Departamenti i gjermanishtes ekziston që nga themelimi i UEJL, 2001, dhe funksionon në kuadër të Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit. Që nga viti akademik 2005/06, në Departamentin e gjermanishtes mbahen studimet Bachelor të cilat zgjasin 3 vite akademike dhe ligjërohen sipas ECTS. Në studimet e ciklit të dytë nga viti akademik 2008/09 funksionon programi studime gjermane (German Studies), që zgjat 2 vite akademike. Ndërkaq nga viti 2012/2013 Departamenti i gjermanishtes mban studime të doktoratës. Pas përfundimit të këtij programi studentët e marrin titullit doktor i shkencave të filologjisë. Ky program fokusohet, para së gjithash në linguistikë, letërsi, kulturë, metodologji të mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) etj.
Me një përbërje nga mësimdhënës vendorë dhe nga vende gjermanishtfolëse, të cilët janë të kualifikuar në mënyrë të shkëlqyeshme për të ligjëruar sipas metodave më moderne, Departamenti ynë luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në rajon dhe më gjerë. Para së gjithash, në këtë drejtim, vlen të përmendet zhvillimi dhe aplikimi modern i kurrikulumit si dhe cilësia e theksuar nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane. Momentalishtnë Departamentin e gjermanishtes janë angazhuar 7 mësimdhënës universitarë (nga ta një profesor inordinar, një docent, një lektore si dhe 4 profesorë vizitues nga vendet gjermanishtfolëse). Bashkëpunëtorët e Departamentit janë, ndër të tjera, aktivë në asociacione të ndryshme, organizojnë konferenca ndërkombëtare shkencore, zhvillojnë projekte të përbashkëta shkencore dhe bashkëpunojnë me gjermanistë të vendit dhe të jashtëm (Bashkëpunimi me Universitetin e edukimit në Zvicrën Qendrore (PHZ), Universiteti i Bambergut, Universiteti i Humboldtit në Berlin, Universiteti Jena, Universiteti i Erlangen-Nürnbergut si dhe me një numër të Departamenteve të gjermanistikës nga vendet jo gjermanishtfolëse etj.).
Departamenti ynë i kushton rëndësi shumë të madhe mobilitetit të mësimdhënësve dhe studentëve. Kështu mësimdhënësit dhe studentët tanë kanë mundësi të marrin pjesë në programe të shkëmbimit akademik si për shembull në Universitetin e Edukimit në Zvicrën Qendrore (Zug, Luzern dhe Schwyz), DAAD, BAYHOST, SOKRATES dhe ERASMUS si dhe në programe të tjera të kësaj natyre.
Të diplomuarit e këtij programi studimor posedojnë njohuri, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat i aftësojnë ato që të kryejnë në mënyrë të pavarur hulumtime të ndryshme shkencore në radhë të parë nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane si dhe të fillojnë karrierën e tyre si mësimdhënës bashkëkohorë të gjermanishtes, kryesisht në nivelin universitar. Përveç kësaj modulet nga fusha e linguistikës, letërsisë, didaktikës dhe kulturës i aftësojnë të diplomuarit tanë edhe për kryerjen e veprimtarive tjera si për shembull: në administratën shtetërore dhe marketing; në shërbimin diplomatik; në institucionet publike dhe private; përkthyes dhe interpretues; në forcimin e marrëdhënieve gjermane - maqedonase; në sferën e politikës kulturore dhe të ndërmjetësimit të kulturës; në veprimtari nga fusha e mediave dhe nga ajo e shtëpive botuese; në ndërmarrjet ndërkombëtare ose në turizëm.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- T’i kenë njohuritë dhe të kuptuarit në studimet gjermane që janë të ndërtuara dhe shtrihen zakonisht mbi nivelin e ciklit të dytëtë studimeve.
- Të demonstrojnë njohuri të veçanta të linguistikës gjermane, letërsisë, kulturës dhe civilizimit të vendeve gjermanishtfolëse.
- Të kenë njohuri profesionale dhe të të kuptuarit të trendeve kryesore në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës gjermane në nivelin, sekondar dhe terciar.
- Të marrin njohuritë akademike për punë të pavarur shkencore.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Të aplikojnë aftësitë e tyre në mjedise akademike dhe jo akademike në lidhje me studimet gjermane.
- Të jenë në gjendje të krijojnë, të hartojnë, të zbatojnë dhe të përshtatin projekte të rëndësishme hulumtuese me integritet shkencor.
- Të përdorin gjuhën gjermane të folur dhe të shkruar në kontekste të ndryshme.
- Të përkthejnë tekste nga sfera e drejtësisë, ekonomisë, politikës, tekste letrare etj, nga gjermanishtja në shqip dhe/ose maqedonisht dhe anasjelltas.
- Të dizajnojnë syllabuse dhe plane mësimore të përshtatshme për kontekste specifike të mësimdhënies, si p.sh. për studentë të rritur ose për mësimin e gjermanishtes së biznesit ose të drejtësisë për të rritur etj.
Aftësitë për të vlerësuar
- T’i ekzaminojnë aspektet e ndryshme nga linguistikagjermane dhe rëndësinë e tyre në procesin e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Të bëjnë gjykime të ndërlikuara metodologjike në projektimin dhe analizën e hulumtimeve shkencore në fushën e studimeve gjermane.
- Të bëjnë vlerësime lidhur me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme nga fusha e linguistikës dhe letërsisë gjermane.
- Të bëjnë vlerësime të ndërlikuara metodologjike në projektimin e hulumtimit, të bëjnë dallimin në mes të metodave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave lidhur me linguistikën dhe letërsinë gjermane dhe me disiplina të tjera shkencore nga fusha e gjermanistikës.
Aftësitë e komunikimit
- Ta artikulojnë qartë procesin arsimor në kontekstin e studimeve të linguistikës dhe letërsisë gjermane.
- T’ua mësojnë konceptet e ndryshme gjuhësore studentëve me aftësi të ndryshme.
- Të komunikojnë në mënyrë të duhur, t’i përvetësojnë mundësitë për të arritur të menduarit kritik, komunikim dhe zhvillim profesional të studentëve.
- Të tregojnë kompetencë komunikative në klasë sa i përket menaxhimit të klasës në nivelin sekondar dhe terciar.
Aftësitë e të mësuarit
- Të iniciojnë dhe të realizojnë hulumtime të pavarura shkencore me standardet e larta akademike në fushën e studimeve gjermane.
- Të jenë në gjendje të vetëmonitorojnë dhe të përshtatin metodat e mësimdhënies varësisht prej situatës së caktuar.
- Të studiojnë në masë të madhe në mënyrë autonome gjuhësinë, letërsinë, kulturën dhe civilizimin gjerman.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimi
Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
-
[10 SETK]
Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
Kjo lëndë ka për qëllim të njohë doktorantët me disa kapituj të rëndësishëm të linguistikës aplikative. Lënda ka funksion komunikues të gjuhës në të gjitha sferat e praktikës sociale, në aspektin e përdorimit të rezultateve të fituara në praktikë. Në detyrat klasike të linguistikës aplikative përfshihet studimi i gjuhës, linguistika kontrastive - kjo do të thotë krahasimi i gjuhës gjermane me shqipen dhe maqedonishten, komunikimi ndërkulturor, përkthimet dhe interpretimet profesionale, gjuha e terminologjisë profesionale. Nëpërmjet kësaj linguistika aplikative studion komunikimin e përgjithshëm dhe profesional në institucione dhe media etj. Përveç kësaj do të trajtohen edhe disa tema nga sfera e letërsisë gjermane.
-
[10 SETK]
Shkrimi i disertacionit të doktoratës
Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’u japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Hermeneutika gjermane
Egzegetika dhe hermeneutika. Sekularizimi i hermeneutikës sipas interpretimit teologjik të teksteve: Augustin, Hladenius, Falkius Ernesti, Semler. Gjeneza e teorisë estetike e kuptimit dhe interpretimit: Herder, Moric dhe Gëte. Gjeneza dhe pasojat e hermeneutikës romantike: Novalis, Fridrih Shlegel, Fridrih Shlajermaher, prej hermeneutikës romantike deri në atë moderne: Kirkgegor dhe Martin Hajdeger. Recepcioni gjerman i teorive të Pol Rikerit: Hermeneutika, strukturalizmi dhe psikoanaliza. Tezat dhe veprimet e hermeneutikës së Gadamerit. Recepcioni i interpretimit diskurso-analitik të Fukos në Gjermani. Diskutime feministike dhe dekonstruktiviste për hermeneutikën.
-
Linguistikë kontrastive
Linguistika kontrastive merret me ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet gjuhëve të ndryshme (perspektiva interlinguale) dhe brenda në një gjuhë (perspektiva intralinguale si psh.: aspektet e gjuhës gjermane në Gjermani, Austri dhe Zvicër). Në parim mund të paraqitet cili do çift i gjuhëve dhe karakteristikat nga të gjitha fushat e strukturës gjuhësore (fonologjia, morfologjia, sintaksa, pragmatika, leksikoni etj.) Ligjërata jep një pasqyrë të fazave dhe sferave të ndryshme të studimit të linguistikes kontrastive dhe kjo e lidh atë me një refleksion kritik të rolit të saj në didaktikën gjuhësore. Më pas, për çiftet gjuhësore gjermanisht-shqip dhe gjermanisht-maqedonisht, përmes shembujve do të bëhet krahasimi i strukturave më të rëndësishme fonologjike, morfologjike, sintaksore dhe pragmatike. Përveç kësaj do të diskutohet edhe për shfrytëzimin e diturive të nxëna për çështjet e linguistikes së pergjithshme, e teorisë së nxënies së gjuhës dhe didaktikës. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon dituritë themelore nga kjo fushë.
-
Teoritë gjermane të kulturave dhe civilizimit
Recepcioni i filozofisë së kultures së H. Viko-së: Lajbnici, Herderi, Morici. Themelimi i teorisë gjermane të kulturës nga Herder Hamani. Recepcioni i zhvillimit të kritikës së civilizimit dhe kulturës të Rusos. Pedagogjizimi i teorisë së kulturës dhe civilizimit tek Lesingu. Kritikë e civilizimit evropian dhe ideja e shkollimit estetiko-kulturor të Ulierit. Aovceku si themelues i kulturës: Kanti dhe Fihte. Civilizimi si realizim i lirisë dhe frymës apsolute te Hegeli. Romantizmi: Kritika e civilizimit dhe rilindja e kulturës. Arti si avangard e zhvillimit kulturor: Novalisi, Fridrih Shlegeli. Pesimizmi civilizues dhe estetizimi i të menduarit: Niçeja. Kritika psikoanalitike e civilizimit dhe simbolika e kulturës tek Frojdi dhe Jungu. Teoria e Osvald Spenglerit. Gjeneza e civilizimit modern evropian sipas Norbert Eliasit. Antiteza „kultura gjermane“- „civilizimi perëndimor“ nga Tomas Mani. Kritika e civilizimit të shkollës së Frankfurtit: Adorno, Horkhajmeri, Benjamini, Habermasi, Sloterdajku. Antropologjia kulturore e Plesnerit, Gelenit dhe Jelskit.
-
Nxënia e gjuhëve të huaja
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë doktorantët me problemet e teorisë së mësimit të gjuhëve të huaja, me aspekte të ndryshme të mësimit të gjuhës dhe njohuritë metodologjike të hulumtimeve empirike në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në kuadër të këtij kursi do të shpjegohen modelet e rëndësishme të mësimit të gjuhës së huaj dhe të dytë (p.sh. me vetëdije - pa vetëdije - e përzier), mënyrat e bilingualizmit ose multilingualizmit; modelet e bazuara psikolinguistike të mësimdhënies (si p.sh. teoria e monitorimit, duke u fokusuar në format dhe qasjet interaktive), rezultatet e hulumtimit mbi L2-fazën e mësimit të gjuhëve etj., qasja sociolinguistike (regjistër të thjeshtëzuar, codeswitching etj.), variabla individuale si mosha apo stili kognitiv, koncepte e zgjeruara të tilla si psikologjia e krahasimit të kulturave. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
Politika gjuhësore në BE
Qëllimi i këtij kursi është që t’i njoftojë doktorantët me politikën gjuhësore dhe shumëgjuhësinë në BE. Çka është në të vërtetë politika gjuhësore dhe kush e udhëheq atë? Krahas sqarimeve të këtyre çështjeve do të tematizohen edhe fillimet e politikës gjuhësore gjermane dhe problemet aktuale, në veçanti në raport me BE. Çfarë roli luan gjuha gjermane si dhe gjuhët tjera të rendësishme siç janë: anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja etj. në institucionet e Bashkimit Evropjan? A është përparësi për njerëzit e vendeve gjermanofolëse nëse gjuha e tyre luan një rol të rëndësishëm në institucionet e BE? Nëse përgjigjja është po, atëherë si mund të përforcohet pozita e gjuhës gjermane si gjuhë zyrtare në institucionet e BE-së? Në këtë kontekst do të diskutohen pozitat e ndryshme të politikes gjuhësore në BE. Kjo lëndë i plotëson dhe thellon njohuritë bazë në këtë fushë.
-
Multikulturalizmi
Qëllimi i kësaj lënde është shqyrtimi i shumëgjuhësisë në shoqëritë multikulturore, si fenomen social. Ky fenomen është masiv në mbarë botën. Gjatë ligjëratave në mënyrë më të thuktë do të shqyrtohen termat: monokulturalizëm, shumëkulturalizëm, multikulturalizëm. Do të sqarohet nocioni nacionalizmi linguistik, ku do të theksohet se të paktën ka dy forma të këtij nacionalizmi, ku njëra formë përplaset me tjetrën: për udhëheqësit e vendeve më të fuqishme nacionalizmi ka domethënien e zgjerimit, kurse për pakicat ai merr formën e rezistencës dhe të luftës për afirmimin e identitetit, përballë një presioni të tillë. Vend të shquar në programin e ciklit të tretë do të ketë edhe multikulturalizmi në arsim. Në studimet e këtij cikli për multikulturalizmin në këtë program mësimor përfshihen përmbajtje që u përkasin kulturave të ndryshme.
-
Komunikimi ndërkombëtar
Lënda përqendrohet në zhvillimin e atyre shkathtësive të komunikimit ndërkombëtar që janë thelbësore për funksionimin efektiv në botën profesionale. Studentët do ta mësojnë procesin e analizimit të një shumëllojshmërie situatash të komunikimit ndërkombëtar dhe t'u japin përgjigje adekuate po atyre. Ndër temat që do të përfshihen janë: komunikimi ndërkombëtar, në organizata, komunikimi ndërpersonal dhe grupor, prezantimet gojore, intervistat për punësim, letrat profesionale të biznesit, si dhe shkathtësitë ndërpersonale, duke përfshirë dinamikën e grupit dhe punën ekipore.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
| Drejtimi: |
Semestri 3 / Semestri 4 |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
-
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezentojë publikisht.
-
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 6
-
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.