuara nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë dhe të iniciojë ndryshime në institucione të ndryshme. Për të arritur rezultate më të mira mund të prezantojë njohuri të reja, mund t’i trajnojë të tjerët, duke mbajtur kurse në lëmenj të caktuar, si në: drejtshkrim, lektorim të tekstit letrar, përdorim të metodave dhe teknologjive të reja për mësimdhënie etj.; mund të mbajë trajnime lidhur me përgatitjen e një projekti, shkrimin e një punimi shkencor etj.; mund të propozojë risi për t’i plotësuar mangësitë e institucionit përkatës, siç janë: hapja e seksioneve të ndryshme nga letërsia dhe gjuha, hapja e bibliotekës, promovimi i ndonjë vepre letrare dhe gjuhësore etj.; mund të propozojë metoda të reja për mësimin e shqipes sipas niveleve, për të huajt. Gjithsesi, duhet ta vazhdojë arsimimin e mëtejshëm dhe të pajiset me njohuri të reja, të cilat t’i prezantojë përsëri në institucionin ku punon, por edhe jashtë tij.
Semestri 1
-
[AS0103]
[6 SETK]
Civilizimi shqiptar
Përmes kësaj lënde zbulohen aspektet më relevante të kulturës, civilizimit kombëtar dhe shoqërisë bashkëkohore shqiptare. Lënda ofron dije themelore përmes disa sferave kyçe, duke e analizuar në mënyrë të gjithanshme letërsinë dhe kulturën në një perspektivë evropiane.
-
[AS0107]
[6 SETK]
Etnolinguistika
Kjo lëndë përfshin marrëdhëniet në mes të gjuhëve të popujve, ndikimet e ndërsjella të faktorëve gjuhësorë dhe etnikë në zhvillimin e gjuhës dhe të veçorive të ndryshme të stereotipave. Etnolinguistika ka ndikim në gjuhë, kulturë, onomastikë, letërsi etj.
-
[AS0102]
[6 SETK]
Dimensioni ballkanik i folklorit shqiptar
Është një materie mjaft e pasur dhe e thuktë nga folklori shqiptar dhe ai ballkanik, përmes së cilës veçohet me vlerat e mëdha të kulturës shpirtërore, të trashëguara nga gjeniu popullor, vlera këto që dëshmojnë për bukurinë e krijimtarisë popullore dhe me fuqinë krijuese poetike të krijuesve anonimë, për aftësitë krijuese të tyre në sferat e artit, i cili pasqyron qartë e bukur të kaluarën historike të popullit shqiptar dhe popujve të Ballkanit.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EAS0115] Gjuhët në kontakt
Historia e linguistikës kontrastive; kuptimet: përzierja e gjuhëve; krijuesit e teorisë moderne të gjuhëve në kontakt, kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; funksioni i gjuhëve në kontakt në mjediset ku realizohen.
-
[AS0112] Stilistika dhe pragmatika
Përmbajtja: rëndësia pragmatike, kuptimi i porosive të fshehura, mënyra e arritjes së qëllimeve në procesin e komunikimit, përdorimi i elementeve siç janë: porositë kuptimore, porositë dhe paragjykimet që vetëkuptohen.
-
[AS0105] Letërsia moderne shqipe
Karakteristikat kryesore të modernizmit shqiptar janë tendencat pozitive të modernistëve, kërkesat e tyre në letërsi, gjendja sociale-politike dhe letërsia, motivet dhe subjektet mbisunduese në veprat e tyre, ideja universale, filozofia jetësore, parashikimi i vështirësive, optimizmi i madh jetësor, temat e ngjarjeve historike.
-
[EAS0116] Hyrje në gjuhësi të përgjithshme
Qëllimet e lëndës:
- Studentët të njihen me historinë e gjuhësisë si sfidë shkencore për përshkrimin dhe sqarimin e shkathtësive njerëzore për gjuhën;
- Të shqyrtohen fillimet e gjuhësisë nga civilizimet e vjetra, deri te gjuhët klasike liturgjike, si dhe ata të gramatikës sanskrite të Paninit (shekulli i 4 p.e.s.), ose me zhvilimin e logjikës dhe retorikës te grekët. Në filim të shekulit 4 p.e.s., do të shqyrtohen edhe prurjet e civilizimeve të ndryshme, të cilët zhvilluan traditat e veta gramatikore, si: gramatikat kineze, arabe dhe hebreje, të cilët janë zhvilluar gjatë mesjetës;
- Filimet e gjuhësisë moderne, e cila filloi të zhvilohet në shekullin 18, me tendencë të arrijë kohën e artë të filologjisë në shekulin 19.
- Të njihen me shkollat gjuhësore, të cilët janë paraqitur në gjysmën e dytë të shekullit 20, e cila është e shenjëzuar me shkollën strukturale bazuar në punën e Ferdinad de Sosirit në Evropë si dhe të Eduard Sapirit dhe Leonard Blumfildit nga SHBA. Në vitin 1960 ka pasur zhvillim të hovshëm në shumë sfera të gjuhësisë, si p.sh. Të gramatikës gjenerative të Noam Comskit, sociolinguistikën e Viljam Labovit si dhe psiholinguistikën bashkëkohore.
-
[EAS0117] Onomastikë
Onomastika e gjuhës shqipe ka për qëllim t`i studiojë emrat e vendeve dhe emrat personal, d.m.th. nocionet si toponomastikë dhe antroponomastikë, bazat e onomastikës si dhe lidhjen e saj me disiplinat gjuhësore dhe jogjuhësore. Poashtu, sttudentët të jenë të përgatitur për kërkime në fushën e onomastikës.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë
-
[MFE01] Retorika
Retorika, përgjatë historisë së vet prej mbi 2500 vjeçare, retorika shfrytëzohet për shënjimin e shumë
gjërave, por sot me retorikë kuptojmë artin e bindjes nëpërmjet të gjuhës. Retorika shënon mënyrën në
të cilën një individ ndërlidhet me një ide apo një ide me qëllim ta bindë tjetrin. Retorika karakterizohet
me disa tipare kryesore dalluese. E përkufizon qendrën nga e cila, kjo lëmi, zbulohet. Retorika më së pari I përkufizon situatat e caktuara tipike të të folurit.
-
[MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presionit të tillë. Vend të shquar në program do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në shkollë për multikulturalizmin angazhohen për programe mësimore që përfshijnë përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
[MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’ua tregojë studentëve elementet teknike, struktura e tekstit dhe dizajni i një punimi shkencor.
T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri më të thelluara dhe shkathtësi nga kapitujt e zgjedhur të aplikacioneve TI që do t’u duhen për përpunimin e punimeve shkencore e profesionale.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave, gjatë përpunimit të punimit individual shkencor.
-
[MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
Qëllimi i kësaj lënde është:
T’u tregohen studentëve elementet teknike nga lëmi i statistikës: organizimi, përpunimi, krahasimi përmes analizave dhe publikimi i të dhënave.
T’u mundësojë studentëve të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi më të përparuara nga kapitujt e zgjedhur të avancuar të aplikacioneve për përpunimin statistikor të të dhënave.
Zbatimi praktik i këtyre objektivave në përpunimin statistikor të të dhënave të marra nga pyetësorët, kontributet, studimet shkencore dhe dokumentet tjera.
-
[MFE05] Komunikimi profesional
Lënda fokusohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[MFE09] Tregu i punës
Qëllimi kryesor i lëndës "Tregu i punës" është t’i pajisë studentët e studimeve të ciklit të dytë me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë të tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Tregu i punës" ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
-
[MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me qasjet themelore dhe metodat e mësimdhënies. Pritet që studentët të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përdorim të mjeteve për mësimdhënie aktive. Gjithashtu, lënda ofron qasje ndaj zhvillimit, mësimdhënies dhe të nxënit si koncepte, si dhe ndaj normave themelore të cilat mësimdhënësve do t’u mundësojnë të ligjërojnë mbi zhvillimin e mendimit. Përmes kësaj lënde, studentët do të përfitojnë bazë teorike dhe strategji, me çka do të mund ta zhvillojnë të menduarit e tyre kritik, si dhe të menduarit kritik të studentëve.
-
[MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
Kjo lëndë përfshin pajisjen e studentëve me informata që do t’u mundësojnë atyre përfitimin e diturive, shkathtësive dhe kompetencave në shkencat shoqërore, përfshirë metodologjinë e punës (sqarim, teoretizim, testim), aplikim të filozofisë (në veçanti individualizmi kundrejt kolektivizmit), natyra e racionalitetit, si dhe historia e teorive dhe koncepteve. Ky modul ofron studim të avancuar të debateve aktuale lidhur me ontodologjinë, metodologjinë dhe synimet e shkencave shoqërore. Lënda do të përqendrohet në çështjet qendrore të shkencave shoqërore: etno-metodologjia, evolucioni, fenomenologjia, recionaliteti, relativizmi, metodat shkencore, interpretime tekstuale.
Rezultat e të mësuarit:
Pas përfundimit të suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Ta kuptojnë qëllimin e shkencave shoqërore si dhe dallimin në mes të të sqaruarit dhe të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
T’i sqarojnë qasjet e ndryshme në shpjegimin e shkencave shoqërore në krahasim me shkencat shoqërore, specifikat e të qenit qenie njerëzore dhe fenomenet sociale.
T’i kuptojnë strukturat sociale, praktikat, normat institucionet etj. si dhe relacionet në mes individëve dhe strukturave më të gjera shoqërore.
Ta sqarojnë mbështetjen jo vetëm në fakte për individët dhe gjendjet e tyre mentale, por gjithashtu edhe rastet në të cilat fenomenet shoqërore nuk mundet të sqarohen përmes sjelljeve individuale.
-
[MFE11] Menaxhimi i projekteve
Me përfundimin e suksesshëm të lëndës, studentët do të jenë në gjendje:
Të planifikojnë aktivitetet e nevojshme për zbatimin e projektit, të identifikojnë ndërvarësitë e tyre, kohëzgjatjen si dhe kostot e tyre;
Të përgatisin raportet e nevojshme dhe të kryejnë të gjitha komunikimet e nevojshme ndërmjet projektit dhe klientit, si dhe në mes të anëtarëve të ekipit dhe të aktorëve të tjerë;
Të strukturojnë projektin dhe aktivitetet e tij përbërëse;
Të përgatisin një Gantt-tabelë dhe një plan të rrjetit për projektin dhe të identifikojnë kohën më të shkurtër të nevojshme për të përfunduar projektin;
Të përdorin MS Project si një mjet në procesin e planifikimit, zbatimit dhe rishikimit të projektit;
Të përcaktojnë projektin, të identifikojnë lëminë dhe objektivat e tij, si dhe të zhvillojnë specifikat e projektit;
-
[MFE12] Metodat e optimizimit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i prezantojë teknikat e modelimit dhe të optimizimit me qëlim të aftësimit të studentëve në zhvillimin e modeleve të cilat shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve reale në lëmin e shkencave kompjuterike. Në mes tjerash kjo lëndë ka për qëllim ta analizojë rëndësinë e faktorizimit matricor si një mjet shumë i rëndësishëm që ofron modalitete për optimizimin e zgjidhjes së algoritmeve të ndryshme numerike me interes bazik për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga sfera e shkencave kompjuterike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të kenë mundësi t’i mësojnë teorinë bazike të optimizimit sdhe metodat për caktimin e optimumit. Do të analizohen metodat e ndryshme të optimizimit sikurse që është simpleks metoda, problemi i dualitetit si dhe sensitiviteti i problemeve të programimit linear. Qëllimi, po ashtu, është analiza e zbatimit kompjuterik të secilit problem të analizuar duke ofruar edhe modelin përkatës për optimizim.
-
[MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
Qëllimet e lëndës:
Të zhvillon kuptueshmërinë për gjendjen reale në relacionet mes kompjuterëve, ndryshimeve të teknologjisë, shoqërisë dhe ligjit;
Të vejë në pah rolin e fuqishëm që kompjuterët dhe profesionistët e kompjuterëve kanë në shoqërinë e teknologjisë;
Të ofron të kuptuarit e çështjeve legale që janë relevante për lëminë e kompjuterizmit;
Të ofron të kuptuarit e koncepteve etike që janë me rendësi për shfrytëzuesit e kompjuterëve dhe profesionistët;
Të kontribon në arritjen e eksperiencës së nevojshme në shqyrtimin e çështjeve etike dhe zgjidhjen e dilemave etike.
-
[MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është: të njoftohen studentët me konceptin e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë, ndikimin e tyre në krijimin e politikave nacionale, të nxiten studentët të mendojnë në mënyrë kritike për raportin mes të drejtës ndërkombëtare dhe asaj nacionale, të vetëdijësohen për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, si ndikojnë ato në jetën e përditshme të njerëzve në botë, ti nxisë studentët ta japing kontributin e tyre në sferën e përgatitjes së ligjeve për mbrojetjen e të drejtave të njeriut, me shpresë se ata që sjellin vendime do i marrin parasyshë në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave shtetërore.
Semestri 2
-
[AS0104]
[6 SETK]
Dialektologji - Mikrosistemi në kontakt
Temat kryesore të kësaj lënde janë: zhvillimi historik i dialekteve, klasifikimi i dialekteve dhe nëndialekteve në të gjitha trojet shqiptare, ndërrimet dialektore nga aspekti fonetik, morfologjik, sintaksor leksikor dhe frazeologjik; transkriptimi dialektologjik.
-
[AS0106]
[6 SETK]
Analiza e tekstit letrar
Тekstet letrare dhe përfaqësuesit e tyre prezantohеn gjithanshëm, duke u nisur nga analizat e temave dhe motiveve të ndryshme, çështjeve të stilistikës dhe mënyrës së interpretimit të tekstit letrar.
-
[AS0108]
[6 SETK]
Fonetika eksperimentale
Lënda përfshin historinë e fonetikës, të fonetikës eksperimentale, komponentët fonologjikë, fonemat, formimin e tyre dhe mënyrën e ndarjes në grupe e nëngrupe, rolin e elementeve fonologjike, dallimin midis gjuhës së vjetër shqipe dhe gjuhës së sotme standarde.

Semestri 3
-
[AS0101]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Materiali i këtij programi ka të bëjë me format dhe metodat më të reja të metodologjisë bashkëkohore për studimin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në fakt këtu përfshihen metodat, format, teknikat, organizimi i punës individuale hulumtuese shkencore me karakteristikat specifike të saj.
-
[AS0109]
[6 SETK]
Sociolinguistika shqipe
Lënda përfshin pjesën praktike dhe teorike që ka për qëllim konceptet themelore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet gjuhësore dhe shoqërinë, përkatësisht me mënyrën në të cilën e shfrytëzojmë gjuhën në kontekste të ndryshme shoqërore, si dhe në shkaqet themelore të varianteve gjuhësore. Funksioni i gjuhës në shoqëri, marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës; Stratifikimi horizontal dhe vertikal i gjuhës; diferencimi; politika gjuhësore; normimi i gjuhës standarde.
-
[AS0113]
[6 SETK]
Studime nga proza dhe poezia bashkëkohore shqipe
Qëllimet e lëndës:
- Studentët fitojnë njohuri të përgjithshme nga letërsia bashkëkohore shqipe, si letërsi artistike.
- Fitojnë dije nga vlerat artistike letrare.
- Fitojnë dije për qasje më të hollësishme për analizë dhe interpretim të romaneve të zgjedhura të romancierve më eminent të shekullit 20.
- Fitojnë njohuri nga sfera e letërsisë bashkëkohore shqipe.
- Do të jenë të përgatitur për punim kërkimor shkencor, ku do të aplikojnë njohuritë teorike në veprat e kësaj periudhe.
- Do të njihen me sfidat e qasjes ndaj një teksti hermetic.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EAS0115] Gjuhët në kontakt
Historia e linguistikës kontrastive; kuptimet: përzierja e gjuhëve; krijuesit e teorisë moderne të gjuhëve në kontakt, kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; funksioni i gjuhëve në kontakt në mjediset ku realizohen.
-
[AS0112] Stilistika dhe pragmatika
Përmbajtja: rëndësia pragmatike, kuptimi i porosive të fshehura, mënyra e arritjes së qëllimeve në procesin e komunikimit, përdorimi i elementeve siç janë: porositë kuptimore, porositë dhe paragjykimet që vetëkuptohen.
-
[AS0105] Letërsia moderne shqipe
Karakteristikat kryesore të modernizmit shqiptar janë tendencat pozitive të modernistëve, kërkesat e tyre në letërsi, gjendja sociale-politike dhe letërsia, motivet dhe subjektet mbisunduese në veprat e tyre, ideja universale, filozofia jetësore, parashikimi i vështirësive, optimizmi i madh jetësor, temat e ngjarjeve historike.
-
[EAS0116] Hyrje në gjuhësi të përgjithshme
Qëllimet e lëndës:
- Studentët të njihen me historinë e gjuhësisë si sfidë shkencore për përshkrimin dhe sqarimin e shkathtësive njerëzore për gjuhën;
- Të shqyrtohen fillimet e gjuhësisë nga civilizimet e vjetra, deri te gjuhët klasike liturgjike, si dhe ata të gramatikës sanskrite të Paninit (shekulli i 4 p.e.s.), ose me zhvilimin e logjikës dhe retorikës te grekët. Në filim të shekulit 4 p.e.s., do të shqyrtohen edhe prurjet e civilizimeve të ndryshme, të cilët zhvilluan traditat e veta gramatikore, si: gramatikat kineze, arabe dhe hebreje, të cilët janë zhvilluar gjatë mesjetës;
- Filimet e gjuhësisë moderne, e cila filloi të zhvilohet në shekullin 18, me tendencë të arrijë kohën e artë të filologjisë në shekulin 19.
- Të njihen me shkollat gjuhësore, të cilët janë paraqitur në gjysmën e dytë të shekullit 20, e cila është e shenjëzuar me shkollën strukturale bazuar në punën e Ferdinad de Sosirit në Evropë si dhe të Eduard Sapirit dhe Leonard Blumfildit nga SHBA. Në vitin 1960 ka pasur zhvillim të hovshëm në shumë sfera të gjuhësisë, si p.sh. Të gramatikës gjenerative të Noam Comskit, sociolinguistikën e Viljam Labovit si dhe psiholinguistikën bashkëkohore.
-
[EAS0117] Onomastikë
Onomastika e gjuhës shqipe ka për qëllim t`i studiojë emrat e vendeve dhe emrat personal, d.m.th. nocionet si toponomastikë dhe antroponomastikë, bazat e onomastikës si dhe lidhjen e saj me disiplinat gjuhësore dhe jogjuhësore. Poashtu, sttudentët të jenë të përgatitur për kërkime në fushën e onomastikës.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EAS0115] Gjuhët në kontakt
Historia e linguistikës kontrastive; kuptimet: përzierja e gjuhëve; krijuesit e teorisë moderne të gjuhëve në kontakt, kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; funksioni i gjuhëve në kontakt në mjediset ku realizohen.
-
[AS0112] Stilistika dhe pragmatika
Përmbajtja: rëndësia pragmatike, kuptimi i porosive të fshehura, mënyra e arritjes së qëllimeve në procesin e komunikimit, përdorimi i elementeve siç janë: porositë kuptimore, porositë dhe paragjykimet që vetëkuptohen.
-
[AS0105] Letërsia moderne shqipe
Karakteristikat kryesore të modernizmit shqiptar janë tendencat pozitive të modernistëve, kërkesat e tyre në letërsi, gjendja sociale-politike dhe letërsia, motivet dhe subjektet mbisunduese në veprat e tyre, ideja universale, filozofia jetësore, parashikimi i vështirësive, optimizmi i madh jetësor, temat e ngjarjeve historike.
-
[EAS0116] Hyrje në gjuhësi të përgjithshme
Qëllimet e lëndës:
- Studentët të njihen me historinë e gjuhësisë si sfidë shkencore për përshkrimin dhe sqarimin e shkathtësive njerëzore për gjuhën;
- Të shqyrtohen fillimet e gjuhësisë nga civilizimet e vjetra, deri te gjuhët klasike liturgjike, si dhe ata të gramatikës sanskrite të Paninit (shekulli i 4 p.e.s.), ose me zhvilimin e logjikës dhe retorikës te grekët. Në filim të shekulit 4 p.e.s., do të shqyrtohen edhe prurjet e civilizimeve të ndryshme, të cilët zhvilluan traditat e veta gramatikore, si: gramatikat kineze, arabe dhe hebreje, të cilët janë zhvilluar gjatë mesjetës;
- Filimet e gjuhësisë moderne, e cila filloi të zhvilohet në shekullin 18, me tendencë të arrijë kohën e artë të filologjisë në shekulin 19.
- Të njihen me shkollat gjuhësore, të cilët janë paraqitur në gjysmën e dytë të shekullit 20, e cila është e shenjëzuar me shkollën strukturale bazuar në punën e Ferdinad de Sosirit në Evropë si dhe të Eduard Sapirit dhe Leonard Blumfildit nga SHBA. Në vitin 1960 ka pasur zhvillim të hovshëm në shumë sfera të gjuhësisë, si p.sh. Të gramatikës gjenerative të Noam Comskit, sociolinguistikën e Viljam Labovit si dhe psiholinguistikën bashkëkohore.
-
[EAS0117] Onomastikë
Onomastika e gjuhës shqipe ka për qëllim t`i studiojë emrat e vendeve dhe emrat personal, d.m.th. nocionet si toponomastikë dhe antroponomastikë, bazat e onomastikës si dhe lidhjen e saj me disiplinat gjuhësore dhe jogjuhësore. Poashtu, sttudentët të jenë të përgatitur për kërkime në fushën e onomastikës.
Semestri 4
-
[MCAS4010]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.