COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Mësimdhënia e Gjuhës Angleze (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-MEN120C
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër nga mësimdhënia e gjuhës angleze
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Qëllimi i programit Mësimdhënia e Gjuhës Angleze është që t`i pajisë studentët me njohuri solide nga teoritë e metodologjisë dhe t’i familjarizojë ata me shkathtësitë e nevojshme për t’i vënë në zbatim njëkohësisht edhe teoritë e fituara në praktikën mësimore. Përzgjedhja e lëndëve individuale reflekton trendet e tanishme në mësimin e gjuhës së dytë duke ndihmuar po ashtu edhe identifikimin e nevojave vendore dhe rajonale. Programi është dizajnuar kryesisht për të diplomuar në gjuhën angleze si gjuhë e huaj, respektivisht për ata që dëshirojnë të specializohen dhe të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në pedagogjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze. Aty përfshihet, gjithashtu edhe komponenti i kërkimeve dhe hulumtimeve (ai cilësor dhe sasior së bashku), mandej ai akademik, si dhe “hulumtimet moderne” të kryera vet në klasë.

Shumica e studentëve në program duhet takenë të nisur karrierën (punën),e tyre në mësimdhënie. Për t’ua lehtësuar ndjekjen e orëve, orët janë të parapara të mbahen gjatë fundjavëve, jashtë orarit të zakonshëm të punës. Shumica e lëndëve ofrojnë trajnime të specializuara,të cilat instruktorët e anglishtes do t’i vlerësojnë si shumë të dobishme, siç janë: metodologjia e mësimdhënies së gjuhës së huaj, menaxhimi orës, të shkruarit dhe gramatika pedagogjike, mësimi i gjuhës me ndihmën e kompjuterit dhe analiza e nevojave. E gjithë kjo është bazuar në parimet më të shkëlqyera të trajnimit modern të mësimdhënësit nga vendet anglishtfolëse të aplikuara në kontekstin ballkanik. Ndërkohë që ky program është i dizajnuar në mënyrë specifike për nevojat e mësimdhënësve të gjuhës angleze, programi ynë është njëkohësisht efektiv në pajisjen e studentëve me shkathtësi të nevojshme për hulumtime akademike të avancuara, por mund të jetë i dobishëm edhe për ata studentë,të cilët duan të bëhen përkthyes, kritikë, botues të ndryshëm ose shkrimtarë. Programi zhvillohet në katër semestra instruksione mësimi, respektivisht ligjërata, të përcjella me hulumtime, si dhe me shkrimin e tezës së magjistraturës.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka metodologji të avancuar të gjuhës angleze.
  • Ka njohuri të thella të teorisë për mësimine gjuhës së huaj
  • Demonstron njohuri të gramatikës angleze dhe kompozicionit të gjuhës angleze nga pikëpamja pedagogjike.
  • E njeh dhe e kupton përdorimin e të mësuarit të gjuhëve me anë të kompjuterit,si dhe merr pjesë aktive në përmirësimin e përdorimit të tij.
  • Njeh teori të ndryshme pedagogjike në mësimin e të shkruarit.
  • Ka njohuri në të shkruarit e punimeve shkencore, prezantimit dhe finesës.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Mëson gjuhën angleze në mënyrë efikase në formën teorike të të informuarit.
  • Aplikon parimet për mësimin e gjuhës së dytë / të huaj në mes të klasës me përdorim të metodologjive përkatëse të të mësuarit.
  • Dizajnon planprograme mësimore, në forma të përshtatshme për raste  konkrete, për shembull, për mësimin e nxënësve më të rinj (ndër 12 vjeçar), apo edhe mësimin e anglishtes së biznesit për të rritur.
  • Përdorë, përshtatë dhe krijon materiale adekuate për përdorim, në orën e gjuhës së huaj.
  • Përdorë teknologjinë në formë efektive, krijon mjete të thjeshta praktike multimediale dhe ueb faqe për përdorim praktik në orët gjuhësore, për shembull lojëra të fjalëve me anë të kompjuterit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Shprehennë formë kritikе për materialin e mësuar,si dhe për eksperiencat në ligjërata/mësim në orë.
  • Identifikojnë vështirësitë potenciale në raport me pyetjet për avancimin e gjuhës amtare, në orët e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Përmbledhin materiale adekuate nëpërmjet vetëdijësimit të informuar të nevojave të nxënësve.
  • Sjellin vendime në lidhje me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës angleze: përcaktimin e kohës dhe foljes, parafjalëve të caktuara/pacaktuara, propozimeve, si dhe kategorive të tjera gramatikore, shprehje idiomatike, kolokacione leksikore dhe formime të fjalës.
  • Bëjnë vlerësime të komplikuara metodologjike në dizajnimin hulumtues, si dhe bëjnë dallimin ndërmjet metodave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe me linguistikën.
Aftësitë e komunikimit
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të shqiptimit të anglishtes.
  • Të jetë në gjendje të prodhojë punime akademike të strukturuara, të qarta dhe të shkruara mirë.
  • Të mund t’i prezantojë dhe t’i elaborojë problemet e përbashkëta,të cilat janë të kyçura në mësimin dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.
  • Të tregojë përgjegjësi komunikative në orë në raport me cilësinë e mësimdhënies, udhëheqjes, si dhe organizimit të orës.
Aftësitë e të mësuarit
  • Shpreh iniciativë dhe autonomi në rolin profesional të mësimdhënies.
  • Është në gatishmëri që individualisht t’i ndjekë dhe t’i adaptojë metodat e mësimdhënies në pajtueshmëri me situatat e caktuara.
  • Është i përshtatshëm gjatë rrethanave të ndryshme kulturore dhe ndërnjerëzore në orët e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Inicion dhe përfundon punë të pavarur hulumtuese në kuadër të standardeve të larta akademike në kuadër të afatit të dhënë kohor.
  • Demonstron lidership dhe aftësi të mësimdhënies në shpërndarjen efektive të njohurive.

Semestri 1

  • [MCEL3030] [6 SETK] Fushat e interesit të posaçëm në mësimin e gjuhës angleze
    Lënda ofron një analizë të aspektit gjuhësor të çështjeve në ELT, si dhe të perspektivës kulturore/sociale. Në pjesën e gjuhësisë, përfshihen temat që kanë të bëjnë me aspektet sociale, kulturore dhe strukturore të kontaktit gjuhësor dhe ndërgjuhësisë dhe një hulumtim i hollësishëm i ndikimit të kontaktit gjuhësor në procesin e mësimit të gjuhës së huaj. Kjo lëndë e vlerëson rolin gjuhësor dhe faktorët e tjerë ekstra gjuhësore të cilët rregullojnë zhvillimin e brendshëm të sistemeve gjuhësore, siç është roli i GJ1 (gjuha amtare e studentit) në procesin e zhvillimit të gjuhës GJ2 (gjuha qëllimore). Në anën kulturore / sociale, kjo lëndë është projektuar për t’u futur në polemika se me çfarë çështjes përballet sistemi i edukimit dhe trajnimit të mësimdhënësve sot. Tema aktuale në fushën e ELT janë hulumtuar dhe studentët janë inkurajuar për të vlerësuar se si kanë të bëjnë këto çështje me normat pedagogjike dhe praktikat e edukimit gjuhësor. Kjo analizë do të shërbejë për të theksuar sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në gjuhën e huaj dhe për të identifikuar çështjet relevante për mësimdhënësit në fushat e proceseve njohëse, arsim multikulturor dhe kritikat pedagogjike.
  • [C2209] [6 SETK] Teoritë e përvetësimit të gjuhës së dytë
    Lënda do t’i hulumtojë proceset e të mësuarit dhe përdorimit të gjuhës së dytë. Hulumtimi në fushën e nxënies së gjuhës së huaj është multidiciplinar dhe reflekton natyrën komplekse të të mësuarit, si dhe përdorimit te gjuhës nga të rriturit. Po ashtu, do të trajtohen edhe proceset linguistike, psikologjike dhe sociale të cilat janë bazë të ketij procesi. Sa u përket rezaultateve të hulumtimeve të ndryshme, ato do të rishikohen nga perspketiva e mesimdhënësit profesional dhe hulumtuesit ne këtë fushë. Studentët, do të fitojnë njohuri lidhur me kompleksitetin e procesit të nxënies së gjuhës së huaj, procesimin e gjuhës dhe përdorimin e gjuhës. Ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë një qasje kritike lidhur me teoritë e nxënies së gjuhës së huaj dhe do te motivohen që të bëjnë hulumtim në këtë fushë.
  • [MCEL1040] [6 SETK] Aspektet kulturore në ELT
    Qëllimi i lëndës është përgatitja e mësimdhënësve të ardhshëm për të ligjëruar në mënyrë efektive në mjediset dhe klasat multi-kulturore. Lënda përbëhet nga pesë tema: çka është kultura, roli i gjuhës në kulturë, kultura е mësimdhënies, komunikimi ndërkulturor dhe ndërtimi i aftësive sociolinguistike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
    • [EM548] Të folurit publik dhe retorika
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
    • [EM548] Të folurit publik dhe retorika

Semestri 2

  • [C2210] [6 SETK] Teoria dhe prаktika e mësimdhënies së gjuhës angleze
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që t’u ndihmojë studentëve që t’i thellojnë njohuritë e tyre në fushën e mësimdhënies së anglshtes si gjuhë e huaj. Studentëve, do t’u paraqiten principet dhe teknikat e metodave të ndryshme të mësimdhënies, të cilat përdoeren në mësimdhënien e anglishtes, duke filluar nga më të vegjëlit deri tek të rriturit. Diskutimet në klasë do të jetë elemneti kryesor i lëndës ku studentëve do t’u jepet mundësia që të diskutojnë duke përdorur përvojën e vet si mësimdhënës dhe të hulumtojn trendet moderne të teorisë dhe praktikës.
  • [MCEL2041] [6 SETK] Mësimi i gjuhës me ndihmën kompjuterit
    Meqë kompjuterët gjithnjë e më shumë integrohen dhe bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, për mësimdhënësit e gjuhës është me rëndësi jetike që të kenë njohuri primare ta dhe ta dinë rolin të tyre në mësimin e gjuhës. Pa këto njohuri, është e vështirë për të bërë gjykime të shëndosha rreth faktit se si të integrohen kompjuterët në klasa të gjuhës në mënyrë që studenti duke mësuar të ndjehet më shumë i angazhuar, në mënyrë efikase dhe efektive. Lënda, do të shërbejë si një bazë për mësimdhënësit e interesuar në zbatimin e teknologjisë në klasë për mësimin e gjuhës dhe më gjerë. Lënda prezanton teoritë dhe praktikat aktuale të asistimit kompjuterik për të mësuarit të gjuhës (AKMGJ). Temat e lëndës përfshijnë historinë dhe parimet e AKMGJ-së, vlerësimin e softuerëve, projektimin dhe zhvillimin e kurseve të gjuhës nëpërmjet ueb-bazave, përdorimin e kompjuterëve në komunikim, hyper media dhe Corpus për mësimin e gjuhës. Përveç kësaj, do të futen edhe përdorimi i kompjuterëve në zhvillimin e aftësive gjuhësore të veçanta në fushën e leximit, shkrimit, komunikimit /shqiptimit. Lënda, gjithashtu, i shqyrton teoritë aktuale të mësimit të gjuhës që nënvizojnë aplikacionet e AKMGJ-së.
  • [C2208] [6 SETK] Mësimi digjital dhe shkencat humane
    Fusha e arsimimit digjital mbulon aspektin e edukimit përmes një mediumi digjital. Arsimimi digjital synon të pajisë studentët me aftësitë që ju nevojiten për të jetuar, mësuar dhe prodhuar në një mjedis në të cilin të gjitha mënyrat e komunikimit janë nëpërmjet teknologjive digjitale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
    • [EM548] Të folurit publik dhe retorika
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
    • [EM548] Të folurit publik dhe retorika

Semestri 3

  • [MCEL1030] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Lënda përfshinë kërkimin dhe marrjen e mostrave, duke përfshirë metodat e formimit të hipotezës, testimin dhe hulumtimin eksperimental. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet konceptit, teknikave dhe praktikës së metodologjisë sociale cilësore të kërkimeve shkencore. Përmes kësaj lënde, studentët do të mësojnë t’i zhvillojnë aftësitë hulumtuese që u duhen për të krijuar dhe për të zbatuar me sukses të plotë një projekt të konsiderueshëm kërkimor.
  • [CM178] [6 SETK] Mësimdhënia e anglishtes për qëllime specifike
    Lënda synon t’i pajisë studentët me njohuri për gjuhën angleze me qëllime specifike (ESP), si një degë e veçantë e gjuhës angleze, e ndryshme nga ajo e përgjithshme angleze (GE); historia e zhvillimit dhe klasifikimit të kësaj fushe, si dhe karakteristikat kryesore duke përfshirë zhanre të ndryshme, veçoritë e tyre specifike dhe auditorin. Për më tepër, kjo lëndë do të përpunojë dhe do të trajtojë fjalorin dhe ligjërimin aktual nga llojet kryesore të ESP -ve si anglishtja për biznes, anglishtja për drejtësi , anglishtja për mjekësinë, tregtia, dizajni, etj., përmes punës me materiale autentike në mënyrë që studentët të krijojnë njohuri me specifikën e gjuhës së profesioneve të ndryshme që ata mund të hasin në karrierën e tyre të ardhshme, si mësimdhënës ose përkthyes.
  • [CM179] [6 SETK] Mësimdhënia e avancuar e vokabularit
    Lënda siguron informacion të ri në lidhje me mësimin e fjalorit të avancuar në klasën EFL. Lënda përfshinë përshkrimin e përvetësimit të fjalorit, si përdoret në gjuhën e folur dhe të shkruar. Disa orë do t'i kushtohen diskutimit të praktikave më të mira të mësimdhënies në mësimin e fjalorit.
  • [EMEL1020] [6 SETK] Letërsia në mësimdhënien e gjuhës angleze
    Lënda hulumton qëllimin dhe vendin e letërsisë angleze në programin mësimor ELT. Ajo shqyrton marrëdhëniet në mes të mësimit të gjuhës dhe letërsisë dhe trajton çështjen se si letërsia mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të mësimit të gjuhës. Lënda i udhëzon studentët drejt një vlerësimi të teorive të ndryshme të letërsisë në ELT dhe kjo gjë duket qartë në pyetjen gjerësisht të njohur se pse letërsia duhet të studiohet në një mjedis të universitetit si për studentët e GJ1 GJ2.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [E2657] Arsimimi dhe zbavitja
    • [E2658] Seminari i letërsisë: Shekspiri
    • [MCEL1020] Gramatika pedagogjike
    • [E2659] Ndërkulturalizmi në ELT
    • [CEL-402] Leksiokologjia
    • [E2660] Varietetet e gjuhës angleze
    • [EEL-305] Të shkruarit në gjuhën angleze dhe hulumtim
    • [EMEL2030] Analiza e diskursit
    • [MCEL2010] Shkrimi pedagogjik
    • [EM548] Të folurit publik dhe retorika

Semestri 4

  • [MCEL4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti, zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli Mësimor Shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimor Shkencor e formon komisionin tre anëtarësh që e përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimor Shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë - Magjistër nga Mësimdhënia e Gjuhës Angleze.
Google+