Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta penale

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Drejtësia
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave juridike/ Drejtmi: E drejta penale
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi studimor e drejta penale synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike penale me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëm duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës penale në R. e Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe BE-ja.

Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës që të aftësohen për punën hulumtuese shkencore në lëmin e shkencave juridike penale si dhe për mësimdhënie në universitetet në vend dhe jashtë vendit, me ç'rast aktivisht do të jenë të kyçur edhe në procesin e fuqizimit të burimeve të veprimtarive të pushtetit shtetëror në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe krahasimtare për shkencat penale juridike si dhe njohuri te avancuara për legjdhënien dhe praktikën gjyqësore në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
  • Ka kuptim të jashtëzakonshëm për problemet që lidhen me krimin dhe sanksionet penale, veçanërisht në fushat e të drejtës krahasimtare penale dhe të së drejtës procedurale penale, kriminologjisë dhe penologjisë teorike dhe zbatimore, krimit të organizuar dhe shkencave forenzike (mjekësia, psikiatria dhe psikologjia gjyqësore).
  • Ka njohuri specifike për teknikat dhe metodat e avancuara të hulumtimit në sferën e të drejtës penale dhe të procedurës penale.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Identifikondhe analizon problemet komplekse në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, kështu që mund të marrë pjesë aktive në të gjitha shkallët e procedurës penale si dhe interpreton çështje të avancuara të ligjdhënies penale (duke përfshirë këtu edhe punën si gjyqtar, prokuror ose avokat, pas fitimit të kualifikimeve të nevojshme sipas ligjdhënies së RM-së).
  • Përdor njohuritë e fituara përmes punës kërkimore në procesin e zgjidhjes së problemeve me anë të krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në sferën e parandalimit të kriminalitetit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit.
  • Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-penale.
  • Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe efektivisht si në fazën parapenale dhe në procedurën gjyqësore.
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor.
  • I përdor gjuhët zyrtare të universitetit si dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij.
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.

Semestri 1

  • [10 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike dhe krijuese material kërkimore, që është relevant dhe që citohet nga autorët në mënyrë selective në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje ato t’i kritikojnë. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [10 SETK] E drejta penale - programi i thelluar
    Bazë për mësimdhënie në këtë lëndë janë programet e lëndëve e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e drejta penale - pjesa e posaçme. Me rastin e zhvillimit të mësimit në këtë lëndë, në vend të metodës tradicionale eks katedra, aktivisht do të zbatohet metoda e studimit të rastit si dhe metoda klinike.
  • [10 SETK] Kriminologjia dhe penologjia
    Përvetësimi i njohurive të avancuara mbi lëndën e studimit të kriminologjisë dhe të institucioneve kryesore kriminologjike, çështjet dhe tendencat bashkëkohore, pastaj të bëhen studime mbi ndikimin e faktorëve të ndryshëm në kryerjen e veprave penale, ekzaminimet kriminologjike lidhur me kryesin dhe viktimën e veprës penale dhe të bëhet identifikimi dhe analizimi çështjeve bashkëkohore kriminologjike. Kuptohet, bëhet përvetësimi i njohurisë për lëndën e studimit të penologjisë dhe të institucioneve kryesore penologjike, bëhet njohja me problemet dhe tendencat si dhe studimi i ndikimit të faktorëve të ndryshëm në ekzekutimin e sanksioneve penale, ekzaminimet penologjike lidhur me dënimet e shqiptuara për veprat penale, si identifikimi dhe analizimi i çështjeve bashkëkohore penologjike.

Semestri 2

  • [10 SETK] E drejta procedurale penale - programi i thelluar
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri solide teorike dhe praktike për dispozitat procedurale penale dhe për institutet me të cilat është e rregulluar ligjërisht veprimtaria e autoriteteve procedurale dhe e pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale, si dhe të aftësohen për zbatimin praktik të tyre.
  • [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit për disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Nëse është e nevojshme mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Kriminologjia dhe penologjia
    • Viktimologjia
    • Kriminalistika
    • Delikuenca e të miturve

Semestri 3/4

Drejtimi: Semestri 3 / Semestri 4
  • [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 5

  • [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati, rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit do t'i prezantojë publikisht.
  • [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+