Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi shqipe (2026/2027)

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Kodi i programit: N-PhDALBALL180C
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Doktor i shkencave filologjike - Drejtimi: Gjuhë shqipe / Letërsi shqipe
SETK: 180 (3 vite)
Vendimi:

Programi studimor gjuhë dhe letërsi shqipe i ciklit të tretë (studimet e doktoratës), është dizajnuar me qëllim që studentët të cilët do të përfshihen në këtë program të fitojnë njohuri që i afrojnë kah profesionet të cilat janë të lidhura ngushtë me sferën e gjuhës, kulturës, letërsisë dhe arsimit. Njëherësh studentët fitojnë shkathtësi dhe kompetenca për punësim në nivele më të larta të sektorit publik dhe privat.

Studentët e doktoruar nga ky program studimor do të mund të punësohen në fusha të shumta të jetës shoqërore dhe profesionale. Mësimdhënie: në shkolla të gjuhës dhe letërsisë, në gjimnaze, në shkolla fillore dhe të mesme, profesorë universitarë. Punësim: gjuhëtarë, gazetarë nga sfera e letërsisë dhe artit, në ndërmarrje të ndryshme si lektorë, përkthyes dhe interpretues të gjuhës dhe letërsisë shqipe në ministri dhe institucione të tjera qeveritare, përkthyes/interpretues në gjyqe dhe institucione të tjera të ngjashme,  përkthyes/interpretues në organizatat profesionale,  përkthyes/interpretues në sektorin shoqëror dhe atë privat, përkthyes/interpretues në organizata ndërkombëtare

Njohuritë dhe të kuptuarit

Me këtë program studimor kandidati fiton njohuri të përgjithshme për shumë fusha gjuhësore dhe letrare, siç janë ato njëdisiplinare dhe interdisiplinare. Me këto studime ai fiton njohuri më të reja dhe të rëndësishme bashkëkohore, që do t’i mundësojë të jetë më kreativ dhe më profesional në zgjidhjen e problemeve gjuhësore dhe letrare.  

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Korpusi i njohurive i mundëson studentit të ciklit të tretë punësime të ndryshme që përfshijnë sektorë të shumtë dhe të llojllojshëm të jetës shoqërore dhe profesionale. Njohuritë mund të zbatohen në mësimdhënieduke punuar si profesornë shkollat e mesme dhe si asistent në fakultetet dhe institutet përkatëse; studenti mund të punojë si studiues dhe hulumtues nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë  në institutet e ndryshme albanologjike; mund të punojë si gazetar, në fushën e letërsisë dhe artit, redaktor dhe lektor, por edhe  si kritik letrar dhe gjuhësor në media të ndryshme elektronike dhe të shkruara, ku mund të japë kontribut për çështjen e zbatimit të normës letrare; mund të punojë si përkthyes dhe interpretues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në komunat dygjuhësore, nëpër ministri dhe në institucionet tjera qeveritare, në gjyqe dhe institucione tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin shoqëror dhe atë privat, në organizata ndërkombëtare etj.

Aftësitë për të vlerësuar

Janë të aftë për të hartuar dhe për të vlerësuar planet dhe programet mësimore nga fusha e gjuhësisë për shkollat e mesme dhe universitare. Janë në gjendje të organizojnë dhe vlerësojnë mbajtjen e orëve mësimore nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë. Kanë aftësi për të vlerësuar dhe krahasuar përkthimet nga një gjuhë në gjuhën tjetër. Vlerësojnë redaktimin dhe lektorimin e teksteve të ndryshme gjuhësore, letrare dhe publicistike, duke vlerësuar shkallën e lartë të redaktimit duke i gjetur gabimet eventuale gjuhësore. Janë të aftë për të vlerësuar një vepër nga aspekti kompozicional dhe përmbajtësor, duke veçuar vlerat gjuhësore dhe letrare. Kanë predispozita për t’u bërë anëtarë në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhës dhe letërsisë, për të vlerësuar studimet më të mira gjuhësore dhe letrare. Kanë aftësi për t’u kyçur në ekipe hulumtuese, duke hartuar tekste letrare, publicistike, fjalorë, leksikorë dhe fjalorë tjerë  të ndryshëm.

Aftësitë e komunikimit

Doktorët  e rinj të shkencave kanë shkathtësi  profesionale për të mbajtur orë mësimore nga letërsia dhe gramatika e gjuhës amtare në përputhshmëri me planet dhe programet për shkollat e mesme dhe universitare. Mund të mbajnë kurse për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për të huajt. Mund të përkthejnë vepra shkencore, letrare dhe gjuhësore nga gjuhët në kontakt në gjuhën amtare dhe anasjelltas. Mund të marrin pjesë në simpoziume dhe seminare vendore dhe ndërkombëtare, ku me kumtesat e tyre arrijnë të paraqesin rezultate origjinale nga hulumtimet që ka bërë në disiplina të ndryshme letrare dhe  gjuhësore. Janë të aftë të shkruajnë recensione për vepra të botuara nga fusha e letërsisë dhe e gjuhësisë, pastaj edhe recensione për botimin e studimeve letrare dhe gramatikave siç janë tekstet mësimore. Mund të bëjnë hulumtime të pavarura dhe të marrin përgjegjësi për rezultatet e kumtuara. Mund të botojnë artikuj shkencorë dhe vepra nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë. 

Aftësitë e të mësuarit

Kanë aftësi të zgjidhen asistentë në institutet albanologjike dhe të ndihmojnë në ekspeditat shkencore. Mund të paraqiten si udhëheqës në projekte të caktuara nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë dhe të bëjnë ndryshime në institucione të ndryshme. Për të arritur rezultate më të mira mund  të prezantojë njohuri të reja, mund t’i trajnojnë të tjerët, duke mbajtur kurse në lëmenj të caktuar, si në: drejtshkrim, redaktim gjuhësor të tekstit letrar, përdorim të metodave dhe teknologjive të reja për mësimdhënie etj. Mund të mbajë trajnime lidhur me përgatitjen e një projekti, shkrimin e një punimi shkencor etj.  Mund të propozojnë risi për t’i plotësuar mangësitë e institucionit përkatës, siç janë: hapja e seksioneve të ndryshme nga letërsia dhe gjuha, hapja e bibliotekës, promovimi i ndonjë vepre letrare dhe gjuhësore etj. Mund të propozojnë metoda të reja për mësimin e shqipes sipas niveleve, për të huajt. Gjithsesi, duhet ta vazhdojnë arsimimin e mëtejshëm dhe të pajisen me  njohuri të reja, të cilat t’i prezantojnë përsëri në institucionin ku punojnë, por edhe jashtë tij.

Semestri 1

  • [DLCC0101] [10 SETK] Metodologjia e Hulumtimit
    Kјо lëndë ka për qëllim të shpjegojë metodologjitë dhe teknikat e punës shkencore, të cilat kryesisht studentëve u krijojnë shumë vështirësi. Ushtrimet praktike do t’u ndihmojnë studentëve të orientohen në bibliotekë, të shkruajnë një punim shkencor, referate, punime seminarike etj.. Në kuadër të këtij kursi do të përfshihen temat si: përcaktimi i temës, bibliografia, rregullat e citimit, kodet shkencore, organizimi i punës etj.
  • [DLCC0102] [10 SETK] Çështjet Kyçe në Mësimdhënien e Gjuhës dhe Letërsisë
    Objektivat e lëndës: 1. Zhvillimi i njohurive teorike për konceptet, parimet dhe qasjet bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë. 2. Aftësimi për analizën kritike të praktikave dhe metodave ekzistuese në procesin mësimor të gjuhës dhe letërsisë. 3. Përvetësimi i metodave efektive didaktike, të përshtatshme për mësimdhënien e përmbajtjeve gjuhësore dhe letrare në nivele të ndryshme arsimore. 4. Zhvillimi i aftësive për planifikim mësimor, hartimin e orëve dhe përzgjedhjen e materialeve mësimore sipas nevojave të nxënësve. 5. Nxitja e kompetencave për reflektim profesional, për të përmirësuar vazhdimisht qasjen personale në mësimdhënie. 6. Aftësimi për integrimin e teknologjisë dhe mjeteve bashkëkohore në procesin e mësimdhënies së gjuhës dhe letërsisë.
  • [DLCC0103] [10 SETK] Shkrimi i Disertacionit të Doktoratës
    Lënda është dizajnuar për t’i aftësuar studentët që të bëjnë në mënyrë të pavarur hulumtime shkencore gjegjësisht për të shkruar punimin e doktoratës . Është paraparë që ky kurs të jetë praktik dhe t’ju japë studentëve njohuritë, mundësinë dhe besimin e duhur për t'iu qasur me sukses hulumtimit të tyre shkencor. Për këtë arsye lënda më shumë është bashkëpunim se sa një lëndë që në mënyrë strikte bazohet në leksione. Nga studentët pritet që të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutime.

Semestri 2

  • [C2607] [10 SETK] Propozim-Projekt Doktorate
    Ky aktivitet nënkupton përgatitjen e një projekti të pavarur kërkimor nën mentorim, i cili përbën bazën e disertacionit të doktoratës. Studenti fillon procesin e hartimit të planit kërkimor për disertacionin, duke zhvilluar në mënyrë sistematike komponentët kryesorë të tij. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe shqyrtimin e literaturës relevante, përcaktimin e kornizës teorike dhe hipotezave kërkimore, përzgjedhjen dhe definimin e metodologjisë së punës, si dhe hartimin e planit individual të kërkimit. Procesi përmbyllet me një prezantim të parë publik të projektit kërkimor.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDALL0105] Studimet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe
    • [EDALL0106] Studimet e Letërsisë Shqiptare - Proza
    • [EDLCC0103] Sociolinguistika dhe Gjuha e Arsimit
    • [EDALL0108] Kritika Letrare
    • [EDALL0109] Teoria e Letërsisë
    • [EDALL0110] Folklori
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi Ndërkombëtar
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EDALL0105] Studimet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe
    • [EDALL0106] Studimet e Letërsisë Shqiptare - Proza
    • [EDLCC0103] Sociolinguistika dhe Gjuha e Arsimit
    • [EDALL0108] Kritika Letrare
    • [EDALL0109] Teoria e Letërsisë
    • [EDALL0110] Folklori
    • [EDLCC0101] Multikulturalizmi
    • [EDLCC0102] Komunikimi Ndërkombëtar

Semestri 3

  • [C2662] [30 SETK] Punë Kërkimore-Shkencore
    Në vitin e dytë kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.

Semestri 4

  • [C2663] [20 SETK] Publikime I
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe rëndësisë së hulumtimit.
  • [C2664] [10 SETK] Mobiliteti i Studentëve
    Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.

Semestri 5

  • [DLCC0105] [20 SETK] Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
    Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
  • [PHD-S5-01] [10 SETK] Publikime II
    Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 6

  • [ALL-PhD-THESIS] [30 SETK] Disertacioni i Doktoratës
    “Disertacioni i Doktoratës” është aktivitet akademik i cili përfshin realizimin e një hulumtimi origjinal shkencor në një fushë specifike të studimit. Aktiviteti përfshin identifikimin e një problemi kërkimor të rëndësishëm, zhvillimin e metodologjisë së kërkimit, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, si dhe interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në mënyrë sistematike dhe shkencore. Qëllimi është që studenti të demonstrojë aftësi për kërkim të pavarur dhe krijimin e njohurive të reja ose qasjeve të reja në fushën përkatëse. Aktiviteti synon zhvillimin e aftësive për analizë kritike dhe sintetike, për përdorim të metodologjive kërkimore të avancuara, për prezantim shkencor të rezultateve dhe për respektimin e parimeve të integritetit akademik. Gjithashtu, disertacioni përgatit studentin për kontribut profesional dhe akademik në fushën e tij/saj dhe për pjesëmarrje aktive në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Pas përfundimit të disertacionit të doktoratës, nën mentorim, i njejti dorëzohet në Këshillin mësimor-shkencor të fakultetit përkatës, shqyrtohet/pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+