Qëllimet kryesore të programit:
- Kontributi në tendencat e mjedisit jetësor që zhvillohen në shoqërinë tonë;
- Nxitja e opinionit publik për të zgjidhur problemet mjedisore;
- Kërkimi shkencor;
Me përfundimin e studimeve të doktoratës, studentët do të fitojnë 180 ECTS kredi. Njohuritë e tyre do të mund t’i aplikojnë në fushën e menaxhimit të mjedisit jetësor për qëllime kërkimore. Gjithashtu, ata do të mund të punësohen në institucionet që janë të specializuara në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ku njohuritë e tyre të fituara do të mund t’i aplikojnë edhe në praktikë.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Tregon një kuptim sistematik të fushës së hulumtimit dhe njohuri të shkëlqyeshme të metodave dhe aftësive hulumtuese të asaj fushe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare;
- Njohuri të avancuara mbi efektin e proceseve natyrore që ndodhin në mjedisin jetësor;
- Temat e avancuara mjedisore si efekti serrë, shiu acidi, ndotja e ajrit;
- Njohuri të avancuara për rëndësinë e veprimit efektiv për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Tregon aftësi për të interpretuar, për të hartuar, për të zbatuar dhe për të përshtatur temën thelbësore të hulumtimit me integritetin shkencor
- Jep një kontribut përmes hulumtimeve origjinale që i kalojnë kufijtë ekzistues të dijes, duke zhvilluar njohuri të reja, të vlerësuara në nivel të publikimeve të recensuara kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Njohuri rreth proceseve ekologjike, ekonomike dhe edukative;
- Ndjekje të vazhdueshme të trendeve botërore shkencore.
Aftësitë për të vlerësuar
- Aftësi për analizë kritike, për vlerësim dhe sintezë të ideve të reja dhe komplekse, duke pasur kompetenca për vlerësim;
- Aftësi për inicim të pavarur dhe pjesëmarrje në rrjetet hulumtuese kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në ngjarjet me integritet shkencor;
- Aftësi për inicim të pavarur të projekteve hulumtuese dhe zhvilluese që të gjenerojnë njohuri dhe shkathtësi të reja për zhvillimin e fushës së hulumtimit;
- Njohje e koncepteve, strategjive të avancuara dhe mundësitë e aplikimit të tyre në zgjidhjen e problemeve të caktuara në fushën e menaxhimit të mjedisit;
- Njohje e marrëdhënieve të ndërsjella midis shoqërisë dhe mjedisit;
- Shkathtësitë në mbledhjen, përgatitjen, analizimin dhe prezantimin e të dhënave mjedisore të nevojshme për menaxhimin e tij.
Aftësitë e komunikimit
- Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me të gjithë shoqërinë në kuadër të ekspertizës përkatëse;
- Aftësitë që do të mësohen përmes këtij programi mund të ndahen në aftësi të veprimit (intelektuale dhe të transferueshme) dhe teknike (praktike dhe të bazuara në njohuri); Sipas programit të zgjedhur, rezultatet nga të mësuarit dhe shkathtësitë që do t’i marrë studenti mund të grupohen si vijon;
Aftësitë e të mësuarit
- Pritet që doktoranti të jetëi/e aftë të promovojë veten në fushën akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, social apo kulturor të shoqërisë të bazuar në dije;
- Përgatitja e pyetjeve të duhura që shpijnë drejt një studimi dhe hulumtimi të suksesshëm;
- Përkufizimi i koncepteve të tilla themelore siç janë: mjedisi jetësor, shoqëria, zhvillimi dhe teknologjia, si dhe aplikimi i përvojave lokale, kombëtare dhe globale;
- Zhvillimi i hipotezave të bazuara në informacione të ekuilibruara, analiza kritike dhe sinteza të kujdesshme dhe testimi i tyre ndaj informacioneve të reja, bindjeve dhe përvojës personale.
Semestri 1
-
[DEM0101]
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimet e lëndës:
- T’i kuptojnë debatet e avancuara shkencore-hulumtuese që kanë të bëjnë me lëndën e fushës së zgjedhur, veçanërisht në raport me zhvillimin e koncepteve kyçe, me aspektet epistemologjike të hulumtimit.
- Të mbledhin material hulumtues, material relevant që do ta shfrytëzojnë në aktivitetet e tyre shkencore dhe publikuese.
- Ta kuptojnë vëllimin e procesit hulumtues dhe qasjen në metodat e ndryshme të hulumtimit shkencor dhe të jenë në gjendje që këto t’i përdorin me teknika përparimtare në veprimtarinë shkencore dhe profesionale.
- T’i hulumtojnë me një qasje të avancuar marrëdhëniet ndërmjet teorisë dhe praktikës hulumtuese.
- Të zbatojnë shkathtësi dhe njohuri të cilat i kanë fituar në tezat e tyre të doktoratës, në projekte.
-
[EDEM0103]
[10 SETK]
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi jetësor
Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që do të mundësojnë zbatimin praktik të politikave dhe legjislacionit në fushën e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike dhe të marrin pjesë në zhvillimin dhe hartimin e planifikimit strategjik dhe të dokumenteve legjislative.
Pritet që studentët e doktoratës:
- ta kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global, rajonal, kombëtar dhe lokal;
- ta kuptojnë lidhshmërinë dhe marrëdhënien e ndërsjellë mes zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor;
- të jenë në gjendje t’i analizojnë dokumentet strategjike në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
- të aftësohen t’i zbatojnë dhe t’i integrojnë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të mjedisit jetësor në politikën e ekonomisë, të energjisë, transportit, shëndetësisë, bujqësisë, politikës sociale dhe të politikave të tjera;
- të aftësohen për punë të pavarur kërkimore-shkencore dhe për punë ekipore në fushën e mjedisit jetësor dhe të zhvillimit të qëndrueshëm;
-
[DEM0106]
[10 SETK]
Edukimi mjedisor
Qëlllimi i lëndës është marrja e njohurive, aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e edukimit mjedisor dhe edukimit për zhvillim të qëndrueshëm.
Semestri 2
-
[EDEM0104]
[10 SETK]
Burimet natyrore
Qëllimet e kësaj lënde janë:
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri për mjedisin jetësor, problemet me të cilat ballafaqohet, për burimet natyrore, disponibilitetin dhe ripërtëritjen e tyre natyrore, ndotjen e burimeve dhe efektin e tyre në mjedisin jetësor.
- Të njihen me rolin e njeriut si një faktor kyç në ndotjen dhe ruajtjen e mjedisit si dhe me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
- Krijimi i shprehive pozitive në lidhje me ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, vetëdijësimin mjedisor, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore.
- Të aftësohen për menaxhimin e burimeve njerëzore si kusht i zhvillimit të qëndrueshëm, një segment mjaft i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.
Pas kësaj lënde, studentët pritet që në mënyrë të pavarur dhe ekipore të jenë në gjendje t’i identifikojnë, t’i analizojnë dhe të marrin vendime të duhura në fushën e burimeve natyrore dhe të mjedisit jetësor. Gjithashtu pritet që studentët pa vështirësi të mëdha të mund të angazhohen në mënyrë aktive dhe të ballafaqohen me sukses me sfidat e kërkimit shkencor në këtë fushë.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
[EDEM0101] Ekonomia dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
Kjo lëndë ka për qëllim t’i njoftojë studentët me mjetet ekonomike dhe metodat për analizimin e problemeve themelore të mjedisit jetësor. Ajo paraqet një kombinim të analizës teorike me diskutimet e disa politikave mjedisore. Në kuadër të kësaj lënde do të trajtohen edhe tema të analizës mikroekonomike dhe makroekonomike, problemet e harxhimeve shoqërore, politika e përforcimit të përfitimeve nga mjedisi jetësor, etj.
-
[EDEM0102] Menaxhimi i sitemeve të informacionit
Kjo lëndë synon t’i japë njohuritë e nevojshme mbi sistemet e informacionit, nga aspekti organizativ dhe social. Qëllimi është t’i pajisë studentët me një bilanc adekuat të perspektivave teknike dhe organizative, që do të shërbejnë si një bazë për studimet e mëtejshme në këtë fushë.
-
[EDEM0105] Zhvillimi teknologjik dhe mjedisi jetësor
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’i zhvillojë njohuritë e studentëve për zhvillimin teknologjik dhe teknologjinë e avancuar që përdoret nga kompanitë botërore dhe për ndikimin e tyre në mbrojtjen e mjedisit jetësor.
-
[EDEM0106] Menaxhmenti operativ
Pas përfundimit të lëndës, nxënësit duhet të ketë fituar njohuri dhe të aftësohen për:
- përgatitjen dhe marrjen e vendimeve që do të ofrojnë prodhim dhe shërbime;
- përgatitjen dhe marrjen e vendimeve që do tw kontrollojw prodhimin dhe shërbimet;
- tw gjetur një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e çdo situate tw lidhur me çështjet komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve;
- kuptojnë aktivitetet e ndryshme rreth organizimit dhe funksionimit të sistemit të menaxhimit operacional;
- përgatitjen dhe marrjen e vendimeve që krijojnë kushtet për prodhim dhe shërbime;
-
[EDEM0107] Kultura dhe vetëdijësimi për mjedisin jetësor
Qëllimi i lëndës (kompetencat):
Aftësitë e komunikimit:
Studentët pritet t’i zhvillojnë njohuritë themelore në lidhje me rolin e individit në vetëdijësimin qytetar dhe promovimin e mjedisit jetësor. Studentët do t’i paraqesin pikëpamjet e tyre mbi elementet kyçe të këtij procesi dhe si ndikon ky proces në epokën e globalizimit në fushën e edukimit.
Njohuritë e aplikuara:
Krijimi i modeleve arsimore për mësimdhënie efektive dhe për promovimin e vetëdijësimit ekologjik dhe për standardet e njohura të kësaj fushe. Lënda ofron mundësi për të studiuar modelet për zgjedhjen e disa situatave të caktuara në të cilat kontribuojnë kulturat e ndryshme të klasës së njëjtë dhe aplikimin e modeleve efikase në arsim.
Marrja e vendimeve:
Zhvillimi i portofolit individual themeluar mbi parimet e vetëdijësimit ekologjik, përfshirjen e këtyre standardeve në arsim dhe identifikimin e rasteve të papranueshme me qëllim të zhvillimit të vetëdijes ekologjike në arsim.
Njohuritë dhe të kuptuarit:
Njohja me parimet themelore të kulturës, të relativizmit kulturor, të edukimit ndërkulturor dhe shumëkulturor dhe të çështjeve që trajtojnë vetëdijësimin ekologjik në sistemin arsimor.
Aftësitë e të mësuarit:
Njohja me modelet efikase mbi rëndësinë e vetëdijes ekologjike në procesin arsimor, promovimi i vlerave të njëjta dhe implementimi i parimeve themelore metodologjike për mësimdhënie dhe menaxhimin e mjedisit.
-
[DEM0103] Pozicioni institucional dhe bashkëpunimi në fushën e mjedisit jetësor
Qëllimi i lëndës:
- T’i zgjerojë dhe t’i zhvillojë njohuritë e studentëve mbi institucionet që kanë kompetenca në fushën e mjedisit jetësor,
- T’i zhvillojë njohuritë e studentëve për rrjetin institucional që sjell vendime në fushën e mjedisit jetësor,
- Studentët t’i kuptojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin reciprok midis institucioneve në fushën e mjedisit jetësor,
- Të aftësohen t’i analizojnë vendimet nga fusha e mjedisit jetësor dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kritike,
- Të aftësohen për përgatitje të dokumenteve dhe planeve strategjike nga fusha e mjedisit jetësor,
- Të aftësohen për punë të pavarur kërkimore-shkencore.
-
[DEM0102] E drejta e mjedisit
Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të avancuara për të drejtat mjedisore, duke filluar nga korniza ligjore ndërkombëtare e deri te ajo kombëtare. Studentët gjithashtu do të njoftohen më gjerësisht me legjislacionin ndërkombëtar, me standardet dhe normat që duhet të zbatohen nga fusha e mjedisit jetësor. E drejta mjedisore, pra, do të mësohet si një disiplinë akademike, pastaj me perspektivat e saj, me problemet konceptuale teorike dhe praktike dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi gjatë procesit të implementimit të së drejtës mjedisore. E gjithë kjo bëhet me qëllim të përfitimit të njohurive sa më të avancuara mbi të drejtën mjedisore.
-
[DEM0104] Koncepte të avancuara të sistemeve të informacionit
Qëllimet e lëndës:
Studimi i koncepteve të avancuara nga fusha dhe terminologjia e sistemeve të informacionit.
- Sisteme të informacionit dhe koncepte të avancuara: harduer, softuer, rrjeta
- E-World: zgjedhje të avancuara për E-biznes dhe E-tregti
- Procese zhvilluese
- Të mësojnë më tepër për sistemet e informacionit dhe teknologjitë e avancuara të cilat i përmirësojnë biznes vlerat dhe biznes proceset e ndryshme nëpër organizata.
- T’i aplikojnë e-konceptet me disiplina të ndryshme udhëheqëse, gjatë procesit të analizës, interpretimit, vlerësimit dhe vendimmarrjes.
- Ta kuptojnë procesin e ridizajnimit të organizatave duke përdorur sistemet e informacionit.
- Ta përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje.
- Ta shqyrtojnë sigurinë e informacioneve, si dhe pyetjet etike dhe sociale.
- Të njoftohen me Internetin, tregtinë elektronike (e-tregti) dhe biznesin elektronik (e-biznesin).
- Të aftësohen të punojnë në projekte, individualisht ose në grupe, të cilët nga natyra mund të jenë: studime të rastit, projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvilluese ose punë praktike.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
-
[DEM0105]
[20 SETK]
Përgatitja dhe dorëzimi i planit të disertacionit të doktoratës - hulumtim
Pas semestrit të dytë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[DEM0106-S3]
[10 SETK]
Seminar për doktoratë dhe prezentimi i raportit I
Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimor çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jenë hulumtuese për nga natyra e tyre.
Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temën që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruajë raportin.
-
[DEM0107]
[10 SETK]
Hulumtim dhe organizim i puntorisë për praktikën hulumtuese
Hulumtimi dhe organizimi i punëtorisë për praktikën hulumtuese është pjesë përbërëse e programit studimor. Doktorantët do të zgjerojnë njohuritë e tyre, do të zgjerojnë opinionin kërkimor, do të përmirësojnë të menduarit dhe aftësitë komunikuese. Pjesëmarrja në punëtori dhe diskutimet e ngjashme me kërkuesit e tjerë mbi temat e trajtuara në këtë punëtori, do të ndihmojnë në aftësimin e doktorantëve për të kryer disertacionin.
-
[DEM0108]
[20 SETK]
Publikime
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 5
-
[DEM0109]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
-
[DEM0106-S5]
[10 SETK]
Seminar për doktoratë dhe prezantimi i raportit II
Kandidatët do të dorëzojnë një listë të të gjitha seminareve të ndjekura, të cilat janë relevante për fushën dhe / ose interesin e tyre kërkimor çdo kund në botë, në formularët e bashkëngjitur të përcaktuar nga udhëheqësit e tyre si dëshmi. Këto seminare kërkimore duhet të jenë hulumtuese për nga natyra e tyre.
Raporti duhet të shkruhet nga studenti me fjalët e tij për çdo seminar që ka marrë pjesë. Raporti përmbledh pikat kyçe dhe jep vlerësimin kritik të studentit. Studenti është i detyruar të iniciojë dhe të diskutojë me hulumtues të tjerë në temë që do t’i ndihmonte atij / asaj të shkruan raportin.
Semestri 6
-
[EM-PHD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit/institutit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.