-
Tema të avancuara nga inxhinieria sofuerike
Qëllimi i lëndës është tu ofrojë studentëve mësimin e koncepteve të avancuara si dhe kuptim të thellë, kritik dhe sistematik të parimeve dhe teknikave për specifikim softuerik, për analizë dhe dizajn, programim, testim dhe vlerësim, mirëmbajtje dhe udhëheqje të projekteve e aplikacioneve efektive softuerike. Rrjedhojë e kësaj lënde është që studentëve t’u ofrojë kuptim të qartë të veglave dhe metodologjive për zhvillim të solucioneve softuerike.
Mbas ndjekjes së lëndës studentët duhet të jenë të aftë:
- ta analizojnë procesin e zhvillimit të solucioneve softuerike dhe në mënyrë precize dhe koncize ta shprehin esencën;
- ta dizajnojnë strukturë të modulit për zgjedhje të problemit, si dhe vlerësimin e alternativave;
- të bëjnë programim dhe zbatim të modulit softuerik ashtu që do ta bëjë drejt dhe në mënyrë efikase;
- të bëjnë punë në ekipe të vogla, të bashkëpunojnë në aspekte të ndryshme në zhvillimin e softuerit, dhe këmbimin e ideve dhe munden të udhëheqin projekte në mënyrë të organizuar;
t’i çmojnë shkathtësitë për zhvillim dhe çështjet metodologjike për zhvillim të softuerit, siç janë rëndësia e mendimit të shfrytëzuesit si feedback, punë me burime të kufizuara, mirëmbajtja, testimi dhe menaxhimi i ekipit për zhvillim të softuerit.
-
Tema të avancuara nga statistika e aplikuar
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve ti fitojnë njohuritë e duhura të avancuara nga statistika që kanë aplikim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike dhe të e-teknologjive. Qëllimi është të mësojnë si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, prezantimi i tyre, ligjshmëritë për sjelljen e konkluzioneve në bazë të të dhënave të përpunuara etj. Gjithashtu qëllimi është të mësohen edhe parimet e avancuara të probabilitetit dhe si mund të aplikohen ato parime në fushë të ndryshme të jetës së përditshme veçanërisht në fushën e shkencave kompjuterike.
-
Tema të avancuara nga XML dhe uebi semantik
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve njohuri dhe kuptim të thellë nga metodat dhe qasjet e avancuara në lidhje me përdorimin e teknikave moderne për kërkim të informatave dhe të mekanizmave adaptive për një përmbajtje të bazuar në web, si dhe web teknologji semantike.
Pas ndjekjes së lëndës studentët duhet të kenë njohuri për metodat e ndryshme të kërkimit të informatave dhe një përgatitje për minierën e të dhënave në internet; njohuri të mira për qasje të ndryshme për mbledhje, eksploatim dhe aplikim të mekanizmave inteligjente për të dhëna të bazuara në web; t’i kuptojnë parimet e modelimit semantik të informacioneve dhe si mundet të shfrytëzohen ato për automatizim, integrim dhe rishfrytëzim në web aplikacionet; t’i kuptojnë kornizat e ndryshme zhvillimore për implementim të web aplikacioneve dhe shërbimeve adaptive si dhe të mund të implementojnë prototipa të web aplikacionit i cili shfrytëzon mekanizma adaptive dhe semantike për të siguruar eksperiencë të pasur të shfrytëzuesit.
-
Tema të avancuara nga arqitektura e internetit
Qëllimi i lëndës është t’u ofrojë studentëve kompetenca dhe njohuri më të thella të koncepteve të avancuara dhe të ideve që theksojnë modele arkitektonike të web-it dhe internetit mobil.
Pas ndjekjes së lëndës studentët duhet të kenë kuptim të thellë të koncepteve, parimeve, metodave dhe teknikave, të nevojshme për projektim, analizë dhe mirëmbajtje të aplikacioneve dhe shërbimeve web dhe mobile të mëdha dhe skalabile; t’i kuptojnë dhe të jenë të aftë të bëjnë dizajn respektiv dhe vendimmarrje në lidhje me qëndrueshmërinë, fleksibilitetin, skalabilitetin dhe mirëmbajtjen e arkitekturave të ndryshme softuerike që shfrytëzohen në web dhe aplikacionet mobile; të kenë kuptim të thellë dhe koncept rreth infrastrukturës komplekse të internetit dhe protokolleve të që duhen për vendosjen e media aplikacioneve sociale dhe shërbimeve mobile; të kenë kuptim të thellë të skemave të ndryshme arkitektonike për implementimin e internetit dhe aplikacioneve mobile të madhësive të mëdha, si dhe të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë qasje të ndryshme integruese për zgjerimin e web aplikacioneve ekzistuese me qëllim që të kënaqen kërkesat e on-line komuniteteve.
-
Tema të avancuara nga arqitekturat kompjuterike
Lënda do të zhvillojë një sërë temash të avancuara që lidhen me arkitekturën, modelin e programimit, kompilimin e arkitekturave kompjuterike. Qëllimi është që të identifikohen çështjet kyçe të hulumtimit dhe nëpërmjet projekteve, të vlerësohen potencialet e teknikave premtuese. Qëllimi është që të sigurohen performansa dhe efikasitet energjetik i ngjashëm me dizajne specifike për zbatimderisa ruhet programibiliteti dhe fleksibiliteti i përgjithshëm i procesorëve më përdorim të përgjithshëm.
-
Tema të avancuara nga analiza dhe dizajni i algoritmeve
Lënda fokusohet në parimet e avancuara për hartimin e algoritmeve dhe në një pasqyrë të algoritmeve ekzistuese. Fokusi është vendosur në procesin e dizajnit të algoritmeve, duke përfshirë problemet, specifikimet, algoritmet; efikasiteti: kompleksiteti kohor dhe hapësinor; notacioni O i madh; strategjitë fundamentale për dizajn: algoritme të pangopshme, përçaj e sundo, programim dinamik.
Do të mësohen algoritmet më të rëndësishëm ekzistuese në bioinformatikë, duke përfshirë algoritme për përputhje të plotë në vargje, sufiks drurë, barazim çiftesh, algoritme programesh dinamike; algoritme heuristike: Blast dhe FastA; algoritmet për barazim statistikor: Modeli të fshehta të Markut; barazimi i sekuencave të shumta: algoritme dhe heuristika; algoritme të lidhura me strukturën molekulare: përcaktimi dhe parashikimi i strukturës. Theks i veçantë do t'i jepet kompleksitetit dhe përdorshmërisë së algoritmeve.
-
Tema të avancuara nga siguria në E-teknologjitë
Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri për të dhënat e sigurisë në shkencat kompjuterike. Studentët do të lexojnë punime kërkimore, do të hapin diskutime grupore për punimet shkencore, do të realizojnë projekte dhe do t’i prezantojnë projektet e veta kërkimore në format me shkrim dhe me gojë. Gjithashtu, lënda synon që studentëve t’ua bëjë me dije arritjet e fundit nga temat kërkimore në fushat përkatëse të sigurisë së informacionit. Lënda do të përfshijë çështjet teorike dhe ato të aplikative në fushën e sigurisë së informacionit.
-
Tema të avancuara nga kërkimet e të dhënave biomjekësore inxhinierike
Qëllimi i kësaj lënde është që studentëve t’u mundësojë të fitojnë njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë së të dhënave (data mining) dhe në aplikimin e tyre në fushën e bioinformatikës. Lënda do të përbëhet nga një shumëllojshmëri temash që trajtojnë përdorimin e teknikave të organizimit dhe grumbullimin e të dhënave në fushën e bioinformatikës, si dhe zbulimin e modeleve dhe njohurive të reja. Teknikat dhe njohuritë në fushën e minierës së të dhënave që do t’i mësojnë në këtë lëndë, studentët do të jenë në gjendje t’i përdorin jo vetëm në fushën e bioinformatikës, por edhe në fusha të tjera në të cilat ata do të punojnë gjatë studimeve të tyre dhe në hulumtimet e tyre të mëtejshme.
-
Tema të avancuara nga procesime të avancuara të informacioneve dhe komunkimit
Lënda mbulon analizën e një diapazoni të gjerë të procesimit të informacionit duke përdorur një varietet të aplikimeve dhe rasteve studimore. Mbulon komponentë të ndryshëm dhe funksionet e tyre, si dhe komunikimet e tyre me njëri-tjetrin si një sistem informacioni.
-
Tema të avancuara nga fusha e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në energjetikë
Qëllimi i kësaj lënde është ta mundësojë njoftimin me tendencat e reja globale në zhvillimin e energjetikës (gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes). Theks i veçantë u është dhënë teknologjive dhe koncepteve që janë në harmoni me politikën e Bashkimit Evropian për sistemet e energjisë. Sistemet me energji elektrike me efikasitet më të madh, për të zvogëluar ndikimin mbi ndryshimin e klimës, përdorimin e burimeve alternative të energjisë dhe përfshirjes së konsumatorëve në menaxhimin. Cilësia e energjisë (Power Quality-PQ). Zhvillimi i qëndrueshëm i sistemeve energjetike. Rishikimi ndaj matjes së zgjuar dhe mundësitë e reja për matjen e madhësive fizike. Instrumentime virtuale dhe metodologjitë e reja të matjes. Mundësi të reja të komunikimit në sektorin e energjetikës. Përdorimi i avancuar i IT teknologjive për menaxhimin (monitorimi dhe kontrolli) e burimeve të energjisë moderne. Konceptet, kriteret dhe administrimi i rrezikut të sistemeve energjetike përmes TIK. Standardet ndërkombëtare për sistemin e energjisë dhe rrjeteve të komunikimit.
Me përfundimin e kësaj lënde studentët do të njoftohen dhe do të trajnohen për:
- trendet botërore në zhvillimin e sistemeve të energjisë dhe rrjetave,
- politikat e Bashkimit Evropian për TIK në sistemet e energjisë,
- instrumentim virtual dhe metodologji të reja për matjen,
- IT teknologjitë e avancuara për menaxhim e burimeve të energjisë
- standardet ndërkombëtare për sistemin e energjisë dhe rrjeteve të komunikimit.