Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Te jenë të informuar dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike të politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[10 SETK]
Metodologjia e hulumtimit dhe metodat sasiore të hulumtimit në biznes dhe ekonomi
Kjo lëndë i njofton studentët me problemet në ekonometri, përfshirë edhe zgjedhjen e formale funksionale dhe specifike, preventive prej keqpërdorimeve të modelit linear klasik, elementet e gjasës dhe statistika e ekonometrisë, intuitën dhe vlerësimin teorik të modeleve të regresionit, më një dhe më shumë ndryshime, realizimin e kërkimit origjinal empirik, modelin gjeneral linear, strukturën e modelit dinamik dhe vlerësimin e ndryshimeve me ndërvarësi të kufizuar e të tjera.
Kjo lëndë gjithashtu është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punë të projekteve të doktoratës, tezës. Qëllimet kryesore të lëndës janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizim të tezave të tyre në lidhje me gjetjen e pyetjes së kërkimit shkencor dhe krijimi i metodave për mbledhjen e të dhënave dhe analiza cilësore. Lënda është e fokusuar në problemet e metodave sasiore dhe teknike siç janë analiza statistikore, tekstet lidhur me teorinë dhe testimi i hipotezave. Më pas të një rëndësie janë edhe temat e inferioritetit deskriptiv dhe kauzal (shkak – pasojë), longitudinal, krahasimtar, ato kërkimore dhe studimet e rastit. Informata paraprake do të ofrohen për mbledhjen e të dhënave dhe punimi me tekst. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, përfundimisht vënia në funksion i të gjitha punëve teorike dhe praktike, dizajnimi dhe shkrimi i tezës.
-
[10 SETK]
Teoria e organizatës – qasje multidisiplinare
Lënda do t’u mundësojë studentëve njohje fundamentale të teorive klasike dhe bashkëkohore të kësaj fushe. Në këtë lëndë do të trajtohen teoria klasike, sociale, ekonomia e organizuar, teoria institucionale, teoria ekologjike. Po ashtu në këtë lëndë do të elaborohen edhe përmbajtjet e mëposhtme si: teoria bihejvioristike e vendimmarrjes organizative, krahasimi dhe mësimi, procesi social i ndërtimit, format e organizimit, dizajni organizativ dhe kompleksiteti, kultura organizative dhe kontrolli, pavarësia, fuqitë, qëllimet organizative, pastaj efikasiteti, organizimi dhe teknologjia, proceset informative dhe drejtimet në organizatë, lidhjet dhe rrjetet ndërkombëtare, teoritë e reja dhe të vjetra institucionale, zhvillimi i të ashtuquajturës ekologji e organizuar, procesi i ndryshimeve organizative, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet e përgjithshme e të tjera. Në suaza të kësaj , studentët do të përfitojnë njohuri dhe analiza të organizimit si sistem..
-
[10 SETK]
Menaxhimi i marketingut – nivel i avancuar
Kjo lëndë e përshkruan mënyrën më të cilën kompania i arrin qëllimet e saj të marketingut përmes vërtetimit të tregut të përgjithshëm duke shfrytëzuar strategjitë e marketingut, që me sukses t’i shërbejë gjithë tregut. Rëndësia e klientëve konsiderohet si faktor për të formuluar strategjitë dhe vendosjen e tyre në marketing miks në formë të detajuar si prodhim, çmimi, vendi ose shpërndarja dhe promocioni. Me peshë është edhe plani i veprimit. Vendimet përfshijnë çka dëshiron kompania si klientë të saj, cilët klientë duhet t’i kënaqë, çfarë prodhimesh dhe shërbimesh t’u ofrojë, çfarë çmimesh të vendosë, me çfarë komunikimi, cilët kanale të distribuimit t’i shfrytëzojë dhe çfarë partneriteti të zhvillojë. Në sjelljen e vendimeve, kompanitë mund të jenë nën ndikimin e faktorëve të pakontrollueshëm, siç janë: politikë, ekonomikë, socialë, ligjorë, teknologjikë, demografikë dhe konkurrencën.
Semestri 2
-
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratrës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 1
-
Ekonometria e avancuar
Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me metodat bashkëkohore ekonometrike, dhe pranimin praktik të këtyre metodave duke shfrytëzuar, RATS dhe Matlab. Lënda do t’i përfshijë 4 pjesë: pjesa e parë i përfshin pyetjet e matematikës statistikore, si përfundimet statistikore dhe teorinë maksimale likelihood, pjesa e dytë i përfshin pyetjet në lidhje me modelet lineare si regresionin e thjeshtë linear dhe atë të shumëfishtë, autokorrelacion endogjen, ndryshueshmëri instrumentale, pjesa e tretë përfshin: modelet jo lineare, si metodat jo lineare të katrorëve të vegjël dhe metodën e përgjithshme, pjesa e katërt i përfshin seritë kohore, si procesin stacionar dhe procesin stokastik, ARIMA ( p,d,q ) modelin dhe modelin vektorial autoregresion (VAR ).
-
Ekonomia monetare
Përmbajtja e programit:
- Teoria e formave kreditore dhe strukturat e normave kamatore
- Instrumentet financiare dhe tregjet financiare
- Krijimi i parave dhe ofertave e parave
- Kërkesa për para dhe marrëdhëniet me sektorin real.
- Analiza monetare dhe krijimi i politikave monetare,
- Krijimi i parave dhe inflacioni,
- Kursi devizor dhe ndikimi në ekonomi,
- Sistemi monetar në Maqedoni dhe pranimi i modeleve monetare,
- Poliitkat konvergjente monetare,
- Marrëdhëniet ndërkombëtare monetare dhe ndikimi në ekonominë nacionale,
- EMU, Unioni Monetar Europian – sfidat dhe perspektivat,
- Sistemet monetare ndërkombëtare dhe institucionet – MMF, SB, EBRD, IFC etj.
-
Financat publike
Përmbajtja e programit:
- Thelbi dhe rëndësia e financave publike,
- Aspektet ideologjike ( teorike të financave publike, )
- “Madhësia “ e qeverisë në aspekt të financave publike
- Ekonomia e sektorit publik,
- Funksioni alokativ
- Funksioni shpërndarës,
- Rregullativat shtetërore të sektorit publik,
- Eksternailet dhe llojet
- Analiza pozitive e financave publike
- Roli i teorisë
- Metodat e analizës empirike (intervista, eksperimente dhe studime ekonometrike,)
- Analiza normative e financave publike
- Ekonomia e mirëqenies
- Shkëmbimi në ekonominë tipike
- Ekonomia e prodhimi
- Të ardhurat publike dhe shpenzimet publike, aspektet krahasuese të sistemit tatimor,
- Efektet tatimore në lidhje me:
- efektivitetin
- shpërndarjen
- stabilitetin dhe zhvillimin
- interesat personale të shërbimit publik
- Varfëria, mbrojtja sociale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
- Rishpërndarja e të ardhurave publike,
- Programet e sigurimit social
- Programet e mirëqenies
- Programet e kujdesit shëndetësor
- Programe të tjera publike të financuara nga të ardhurat publike
- Aspektet krahasuese, tendencat dhe problemet
- Analiza e rasteve në politikat e shpenzimeve publike
- Arsimi
- Shëndeti
- Mbrojtja sociale. Metodat e matjes e kështu me radhë.
-
Ekonomia ndërkombëtare
Ekonominа нdërkombëtare është një disiplinë shkencore që është në zgjerim të vazhdueshëm. Tregjet financiare sot janë në një kuptim të vërtetë global. Asnjë student që ka studiuar ekonominë dhe financat nuk mund të kuptojë plotësisht zhvillimet në ekonomitë kombëtare dhe në ekonomitë botërore pa njohuri adekuate të financave ndërkombëtare. Temat e mbuluara në këtë temë - çështja e bilancit-e-zërave bilancorë, përcaktuesit e kursit të këmbimit, faktorët të cilët qëndrojnë prapa flukseve ndërkombëtare të kapitalit, filozofia e punës e kompanive multinacionale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, etj. - Nuk janë subjekt interesi vetëm për grupe të vogla të ekonomistëve akademikë ose profesionistë të specializuar.
-
Financat ndërkombëtare
Financat ndërkombëtare është një disiplinë shkencore që është në zgjerim të vazhdueshëm. Tregjet financiare sot janë në një kuptim të vërtetë global. Asnjë student që ka studiuar ekonomi dhe financa nuk mund të kuptojnë plotësisht zhvillimet në ekonomitë kombëtare dhe të ekonomisë botërore pa njohuri adekuate të financave ndërkombëtare. Temat e mbuluara në këtë temë - çështja e bilancit-e-zërave bilancorë, përcaktuesit e kursit të këmbimit, faktorët të cilët qëndrojnë prapa flukseve ndërkombëtare të kapitalit, filozofia e punës e kompanive multinacionale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, etj. - Nuk janë subjekt interesi vetëm për grupe të vogla të ekonomistëve akademikë ose profesionistë të specializuar.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore 2

Semestri 3/4
| Drejtimi: |
Semester 3 / Semester 4 |
-
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) doktoranti vazhdon aktivitetin kërkimor sipas planit të miratuar individual. Mentori jep vlerësimet në lidhje me këto aktivitete.
-
[20 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Me aktivitetet botuese kandidati kontrollohet para audiencës shkencore - për rëndësinë e fushës së hulumtimit.
Semestri 5
-
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
-
[10 SETK]
Publikime II
Botimi (publikimi) i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Me aktivitetet botuese kandidati kontrollohet para audiencës shkencore - për rëndësinë e fushës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.