COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime gjermane (2017/2018)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër i studimeve gjermane
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Studimet e programit Master për studime gjermane në Departamentin e gjermanishtes funksionojnë nga viti akademik 2008/09. Pas përfundimit të këtij programi studentët e marrin titullit Magjistër për studime gjermane. Ky program fokusohet, para së gjithash në linguistikë, letërsi, kulturë, metodologji të mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) në nivel universitar si dhe në historinë e vendeve gjermanishtfolëse.
Me një përbërje nga mësimdhënës vendorë dhe nga vende gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne, Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në rajon dhe më gjerë. Para së gjithash, në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulumit si dhe cilësia e theksuar nga fusha e përgatitjes së mësimdhënësve të gjermanishtes si gjuhë e huaj. Momentalisht në Departamentin e gjermanishtes janë angazhuar 7 mësimdhënës universitarë (nga ta një profesor inordinar, një docent, një lektore si dhe 4 profesorë vizitues nga vendet gjermanishtfolëse). Bashkëpunëtorët e Departamentit janë, ndër të tjera, aktivë në asociacione të ndryshme, organizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore, zhvillojnë projekte të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunojnë me gjermanistë të vendit dhe të jashtëm (Bashkëpunimi me Universitetin e Edukimit në Zvicrën Qendrore (PHZ), Universiteti i Bambergut, Universiteti i Humboldtit në Berlin, Universiteti Jena, Universiteti i Erlangen-Nürnbergut si dhe me një numër të Departamenteve të gjermanistikës nga vendet jo gjermanishtfolëse etj.). Departamenti ynë i kushton rëndësi shumë të madhe mobilitetit të mësimdhënësve dhe studentëve. Kështu mësimdhënësit dhe studentët tanë kanë mundësi të marrin pjesë në programe të shkëmbimit akademik si për shembull në Universitetin e Edukimit në Zvicrën Qendrore (Zug, Luzern dhe Schwyz), DAAD, BAYHOST, SOKRATES dhe ERASMUS si dhe në programe të tjera të kësaj natyre. 

Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat u mundësojnë atyre vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studimet e doktoratës) ose të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në Institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Të kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin deridiplomik.
- Të demonstrojnë njohuri të veçanta të gjuhësisë gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
- Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin primar, sekondar dhe terciar.
- Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur akademike.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Të aplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
- Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
- Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
- Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
- Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. të mësojnë nxënës më të rinj (nën moshën 12 vjeçare) ose t’u mësojnë gjermanishten e biznesit të rriturve etj.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të ekzaminojnë aspektet e ndryshme gjuhësore të gjuhës gjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
- Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës gjermane, konstruksionet e foljeve dhe kohëve, nyjat e shquara dhe të pashquara, shprehjet idiomatike, parafjalët dhe kategoritë e tjera gramatikore. 
- Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit dhe të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me gjuhësinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.

Aftësitë e komunikimit

- Të artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të gjuhës gjermane.
- T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore nxënësve me aftësi të ndryshme.
- Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
- Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin primar, sekondar dhe terciar.

Aftësitë e të mësuarit

- Të iniciojnë dhe  realizojnë hulumtime të pavarura me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
- Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe të përshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
- Të studiojnë në masë të madhe  në mënyrë autonome në gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.

Semestri 1

  • [MCGR1011] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve fillestarë u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat e mëposhtme: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [MCGR1010] [6 SETK] Teoria e valencës
    Në kuadër të kësaj lënde studentët do të njihen me strukturën e gjuhës gjermane sipas teorisë së valencës. Gjithashtu do të diskutohen edhe çështjet e saj kryesore. Në pjesën e parë të këtij kursi do të hapen diskutime mbi historinë e teorisë së valencës si dhe për propozimet, gjegjësisht mendimet rreth valencës të përshkruara nga Tesniere si dhe gjithashtu do të diskutohen të metat dhe kontradiktat e saj. Ndër të tjera, do të trajtohen dhe temat e mëposhtme: rekcioni, dependenca, valenca, subjekti – valencor dhe dependent, problemet themelore të teorisë së valencë dhe bartësit e valencës. Në pjesën e dytë do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me dallimin ndërmjet aktanteve dhe cirkumstancave (Ergänzungen und Angaben bzw. Aktanten und Zirkumstanten). Gjatë kohë diskutimi rreth valencës trajtohej ndaras nga këto probleme, por edhe kërkesat për kriteret konkrete për përkufizimin e këtyre dy termeve gjatë së cilës ekzistonte një tendencë, që valenca të mos kuptohet si dihotomi, por si një fenomen gradual. Në këtë seminar gjithashtu do të paraqiten dhe do të diskutohen qasjet dhe proceset e ndryshme. Në pjesën e tretë të lëndës si çështje qendrore do të trajtohet edhe modeli i fjalive dhe valenca e llojeve të tjera të fjalëve (sidomos mbiemri dhe emri).
  • [MCGR1020] [6 SETK] Gjuhësia aplikative
    Kjo lëndë ka për qëllim të njohë studentët me konceptet më të rëndësishme të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimit profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCGR1040] Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanofolëse
    • [MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
    • [MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
    • [MCGR3020] Pragmatikа
    • [EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
    • [EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCGR1040] Autorët klasik dhe veprat nga letërsia gjermanofolëse
    • [MCGR1030] Historia e kulturës dhe civilizimit gjerman
    • [MCGR3012] Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj
    • [MCGR3040] Letërsia moderne e vendeve gjermanishtfolëse
    • [MCGR3020] Pragmatikа
    • [EMCGR3010] Komunikimi ndërkulturor
    • [EMCGR3011] Politika gjuhësore dhe multilingualizmi në Evropë

Semestri 2

  • [MTGR2010] [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Qëllimi i modulit është që t’i aftësojë studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fushën e hulumtimit, d.m.th. t’u ndihmojë atyre në përpilimin e tezës së magjistraturës. Moduli është përpiluar që të jetë sa më praktik dhe njëherësh studentëve t’u jepet mundësia të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të debatojnë lidhur me problemet që lidhen me shkrimin e hulumtimeve shkencore përkatësisht me tezën e magjistraturës. Një gjë e tillë do të kontribuojë në përmirësimin e teknikave hulumtuese dhe do të përparojë stilin e të shkruarit. Pra, studentëve u mundëson ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efikasitet maksimal. Është planifikuar që të bëjë përmirësimin e teknikave kërkimore të studentëve dhe në stilin e tyre të shkrimit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Google+